FOTO: Unaza, nis prishja e ndërtimeve

November 26, 2018 21:07

FOTO: Unaza, nis prishja e ndërtimeve

Banorët e zonës së Astirit që preken nga zbatimit i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana, kanë nisur lirimin e ndërtimeve për t’u zhvendosur në shtëpitë sociale të vëna në dispozicion nga ana e Bashkisë së Tiranës. Sot janë shpërngulur disa familje, ndërsa pritet të largohen edhe familje të tjera që tashmë kanë nisur të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës për të përfituar nga një prej programeve sociale.

Menjëherë pas zhvendosjes së tyre, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë kanë vijuar në mbrëmje me prishjen e ndërtimeve që preken, duke i hapur rrugë kështu realizimit të projektit. Lajmin e ka dhënë vet kryebashkiaku Veliaj, i cili shpreh mirënjohje për familjet e para që u zhvendosën dhe pranuan të lirojnë banesat e tyre.

Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën të përdorë! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.

Siç shihet edhe nga fotot makineritë e rënda të IMT-së dhe Bashkisë Tiranë po bëjnë shembjen e ndërtimeve dhe zhvendosjen prej aty të inerteve. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë mundur realizimin e projekti që do zhvillojë, jo vetëm gjithë zonën e Astirit, por do të sjellë dhe një çlirim të trafikut në një nga zonat më problematike të Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje të vazhdueshme banorëve të zonës së Astirit që të distancohen nga përdorimi politik që po u bën opozita dhe të aplikojnë sa më parë pranë Bashkisë Tiranë për të përfituar nga programet e saja sociale. Veliaj ka bërë të ditur se për të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie do të ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale. Gjatë ditës së sotme ai inspektoi disa nga banesat sociale në Shkozë të cilat janë bërë gati të presin familjet e zonës së Astirit.

Më poshtë gjeni pamjet nga aksioni i IMT-së

v.l/ Dita

November 26, 2018 21:07
Komento

9 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku November 26, 22:51

    Epo kjo pune, vetem dy familje paskan pranuar te ikin dhe titulli me nje here vihet ne ate menyre qe ti te kujtosh se po ikin te gjithe. Per te qene te ndershem deri ne fund, titulli duhet te ishte “Dy familje pranojne te shperngulen”.

    Reply to this comment
  2. intelektuali November 26, 22:54

    PO LENINI I SALIUT, LULZIM BASHA KU HUMBI TANI?

    sepse:

    I la talebanet proletare uzurpatore te tokave pa LIDER dhe mohoi qe ka qene ideatori i protestave bolshevike ne lufte antagoniste me kapitalin Investues tek Unaza e Madhe.

    sepse:

    Rezulton qe Partia Socialiste Kapitaliste e Edi Rames e fitoi me ne fund Luften me Proletaret talebane te Lulzim Bashes qe u zbythen nga presioni i qeverise me Investitoret barkderra dhe pasanike nga pas, po atehere:

    KUSH ESHTE I MAJTE DHE KUSH ESHTE I DJATHTE NE SHQYPNI?

    sepse:

    AS DREQI NUK E DI

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu November 27, 07:46

      “Intelektual”! Kurre nuk e kisha menduar qe une do te bija dakort me ju. Kete radhe mendoj se jeni shume i sakte dhe aferim te qofte. Flas sinqerisht: jam plotesisht i nje mendjeje me ju. Pershendetje!

      Reply to this comment
  3. Kumandari November 26, 22:55

    Hahahaha!
    Pse, nga keta u shqetesua Edi?!
    Mos Lali Eri genjeu serish, si pak dite me pare kur gjeti nje shkrim te Kadarese nga aarshivat e doktor Sinanit, ku dilet ne favor te Teatrit te Ri Project?!

    “Faleminderit Dy Familjeve te Para!” ?!!!

    Reply to this comment
  4. C'a bohet kshtu November 27, 00:35

    O “plak” i rrjedhur dhe i pjerdhur, per ty 2 familje kane ikur, por edhe te tjeret ne tokat e xanuna si shkerdhara do te ikin.
    Toka ne Tropoje e ne Kukes etj dhe toka te xanuna ne Tirane, Durres bregdet etj me ndertime te paligjeshme por te legalizuara vetem per vota.
    Keta morra i pruri Sali Kar-axhic Azemi qe iku per lesh cari, po kompesohen te paligjeshmit dhe pronaret e ligjshem presin lemoshe nga Ed Droga per demshperblime, nuk ka bythe ku te qendroj.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic November 27, 01:34

    Tegjith e dijen qe jen ne token e gabuar dhe ndertime ne kohen e Gabuar.
    Kete e dijen edhe at qe kan dal ne krye te protestuesve pasi vet keta e ka gatuar kete Corbe..
    Sa me shpejte te lirohet aqe me mire do te behet.
    Mos degjoni Berishan se ai ketu kerkon te mbroje veten e tije.!

    Reply to this comment
  6. SS November 27, 08:48

    ORE HAJVAN ERIONKAVIA KU E GJETE TI TU JAPESH PASRATE E POPULLIT VETEN PER CA VOTA ATYR SHPELLAREVE QE ZAPTUAN TOKA E NDERTUAN PA LEJE …

    Reply to this comment
  7. PPP November 27, 11:39

    Nuk mundet qe taksat tona te shkojne per te paligjshmit qe kane zaptuar tokat

    Reply to this comment
    • Kumandari November 27, 17:01

      O e nderuar P e Partise se Punes!
      Kete themi edhe une e Plaku Xhuxhumaku, qe eshte deri e fisme dhe gjithnje ka qene superior intelektualisht nga ju, edhe kur keni qene ne sundim me te Pa-Udhin e Madh!
      Kete themi: pronat jane te atij qe i kishte me shkrese e me Bese para se Shqiperia te pushtohej nga barazitizmi, dhe te niste sundimin “Toke e Xanun”!
      Komunistet zune tokat e pronareve legjitime dhe Saliu, si njeriu juaj qe ishte, kete praktike kishte mesuar e ate perdori: Tokat jane te PPP!
      E mendoni ju, sa mire do ishim te tere, sikur qysh ne krye te heres, qysh ne 1945-en, ne mos atehere qysh ne 1985-en (pasi Iku pergjithnje Qoftelargu), ne mos atehere se paku me 1991-in, te shkonte haka te i Zoti, prona te pronari, te pronari i mesem, jo ai i madhi fare, se ai prishte ekuilibrat perandorak!
      Nese do kishte pronare Tirana e kudo Shqiperia, Saliu nuk do bente darovi me pronat e te tjereve, as Edi Juaj nuk do legalizonte pronat e ndertimet pa leje ne pronat e te tjereve, dhe qeverite e tyre nuk do kishin dhimbje kryesh dhe ju komentues bashke me mua dhe Plaku Xhuxhumakun do flisnim per arte dhe muzike qe ta benim edhe shpirtin te bukur, si dikur!
      Ndaj, mos i besoni ata, edhe Saliun edhe Edi, kete o burra, kete qe kemi sot mbi krye, qe u kujtua sot per Shqiperine e Madhe, kur nuk ujdis dot Shqiperine e vogel, Londinezen!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*