Ulet sërish norma bazë e interesit, pritet rritje konsumi

May 31, 2014 07:34

Ulet sërish norma bazë e interesit, pritet rritje konsumi

 Duket se ekonomia shqiptare po ecën ende nën potencial. Fakti që dje Banka e Shqipërisë uli sërish normën bazë të interesit nga 2.75 për qind në 2.5 për qind, tregon mundësinë për ti dhënë një shtysë të re ekonomisë shqiptare. “Rimëkëmbja e përbërësve të kërkesës do të jetë përcaktuese për rritjen ekonomike të vendit gjatë vitit 2014. Ulja e normës bazë të interesit synon që t’i japë një shtysë të mëtejshme konsumit dhe investimeve private duke synuar kosto më të ulta financimi në sistemin bankar shqiptar”, u shpreh dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pas vendimit të bordit për të ulur normën bazë. Ajo që vërehet është ulja e ndjeshme e deifiçitit buxhetor në 4 muajt e parë të këtij viti, krahasur kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa Banka e Shqipërisë mbështet politikat fiskale të qeverisë. “Deficiti buxhetor në katër muajt e këtij viti është 73.1 përqind më i ulët se një vit më parë. Banka e Shqipërisë është shprehur në favor dhe mbështet kahun konsolidues të politikës fiskale duke vlerësuar se kjo politikë i shërben reduktimit të rreziqeve të ekonomisë”, cilësoi Fullani. Që nga mesi i vitit 2011, BSH, në përpjekje për të nxitur ekonominë, e ndihmuar dhe nga inflacioni i ulët, ka ndjekur një politikë të vazhdueshme lehtësuese monetare, ku norma bazë nga 5.25% në mars 2011, është ulur në 2.75% në shkurt 2014. Megjithatë, kredia për ekonominë vijon të mbetet e dobët, ndërsa në vitin 2013 ajo ra me 12% me bazë vjetore, rezultati më i keq që pas viteve 2000. Edhe në tremujorin e parë, huaja për biznesin dhe individët ka rënë me 0.5% (-3 miliardë lekë) në raport me dhjetorin 2013.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne versionin print te gazetes DITA. 

May 31, 2014 07:34
Komento

4 Komente

  1. velecik mali May 31, 07:44

    Kelyshi i Sales, mbasi ja bleu Hotel Dajtin Sales ne kundershtim me ligjet per veprimtarine e Bankes se Shqiperise, tashti ja shet kete hotel qe eshte simboli i hotelerise se Shqiperise, nji banke private sikur e ka prone te veten.

    Reply to this comment
  2. P.A.B May 31, 18:07

    Banka ben mire qe i ul Interesat te stimuloje ekonomine, por kjo nuk arrihet neser, efekti filtrues kerkon zakonisht 1vit+. Ta Kuptojme se cfare jane Interesat Bankare, pasi ato ndikojne ne jeten e perditshme dhe njerezit duhet te kene njohuri minimale ndaj tyre.

    INSTEREST RATES
    _________________

    Normat e Interesit – Kur merrni nje kredi prej $1000 dhe ri-paguani $1.100 interesi eshte 10%. Interesi Nominal vihet ne kontrate, Interesi Real parashikon inflacionin [me adxhustim] Pra ne shembullin me lart nese inflacioni eshte 4% atehere 10% – 4% = 6%, ky eshte Interesi Real. Interesi varet nga (1) institucioni qe jep kredine (2) organizmi qe merr kredine; mund te jesh i besueshem a jo (3) qellimi i kredise (harxhese, investim, capital pune etj) (4) koha ne ri-pagese (5) fleksibiliteti ne interesin afat-shkurte, e ate afatgjate. (6) kestet dhe koha e ri-pagimit te tyre ne frekuence. (7) kushtet qe garantojne kredine [collateral/ hipoteka etj] (8) kur ka [a jo] treg qe konverton kredine dhe ndryshim te faktoreve ne kontrate.

    Si Financohet BANKA?
    __________________

    Bankat jane institucionet tipike borxh-dhenese, duke e bere kete me rruge te ndryshme: (1) mbledhin parate tona [e na paguajne interes ne depozitat qe bejme] (2) printojne obligacione/ bono, te cilat akumulojne interes. (3) marrin kredi afat-shkurta nga bankat e tjera, duke paguar normat e interesit inter-bankar. (4) marrin borxh nga Banka Qendrore, qe kerkon interes per operacionet e ri-financimit. Kur japin Normen e Interesit tek Publiku, bankat neper bote bejne reference ne to[ p.sh. 0.5% me teper se EURIBOR- kjo eshte per kredite ne Euro] Pervec kredive bankare nje interes kyc jane Bonot e Thesarit. Po ashtu, firmat private [a shteterore] kane te drejte te japin Bonot e tyre, sipas interesave nominale. Gjithshka varet tek besueshmeria e tyre. Bonot Shteterore dhe Private, nderrojne duar neper tregje, ketu Interesi Bankar EFEKTIV varet nga cmimi i blerjes. P.sh. Nje Bono [Angl. – Bond/s] qe kushton $100 me Interes 5%, ne realitet do jape 10% interes nese blihet per $50.

    ***

    Ne, si persona private marrim interesa me te larta nga Banka [ne depozitat/ parate e kursyera] nese “i bllokojme” parate per nje periudhe kohe; e me te ulta nese kemi “current account” ne ate akonto ku prishim parane perdite. Vende te ndryshme kane interesa te ndryshme, ne varesi te performances se Ekonomise se Tyre. Per kete vihen ne vend disa “percaktore” per te krijuar nje fare paralele ne tregjet boterore, kjo bazohet ne (1) fluktuacionet e monedhave nderkombetare [primari eshte $] (2) fuqia ekonomike, perspektiva dhe pritshmeria e kredi-marresit. Pra ka Marreveshje Institucionale qe sjellin Interesat Bankare, te cilat gjithmone jane Publike. Fakori baze ngelet Banka Qendrore, me instrumentat e saj; e cila behet sistemi referees per ekonomine.

    ***
    .
    Influenca e tregjeve nderkombtare eshte e rendesishme ne situatat e brendshme, sepse te tilla jane Tregjet Financiare sot e po shtohet bashkepunimi ndemjet Bankave Qendrore. Por, rregullat e bankave komerciale kane fjalen e fundit ne kontratat dhe kushtet e kredive.

    Pse Banka e rrit Normen e Interesit? Se “provokohet” nga tregjet/ kerkesat financiare. (1) parimi anti-inflacion i bankes qendrore, bazohet ne rritjen e parase nominale te prodhuar dhe ne ulje te interesave bankare. (2) kontrolli i monedhes, me kusht qe te mos humbase vleren. (3) nderhyrjet e “Thesarit” [qeverise] qe leshon Bono Thesari ne treg, per te ulur Deficitin Publik, ne nje market qe nuk i prêt a nuk i do ato. (4) tentativat e bankave per te rritur fitimet, zakonisht duke reaguar ndaj humbjeve. (5) cdo rritje e Interesave Bankare ne tregjet nderkombtare.

    ***

    Pse Banka e Ul Normen e Interesit? (1) politikat ekspansionare financiare te Bankes Qendrore (2) kerkesa nga Kapitali, per “Para te Lira” ne pritje te nje Krize. (3) te stimuloje rritjen, shpenzimet e eksportet. (4) te mbylle fazen e inflacionit (5) ulet nevoja te mbrosh monedhen tende. Pasojat kur Ulet Interesat Bankare (si ne rastin tone)

    (1) Rriten levizjet ne burse e rritet vlera e aseteve tuaja [thuaj shtepise, nga e cila “lironi capital” per te shpenzuar] (2) rriten te ardhurat e firmave (3) rritet investimi privat (4) rritet krediti i konsumatorit (5) ulet presioni ndaj bankave (6) rritet sasia e parase ne duar te populates per shpenzime (7) ri-shperndarje e parase nga borxh-dhenesit tek borxh-marresit. (8) makanizmat e tjere financiare marrin fryme me lirshem ne adxhustimet qe vijne.
    Por Tregu ku behet kjo ka shume rendesi, sepse efekti per mire mund te absorbohet nga faktore te tjere [me te fuqishem] dhe efekti real mund te jete i pa-perfillshem. Ne fakt, ndryshime kaq te vogla [te jemi realiste] mund te mos kene asnje fare efekti, megjithe ekonomine qe aktivon a mesazhin qe do te percoje. Ne Treg Informal e jo te mire-rregulluar si Shqiperia, kjo mund te jete dhe pa vlera fare.

    ***

    Por ne Britani, p.sh. nje ulje e tille do te thote …£60 ne muaj, me shume ne xhepin e nje personi vec nga kredia e Shtepise qe i ulet kesti. Pra = £720 kursime ne vit, qe do shpenzohen per gjera te tjera. Zakonisht interest Bankat kane nje “tavan historik” nje nivel Maksimal, per shume dekada, shume vende, e kane mbajtur si rregull nen 10% Ndersa interest nominale kane “limitin dysheme” qe eshte zero. Kur Banka e Anglise [apo reserve federale ne USA] jep Normat e Interesit, me te cilat u jep borxh Institucioneve te Tjera Financiare, kjo ndikon te gjithe. Deri tek cmimet dhe kerkesat e Konsumatorit.

    Reply to this comment
  3. P.A.B May 31, 18:37

    Uljet ne Interesat Bankare. Ulet “ndjesia per kursime” dhe shtohet ajo per te marre borxhe, keshtu stimulon shpenzimin. Borxh-marresit tentojne te shpenzojne me shume “parate shtese” qe perfitojne ne keto raste, sesa borxh-dhenesit; e kunderta ndodh kur rriten Interesat Bankare. Rritet vlera e shtepive dhe aksioneve, kjo sjell financim te nje konsumi te metejshem. Ketu ndikohet dhe “vlera monetare” e Lekut. Relativisht kjo vlere jep me shume te ardhura [per baze] ne krahasim me monedhat e tjera; duke u bere me terheqes per investoret e huaj. [ne afat te gjate efekti behet kunder-produktiv, bllokon importet dhe fuqizon shume Lekun]

    Duke ndikuar shpenzimet, ne nje ane tjeter ke ndikuar punesimin. Preken rrogat ne ndryshim pozitiv, dhe rriten kerkesat ne tregun e punes. Me pas ndikon cmimet, te cilat gjithmone i pergjigjen kerkeses e volumit te konsumatorit. Disa ndryshime jane me te shpejta e disa me te ngadalta; por asnjehere nuk kane efekt te menjehershem. Efekti maksimal fillon pas nje viti dhe impakti maksimal zgjat zakonisht 2 vjet. Interesat bankare nuk jane “shkencore” dhe bazohen ne gjykimin e Bordit te Bankes Qendrore ne ate cfare inflacioni mund te jete ne viten qe do vijne, dhe jo ate qe eshte sot. ndoshta, se shpejti Be Shq. mund te beje dhe nje adxhustim prej – 0.25% qe totali te jete -0.50% pasi besoj se ulje me Cerek pike ne % nuk mund te kete sh. efekt ne nje treg si ai i Shqiperise.

    Por Politika primare ngelet ajo Qeveritare qe duhet te beje dicka per punesimet dhe mire-manaxhimin e fondeve publike.

    Reply to this comment
  4. P.A.B May 31, 20:20

    Nje shembull praktik, qe shkon ne kuptimin e Interesave Monetare e Bankare, e sa te rendesishme jane ato ne jeten e nje shteti. E kam pasur ne kompjuter dhe po e sjell ketu. Keto nuk jane si Interesat qe po diskutojme tani [bankare] por Interesat Monetare [kurs/i] pape lidhen se bashku. Vec te shohim si veprojne Tregjet dhe Efektet ne Kohe krize.

