Ulsi Manja: S’kemi tagrin të shtyjmë 30 qershorin, PD në kohë të regjistrojë kandidatët

May 15, 2019 21:12

Ulsi Manja: S’kemi tagrin të shtyjmë 30 qershorin, PD në kohë të regjistrojë kandidatët

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, në Ora News ka shpjeguar se nuk kanë tagrin të shtyjnë zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa shpjegoi arsyet pse u shtynë zgjedhjet lokale në 2007, Manja tha se opozita është në kohë të regjistrojë kandidatët.

Ne nuk kemi tagrin ta shtyjmë datën e zgjedhjeve. Përmendin shtyrjen e zgjedhjeve lokale në 2007 për certifikatat. Na i kujton ne socialistëve, shtytë zgjedhjet për certifikata me 5 javë. Po, çështja e garantimit të votës për çdo qytetar të Shqipërisë që ka mbushur 18 vjeç është detyrim kushtetues. Në atë kohë çështja e certifikatave kishte të bënte me përjashtimin nga e drejta për të votuar e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë. Sot nuk është ky realitet.

Ne kemi shtyrë edhe afatin e skadimit të kartave të identitetit për të garantuar këtë votë deri në datën 31 dhjetor 2019. Janë dy realitete të ndryshme, por që në thelb edhe në atë kohë kishin të bëjnë me garantimin e ushtrimit të drejtë së votës. PD është në kohë, le të shkojë të regjistrojë kandidatët derisa pa filluar afati zyrtar i fushatës“, tha Ulsi Manja.

Manja tha se qeveria ka qenë gjithmonë e gatshme për të dialoguar, por pa shkelur kushtetutën dhe datën 30 qershor.

Jemi të gatshëm për dialog, por jo për negociata. Negociatë do të thotë pazar dhe këtë ka kërkuar Basha nga fillimi dhe deri më sot, ndërsa dialog do të thotë të ulesh në një tryezë pa kushte për tu garantuar shqiptarëve standardet me të larta të zgjedhjeve vendore. Tani deri ku është e gatshme të shkojë mazhoranca? Gjithçka që garanton standardet e zgjedhjeve të datës 30 qershor, me përjashtim të shkeljes së Kushtetutës dhe datës 30 qershor“, u shpreh Ulsi Manja.

 

v.l/ Dita

May 15, 2019 21:12
Komento

3 Komente

  1. pirua May 15, 22:36

    Silluni me kriminelet e pd-se si sillen ata me popullin shqiptare, ndryshe perplasja do te jete e pashmangeshme. Nuk mund te na mohojne jeten ata qe na moren jeten e te afermeve tane, Sali berisha, Lulezim basha e Burri i Monika çizmes. Do ta zgjidhni ju qe u ka dhene voten populli apo do te lini vetegjysine se nuk durohet me ketu e 28 vjet qe hajdute, kriminelet ata qe firmosen e tradhetin me falje territori ne vazhdojne te na mbajne jeten ne zgrif. kemi ardhe ne kete bote qe te jetojme , por jo te rrojme si gjallesa nen kercenimin e ketyre. Dreqi ta marre nje jete eshte, keta sikur kane dhjete; por ashtu si na e moren do tu a marrim dhe ketyre ne qoftese nuk veproni si shtet sa me shpejte. Duam qetesi!

    Reply to this comment
  2. MH May 16, 00:13

    Piro!
    Fjala jote ne vesh te perendise qe krijoj shqiperine per shqiptaret.E huzava kete thenie simbas poetit te madh Shqiptare At Gjergj Fishtes.Nji jete ka njeriu dhe asht detyre e domosdoshme e njeriut ta jetoje kete te vetmen jete qe i ka takue cdo lindje te cdo njeriut.
    Matrapazet politike ne biruce te burgut sic percakton ligji i kushtetutes.

    Reply to this comment
  3. Komentuesi May 16, 00:14

    Mos pranoni opoziten te regjistroi kandidate,se neve shyqyr qe shpetuam nga ata.Mos ju luteni atyre.Le te shkone ne halen e gomarit.Jane fashista.Ata donin vete qe dolen nga parlamenti dhe nuk duan te shkojne ne zgjedhje,ju pse i luteni ketyre maskarenjeve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*