Profesori egjiptian rrëmben avionin për të takuar ish-gruan, arrestohet
Nga Arkiva
Ka përfunduar rrëmbimi i avionit të EgyptAir, që u detyrua të ulej në Qipro.
Lajmi është bërë I ditur nga mediat ndërkombëtare që konfirmojnë lirimin e 81 pasagjerëve me të cilëve 8 amerikanë, 4 britanikë dhe holandezë, 2 belg, një Italian dhe 30 egjiptian.
Autori është Ibrahim Samaha, 27 vjeç me kombësi të dyfishtë, egjiptiane dhe amerikane.
Pas negociatave me rrëmbyesin, është mësuar se ai është një professor veterinerie në Universitetin e Aleksandrisë në Egjipt.
Shkak për rrëmbimin dyshohet se është një histori dashurie, pasi ai kërkoi që ti dorëzohet një letë prej katër faqesh ish-gruas së tij qipriote e quajtur Marina.
“Nuk është një terrorist por një idiot”. Kështu deklaroi një funksionar i ministrisë së jashtme Egjipriane, që shtoi se autoritetet qipriote konfirmuan se nuk kishte eksploziv në avionin e marrë peng.
Ndërkohë edhe presidenti i Qipros Nikos Anastasiades tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me terrorizmin.
Pak orë pas pengmarrjes, gjithçka përfundoi me arrestimin e autorit që detyroi devijimin dhe uljen e avionit.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento