Uliksi i dekriminalizimit

Andrea Stefani February 27, 2016 15:22

Uliksi i dekriminalizimit

Nga Andrea Stefani

Po vërtetohet një gjë që edhe pse me kohë e qartë, shpresa të kota e neglizhonin. Po vërtetohet pra, se për shkak të kriminalizimit, klani berishist në PD do të tentojë gjithçka për të penguar reformën në drejtësi, deri edhe destabilizimin alla komunistçe me dhunë. Nuk është fare rastësi, por shprehje e këtij konflikti interesi të klanit berishist me një drejtësi realisht të pavarur, që pikërisht tani, kur pritet me orë të mbërrijë në Shqipëri opinioni i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, Berisha dhe Basha e kanë rindezur situatën politike duke bërë thirrje jo vetëm për bllokim të Parlamentit por edhe (gjë haptazi antikushtetuese kjo) për përmbysje me dhunë të qeverisë! Dhe cili është preteksti që gjejnë për këto kërcënime e mallkime? Është aq groteske se bëhet e pabesueshme po të mos e shohësh me sy dhe dëgjosh me veshë. Berisha dhe Basha janë të revoltuar se Parlamenti qenka shumë i kriminalizuar!! Padyshim që është shumë i kriminalizuar sa kohë që në të ka deputetë si Sali Berisha. Por a mund të shërbejë ky fakt si indinjatë për Berishën?

Punët kanë arritur deri aty sa Berisha kërcënon se do dorëzojë mandatin e deputetit ngaqë nuk qëndron dot në një sallë me deputetë të kriminalizuar si Prenga. Por shumica e shqiptarëve e di fare mirë se edhe nëse punët lidhur me Prengën do të qëndronin ekzaktësisht ashtu si i paraqet Berisha me fjalët e tij të kazanit, Prenga do të zinte në botën e krimit rangun e një tetari në një kohë që Sali Berisha, ruan gradën e pa konkurrueshme të “Marshallit”. Prenga nuk mund të konkurrojë dot me listën e pafund të krimeve për të cilët ka vite që akuzohet publikisht Berisha (dhe që për turp prokuroria hesht) madje, edhe nga ish-besnikë të afërt të tij. Në krye të listës së këtyre krimeve, ku përfshihen edhe urdhërime për vrasje personash si Remzi Hoxha, qëndron krimi më i përbindshëm dhe më i hapur që mund të bëjë një qeveri, vrasja e protestuesve të pafajshëm. Krim për të cilin mban të njëjtën përgjegjësi, ish ministri Brendshëm i asaj dite, Lulzim Basha që sot ngjiret se kriminelët duhet të largohen nga politika! Patjetër që duhet të largohen. Por kjo nuk ndodh nëse nuk largohen Berisha dhe Basha në radhë të parë.

Por kush do t’i largojë kriminelët e majtë e të djathtë të nga politika dhe nga parlamenti? Mos vallë ndërrimi i qeverisë që kërkojnë Basha me Berishën? Një mashtrim i radhës. Ndërrimi i qeverisë nuk do t’i shërbente aspak dekriminalizimit të politikës. Ngaqë do largohej “Prenga” dhe në pushtet do riktheheshin ata që kanë lyer duart me gjak protestuesish, gjeneralët e botës së krimit. Dhe që për këtë shkak, do të ishin edhe më pak të interesuar për një reformë të vërtetë në drejtësi. Drejtësia do të mbetej edhe për shumë vite, e kapur nga krimi në kokë të politikës. Dhe bashkë me të edhe Shqipëria.

Sipas Bashës, është e paprecedent që një kriminel të bëhet deputet. Injoranca nuk pa brirë. Sepse dihet që jo pak kriminelë, që i kanë sjellë dëme kolosale jo vetëm një shteti por njerëzimit, kanë depërtuar në parlamente a politikë me anë të votës. Demokracia nuk para është filtër i mirë për kriminelët! Vetë Basha dhe Berisha janë provë e gjallë e këtij depërtimi. Sepse përderisa Erion Veliaj qenka kriminel sepse, sipas Berishës, paska vjedhur paratë e dasmës, ç’mund të thuash për Berishën vetë? Apo edhe për Bashën?

Po kush është i vetmi filtër i sigurt për kriminelët? Është drejtësia e pavarur që thërret para bangos së akuzës politikanë që vrasin protestues, që bëjnë rrush e kumbulla mbi 500 milionë euro në investime pa projekt si ai i rrugës Durrës- Kukës, që ja falin ujërat detare të huajve, që organizojnë mafiozisht uzina dhe trafiqe municionesh si ai i Gërdecit, që pasurojnë me korrupsion e privilegje veten e familjen duke grabitur paratë publike, paratë e të varfërve. Mos ushqeni iluzione! Vetëm drejtësia e pastron politikën dhe parlamentin nga kriminelët gjë që nuk e bën dot “dekriminalizimi” i hartuar nga vetë kriminelët!

Dobësia para krimit është fatale. Po nuk e luftove krimin ai rrezikon të të hajë kokën. Berisha dhe Basha janë hedhur në sulm pasi përfituan nga toleranca që qeveria e Edi Ramës tregoi ndaj krimit të 21 janarit apo një korrupsioni mafioz dhe të përgjakshëm si ai i Gërdecit. Një tolerancë që, në fakt, e “legalizoi” statusin e tyre të kriminalizuar. Ky është “legalizimi” më absurd i kryer nga qeveria Rama. Një tolerancë që nuk mund të mos jetë edhe një indicie alarmuese për mungesën e dedikimit ndaj drejtësisë. Sepse sensi i të drejtës dhe dhimbja për të vrarët e 21 janarit, duhet ta kish bërë me kohë Edi Ramën e K°, të mos qëndronte dot në sallën e Kuvendit me një kriminel si Berisha. Rama duhet të kish shpallur me kohë në mënyrë tragjike por edhe më sublime, pikërisht atë që sot po e bën në mënyrën më komike dhe hipokrite të mundshme Berisha me rastin “Prenga”. Toleranca ndaj 21 janarit avancoi rekordin Guinness të pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por ajo ka shpënë edhe në një tjetër rekord Guinness. Atë të paturpësisë që manifestojnë të inkriminuarit Berisha dhe Basha, ndërsa fyejnë inteligjencën e shqiptarëve kur shiten të dedikuar për “dekriminalizimin”.

Një përgjegjësi jo të vogël, në gjithë këtë farsë me kriminelë që bëjnë thirrje për dekriminalizim, kanë edhe ndërkombëtarët. Dhe ja po afron përsëri momenti që ata të shijojnë (sikur nuk ju kanë mjaftuar 26 vjet) frutat e hidhura që mbijnë nga lëshimet ndaj një autokrati të kriminalizuar si Berisha dhe pazaret që bëhen me të. Ndërkombëtarët kanë shpresuar se do të mund të kandisin Berishën të pranojë reformën në drejtësi duke i dhënë një rol udhëheqës në procesin e “dekriminalizimit”. Pra duke i falur ca pikë. Por Berisha është ujk i vjetër. Ai e di fare mirë se çdo të thotë drejtësi e pavarur për këdo që e ka mizën e krimit nën kësulë si ai vetë. Dhe duke qenë edhe vetë i kriminalizuar deri në palcë, do përpiqet ta sabotojë reformën me destabilitet dhe lloj-lloj tymsesh. Prandaj, tani që ka ardhur ora të votojë reformën në drejtësi, dinaku Berisha do përdorë kundër saj, si Uliksi kalin kundër Trojës, pikërisht kartën e “dekriminalizimit” që ndërkombëtarët ja dhanë për ta kandisur të votojë reformën.

Zhurma e berishistëve nuk ka qëllim zgjedhjet e parakohshme. Jo rastësisht Berisha bën thirrje për revolucion pra, për përmbysje të qeverisë jo ndërrim të saj me votë. Sepse e di që e ka të pamundur të fitojë. Berisha nuk do zgjedhje të parakohshme. Por ndërkaq, edhe mosmiratimi i reformës në drejtësi mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Për të shmangur këtë fatalitet, Berisha ngre tensionin në mënyrë që t’i shtyjë të majtët dhe ndërkombëtarët që të bëjnë lëshime, t’i shtrëngojë që t’i japin mundësi ta kontrollojë reformën, emërimin apo selektimin e gjykatësve dhe prokurorëve në mënyrë që në fund të ditës, ai dhe klani i tij, të mbeten të pandëshkuar. Që korrupsioni i rrugës Durrës Kukës, i Gërdecit, që përgjegjësit politikë të masakrës së 21 janarit (d.m.th Berisha dhe Basha) të mos ndëshkohen. Që drejtësia të mbetet e varur nga komandantët politikë të botës së krimit si këtu e 26 vjet.

Dhe ndërsa Berisha përpiqet të bëjë zhurmë, të kallë frikë e konfuzion te kundërshtarët dhe ndërkombëtarët, ndërsa kërcënon me revolucion, jo pak bien në kurthin e tij. Verbohen nga zhurma e akuzave për kriminelët në Parlament dhe nuk dallojnë këtë lapsus logjik në veprimet e Berishës dhe Bashës: Pengimin, nën maskën e “dekriminalizimit”, të reformës në drejtësi që është, në fund të fundit, e vetmja rrugë për të dënuar kriminelët. Natyrisht, përfshi edhe Berishën dhe Bashën.

Andrea Stefani February 27, 2016 15:22
Komento

18 Komente

  1. Realiteti shqiptar. February 27, 12:37

    BOLL,SAPUNIN PER DJATHE.

    Shkrimi s’ka anje mashtrim, ai bazohet ne realitetin mjeran shqiptar 25 vjecar.Edhe femijet e dijne qe tranzicioni nuk mundte behet me komunisto-spiunet qe jo vetem s’kerkuan te falur shqiptareve,por hiqen shenjter duke u superpasuruar..
    Kryedjallin e njohin te gjithe,eshte sherbetor i serbeve, salivic berishvici.
    Ky per te mbuluar krimet e tij,shkateron edhe atdheun,pota lejojne shqiptaret.Pas tij fshihen analoget e tij,kudo qe jane.
    Pas 25 vitesh,kjo taktike e salivicit, eshte absurditeti me i math ne tranzicion,nuk besoj qe shqiptaret te hane perseri sapunin,per djathe.
    Z.A.Stefani pas 25 vite,mashtrime ,po ndergjegjeson edhe naivet e salivicit.

    Reply to this comment
    • Partizani February 27, 20:54

      Dekriminalizimi eshte TALLJA me makabre qe nderkombetaret po i bejne popullit shqiptar!
      E gjithe kjo tollovi u be sipas ulurimes se njerezve me te KRIMINALIZUAR ne Shqiperi,VRASESIT,HAJDUTET dhe SHITESIT E TERITORIT SHQIPTAR,Sali Berisha dhe Lulzim Basha!
      Si mund te krahasohet nje deputet qe paska qelluar me pellembve nje koleg tjeret,si KRIMINEL,ndersa ata qe kane bere dhjetra KRIME SHTETERORE ME PASOJA TE PERGJAKESHME per te gjithe vendin,lejohet te bejne TOLLOVA???
      Si mund t’i jepet kohe pa kufizim nje krimineli si Sali Berisha ne Kuvend,qe te dale e te shkallmoje te gjitha seancat e Kuvendit,gjoja ne emer te demokracise???
      Si mund tre tolerohet Ilire Meta,qe e lejon kete KRIMINEL,qe te llape sa here e si te doje duke i kthyer seancat e Kuvendit ne “SHTEPI PUBLIKE”???
      Jo me kot sot shqiptaret kerkojne Enver Hoxhen se e shohin qe Kapitalizmi DESHTOI komplet ne Shqiperi dhge se Shqiperia ka marre fund se qeni nje vend i jetueshem per shqiptaret!
      KU JE ENVER,TE QOFSHIM FALE!!!

      Reply to this comment
  2. TJ February 27, 12:47

    Z. Stefani! Keni shume te drejte ! E kush nuk e di kush eshte Berisha-Basha! Problemi eshte se si mund te largohen keta te dy por edhe plot te tjere! Na jepni nje mendim! Berisha me vrasjet e vjedhjet apo dhe “Luli femija” jane turpi i ketij kombi! Na ndihmoni si! Ndihmoni qe te largohen nga politika! Te tjerat jane fjale kazani!

    Reply to this comment
  3. SH.KOLONJA February 27, 13:37

    I’krishteri’ StefanaQI,
    Pas 25 vjetesh si mekatar ndaj krimeve kunder popullit shqipetar do perfundosh ne ferr bashke me ‘salisjanet’,socialSSalistet’ e ‘Metistet’ FevZinjte e ArviZinjte!
    Kot mundohesh te luash rrolin e Xhudes ne tradhetine qe i beri profetit izraelit Yoshua.Jozef,Krishtit qe kur e pyeten pse e tradhetoi ai tha:’Ma kerkoi vete qe ti sherbente njerezimit nga lart’!Nuk mund te lahet M.. me shurre e aqe me teper mekatet kur ti bashke me ‘llagemin’ e informacionit antishqipetar Gobbelsian BLEDI-BIBERAJ-BERISHA I KE SHERBYER E KE PROPOGANDUAR SHPERBERJEN nepermjet luftes fantyazem kunder kAAAAmunizmit!?!
    Po je 1 perqind intelektual e shqipetar vrit vehten si A.Klosi ose sherbimi me i mire do ishj te zhdukesh ne terrin e harreses kur populli shqipetar tashme eshte shperbere!

