Ulen interesat e kursimeve, përfshi letrat me vlerë dhe depozitat afatgjata

July 10, 2016 15:06

Ulen interesat e kursimeve, përfshi letrat me vlerë dhe depozitat afatgjata

Rënia e ndjeshme e interesave për kursimet nuk është më një dukuri e re për tregun e brendshëm financiar. Por, nëse deri më tani ajo ka prekur kryesisht depozitat dhe bonot afatshkurtra të Thesarit, të dhënat e fundit tregojnë se interesat janë duke rënë me shpejtësi edhe për instrumentet më afatgjata të kursimeve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për obligacionet dyvjeçare të qeverisë interesat kanë rënë nga 5 për qind, që ishin në fillim të vitit të kaluar, në 1.47 për qind aktualisht, raporton TCH.

Të dhënat tregojnë se rënia është edhe më e madhe për interesat e obligacioneve me afat maturimi 3 vite. Sipas Bankës së Shqipërisë, nëse në fillim të vitit të kaluar një qytetar, duke investuar në obligacione trevjeçare fitonte nga interesat 5.75 për qind në vit, aktualisht ai fiton vetëm 2%.

Për obligacionet me afat maturimi 7 vite, rënia e interesave ka qenë më e vogël. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për këtë instrument kursimi interesat janë ulur nga 7.5 për qind, që ishin vitin e kaluar, në 5.85 për qind këtë vit.

Por ankandi i fundit i obligacioneve 7-vjeçare është zhvilluar në mars të këtij viti, kur tregu ende nuk i kishte përcjellë të plota efektet e tri uljeve të njëpasnjëshme të normës bazë nga Banka e Shqipërisë.

Ulja e ineteresave për kursimet është rezultat i disa faktorëve njëherësh. Veç kërkesës së dobët për kredi, likuditetit të tepërt në sektorin bankar dhe politikës lehtësuse të Bankës së Shqipërisë, së fundmi rënia e interesave pasqyron edhe sjelljen e qeverisë, e cila po ul borxhin e brendshëm duke e zhvendosur humarrjen në tregjet e huaja.

July 10, 2016 15:06
Komento

3 Komente

  1. Arben July 10, 17:53

    HIQINI PARATE NGA BANKAT, SE ATIJ QE I LE JA HA BUBA.

    Reply to this comment
  2. Arben July 11, 06:41

    SA ME SHPEJT HIQINI PARATE NGA BANKAT SE JUA HENGRI BUBA.

    Reply to this comment
  3. Arben July 11, 06:46

    ARSYEJA ESHTE SHUME E THJESHTE,

    QEVERRIA NUK KA PARA TE SHLYEJE BORXHET QE KA MARRE NGA NJEREZIT E THJESHTE, DHE TANI PO UL INTERESAT QE TU JAPE SA ME PAKE.

    ATA QE VAZHDOJNE I MBAJNE PARATE NEPER BANKA, APO BONO THESARI, SHUME SHPEJT DO TE MARRIN TE GJATIN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim