Ujin pijeni pa akull! Specialistët e higjienës: Mban infeksionin E. Coli

August 13, 2018 18:44

Ujin pijeni pa akull! Specialistët e higjienës: Mban infeksionin E. Coli

Specialistët e higjienës kanë konstatuar nga analizat e bëra se, akulli që shërbehet në disa lokalë në Tiranë ka rezultuar me Escherichia coli .

“Nga 36 monitorime që kemi ushtruar gjatë këtij sezoni, 20 prej tyre kanë rezultuar me ngarkesë pozitive të Escherichia coli dhe Coliform Total, por jo me Streptokok Fekal që është edhe përgjegjës për Hepatitin A”, thotë specialisti i Higjienës në DSHP për Top Channel.

Echeria Coli është një bakter i rrezikshëm që mund të shkaktojë infeksione urinare, gastroenterite dhe diarre.

Specialistët e higjienës sqarojnë se uji që shpesh përdorin baret dhe restorantet është i ndotur për shkak të amortizimit të rrjetit të ujësjellësit, si dhe për shkak të papastërtisë së depozitave të tyre.

Gimian Dokle thotë se një nga baret e konstatuara me akull të ndotur, e shpërndante atë në 12 pika të tjera të rrjetit që subjekti kishte ngritur.

“Për këtë subjekt u kërkua ndalimi i menjëhershëm i prodhimit të akullit”, vijon ai.

Specialistët e higjienës thonë se prodhimi i akullit në bare dhe restorante ndodh çdo ditë, por ky nuk është një veprim i autorizuar me ligj.

 “AKU duhet të standartizojë këtë lloj produkti, i cili na rezulton se tek prodhuesit e vegjël ka probleme të matshme”, thotë Dukle.

Mjekët kanë ngritur në spitalin infektiv shqetësimin se disa prej rasteve të shfaqura këto ditë me hepatit A e kanë burimin nga akulli i përdorur në baret dhe restorantet e Tiranës, por për specialistët e higjienës ky është thjesht një supozim, pasi prania e Streptokokut fekal që shkakton direkt këtë sëmundje nuk është vërtetuar.

s.a/dita

August 13, 2018 18:44
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*