Ulet papunësia në Shqipëri, zbret nën 14 përqind

September 12, 2017 14:06

Ulet papunësia në Shqipëri, zbret nën 14 përqind

Papunësia në Shqipëri zbret poshtë nivelit 14 përqind. Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e dytë të 2017, shkalla e zyrtare e papunësisë është 13,9 përqind niveli më i ulët që nga tremujori i fundit i 2012-s.

Nga kjo periudhë, papunësia ka njohur rritje, e cila arriti pikun në fillim të 2014-s me 18,2 përqind dhe pas kësaj nisi rënia graduale.

Femrat duket se janë më të privilegjuara në punësim, pasi papunësia për to është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

Me rënie është edhe shkalla e papunësisë për moshat e reja. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Në të kundërt me uljen e papunësisë është rritur shkalla e punësimit në vend. Sipas INSTAT, në prill- qershorin e këtij viti shkalla e punësimit për popullësinë 15-64 vjeç ka një rritje vjetore me 3,4 përqind, kjo e mbështetur në rritjen e punësimit në sektorin e  shërbimeve me 9 përqind dhe sektori i industrisë me 2,5 përqind, kurse në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7 përqind.

September 12, 2017 14:06
Komento

5 Komente

  1. dean September 12, 14:13

    para 2013 ne nuk i dinim se sa ishin shifrat reale pasi te gjithe punonim ne te zeze. ok ulja e papunsise nuk eshte lajm i mir por mos harrojm qe ne kemi dhe nje gje te keqe qe ne duam pun o drejtor o ska

    Reply to this comment
    • Arben September 12, 17:44

      JO JO

      KETA TIPA KANE MBETUR KETU,

      NJEREZIT E SAKTE KANE IKUR.

      KETU KANE MBETUR HAJDUTAT E PERTACET,

      VETEM KETA LEJOJNE TE RRITEN KETU

      TE TJERET, I KRASIT SIGURIMI I SHTETIT.

      LITARI LITARI LITARI LITARI

      PER GJITHE SIGURIMIN SERBO-KOMUNIST.

      Reply to this comment
  2. Arben September 12, 17:06

    KAQ SHUME,

    ORE FLISNI MIRE

    PAPUNESIA ESHTE 0%, SE ASHTU THOTE PARTIA

    A JENI NE METRO JU MO.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K September 12, 19:23

    Sipas statistikave e dal nga zyrat e PS

    Reply to this comment
  4. Crusader September 13, 00:35

    Eshte nje idiotizem te meresh me shifrat e INSTAT. Nuk jane reale dhe nuk kane lidhje fare me realitetin ne Shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*