Ukraina i vendos embargo tregtare Rusisë
Megjithëse shtet dukshëm më i dobët se Rusia, Ukraina ka vendosur embargo ndaj fqinjit të saj lindor.
Parlamenti në Kiev ka miratuar kërkesën e qeverisë për vendosjen e embargos tregtare.
Në favor të vendimit kanë votuar 291 deputetë, nga 420 që ka Parlamenti. Ligji do të hyjë në fuqi pasi të nënshkruhet nga presidenti.
Gjatë javës së kaluar, Rusia e ka anuluar zonën e tregëtisë së lirë me Ukrainën.
Gjatë vitit 2016, Ukraina pritet ta nënshkruaj me BE-në marrëveshjen për tregëti të lirë. /Dita/
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento