Ulet ndjeshëm mbështetja e amerikanëve për Trump
Nga Arkiva
Sipas një ankete të re, popullariteti i presidentit Donald Trump ka rënë gjatë 2-3 muajve të fundit.
Në anketën e përbashkët të gazetës “Washington Post” dhe televizionit ABC, mbështetja për Trump ka rënë nga 42% në muajin prill, në 36%në korrik.
Ndërkohë, është shtuar mosmiratimi, për politikat e ndjekura nga presidenti, duke arritur në shifrën 58 %; 48 % prej tyre thonë se “nuk janë aspak dakord” me mënyrën e trajtimit të çështjeve të ndryshme nga presidenti.
Një nivel kaq të ulët miratimi ka patur vetëm për Presidentin George W. Bush gjatë mandatit të tij të dytë.
Thuajse gjysma e amerikanëve, 48 % e tyre, mendojnë se vizioni për Shtetet e Bashkuara në botë është dëmtuar gjatë presidencës Trump, vetëm 27 % e të anketuarve thonë se vizioni i vendit është përmirësuar.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento