PSG-Crvena Zvezda e trukuar? UEFA nis hetimet

October 12, 2018 19:40

PSG-Crvena Zvezda e trukuar? UEFA nis hetimet

Ka përfunduar në “lenten” e hetimeve ndeshja e Champions League mes PSG-së dhe Crvena Zvezdës, që u luajt më 3 tetor në Paris dhe përfundoi me rezultatin e thellë, 6-1.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, tashmë janë ngritur hije të forta dyshimi në lidhje me rregullsinë e kësaj ndeshjeje. UEFA ka vënë në alarm policinë franceze, pasi ka marrë disa sinjale të forta për trukim të kësaj sfide.

Një drejtues i klubit serb, sipas asaj që shkruan gazeta e madhe franceze, ka tentuar të vërë shumën e 5 milionë eurove për fitoren e PSG-së me 5 gola avancë. Një guxim shumë i madh, që duket se buronte nga diçka që ky drejtues dinte me siguri.

Kërkohet hetim i plotë dhe pritet që me mbledhjen e të gjitha të dhënave të dalë në dritë ajo që ka ndodhur realisht në atë ndeshje, ku skuadra serbe i pësonte golat me aq lehtësi.

o.j/dita

 

October 12, 2018 19:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*