    ***

    E Merkura e Zeze. Black Wednesday
    ______________________________

    Ne 1992, ne Britani (qeveria John Major) pati humbje te medha financiare, dita u quajt “e Merkura e Zeze” Sterlina filloi te zhytej ne nivele te rrezikshme dhe u detyruan te terhiqen nga ERM (Exchange Rate Mechanism) te pa-afte ta mbanin nen nivelin minimal. Humbja shkoi ne £3billion + e shume spekulatore fituan prej saj. Soros thuhet se beri £1billion nga kjo krize. Britania kish vendosur qe te ti rrinte pas Markes Gjermane por disa faktore “ ja thyen kurrizin. 1) shumica e eksporteve ish konvertuat ne Dollare, $ – ishte ne nivele shume te uleta. 2) Inflacioni ne UK ish 3x me i larte se ne Gjermani 3) “interesi ne boxh” ishte i larte.

    ***

    Filluan ca probleme, por Gjermani e garantoi Britanine ne forme “gjysme zyrtare” e jo-haptazi, se sido te jete puna “nuk ju leme ne balte/na besoni” Britania meqenese kishte pak hapsira per manovrim, vendosi tu besoje. Nga Bashkimi i dy Gjermanive ERM u trondit keq, Gjermania filloi te rrise “interest rates” UK qe i kishte te larta sic ishin, kete se perballoi dot. Ne nje raport te tille, Sterlina filloi te bjere, Major nderhyn e rrit Interesin, i pergatitur me ‘’rezerven bankare te bleje akoma me teper’’ Sterlina, dhe me shume ne bursat e botes (dicka qe bie/ asnje se mban, e shesin, ajo qe shitet me sh. shpejtesi krijon vlere negative dhe panik kur si beson tregut) Gjermania dredhoi, as mbeshtetje publike as private –jemi keq per vete thane.

    John Major te Merkuren rrit Interesat ne “demonstrim force” a garanaton Tregjet financiare se qeveria do e mbeshtese Sterlinen deri ne fund, duke hyre me 10-12% rritje interesi. Dicka qe Britania s’do e bente kurre ne kohe normale, por situata ishte e deshperuar (e me humbje, ne kohe te shkurter) Tani doli problemi i besimit, ku ndikojne dhe Spekulatoret qe si peshkaqene po shkaterronin pikerisht kete besim. Qeveria donte te 1) ndalonte shitjen. 2) stabilitet te shpejte 3) stimulonte blerjen e Sterlines.

    ***

    Tregu s’besoi se qeveria “do i shkonte deri ne fund kesaj aventure” Sterlina vazhdonte ne renie…”free fall” spektakolare, e papare ndonjehere ne nje monedhe te tille. Nje reaksion zinxjir qe shpejt doli nga kontrolli. Ne ora 7 pasdite Kancellori i Financave Lamont (Ministri/ sot Lord Lamont) deklaron ne TV: Terhiqemi nga ERM. Kjo dite solli nje recession (renie te ekonomise- krize) ne pasurite e patundshme (shtepite) demtoi biznesin, e punesimin. Pas mbi nje dekade te Thacerit e me pas Major, kriza i dha nje goditje te madhe reputacionit te Konservative si “adept e te kujdeshem ne Ekonomi”.

    Me nje fjale dhe para kesaj, gjate, e me pas; ngelet nje gur Kilometrik pse Britania “mban Sterlinen sot” e nuk e jep “ sovranitetin ekonomik tek Europa” Ne fund u desh nje shembull brutal per te kuptuar se kur vjen puna tek fundi, “ jane dy duar per nje koke!” Pa pavaresi Ekonomike s’ka Pavaresi Politike, sic dhe e kunderta ka vlere njesoj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*