    Reply to this comment
  4. "Horri i Bulevardit" February 27, 14:01

    Taktikat serbe, kane rezultuar shume te suksesshme, mbas clirimit te Kosoves, kerko te pamunduren dhe kur ben ndonje leshim, se te luten te huajt, perseri merr me shume se cte takon, kosovaret kerkojne minimumin dhe kur te huajt thone, keta serbet, “leshuan” pe, i bie qe taktika kosovare te fitoje leshte e currit.
    Dola nga tema, per te treguar, se saleh berisha, si spiun potencial i Serbise, gjithmone eshte instruktuar, qe te hidhet ne sulm dhe kjo taktike e Serbise me salehun, do te funksionoje, deri sa shqiptaret, te rrine dhe degjojne pislleqet e shpellarit.
    Duhet urgjentisht qe politikanet shqiptare, cdo dite te akuzojne hapur saleh berishen si kriminel dhe hajdut i miljardave dollare, faktet jane te shumta, sa cdo vend demokratik, me keto fakte, jo vetem salehun, por gjithe familjen e tij biologjike pisanjose, ta rraste per gjithe jeten ne burg.
    Nuk behet kjo me sebepin, semaloket te bejne gjemen, jo maloket te hane mutin, i kemi pare kur e kane pare vehten ngushte, ku shesin grate dhe vajzat e tyre, per te shpetuar bythen e tyre.

    Reply to this comment
  5. Berti February 27, 14:56

    Zoti stefani ju pershendes. je i vetmi analist qe shkruan vetem te verteten dhe vetem te verteten.

    Reply to this comment
  6. BLACK SWAN February 27, 15:27

    ” toleranca qe tregoi E DRAMA e ko..qet e tjere te qeverise kundrejt krimineleve te 21janarit ”
    pak a shume keshtu ke shkruar ?
    si u tregoka tolerant EDveri me gjakun e tjetrit ? vota ju dha sepse premtoi drejtesine , premtoi male e fusha,
    po nuk la as ato ashtu si ishin
    kur nje qeveri qe vjen ne teori me vote te lire ,me nje program ,program lesh kishte ai ,po hajt ju hani vetem bar , vetem 300 mij vende pune degjonit ,
    me pak fjale mos tu hyj premtimeve se me gajasni ,
    asnje premtim nuk keni mbajtur ,tani pse nuk ikni ???
    STEFANI , KUR DO IKNI ?????
    po pak seder ke ti ?? mire turp ,se ate se dini as si fjale fjalori ,prape “saliu ta ka fajin ty ” ??
    ore jeni budallepsur te gjithe juve ,jane kundershtare
    dhe ne boten e civilizuar ,dihet qe politika eshte e ashper ,jo me aty qe loku nen e baba i ka traPajane ,po vete eshte tiranas ….tani ,ti Stefani pret qe Berisha tu jape lule juve ? ti pret qe ti shkruaj ndonje mesazh ne fb “I dashur EDver , ti me ngjan si cjapi ne vucidol ” ?
    fol thashe ,akoma fajin e ka saliu ?? !!!!!

    po keto 3 vjet ,cfare bere ti me EDverin ?? kur dilte si rrrrrrilindiot ,dmth idiot ishte rilindi dhe u be me trap ,dhe filloi me lungomare ,fasada , ca dr tatimesh te ngelura ne klase , mbledhje ne Prizren me autobuz
    ahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaahhahahahhahahahahahahaaaaaaaaaaaaaahahahahhah
    Stefani ,nuk mund as ti kujtoj , ca bere 3 vjet ti ???
    3 vjet ju torollaket e rrrrrrrilindur i thate ndonjeher qe shteti ,abc e nje shteti fillon te drejtesia ????
    tani ta ka fajin Saliu ty ??
    po per aziliantet ,ata pabuksit e gjore qe ju votuan , ca te semes ka Tahiri qe kerkon kthim e vend te sigurt ?
    ta ka fajin Europa ty ,se perdridhesh si kurve ,per nje foto me ndonje nensekretar te kabinetit qe as Merkeli dhe as Brukseli se di qe i ka ne zyre ????
    Bushati ,ky eshte ministri me i shke…shkelqyeri , ca marreveshje ,oh zot ,Kur do ikni Stefani ??
    e di ti sa shtete ka qe jua lene njerzit ne dere ketyre ??? 20 e me shume …ca sigurie flisni mor ndyresira ,kur ju nuk u siguroni dot buke ,vetem buke ??
    pastaj jua ka fajin saliu ,dembelat shqiptar ,ambasadoret , biles dhe per Prengen qe eshte aty
    ne e kemi fajin …
    Stefani ,do me qerrohesh nga syte me gjithe keto pacavuret demagogjike , do me qerrohesh nga syte ti dhe rrrrrrrrilindasit e tu te dhjere dhe krenare ???
    Mbreti ,Stefani ,mbreti eshte lakuriq !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    nuk ka berish ,ambasador , prenge e rrecke qe e mbulon ,eshte psikopat natyral , nuk di ,nuk di te bej asgje dhe aq me pak shtet
    ne gjithe kete tallava ,ju po e ndihmoni ,po po njesoj si ato turmat duartrokitese dikur ,sot jeni me per turp te zotit ,sepse ateher ishim thuajse te gjithe njesoj
    po sot ???
    E PASHE ATDHEUN LAKURIQ
    shkruante T.Xhagjika dikur ,mori pushkatim
    juve su pushkaton asnje dhe u shkrite duke ber hozana per nje …Qelbesire te Bashkuar !
    te vjen keq dhe per peshtymen me ju …..

    Reply to this comment
  7. cfare numri i ke gjysllyket o kryetrim i vonuar February 27, 17:34

    Mire se gomari ngordhi por nuk te lene rehat Stefanaqerit.

    E lexova per korrektesi artikullin e ASSit absolutisht asgje e re vetem nderrim & rrotullim flash fjalish dhe shenja piksimi

    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe me e ngjashja eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    pra pushtimi berishist tashme I mbushi 25 vjet..mund te shkoje dhe 100 vjet..me xenin dhe me vone me dasarat e keshtu me rradhe…pra une kam filluar te numeroj vitet e pushtimit…dhe do ja le amanet nipave dhe brezave..sidoqofte miratimi I reformes dreqesise..premton pushtim te gjate nga sulltanet,veziret,pashallaret dhe agallaret dhe Bashallaret

    Reply to this comment
  8. just the truth February 27, 18:04

    komentuesi SH.KOLONJA i thote sakte ketij analisti..ose vrit veten si Klosi.ose hesht dhe zhduku..ose thuaj qe jemi te pushtuar …dhe berisha eshte kuisling i tyre i perjetshem..

    ose si thoshte troc nje komentues dje ne Dita:

    Sa t’kete Sala ne Amerike
    njat elez halit biberin
    andrea me edramen
    ka me ja pa sherrin

    Sa po kalon koha ANDRE STEFANI ka lene vijen normale te nje gazetari serioz dhe po merret me “gabimet e SALISERBIT’

    AI NUK KA BERE GABIME POR KRIME..BILES NEN ZGERDHIMEJ AMBASADORESH

    Ai ka fituar ne fillim ne 1992 se ishte hybrid I nje kualicjoni teper te forte te sherbimeve secrete amerikane dhe ish jugosllave dhe me sakte te CIA-s dhe UDB jugosllave per te ciline kane dale shume dokumente qe e vertetojne keto.

    Ai fitoi se ky “kualicjon” abuzoi me dashurine natyrale dhe respektin qe kishte populli shqiptar per ameriken dhe me neverine qe kishte krijuar per ate system.Ky abuzim coi ne dyshimin qe kane krijuar dipllomatet amerikene ne shqiperi ne lidhje me saliserbin dhe kane filluar te kthejne koken nga enver hoxha se ai vend eshte shperfyteruar moralisht,psiqikisht dhe kombetarisht

    Supriza ka qene me IZET HAXHINE I cili ka bere nje akuze te forte si hsume te tjera dhe cuditerisht Mero Baze asnjehere nuk ja permendur emrin.

    AI PO E THOTE TROC
    SALI BERISHA ESHTE KLLONIM I SHERBIMEVE SEKRETE UDB-CIA dhe mero thote se kyci I fitores se saliserbit ne 22 maes ishte skender qenushi….

    zhgenjim total per artikullshkruesin..lexojeni materialin e meposhtem dhe binduni se fitoi berisha nga gjinushi dhe godo (zaret e ramizit) apo nga
    KOALICJONI Dejvid Philips & Lorenc Igellberger,

    Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92

    Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

    ++++++++++++++++++++

    TMERRI PER BERISHEN E THOTE ANDREA DIMUSHI:

    Le të analizojmë disa sekuenca me spec nga Andrea Dimushi, ish kryetar i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve 1990
    “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”–

    Në atë kohë në zyrat tona kishim një mik të shërbimit anglez i cili kishte autoritet absolute të njihej me çdo info në Pogradec e Korçë, por jo për këtë. Them anglez se ashtu e prezantuan dhe ashtu fliste… Ishte i çuditshëm fakti pse ai duhej të njihej me problemet që kishim ne. Akoma s’e kam kuptuar kush ishte….

    Në erdhën disa kontigjente fare të pashkolluar, aq sa pati mjaft raste që me shkollë të mesme u graduan oficerë me grada të larta, pa asnjë kontribut. Mendo që në krye të një drejtorie ishte Xhahit Xhaferri, i cili si eksperiencë pati vetëm vitet e burgut e vite më pas drejtoi edhe Gardën e Republikës… Më kujtohet që kur u futën në pajisje këllëfët e pistoletës që armën e mbanin anësore nën sqetull, Xhahiti ngeci nëpër llastikët e këllëfit e mezi e çliruam.
    – Si në shumë institucione të asaj kohe, edhe në SHIK dominonin veriorët. Dibranët dhe tropojanët. Nga jugu as që bëhej fjalë. Rrallë ndonjë nga Shqipëria e mesme. Ishte një rreth vicioz ku të gjithë shtynin njëri – tjetrin për të dalë në majë. Mbijetuan në detyra miqtë e afërt të Bashkimit dhe ato të shefit të madh, Saliut. U bë një kastë mbytëse e paaftë gjer në marrëzi – dhe të gjithë dimë shumë nga marrëzitë e shërbimit informativ të asaj kohe. I paaftë e i orientuar thekshëm politikisht, aq sa u vu në krye të çdo fushate politike e në zgjedhjet që janë zhvilluar në vite u bë kërbaç, sikundër në zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe në vitin ‘96 hoqi çdo maskë e u shfaq publikisht!

    Reply to this comment
  9. tomsojeri February 27, 18:47

    Hori ! Nuk behet fjal me per informacion sepse ky qen tashme njifet edhe nga pllakat e trotuareve te Tiranes , nga guret e fshatrave si dhe nga qe mbushin baxhot ! Kjjo bajg me emrin Sali kundermon ktu e 30 vjet e sa me shum koha kalon aq me i qelbur behet ! Nuk ka dit qe te mos flitet per te ,nuk ka ndyrsillek qe “gatuhet” e te mos jet ky pas, nuk ka krim ku te mos jet dor e tij ,nuk ka te keqe qe i vjen ktij kombi e te mos pasoj e vepres se tij ! Esht rrenqethese te shohesh para syve kte perbindesh te vjell zjarr e helm atje ku shqiptaret shpresuan te filloj ndryshimi ,dhe te mos ket kurajon dikush ti mbyll gojen perfundimisht ! Cfar duhet te dim ma !!! Prani e tij esht turpi shqiptareve dhe aq me shum i atyre qe besuan shqiptaret se do i shpetojn nga dhunusi gjaksor i tyre ! Nuk ka spjegim ,nuk ka krahasim e turp me te madh kjo cudi qe ndodh me kte popull qe i reziston ktij poshterimi qe i ben ky kriminel,hajdut,ngatrestar,intrigant,i pabes,tredhtar anti shqiptar i lindur !Bej cudi ku gjen forcen te cburreroj forcen qe te jep nje popull ! Kam kureshtjen te di cfar luhet pas kuintave qe nuk shohim !Bej cudi qe pushteti ne Shqiperi nuk vlen as sa ne sali !
    Sa koh qe kjo koler, qarkullon mes shqiptareve, mos shresojm e as mos presim dit te mira e turpi do na shoqeroj deri diten qe koha vet do na e heq qafe…

    Reply to this comment
  10. Rajmondi February 27, 20:03

    Z.Stefani.Te pershendes per pasqyrimin me realitet te problemeve,por nuk jam aspak dakort me konkluzionin qe nxjer,kur citon qe Qeveria RAMA u tregua tolerante per krimin e kryer nga BERISHA e BASHA ne 21 Janar,si dhe ndaj korupsionit mafioz te pergjakshem teGerdecit. Kjo nuk eshte tolerance ,por,paaftesi e Kryeministrit. Premtoi per zbardhjen e 21 Janarit dhe vendosjen e drejtesise dhe sot pas 3-vjet as eshte vendosur dhe as ka shenja te vendoset drejtesia.Hekuri rifet sa eshte i skuqur,dhe BERISHA e BASHA neutralizoheshin qe ne javet e muajt e pare ,tani eshte teper vone ,ndoshta e pa mundur.Nuk fitohet beteja duke qendruar vetem ne mbrojtje,por me sulme e kundersulme te njepasnjeshme,ne te kunderten situaten e mer ne dore kundershtari=BERISHA, Nderime zoti STEFANI.

    Reply to this comment
  11. Black Swan Histeriku February 27, 21:15

    Te paska ikur fare petlla o Black Swan sa nuk di se çar shkrun. Po si ka mundesi t’i turresh me aq mllef e histeri nje gazetari qe ne fund te fundit ka te drejte te thote mendimin e vet pavaresisht se dikujt si puna jote nuk mund ti pelqeje. Vetem nga nje histeri e tille kuptohet jo vetem mendja jote e semure qe nuk ja ka fare haberin nga liria e fjales por edhe gjendja jote shume e renduar nga humbja e pushtetit te Berishes qe pret me ankth te kthehet sa me pare. Prandaj shkumezon si nje kale qe nuk i kane dhene uje kunder Edi Rames qe ka jo pak gabime por eshte ku e ku me viçdolsin e akoma me shume me kukulen e tij Basha. Ruaj nervat o budalla, merre me qetesi e dashuri se do presesh edhe shume vjet te tjere ne opozite.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 28, 10:23

      Pershendetje Histeria
      keni te drejte , u rilexova dhe duket ne fakt sikur dua te rrah Stefanin ,por pergjithsisht nuk rrah askend
      kam nje acarim kur lexoj qe justifikohet ende paaftesia e kesaj qeverie ,duke dashur ti vishet cdo lloj petku ,vetem per ta justifikuar . kete se pranoj , kushdo qe te shkruante po keto fjale do degjonte .
      kjo nuk eshte me liri e fjales ,eshte manipulim i masave dhe mpirje e ndergjegjies kudrejt fajtoreve
      une dua shtet , nuk dua te di as emrin e kryeministrit ,as te ministrit , si eshte gjithe bota ne fakt .
      keta kujdesohen mire qe te jemi te ndare ne 2 kampe , “kujdes se po ikem ne do vij ariu ,ashtu saliu , ai e ka fajin per cdo deshtim etjera brockulla ….”
      nuk funksionon me kjo gje dhe nuk duhet te ushqehet
      Pike !
      se di a u mora vesh kesaj radhe , por nuk dua te rrah Stefanin ,ai e di dhe vete qe keto qe shkruan jane demagogji , une e di dhe vete qe asgje nuk bejme dot me leter e komente ,por ama mund te mos i ndihmojme
      e ben vete Piktori me fb manipulimin
      i dashur Histerik , une do jem gjithmone opozite
      Gjithmone dhe me cilindo !

      Reply to this comment
  12. vasili February 27, 22:59

    Stefani,si ralle kush tjeter,ne respekt te personalitetit te tij njerzor dhe profesional,nuk ja ndan pasqyren para suratit monstres mesjetare aziatike te dale nga kulla e erret dhe qe ka pushtuar dhe shkaterruar dhe shperfyturuar per cerek shekulli kete teritor europian.
    Besoj se nuk gaboj te them se ndjej dhe nje komponet diplomati ne kete shkrim,kur Stefani,nuk permend ,ne kete zhvillim efektin Meta.
    Vetem nje labil mund te mos e ndjej, qe vazhdon te funksionoje simbioza berisha-meta:
    Meta per te sabotuar fuqine ekzekutive,ne prespektiv te Rames investoi vite me pare ne zgjidhjen per president te kapterit te Saliu.
    Tani vazhdon ta sabotoj dhe ta bastardoj dhe ta shemtoj ndyre,parlamentin,duke lejuar kete qenie te leh terbimshem pa fund,karshi rehabilitimit dhe zhvillimit te ketij vendi.
    Por sic thosh dikur nje shkrimtar francez,nuk mund te fajesosh elefantin apo xhirafen per hunden apo qafen e gjate, ashtu dhe monstren Sali e dale nga kulla e erret per bemat e tij.
    Por fajesoj dhe kam neveri te skajeshme,per ´´intelektualet´´e Arnautiastanit te llojit lubonja apo blushi,qe shesin jo vetem Shqiperine dhe legjendat e saj,por dhe nene e babe,per te ngulur dhembet,mbas nje froni,apo per te kenaqur nje narcizem malinj.
    Dhe per me tej,mender media vazhdon te jete nje alter ego e erresirres mesjetare te kulles.
    Dhe megjithe respektin qe kam per Diten,as ketu nuk shoh,nje ze pragmatist,per te perkrahur,ata qe po e marrin kete germadhe Shqiperi apo kryeqytet,te lene nga Saliu dhe basha dhe po e cojne drejt qyteterimit perendimor.
    Dhe se pari e kam fjalen.per kryetarin e bashkise se Tiranes,qe ka bere pune te medha,ne te gjitha drejtimet,per te riparuar germadhat,qe ka lene mbas hajduti dhe krimineli basha.
    Besoj se duhet te zgjoheni dhe ju me se fundi.

