Unë, falsifikatori dhe fabrikuesi i monedhave shqiptare

November 20, 2020 13:54

Unë, falsifikatori dhe fabrikuesi i monedhave shqiptare

 

Pëllumb Vreka

 

Çdo shtet dihet që ka kartëmonedhën e vet me figura e pamje nacionale specifike, qofshin ato me portrete të udhëheqësve, apo me zhvillime konkrete të vendit përkatës.

Shumë shtete i prodhojnë vetë kartëmonedhat nëpërmjet shtypshkronjës së veçantë, e cila quhet “Shtyp i Thellë”. Ndërsa revistat, fletë-palosjet, etj. shtypen në shtypshkronjën që quhet “Offseit”.

Ka shtete si Anglia, Zvicra, Kina etj. të cilat prodhojnë me porosi, por me një rigorozitet të lartë e tepër sekret edhe për shtete të tjera.

Shtypshkronja më e madhe dhe me më emër sigurisht, që është në Angli, me bazë në Londër “Dela Rue House” me adresë: “3/5 Burlington Gardens, W1A1 DL”.-?

Kjo shtypshkronjë shtyp kartëmonedha dhe letra me vlerë për shtete në të katër anët e Globit dhe ne po japim një foto, të disa dhjetëra modeleve që prodhohen atje.

Kartëmonedhat e vendit tonë, fillimisht u prodhuan pas çlirimit në Jugosllavi, e cila dihet, ngulmonte për ta patur nën hijen e dinarit jugosllav, sepse ekonomia jonë ishte e lidhur kryekëput me atë të Jugosllavisë.

Me prishjen e marrëdhënieve me shtetin Jugosllav, kuptohet u ndërpre edhe prodhimi i kartëmonedhave.. Dihet që ekonomia jonë i ktheu sytë nga Bashkimi Sovjetik, ku detyrimisht do të prodhohej edhe kartëmonedha e re.

Modelet e kartëmonedhave shqiptare të realizuara nga piktorët tanë, të stilizuara nga piktorët rusë, u miratuan nga ish ambasadori ynë i asaj kohe, Reiz Malile. Ishte viti 1948.

Me kalimin e viteve, dihet që filluan të acaroheshin edhe marrëdhëniet midis dy vendeve, kështu që qeveria shqiptare, duke parandjerë se në perspektive marrëdhëniet do të kalonin në kolaps, i ktheu sytë nga shteti kinez.

Kështu në vitin 1964 erdhi partia e parë e parave të prodhuara në Kinë. Ideja e vendosjes së figurave dhe pamjeve ishte po ajo, veçse me një ndryshim historik, u ulën shifrat e përcaktimit të vlerës së kartëmonedhës me një zero e u quajt “Leku i ri”, që ne kemi pothuajse pesëdhjetë e pesë vjet dhe akoma nuk po e heqim nga përdorimi “Lekun e vjetër”!!

Kinezët, në prodhimin e kartëmonedhës, akoma nuk e kishin futur “Shtypin e thellë”, por punonin me pllaka çeliku: Mashkull-femër, të gdhendura me pantograf, sistem i cili gdhend stampate  monedhave metalike deri tek ato, mikro.

Këto kartëmonedha, herë pas here zëvendësonin kartëmonedhat e dëmtuara. Në Europë ne ishim të parët në dëmtimin e nxjerrjen jashtë përdorimit të kartëmonedhave. Të gjithëve, edhe sot, ju kushtohen shitësit e bulmetit, apo peshkut, që me duar kapin peshkun e djathin, po me ato duar merrnin kartëmonedhat shuk e i fusnin në xhepat e përparëseve, apo në sirtar!!

Akoma i kam parasysh (kur punova në Bankë) Gazin-51 të Bankës të ngarkuar me thasë me para të dëmtuara, të drejtohej për t’i djegur në furrat e Fabrikës së Tullave, bile atëherë nuk kish as grirëse letrash.

