Ulja e humbjeve, shkarkohen drejtues e punonjës: Nuk arritën objektivat

March 27, 2016 19:20

Ulja e humbjeve, shkarkohen drejtues e punonjës: Nuk arritën objektivat

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur ndëshkimet për drejtuesit në rrethe, të cilët nuk kanë përmbushur objektivin për uljen e humbjeve në rrjet, nën nivelin prej 30%.

TCH bën të ditur se javët e fundit OSHEE ka marrë masa të largimit nga detyra për performancë të ulët për rreth 60 drejtues të niveleve të ndryshme, si dhe lexues e elektriçistë në Drejtoritë Rajonale Shkodër, Lezhë, Kukës e Burrel.

Në këto qarqe, niveli i humbjeve të energjisë shkon nga 40-45%, ndërkohë që në qarqe si Gjirokastra, Berati dhe Tirana humbjet kanë rënë në shifra rekord 23-24%.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, dy komponentë do të jenë vendimtarë për këtë vit për arritjen e objektivit të reduktimit të humbjeve në 27%.

Lufta ndaj vjedhjeve të energjisë, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore dhe, së dyti, koha kur do të fillojë disbursimi i fondeve të Bankës Botërore për kryerjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes. Në vitin 2013, niveli i humbjeve totale në shpërndarje shkonte 45%, ndërsa në vitin 2015 ai u mbyll në 31.1%.

March 27, 2016 19:20
Komento

2 Komente

  1. mediu March 27, 19:41

    si ka mundesi qe kukesi nuk ka reduktuar humbjet, pasi ai ka perdorur metoden e nerprerjeve te energjise me 2-3 ore per cdo lagje. ka patur raste edhe me net lagje te tera pa drita.

    Reply to this comment
  2. voica March 27, 19:46

    …..Ndaj e hoqi beu i ri i jugut 2K, drejtorin e Gjirokastres, se kish rezultatet me te mira?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*