UKT: Defekti është riparuar, çarja e tubave nuk rrezikon furnizimin

August 23, 2016 16:10

UKT: Defekti është riparuar, çarja e tubave nuk rrezikon furnizimin

UKT përmes një deklarate për shtyp ka sqaruar defektin dhe çarjen e tubave në unazë, duke theksuar se tashmë çdo gjë është nën kontroll dhe siguruar se kjo nuk ndikon në furnizimin me ujë.

Ja deklarata e UKT

UKT sh.a. dëshiron të njoftojë gjithë opinionin publik se për shkak të një defekti të ndodhur në tubacionet ekzistuese pranë rrugës së Elbasanit, gjatë punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit, ka pasur derdhje të ujit në rrugë.

Kjo avari e ndodhur gjatë punimeve, të cilat zëvendësojnë rrjetin e vjetër dhe të amortizuar, është vënë menjëherë nën kontroll nga stafi i UKT-së. Ujësjellës Kanalizime Tiranë dëshiron të theksojë se ky defekt nuk ndikon në furnizimin normal me ujë të qytetarëve të Tiranës, si dhe kërkon ndjesë për shqetësimin e krijuar për një problematikë të ndodhur gjatë punës për lëvizjen e tubacioneve të vjetra.

August 23, 2016 16:10
Komento

1 Koment

  1. info analitike August 24, 10:13

    Keta punetoret mos jane gje si ata restauruesit me tulla, llac, gelqere e pllaka majolike?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim