Unë anglezja, mike e shqiptarëve që votova kundër BE

June 27, 2016 10:33

Unë anglezja, mike e shqiptarëve që votova kundër BE

Nga Xhevdet Shehu

Me historianen e njohur angleze, Miranda Vickers, si dhe me Profesorin e Universitetit të Oksfordit, James Pettifer, unë kam një letërkëmbim të rregullt prej shumë vitesh, natyrisht për çështje historike, kryesisht ballkanike dhe shqiptare. Muajt e fundit ky këmbim mendimesh dhe idesh ka qenë i fokusuar thuajse tërësisht me referendumin që pritej të zhvillohej në Mbretërinë e Bashkuar për daljen nga BE. Bindja e tyre ishte thuajse e palëkundur se britanikët do të votonin pro daljes. Tashmë që referendumi u krye dhe dihet botërisht vota në shumicë e britanikëve, qëndrimi i miqve të mi anglezë është më i qartë dhe më i argumentuar për arsyet e këtij votim.

Në vijim, po jap thuajse të plotë letrën që më dërgonte Miranda dje nga Londra:

Unë personalisht jam e kënaqur me rezultatin, por natyrisht që shumë njerëz nuk janë. Kjo do të ketë pasoja shumë të rënda si për Mbretërinë e Bashkuar dhe për Europën. Sepse kjo mund të thotë shpërbërje e Mbretërisë së Bashkuar, për shkak se Skocia do të ketë një referendum për të shpallur pavarësinë e saj nga Britania, ndërsa ne të gjithë e dimë që përfundimisht skocezët do të votonin për ta lënë Mbretërinë e Bashkuar, sapo të marrin dritën jeshile se mund të rinegociojnë anëtarësinë e Skocisë në BE jashtë Britanisë së Madhe, dhe të sigurohen se çmimet e naftës do përmirësohen për ta.

Gjithashtu, dalja e Britanisë mund të nënkuptojë eventualisht edhe fundin e Bashkimit Evropian, nëse vendet e tjera si Holanda dhe Suedia bëjnë gjithashtu referendume për të lënë BE-në. Ka gjithashtu një pakënaqësi të madhe midis shumë vendeve të BE-së, duke përfshirë këtu Italinë dhe Francën, që lidhet me qëllimin e BE-së për zgjerim më të madh për të përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Por, mbi të gjitha, ne jemi të gjithë shumë kundër idesë së Turqisë për t’u bashkuar me BE-në, e cila do të ishte një katastrofë.

BE-ja është një institucion shumë jodemokratik, që qeveriset nga zyrtarët e pazgjedhur që bëjnë ligjet në emrin tonë, të cilat janë kryesisht në interes të BE-së dhe jo të vendeve të veçanta. Në Angli ne kemi tani më shumë se 2 milionë emigrantë të Europës Lindore dhe ata janë të gatshëm të punojnë për rroga shumë të ulëta, duke dëmtuar punëtorët britanikë; dhe ata janë kryesisht të rinj që kanë fëmijë dhe ata kanë mbushur shkollat tona duke e bërë gjendjen e tyre kritike. Mikesha ime më e mirë është një mësuese e shkollës fillore dhe dhjetë vjet më parë ajo kishte një klasë me 24 nxënës, ndërsa tani ajo ka 36, shumica e të cilëve nuk e flasin gjuhën angleze si gjuhë të parë. Këta emigrantë kanë rritur trysninë e tyre në shërbimet tona të strehimit, spitalet, dentistët dhe shërbime të tjera sociale. Kjo është arsyeja pse kemi dashur dhe t’i jepet fund lëvizjes së lirë të njerëzve brenda BE-së, por, kur David Cameron shkoi në Bruksel për të kërkuar ndalimin e lëvizjes së lirë, ata refuzuan.

Këto janë disa nga arsyet pse populli britanik votoi të largohet nga BE-ja.

Unë e di se Shqipëria dëshiron shumë të bashkohet me BE dhe nëse BE-ja i mbijeton daljes së Britanisë dhe ndoshta të vendeve të tjera, atëherë mund të ketë një të ardhme për Shqipërinë në BE . Megjithatë do të duhet të shohim se si gjërat të zhvillohet në muajt e ardhshëm.”

June 27, 2016 10:33
Komento

17 Komente

  1. ??? June 27, 10:51

    Bashkimi Europian kete ka moj Miranda, levizjen e lire. Eshte njesoj si levizja ndermjet shteteve te bashkuara ne Amerike.
    Qartazi ti paske probleme nacionaliste. Po 1.35 million Britanik qe jetojne ne Spanje cfare duhet te bejne sipas teje?
    Fakti qe shumica e votes “leave” erdhi nga klasa e ulet sociale dhe ekstremi i djathte ka vetem nje tregues, urrejtjen kunder te gjitheve edhe kur Europianet ju pranojne dhe ju respektojne ne vendet e tyre.

    Reply to this comment
    • amerika June 27, 13:22

      Me vjen keq zoteri qe krahason Ameriken me EU. Ka nje ndryshim si nata me diten. Amerika ka nje kushtetute, ne EU cdo shtet ka te tijen, ne Amerike ka nje ushtri, ne EU cdo shtet ka te tijen pa folur per te tjera por themelore eshte se senati Amerikan ka 2 perfaqesues per cdo shtet, ne EU varet nga popullsia. Pra po te jene Germania, Franca dhe Italia ne nje mendje te tjeret te bejne shure. Ke pare ne amerike qe te takohen guvernatoret e New York-ut dhe te Texas-it per te vendosur se cduhet te behet ne Amerike sic behet ne EU kur Germania dhe Franca perpilojne dokumentet dhe te tjeret te vene pas tyre, kjo eshte demokraci.

      Reply to this comment
      • ??? June 27, 16:45

        Nuk e kuptova se ku doje te dilje me kete koment!
        Une mora USA si shembulll per levizjen e lire dhe jo si shembull politik. Se cfare ngaterron ti, nuk ka lidhje fare me ate qe them une!
        UNE E KAM ME KSENOFOBINE DHE NACIONALIZMIN QORR TE SHUMICES SE SHOQERISE ANGLEZE NE VECANTI DHE BRITANIKE NE TERESI.

        Reply to this comment
      • Robi June 28, 00:11

        Amerikes i eshte dashur me shume se nje shekull per te realizuar ate shtet qe eshte sot, si e njeh ti, pra leri edhe europes te drjten e nje shekulli, per t’u realizuar plotesisht.

        Reply to this comment
    • Kali Tropojes June 27, 16:55

      Me duket se te qenka krisur xhami i syzeve, zonja pickecuditese! Heren tjeter ben mire t’i lexosh mire ato qe shkruhen para se te komentosh.

      “BE-ja eshte nje INSTITUCION jo shume demokratik…” – eshte shprehur historiania ne letren e saj.

      Keshtu pra, qe te vesh shenjen e barazimit midis shteteve te bashkuara dhe nje institucioni kaq delikat sic eshte ky qe sapo braktisen britaniket, me shfaqesimin se te dyja kane si parim levizjen e lire (po pse zonja pickecuditese , kush ta ka ndaluar deri tani te lush lirshem…), eshte trapllek me plot kuptimin e fjales.

      Reply to this comment
  2. andromeda June 27, 11:17

    Miranda, pse s’përmend faktin skandaloz që për hir të qëndrimit në BE, Greqisë në krizë iu desh të merrte nga BE miliarda euro që të srtabilizonte gjoja ekonominë e një vendi aleat. Këto ndihma miliardash kush i paguante-natyrisht shtetet e fuqishme si GB. Ju duhet të paguanit për shkak të një krize financiare që desh e çojë Greqinë në një faliment të plotë, ndërsa grekët e kamur as e vrisnin mendjen për të ndihmuar atdheun e tyre por u majmën edhe më shumë nga ndihmat e BE. Sejcili shtet ti dalë për zot vetes dhe fiton ai komb që historikisht ka udhëhequr diplomacinë botërore.

    Reply to this comment
    • Falcon June 29, 08:18

      @Andromeda GB nuk kontribuoi në huan e Greqisë sepse nuk është Euro zonë. Sidoqoftë UK është kontributi I dytë për nga shuma në buxhetin e BE

      Reply to this comment
  3. Neutral June 27, 11:19

    ” BE eshte institucion shume jo-demokratik qe qeveriset nga zyrtare te pa zgjedhur ( te emeruar ), qe qeverisin ne emrin tone ne interes te BE e jo te vendeve te vecanta ” –
    Permbledhje mjaft koncize nga zj. Vickers qe tregon thelbin e kesaj BE. Kete politike po e perjetojme 25 vjet pa qene anetar te BE, por vetem parcele e eksperimenteve te politikes saj me ne.

    Reply to this comment
  4. logjika June 27, 11:57

    Shumr kontradiktore ne mendime kjo mikesha jote profesoreshe, more Xhevdet Sheu. Une ju dua juve, por nuk dua ate qe doni ju ! thote profesoreshe e universitetit.

    Reply to this comment
  5. . June 27, 13:00

    ti zonje., i do shqiptaret si shprehje gjografike.

    Reply to this comment
  6. Maverick June 27, 15:35

    Shume respekt per historianen per paraqitjen me vertetesi te ngjarjeve te vitit te mbrapshte ’97, POR ne te njejten kohe perbuzje deri ne perzierje stomaku per keto “xhevahire” raciste, trushkulje intelektuale qe kundershton veteveten ne çdo paragraf. Si pefundim, vetem urrejtje per ty moj IDIOTE.

    Reply to this comment
  7. EMY June 27, 16:54

    Si gjithmone dhe ne keto kohe gjenden arsye te forta dhe te mira si per nje vendim kundra ashtu edhe pro dickaje. Ceshtja qendron se nga peshojne interesat e atyre qe kane konkretisht pushtetin ne Britani dhe qe nuk duan ta humbasin edhe per ca shekuj te tjere.

    Reply to this comment
  8. LILOLABJA June 27, 17:14

    Hipokriteeeeeeeeeee ,me sa kuptoj kjo ka alergji nga emigrantet europiane ,por jo nga emigrantet arabe qe duartrokiten rezultatin e referendumit. E vetmja menyre qe ata do te mundin ti bashkangjiten Britanise pasi kane 2 vjet qe presin ne Pas de Calais .Kesaj e dashur maloke britanike i thone ksenofobie ,evolucioni pamjen nuk ua ka ndryshuar ,por shpresoja se ju kishte evoluar truri por ju keni mbetur akoma ne shekullin e 15 -te .
    Udhe te mbare do bejme dhe pa ju!Doni s’doni ju njerezit do ti shembin kufijte ,koha e qytetare te klasit pare ka mbaruar doni sdoni ju . Ju me zemer kaq te vogel nuk fituat asgje me teper se te zvoglonit dhe Angline ashtu si shpirtin tuaj.
    Jeni per te ardhur keq
    See you later.

    Reply to this comment
  9. Punetori June 27, 19:06

    Kjo Miranda s´eshte gje tjeter vecse nje femer ne menopauze qe , pervec kesaj , ka qene tere jeten e saj edhe e frustruar sexualisht . Per kete aresye eshte teper kontradiktore ne kombinimin e logjikes me te drejten e te verteten . Kete e kam vene re ne te gjithe shkrimet e saj .
    Ndoshta epshi i madh fiziologjik dhe i pa realizuar e shtyn te shkruaje e te flase si Mesila Doda . Ha ha ha !

    Reply to this comment
  10. Turpis June 27, 20:34

    Boooo!!! Ca raciste ordinere.

    Reply to this comment
  11. fteri June 28, 06:44

    *****Britanikët kanë vendosur të zezën e tyre ,kan vulosur marrëzinë , mbylljen dhe kthimin e anglisë si para 30 vjetëve ,AVENTUR !!! shkëputëja nga BE-ja ,u arrit me propogandë në këto votime si paraqet “kjo mikesha e shqiptarve ” në këtë letër . Ky qëndrim ishte racizëm i pastërt ,të paraqesin shqiptarët si të dëmshëm për ANGLINË !!!Turpë ,shqiptarët në angëli e kan zhvilluar ekonominë dhe kulturën ANGLEZE .Me këtë divorc anglezët kanë dëmtuar rëndë në radhë të parë veten e tyre pastajë atë europën .Turp rrugë e gabuar e votimeve ka cënuar gadishmërinë dhe forcën ekonomike të europës dhe vetë Anglisë që do shpërbëhet duke i ikur islanda ,irlanda ,e uellsi,pra do të jetë më e vogël më e dëbët.përball armiqëve të mundëshëm .Amerika është e fortë sepse është e bashkuar në shumë shtete ,po të coptohet do të jetë më e dobët.*************************.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*