    Reply to this comment
  13. tradita February 27, 23:39

    nje gur i cmuar ne gjerdanin e historise se Shqiperise si Sali Barisha nuk mund te ndotet nga plehra te nxira e te kuqe apo te cfardo ngjyre tjeter

    Reply to this comment
  14. Drini February 28, 08:06

    Kurr nuk mund te kete “drejtesi” ne nje vend koloni ambasadoriale siç edhe rezultojme ne ku te derguarit e radhes vijne shurosin kete vend e largohen te parfumosur me firmen “Berisha”,i cili per ironi te fatit nuk nguron te fale edhe pjese nga trualli i ketij vendi qe sikundershkruan edhe B.Islami per Thaqin ,nje dite mbase do ia kthejne borxhin e qe ne fakt sa here ka qene duke rene nga kali ia kane lare borxhin duke e mbajtur me zorr .Ky vend z.Stefanaqi,qe te rivihet drejtesia do nje lufte nacional-çlirimtare te dyte!Vetem kjo e bene te mundur ndeshkimin e ketyre horrave qe makina qe i prodhoi i ka paisur me dyshtetesi per tia mbathur ndonjehere e i ka etiketuar “burra shteti” per tu mbuluar horrelliqet e vjedhjet qe kane bere!Flet e sterflet per drejtesi z.Stefanaqi po nuk na thua se nga do dalin keta individe qe do drejtojne kete institucion!Do vijne nga pertej atlantikut,do ti zgjedhe opozita me kryekrimin ne krye,do te merren nga ky sistem i sotem i kalbur i drejtesise apo do trajnohen si “muxhahedinet” miq qe do na vijne se shpejti per te na mbrojtur nga ndonje e keqe nga jashte!Ndaj leri teorite “hegeliane” se ne Shqiperi sa te jete e drejtoje kete politike e vend klika Berishiste e “miqt” e tij te larre me flori nga shitjet e armeve,nga trafiqet e paligjeshme,nga falje trojesh nga degjenerimi i nje shoqerie nga pazaret e pista ndaj ketij vendi e populli,ndaj vrasjeve ne mes te bulevardit ,ndaj prishjes se ç’do gjeje qe eshte morale .Kurr nuk mund te kete e te behet drejtesi ne nje vend ku drejtojne Stefanet e Stefanaqet alla demokrate!Demokraci me dy shpejtesi nuk ka.Shqieria tashme eshte kthyer ne nje bordello qe mund e duhet te prodhoje vetem prostitucion!Prostitucion demokratik nuk ka zoti Stefani .

    Reply to this comment
  15. MeteH February 28, 08:56

    Z.Stefani,shkrim korrekt.Nuk i heq asnje presje.Me jep rastin te shkruaj dy fjal per disa komentues si ky..”tradita..” qe pergjerohen per trimerit e Sali-Kriminelit.Ka te till njerz te VERBER qe e ushqejne ate perbindesh te qendroi akoma ne politike duke i bere gjemen ketij vendi.Enveri e ndertoi ndersa ky e shaterroi kete vend.Enveri te fuste ne burg kur shkelesh ligji i DP,ndersa ky te vret ne mes te sheshit dhe nuk ja ben syri TERRRR.Pse? Ky mbeshtetet nga ata qe e prune ne ’91 dhe do largohet kur te vdesi natyralisht,pasi nuk ka me AVNI RUSTEM ne kete vend.Ne 21 janar ai vrau 4 vet dhe se futi friken te i gjithe populli dhe me të ne pushtet nuk ngrihet asnje te kerkoi te drejtat qytetare,protesta i lejon qeveria e majt me tolerance ,siç toleroi ne maksimum bemat berishiste aq sa pulat kakarisin si te jen gjela berishiste.Rama per kete do te mbai pergjegjesi nje dite te afert kur te shkoi mish per top…!

    Reply to this comment
  16. DASH CUBAKU February 28, 17:40

    te kesh vrases si saliun – hajdut si lulin – pijanec si ristanin vaj medet ku perfundon shqiperia as kastavecat nuk mbillen as vezet etomes nuk i bajne pulat as deputete nga veriu nuk do kete por vetem prostituta shqupi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*