Ulet norma bazë e interesit, bie në nivelin më të ulët historik prej 2 %

January 28, 2015 16:14

Ulet norma bazë e interesit, bie në nivelin më të ulët historik prej 2 %

Ekonomia shqiptare vijon që të jetë në vështirësi.

Për të dhënë një shtytje aktivitetit ekonomik Banka e Shqipërisë uli  përsëri normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, duke e zbritur atë në nivelin 2 për qind.

Ky është një prej niveleve më të ulëta historike të normës bazë të interesit.

Vendimi u mor pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës i cili mori në shqyrtim një sër faktorësh të ecurisë ekonomike.

Ulja e normës u bë për të stimuluar ekonominë, e cila është nën potencial.

Kjo masë e Bankës së Shqipërisë synon që të rrisë kreditimin i cili vlerësohet më i ulti që prej 2008 dhe të rrisë konsumin.

Në gjykimin e Këshillit Mbikqyrës rritja e stimulit monetar krijon kushtet e përshtashme për përmbushjen e objektivit të inflacionit i cili është në nivele mjaft të ulta.

January 28, 2015 16:14
Komento

2 Komente

  1. beni January 28, 16:17

    Ka vend akoma per ta ulur 1% do te ishte ideal,per ti bere investoret me aktiv ne ekonomin e vendit!

    Reply to this comment
  2. Arben January 28, 20:51

    NORMA E INTERESIT ESHTE CMIMI PER PARANE BORXH.

    SI CDO CMIM TJETER DUHET TA VENDOSE TREGU DHE JO QEVERRIA.

    JO PER GJE, POR CDO GJE QE VENDOS QEVERRIA PERFUNDON ME KATASTROFE, PASI JA FUT TRADICIONALISHT PORDHES KOT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*