Thellohet mega-skandali i Unazës, ja çfarë raporton Zëri i Amerikës

January 9, 2019 20:35

Thellohet mega-skandali i Unazës, ja çfarë raporton Zëri i Amerikës

Armand Mero – VOA

Në Shqipëri zbulohen detaje të tjera lidhur me kompaninë DH Albania e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumenta të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunwel Haberman. Zëri i Amerikës ka siguruar informacione që dëshmojnë se administrata shqiptare ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit në zbatim, duke nisur procedurat, përpara se vetë kompania të rregjistrohej zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Në fund të dhjetorit, duke folur për rastin e kompanisë DH Albania, kryeministri Rama deklaroi se “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai.

Që prej momentit, kur emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24, zbuloi në fillim të dhjetorit, se kompania DH Albania kishte fituar 30 milionë Euro në dy tendera përmes një serie dokumentash të falsifikuara, në disa dalje publike kryeministri Edi Rama i mëshoi faktit se bëhej fjalë, sipas tij, thjesht për një mashtrim nga ana e kompanisë. Tenderat e fituar u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë.

Por informacionet e siguruara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se institucionet shqiptare duket se janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore.

Sipas një përgjigjeje zyrtare, që Ministria e Infrastrukturës i ktheu kërkesës për informacion nga Zëri i Amerikës, rezulton se “Shoqëria DH-ALBANIA, degë e shoqërisë së huaj, me kërkesën e saj të datës 13.07.2018, shoqëruar me dokumentacion përkatës, ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim”, thuhet në shpjegimin dhënë për Zërin e Amerikës.

Referuar faqes zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës, në seksionin për formularët e aplikimit për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, (http://infrastruktura.gov.al/formular%20aplikimi-3/) në kërkesat e renditura për aplikim, pika b) parashikon dhe paraqitjen e “esktraktit historik, apo ekstraktit për të dhënat e subjektit të rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me të cilën dëshmohet ndër të tjera, lidhja e shoqërisë së krijuar, që kërkon të licensohet, me atë të vendit të origjinës që disponon licencë profesionale, veprimtaria dhe statuti aktiv i shoqërisë”.

Por më datë 13 korrik, kur është bërë aplikimi, shoqëria DH Albania ishte ende inekzistente. Referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, data e saj e regjistrimit figuron 18 korriku 2018, me përfaqësues një 26 vjeçar të panjohur Avdjol Dobin. Është e pakuptueshme se si Sekretariati i Komisionit të Licencave, ka nisur procedurat mbi një entitet, që deri në atë moment nuk ekzistonte. Sikundër është e paqartë, se çfarë dokumetacioni, kompania ka paraqitur për t’u identifikuar si DH Albania, duke qenë se e ka patur të pamundur të dorëzojë një ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Komisioni i Licencave, i cili drejtohet nga Gerta Lubonja, e emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka në përbërjen e tij dhe tre drejtorë të Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjitikës. Bazuar në afatet kohore të ushtrimit të aktivitetit të tij, të publikuara deri pak ditë më parë në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës (http://infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/aAFATE.pdf ) “dokumentacioni i shoqëruar me material përmbledhës të hartuar nga sekretariati teknik, i vihet në dispozicion anëtarëve të Komisionit 3 ditë pune përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes”.

Licenca për DH Albania është dhënë në mbledhjen e datës 30 Korrik, e cila ka qenë ditë e hënë. Për pasojë, dokumentacioni për të, do të duhej t’i dorëzohej Komisionit, të paktën më 25 korrik. Por sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, DH Albania, i ka plotësuar dokumentat vetëm më 27 Korrik.

Shkeljet në favor të DH Albania, bëjnë të mendosh se Komisioni e ka patur të qartë se nuk po ndihmonte thjesht të riun Avdjol Dobi, por njerëzit real që qëndrojnë pas kësaj kompanie. Një seri të dhënash ngrejnë dyshime të forta që të çojnë tek biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Që nga lidhjet familjare mes të dyve, të fakti se punonjës së kompanisë Gener 2, të zotit Ulaj janë angazhuar në plotësimin e dokumentacionit të DH Albania-s e deri te pagesa që GENER 2, siç dëshmoi një investigim i BIRN-it, ka bërë për llogari të kësaj kompanie.

Prokuroria e cila po heton si për krimin e falsifikimit ashtu dhe për atë të shpërdorimit të detyrës, nga ana e institucioneve të përfshira, nuk ka mundur ende të thërrasë Avdjol Dobin i cili, të paktën zyrtarisht, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria.

 

January 9, 2019 20:35
Komento

9 Komente

  1. Edkokaina January 9, 18:58

    Mbrapa Avdjol Dobit mund te jete Bashkim Ulaj por mbas Bashkim Ulajt eshte damian gjinkuri dhe edkokaina,
    me destionacion te fundit ke Banka e Lindes qe beri edkoakinen me shtepi.Sepse eshte edkokaina mbrapa
    Avdjol Dobit eshte arratisur ai ne drejtim te paditur ndryshe do ti kishin vene prangat nga dita qe u denoncua
    ne emisionin te paekspozuarit.Tridhjete milion euro vjedhje dhe edkokaina thote ku eshte korrupsioni.

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 9, 19:08

    Po pse ke ka kapur prokuroria servile shqyptare:

    Bosat e laboratorit te kokaines ne Xibrake qe kishin emeruar si administrator Ermal Hoxhen, nipin e Enverit dhe Nexhmijes qe u kap me presh ne duar nga gjermanet dhe qe edi Rama me Taulant Xibraken e qiten nga burgu dhe e lane te lire?

    apo:

    Bosat e kokaines me banane te Mamurrasit qe i derguan Taulantit prej Librazhdi nje Toyota te mbushur me miliona euro

    apo:

    200 milionet e Edi Rames ne llogari bankare ne dhe te huaj ne emer te vellait te tij qe OSBE i raportoi si pare droge do kohe me pare?

    sepse:

    Dime vetem qe Prokuroria servile shqyptare i eshte vene ne ndekje vetem Komisarit te Policise Dritan Zagani qe ne krye te detyre zbulpo Ministrin e Edvinit, Saje Qorri si Kapobande droge te habilajve dhe Komisarin tjeter Emiliano Nuhu qe guxoi te kallezoje per perdhunuesit e Krujes, deputete te Edvinit ne telenovelen Xhisiela dhe qe Kryeministri Yne me baba kriminel te Enverit e shpalli ARMIK te popullit vetem sepse tregoi te verteten dhe kreu detyren.

    Reply to this comment
  3. mirel January 9, 22:00

    Domethene Edi Rama genjen hapur publikun shqiptar, organet e shtetit dhe mbron ne menyre te paligjshme gjithe systemin per te cilin ka pergjegjesine ligjore.
    Kjo e inkriminon zyrtarisht Edi Ramen.
    Eshte e kote qe nje hajdute I tille te rrije kryeminister. Nuk duhet te jete ceshtje kohe, sepse qe ne momentin qe ai genjen hapur per institucionin dhe dokumentacionin e kompanise kjo pune ka marre fund.
    Rama eshte I paligjshem
    Le te merret sa te doje me demaskimin e studenteve ne FB, I ka duart dhe gojen te zena me faktin qe fsheh dhe mbron publikisht aferat korruptive te institucionit qe ai eshte pergjegjesi kryesor

    Reply to this comment
  4. bart72 January 9, 22:58

    Po shqiptaret jane komunista prandaj edi dijareja apo Edi kokaina i biri kristaqit eshte ok

    Reply to this comment
    • mirel January 10, 15:19

      Jane “demokrate” ballista
      Prandaj Shqiperia mori tatepjeten se ne kohen e komunizmit Ramuti do kish ngrene plumbin. U turret ju si qente, u turr dhe Ramuti pas jush, te PDja me fillim, sigurisht.

      Reply to this comment
  5. Arben January 10, 06:48

    Litari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litariLitari litari litari litari

    Reply to this comment
  6. met bathorja January 10, 14:45

    Mbas Avdjol Dobit jane te gjithe politikanet e mwdhenj shqiptarw,hajdutwt me narg te pangijshem,te veshur me pushtet te pakontrolluar e kufizuar si Edi Rama,Sali Berisha,Ilir Meta, Monika Kryemadhi,Damian Gjiknuri,etj tw tjerw oligarke qe po u shqyhen xhepat nga parate e gjakosura te ketij populli fukara.U ardht Amerika dhe zoti hak ishallah.

    Reply to this comment
  7. Drenova January 10, 22:02

    Në fund të dhjetorit, duke folur për rastin e kompanisë DH Albania, kryeministri Rama deklaroi se “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai.
    Ky konstaim i Rames verteton plotesisht se ai o eshte i PA AFTE si kryeminister,si politikan ose eshte bashkepuntor ne kete mesele!
    Jo more zoti kryeminister,se qeveria nuk gjykohet vetem nga mënyra sesi reagon në momentin kur fakti konstatohet,por me percaktuesja dhe me e denueshmja eshte se pse qeveria nuk e kapi vete e para fallcifikimin,se pse nuk i ka bere aktet ligjore e nenligjore te sakta ku mafioze te huaj apo te shtetit te mos kene asnje mundesi te grabisin milionat e shtetit!
    Ja per kete pune je kryeminister ti e jo per t’i bere ashiqare Vucicit apo TSIPRAS!
    LERI DENGLAT,POR NE SE I KUPTON FAJET E TUA DUHET TE KERKOSH NDJESE,NDERYSHE PROKURORIA DUHET TE MARRE EDHE TY SI I PANDEHUR!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*