Unaza e vogël, Bashkia e Tiranës: Ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit

March 15, 2016 12:53

Unaza e vogël, Bashkia e Tiranës: Ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit

Për të siguruar mbarëvajtjen e punimeve për ndërtimin e projektit të Unazës së Vogël, Bashkia e Tiranës ka marrë disa masa për organizimin e qarkullimit të automjeteve. Për këtë arsye Bashkia e Tiranës njofton se qarkullimi i automjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti “Luigj Gurakuqi” deri në rrugën e “Dibrës”, do të bëhet i kufizuar sipas planit lëvizës më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti rruga “Dibrës” me rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:

– Në kryqëzimin e rrugës “George.Ë.Bush” me rrugën “Luigj Gurakuqi”, drejtim i detyruar majtas dhe djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George.Ë.Bush”, drejtim i detyruar drejt.

– Rruga “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Barrikadave”, me dy sense lëvizjeje dhe do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.

– Segmenti pas pallatit të Kulturës, ana veriore e saj, do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e punimeve.

– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën pas pallatit të Kulturës, drejtim i detyruar drejt dhe djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës sheshi “Skënderbej” me rrugën “Luigj Gurakuqi” te xhamia, drejtim i detyruar drejt.

– Segmenti i rrugës “Qemal Stafa” nga rruga “Barrikadave” deri te rruga Saraçëve do të ketë akses hyrës vetëm nga rruga “Kostandin Kristoforidhi”.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:

– Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet pas Pallatit të Kulturës.

– Stacioni ekzistues te rruga “Barrikadave” kalon te segmenti rruga e “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Bardhok Biba”. /H.M/ Dita

March 15, 2016 12:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim