“Unaza e Re”, dita 63 e protestës/ Apeli i Balliut: Të hënën, të bashkohemi me studentët

January 5, 2019 17:57

“Unaza e Re”, dita 63 e protestës/ Apeli i Balliut: Të hënën, të bashkohemi me studentët

Ka nisur rreth orës 17 protesta te “Unaza e Re” në kryeqytet, që sot shënon ditën e 63.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta, si dhe kërkojnë rrëzimin e projektit.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të protestës, u bllokua trafiku.

Deputeti demokrat Klevis Balliu ishte prezent në protestë, duke mbështetur banorët.

Ai ka bërë apel për bashkim me studentët, që kanë lajmëruar se të hënën rinisin protestat.

“Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen”, tha Balliu.

Ligjvënësi demokrat i ka bërë thirrje edhe kryeprokurores Arta Markut për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës, që rezultoi se u mor nga një kompani pas falsifikimit të dokumenteve.

v.l/ Dita

January 5, 2019 17:57
Komento

8 Komente

  1. safeti kavaje January 5, 18:02

    o dio, kush fton qytetaret ne mitingje dhe tek studentet ??/
    o PD ke rene ne gropen e halesë, turp turp, turp, turp.
    Basha te largohet nga partia se e beri lesh e li.

    Reply to this comment
    • Universiteti "UFO" January 5, 19:19

      Ballinjte, ate e bir, jane si furtarret e zeza qe futen ne dollapin e ushqimeve dhe peshtyjne e infektojne gjithcka te ngreneshme. Pasi infektuan PD-ne po kerkojne te kthejne protestat e studenteve ne gjelle qenesh.

      Reply to this comment
  2. Jimi January 5, 18:37

    Qe ju doni ti bashkoheni protestes se studenteve, kete e morrem vesh, por puna eshte se, a duan studentet qe ju tu bashkangjiteni si zorre? Studenteve as ju’a ndjen fare per ju.

    Reply to this comment
  3. Taraboshi January 5, 18:45

    udheheqesi i ri i proletariatit te Astirit Klevis Balliu.Lum per kete popull qe ndjek udhezimet e tij dhe te anetarit te PPSH Fari Balliu.

    Reply to this comment
  4. Amerikani January 5, 18:54

    Eshte nje shaka me doza idiotesie t’i numerosh ditet djalit te Fahriut dhe zabtuesve te pronave te te tjereve dhe qesharake kur thuhet se keta dallkauke e ” duan Shqiperine , pa Edi Ramen!” 🙂

    Po çlidhje ka kjo paçavure qe po ndodh aty me Shqiperine dhe shqiptaret!!??

    Me dallkauket si puna e djalit te Fariut, Po…

    Reply to this comment
  5. ce January 5, 18:56

    Mjerë ju o shpellare sa poshtë keni rene, ju drejton nje plehre

    Reply to this comment
  6. Shpellaret jashte Tirones ! January 5, 21:36

    KTO QENIE TOXIKE

    NE SHOQERISE SHQIPTARE

    KANE HELMUAR E VAZHDOJNE TE HELMOJNE

    ATMOSFEREN SHQIPTARE

    KAFSHERIA E SHPELLAVE DUHET TE

    RIATDHESOHET SHPELLAVE MENJIHER

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim