Ulet sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër

March 27, 2018 11:42

Ulet sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër

 

Situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës ka filluar të përmirësohet, pasi sipërfaqja e përmbytur ka zbritur në 3740 ha tokë, nga të cilat 1415 janë në zonën e Dajçit.

Pavarësisht përmirësimit të situatës, bashkia Shkodër ka kërkuar të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.

Ndërkohë, në këtë Njësi Administrative vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji 150 shtëpi.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm, pako ushqimore dhe 22.7 t bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Në Anën e Malit janë 1200 ha tokë të përmbytur. Ndërsa në Bërdicë sipërfaqja e përmbytjeve është ulur me 600 ha. Bashkia thotë se janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë, ndërsa janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj. ad.Rrethina) janë 40 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.  Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja.

Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

l.h/ dita

March 27, 2018 11:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*