Ulje temperatuarash në vijim, këto zona të Shqipërisë do përfshihen nga shtrëngata dhe stuhi

August 18, 2017 11:19

Ulje temperatuarash në vijim, këto zona të Shqipërisë do përfshihen nga shtrëngata dhe stuhi

Masat ajrore afrikane janë rikthyer sërish, duke regjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius në zonat bregdetare.

“Këto masa ajrore të nxehta do të qëndrojnë deri ditën e shtunë. Edhe e premtja do të ngelet në të njëjtat kushte atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me temperatura të larta që do të ruhen deri të shtunën. Piku do të kapë deri edhe 38 gradë Celsius”, thotë Esona Gjoni, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, për Top Channel.

Të dielën pritet që në zonat verilindore të ketë reshje shiu, por këto jo në zonat bregdetare. “Do të kemi mot llimisht me kthjellime, më pas me vranësira drejt shtimit, që do të nxisin reshje shiu në mesditë dhe pasdite në pjesën veriore dhe veriperëndimore.

Ndërsa gjatë natës vonë do të ketë reshje shiu, pjesërisht shtrëngata dhe stuhi, këto të përqëndruara në pjesën verilindoreSa i përket jugut të vendit, ai do të jetë më pak i prekur”, tha më tej Esona Gjoni. Ditën e hënë do të ketë ulje të temperaturave me 5-6 gradë Celsius.

“Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ditën e hënë, prej 6-7 gradë Celsius. Gjithashtu do të ketë edhe erë të vrullshme në bregdet me një shpejtësi edhe mbi 15 m/s.

Në det të hapur do të kemi dallgë me forcë 5-6 ballë”, deklaroi Gjoni. Temperaturat do të nisin të ngrihen në mënyrë graduale në mesin e javës që vjen.

August 18, 2017 11:19
Komento

1 Koment

  1. NAIMI August 18, 11:37

    Po cfar gazetaresh jane keta mor aman. Po nuk merret vesh se c’thone e cduan te thone . OOOO zot qe nuk ke asnje gje per se mbari vetem rrumpall gjiithandej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*