Ujë me kripë për pacientët me virus? Ç’kanë zbuluar studiuesit deri më tani

June 27, 2020 18:40

Ujë me kripë për pacientët me virus? Ç’kanë zbuluar studiuesit deri më tani

Uji me kripë mund të lehtësojë simptomat e koronavirusit. Këtë thonë shkencëtarët të cilët po provojnë konkretisht nëse kjo metodë e thejshtë mund të funksionojë vërtetë. Të bësh gargare me ujë me kripë thuhet se ul simptomat e kollës dhe ftohje, si dhe ndalon përkeqësimin e tyre.

Dhe tani shkencëtarët duan të zbulojnë nëse kjo ndihmon edhe pacientët me simptoma të lehta të koronavirusit.  Studiuesit nga Universiteti i Edinburgut në Britani po rekrutojnë njerëz për të faktuar studimin e tyre e për të parë nëse gargaret me ujë me kripë mund të rrisin dhe aftësitë antivirale të trupit.

Deri më tani pacientët me simptoma të lehta të virusit janë trajtuar vetëm me paracetamol dhe ibuprofen.

Deri më tani janë dy ilaçe që po përdoren për pacientët e sëmurë rëndë, deksametazoni dhe remdesivir, por asnjë prej tyre nuk bën ‘mrekullinë’.

Metoda me ujë me kripë sipas studiuesve ka kosto fare të ulët dhe mund të ndihmojë nga përkeqsimi pacientët me simptoma të lehta.

Është zbuluar se tek personat me kollë dhe ftohje, metoda me ujë me kripë i shëron më shpejt dhe pati më pak gjasa për tja kaluar virusin e gripit familjarëve.

Për më tepër thuhet se uji me kripë forcon mekanizmin mbrojtës të trupit, i cili dobësohet kur preket nga viruset.

Kripa përdoret gjithashtu nga qelizat e trupit për të krijuar një kimikat të quajtur acid hypochlorus, që gjendet tek zbardhuesit dhe që njihet që shkatërron viruset.

 

l.h/ dita

June 27, 2020 18:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim