Ultimatumi i Pogba për United: Më rrisni rrogën ose më lini të shkoj te Barça

August 8, 2018 15:03

Ultimatumi i Pogba për United: Më rrisni rrogën ose më lini të shkoj te Barça

Paul Pogba i ka thënë shokëve të skuadrës te Manchester United se është i dëshpëruar për t’u larguar nga “Old Trafford” për te Barcelona.

Francezi mësohet t’i ketë dërguar një mesazh edhe zëvendës drejtorit ekzekutiv Ed Wodward për t’i thënë se dëshiron të largohet edhe pse klubi e mohon këtë.

United vazhdon të këmbëngulë që lojtari nuk është në shitje, një situatë tepër kaotike kjo për skuadrën e Jose Mourinhos dy ditë para nisjes së sezonit. E kur ka mbetur vetëm një ditë nga mbyllja e merkatos në Angli – zyrtarisht të enjten në orën 5 pasdite – United mund t’i hapë probleme vetes duke mbajtur një lojtar kundër dëshirës së tij.

Francezi mësohet se ka rënë dakord me Barcelonën për një marrëveshje që do t’i garantonte 100 milionë Euro në 5 sezone, ndërsa te United momentalisht paguhet 11 milionë plus bonuse.

Në këtë pikë është futur në lojë menaxheri i tij Mino Raiola, i cili ka bërë të ditur klubit që nëse dëshiron ta mbajë lojtarin duhet t’i ofrojë të njëjtën rrogë si Barcelona, duke u afruar edhe më shumë me më të paguarin në skuadër, Alexis Sanchez.

Italiani ia pasoi topin klubit kur deklaroi: “Nuk kam ndërmend të flas për Paul. Pyesni United”.

Ai i ka bërë presion “Djajve të Kuq” për rritjen e rrogës së lojtarit që përfaqëson që në janar, kur në skuadër mbërriti Sanchez, ndërsa tani ka edhe një kartë më të fortë në dorë, pasi Pogba rikthehet si kampion bote.

a.s/dita

August 8, 2018 15:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*