Ukrainasi bën namin në hotel në Sarandë, vjedh mijëra euro dhe…

August 12, 2017 11:32

Ukrainasi bën namin në hotel në Sarandë, vjedh mijëra euro dhe…

Nje shtetas nga Ukraina u arrestua nga policia, pasi akuzohet si autor i nje vjedhjeve nje nje hotel ne Sarande.

Sipas policise, ai u vidhte pushuesve vlera të mëdha monetare dhe pas ngjarjes tenton të largohet nga kufiri shtetëror, por arrihet të ndalohet në kohë nga policia.

“Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrain”-njofton policia.

Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen ”Nr.1” , ku i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale ”Vjedhja” , të parashikuar nga neni 134 i Kodit penal.

August 12, 2017 11:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*