Ukraina u ndalon hyrjen rusëve nga 16 në 60 vjeç

April 17, 2014 17:25

Ukraina u ndalon hyrjen rusëve nga 16 në 60 vjeç

Qeveria ukrainase ka vendosur që të ndalojë hyrjen në territorin e saj të të gjithë meshkujve rusë nga mosha 16 deri në 60 vjeç.

“Në marrëveshje me paralajmërimin zyrtar të marrë nga kompania ajrore, të gjithë qytetarët rusë të seksit mashkull të moshës 16 deri në 60 vjeç janë të ndaluar të hyjnë në Ukrainë”, –  njoftoi “Aeroflot”-i, kompania kryesore ajrore ruse.

“Në kuadrin e operacioneve antiterrorizëm, Ukraina merr masa me qëllim zvogëlimin e hyrjes në territorin e saj të personave të padëshiruar”, njoftoi zëdhënësi i rojes kufitare ukrainase, Sergei Astakhov.

“Aeroflot”-i u rekomandon pasagjerëve të prekur nga masat e reja që të mos fluturojnë përkohësisht drejt Ukrainës.

April 17, 2014 17:25
Komento

1 Koment

  1. fat man April 18, 02:57

    Kete demokraci ndertuan Amerikanet dhe BE ne Ukraine, nepermjet kallashit dhe grushtit te shtetit. Keto masa merren vetem ne vende me rregjime diktatoriale dhe nga juntat ushtarake, nuk e dime a do t’u ndalohet hyrja e agjenteve te CIA-s me moshe nga zero muajsh deri ne 200 vjec.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*