Ukrainë, fitorja e parë e protestuesve: partia në pushtet kërkon riorganizimin e qeverisë

December 17, 2013 15:48

Ukrainë, fitorja e parë e protestuesve: partia në pushtet kërkon riorganizimin e qeverisë

Partia e Rajoneve, e cila zotëron shumicën e ekzekutivit e udhëhequr nga Mykola Azarov propozoi ndryshimin e 90% të kabinetit qeveritar. Kjo është përgjigja e institucioneve ndaj protestave filo-evropiane që kanë filluar në këtë vend një muaj më parë. Kryeministri deklaron: “Zgjodhëm Evropën “, por shpreson në një zgjidhje pozitive me Rusinë

Lëvizja politike e Rajoneve, formacioni politik të cilin e drejton presidenti Viktor Ianukoviç, kërkoi një riorganizim të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mykola Azarov, si përgjigje ndaj dallgës së protestave që po përfshin vendin aziatik prej rreth një muaji.

“I kemi kërkuar Azarovit të zëvendësojë 90% të ministrave”, u shpreh Anna Gherman, deputete e kësaj partie, pas një takimi me kryeministrin dhe parlamentarë të grupimeve të ndryshme. Është një fitore e parë e protestuesve filo-evropianë, që ka nxjerrë prej javësh mijëra persona në rrugë  dhe kërkon dorëheqjen e bllokut ekzekutiv. Kriza politike-institucionale pra vazhdon dhe, edhe në ditët në vazhdim Kievi do të jetë teatër i një tjetër manifestimi të opozitës.

Ndërkohë kryeministri përpiqet t’i japë siguri Evropës dhe demonstruesve. Në të njëjtën orë kur Ianukoviç ishte duke u nisur drejt Rusisë për të diskutuar me presidentin Vladimir Putin për mbledhjen e komisionit ndërshtetëror ruso-ukrainas, Azarov deklaroi se Ukraina ka bërë “zgjedhjen” e saj për të vazhduar me integrimin në Evropë: Porta e Bashkimit Evropian është e hapur për ne, ashtu si edhe porta e unionit doganor. Zgjedhjen tonë e kemi bërë tashmë dhe ajo është rruga drejt integrimit evropian”.

Megjithatë Azarov, ka njoftuar se vendi i tij pret nga Moska një ulje të ndjeshme të çmimit të gazit natyror, element-kyç për ekonominë kombëtare. Kremlini, nga ana e tij, bëri të ditur se nëse do të kërkohet nga Ukraina një hua, ajo do të jepet.

Fjalët e Azarov megjithatë mbërritën 24 orë me vonesë nga mbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian, për politikën e vazhdueshme “tërhiq e mos e këput” të ndjekur nga Kievi.

Në çdo rast është e dukshme se si këto ditë kanë qenë vendimtare për zgjidhjen e krizës në Ukrainë: dje ministri Jashtëm rus, Serghei Lavrov, diskutoi për Brukselin me kolegët e BE-së. Ndërsa Catherine Ashton bëri të qartë pak para takimit me Lavrov në Bruksel se raportet midis unionit dhe Rusisë nuk duhet të ndikohen negativisht nga situata ukrainase./D.Gjuzi

 

December 17, 2013 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*