Ulqini: Veliaj, model suksesi, ka mbështetjen e gjithë socialistëve dhe koalicionit

June 18, 2015 11:56

Ulqini: Veliaj, model suksesi, ka mbështetjen e gjithë socialistëve dhe koalicionit

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar zemrat jo vetëm të të rinjve, por edhe të gjithë atyre figurave që kanë bërë historinë e Partisë Socialiste, dhe që në zhargonin gazetaresk njihen edhe si senatorët e PS-së. Pas mbështetjes së hapur që dhanë disa ditë më parë një sërë prej këtyre figurave, si ish-kryeministri Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Luan Hajdaraga, apo Maqo Lakrori, me superlativa për të ka folur edhe një prej socialistëve më të vjetër, ish-kryetarit të PS-së së Tiranës, Musa Ulqini.

Gjatë një interviste dhënë për gazetën “Panorama” ai ka vlerësuar se kandidimi i Veliajt ishte i mirëpritur nga të gjithë socialistët, të rinjë dhe të vjetër. “Kandidimi i tij është mirëpritur gjerësisht jo vetëm nga socialistë të vjetër dhe të rinj, por edhe nga gjithë mbështetësit e partive të koalicionit. Ajo që më bënë përshtypje nga imazhet e transmetuara nga shtypi, mediat elektronike dhe rrjetet sociale është se mbështetësit më entuziastë të Erionit janë të rinjtë. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe për ta ai veç të tjerave është një model suksesi”, – shprehet Ulqini.

Si një njohës i mirë jo vetëm i strukturave partiake të Tiranës, por edhe i proceseve të mëparshme zgjedhore, Ulqini ka theksuar se fushata e bërë nga Veliaj në kryeqytet është qytetare dhe mbi të gjitha e bazuar jo në strategjinë qëndrimeve dhe deklaratave agresive, por mbi ide dhe një program konkret për mënyrën sesi mund të zhvillohet qyteti. “Padyshim që fushata që zhvillon në Tiranë, kandidati i Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj ka më shumë ritëm, rini, argument, ngjyra, thelb, besim dhe entuziazëm.

Cilësia e fushatës së Erionit është padyshim e lidhur ngushtë me cilësinë e stafeve që e mbështesin atë, me socialistë e progresistë, me vullnetarë e qytetarë të paangazhuar që besojnë te alternativa e tij për Tiranën. Por kjo cilësi e fushatës përcaktohet në thelb nga vetë Erioni, i cili, nga viti në vit gjatë angazhimit të tij si aktivist shoqëror e përfaqësues politikë ka dëshmuar të jetë jo vetëm i aftë, por edhe plotë ide e vitalitet”, – tha Ulqini. Ai gjithashtu ka evidentuar faktin se Veliaj gjatë drejtimit të ministrisë së MSR-së arriti të ideoi dhe realizoi disa nga reformat më të prekshme për shqiptarët, siç është ajo e pensioneve apo edhe ajo e përkrahjes sociale.

June 18, 2015 11:56
Komento

2 Komente

  1. bledi June 18, 12:15

    Besoj se tani te gjithe e kane kuptuar se kush eshte kandidati i duhur per bashkine e Tiranes,ose me mire te themi kush eshte personi qe i duhet vertet Tiranes!
    Veliaj jo vetem qe di mire se kush jane problemet e qytetit dhe qytetareve te tij por edhe ka idete e duhura se si mund te cojme Tiranen ne nivelin e nje qyteti europian

    Reply to this comment
    • andi June 18, 16:46

      erion veliaj po merr beshtetje te madhe nga te gjithe eksponentt e partise socialiste dhe kjo tregon sesa popullaritet dhe sesa njeri i mir eshte erion veliaj,

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank