Unë, fajtori i pensionit tim

Xhevdet Cora May 7, 2016 10:15

Unë, fajtori i pensionit tim

“Mora vesh që dole në pension. Ta gëzosh!” – më uroi miku im në telefon.

“Ke mbi 35 vite punë, duhet të të ketë zënë pension i mirë besoj”, vijoi ai. Ashtu është, dola në pension, por ne qe kemi punuar në fshat e pavarësisht se jetojmë në qytet, nuk është nevoja të kemi pension të lartë, pasi qeveria kujdeset që ne të bujqësisë të ruajmë linjat e të mos bëhemi obezë si bashkëmoshatarët tanë qytetarë, i thashë. Një pension i lartë do të thotë konsum më shumë, do të thotë vlera ushqyese e kalori të larta, të cilat automatikisht shpien në çrregullime të sistemit tretës, në prishjen e regjimit të të ushqyerit dhe mënyrën e jetesës…

Do vijoja më tej t’i shpjegoja mikut tim mbi dëmet që do na sillte një pension i lartë, por ai më ndërpreu.

“Lëri këto! Sa të zuri? E nxjerr muajin?” – këmbënguli.

“Afërsisht sa ai që s’ka punuar fare, që merr pension social, -ia ktheva, – paguaj ujë e drita, tepron edhe për letër higjenike. Siç e shikon, qeveria para se të të japë, bën plan si të t’i marrë ato që të jep”.

“Vetë e ke fajin, – m’u kthye miku, – armik i interesit tënd ngele. Me se do ushqehesh, do të kurohesh, do ngrohesh?!” Duke më bërë mua fajtorin kryesor, për pensionin e ulët e unë ngela fajtor si ai fshatari që i vodhën lopën te komedia që luan Luftar Paja.

 

 

Xhevdet Cora May 7, 2016 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*