UKT përfundon dy investime në Tiranë, ja lagjet që përfitojnë

February 26, 2018 10:08

UKT përfundon dy investime në Tiranë, ja lagjet që përfitojnë

Për dy lagje të tjera në kryeqytet është përmirësuar ndjeshëm furnizimi me ujë. Bëhet fjalë për dy zona të mbipopulluara, atë prapa gjimnazit “Qemal Stafa” dhe në rrugën “Mine Peza”, ku UKT ka ndërhyrë dhe ka vendosur linja të reja.

Në bllokun e pallateve mbrapa gjimnazit “Qemal Stafa” është ndërtuar një lidhje e re e furnizimit dhe tashmë qytetarët e kësaj zone përfitojnë një shërbim cilësor të ujit të pijshëm duke sjellë kështu uljen e humbjeve të furnizimit.

Për Shoqërinë e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës një investim i ri në rrjet quhet i papërfunduar nëse uji nuk shkon drejtpërsëdrejti tek konsumatori me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Për këtë arsye punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës kanë vendosur linja të reja edhe në rrugën “Mine Peza” duke ofruar edhe për këtë zonë cilësi më të mirë furnizimi me ujë, por edhe duke shmangur ndërhyrjet abuzive që mund t’i jenë bërë linjës gjatë rrugës.

o.j/dita

February 26, 2018 10:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim