Ulqini: Në PS, asnjë kriminel. PD-ja të japë shpjegim për baltën që hodhi

May 30, 2016 11:40

Ulqini: Në PS, asnjë kriminel. PD-ja të japë shpjegim për baltën që hodhi

Musa Ulqini kërkoi nga Partia Demokratike “që të japë një shpjegim për baltën që hodhën mbi përfaqësuesit e popullit në Parlament” për dy vite me radhë.

Deputeti socialist deklaroi nga selia e partisë së tij: “Partia Socialiste miratoi ligjin e dekriminalizimit dhe sot shqiptarët janë bindur se nuk ka jo 19, por asnjë kriminel në Partinë Socialiste. Për këtë arsye, PS kërkon nga PD që të japë një shpjegim për baltën që hodhën mbi përfaqësuesit e popullit në Parlament. Aq më tepër që Flamur Noka dhe Arben Ristani nuk dhanë asnjë shpjegim për dënimet e tyre”.

“PD hesht për të sajët dhe baltos të tjerët. I kujtoj Bashës se misioni i opozitës është të thotë të vërtetën sepse në pushtet nuk vihet duke përbaltur kundërshtarët”.

May 30, 2016 11:40
Komento

2 Komente

  1. naku May 30, 11:55

    Z. Ulqini! Spo ju kuptojme dhe jeni bere vertete banal me deklarata qe,realishte mbrojne koleget tuaj te zhytur ne pislleqe. Cduhen deklarata te tilla!? Te paafte deri ne mosekzistence! Dekriminalizimi ska nevoje per deklarata por,zbatim. Zbatiheni e mos beni lojra qe na beni te themi:Harram voten o te paafte!

    Reply to this comment
  2. thanas May 30, 15:19

    Uau (wow), po flet Ulqini! Njeriu per te cilin, kam respekt, pasi eshte njeri me buonsens, i ndershem (me duket), por pa personalitet. I dha teseren e partise Rames, tre dite para se te kandidonte per kryetar partie (duke e quajtur edhe dosmosdoshmeri te partise per rebelizmin e tij) dhe ky i fundit e zbythi. Pastaj, nuk e di se per ç’arsye (e di vetem Musai), Rama e afroi prape dhe ky e pranoi. Nuk duhej. Po qe se na lexon, te pershendes Musa!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*