Sigurisht dihet edhe marrëdhënia e qeverisë tonë me atë kineze, të cilat u acaruan thellësisht me shkuarjen në Kinë të Presidentit Amerikan, Riçard Nikson, pra i një “vendi kapitalist”.

Në vitin 1976, u hodh në treg kontingjenti i fundit i kartëmonedhave të ardhura nga Kina. Me ndërprerjen e marrëdhënieve, u ndërpre edhe furnizimi i ekonomisë dhe sigurisht edhe i kartëmonedhave. Kështu që ne filluam të shfrytëzonim depozitat e kartëmonedhave në thesar, me kriter.

Shtetit i lindte detyra të prodhonte vetë kartëmonedhën, Dener “Për ruajtje sekreti”. Për këtë i kërkuam palës kineze të na jepte pllakat e çelikut të stampimit të formës gijoshëse të kartëmonedhës, por ata na dërguan vetëm njërën faqe, e cila pa faqen tjetër, dilte e pa vlerë. Kinezët këmbëngulën për garanci e siguri në vazhdimësinë e prodhimit të kartëmonedhës, por qeveria shqiptare, nuk pranoi.

Për këtë në Byronë Politike, u diskutua se si mund të prodhonim vetë kartëmonedhën, pasi në shtetet prodhuese “Kapitaliste, nuk kish siguri”! Aso kohe në vendin tonë, nuk kish pajisje modern kompjuterike, kështu që duhej me patjetër të gjendej një piktor-grafist, i cili t’i stilizonte me … dorë.

Në diskutim, u hodh në tavolinë propozimi i Prokop Murrës, aso kohe Ministër i Mbrojtjes, që piktorin ta siguronte edhe për siguri ushtria. Konkretisht i propozoi emrin tim. Unë ato kohë, kisha punuar në Muzeum, në prodhimin e dekoratave dhe me piktorin e famshëm e të talentuar, Fatmir Haxhiun, që bënim modelet e uniformave të reja të ushtrisë, duke u rikthyer tek gradat, pasi modeli kinez e mbaroi kohën e vet.

Me daljen e vendimit të qeverisë, Kryeministër ishte Adil Çarçani, unë u atashova në një zyrë të veçantë në Bankë dhe me një autorizim special, për të hyrë në Bankë edhe pasditeve, jashtë orarit zyrtar për të punuar.

Drejtor i Përgjithshëm në atë kohë, ishte Andrea Nako, babaxhan edhe autoritar, i cili mbante pranë kurdoherë si këshilltar një person me emrin Pjetër Kosta. Me shënime m’u dha me porosi, që modelet, të cilat do t’i përgatisja, të ishin vazhdimësi të atyre ekzistuese si nga madhësia edhe nga konfiguracioni. Për shembull, Njëqind lekëshi kishte, industrinë e rëndë në pamje. Ajo pamje do të mbetej edhe në modelin që do të përpiloja.

Modelet i realizoja me dimension origjinal dhe të punuara qind për qind me dorë. Të gjitha modelet, që realizoja i dorëzoja në Drejtorinë e Përgjithshme. Limos Malaj, një zotni i vërtetë në zanat e komunikim, bënin vërejtje për heqje, shtojca e ide të ndryshme.

Kuriozitet për të treguar aftësitë e mia në marrëveshje me Drejtorin e Përgjithshëm, realizova pesëdhjetë lekshin, që ishte në përdorim, me dimension e ngjyra origjinale, me ndryshimin e vetëm qe nr. i serisë. Ishte vetëm me zero. Letra ishte origjinale, me filigranin BSHSH dhe yll, mbasi në magazinë kishte letër kartëmonedhe me bollëk.

Këtë kartëmonedhë e futëm në mes të pakove me kartëmonedha dhe kaloi në tre arkëtarë, pa e pikasur fare, që ishte fallco. Bile pati edhe ndonjë arkëtare, e cila e trembur më tha:

-Mos na dënojnë për moskuptimin e asaj, që ishte fallco!

Pa merak i them:

-E kemi bërë me dijeni të Drejtorit të Përgjithshëm!

Pas një jave, Drejtori, Andrea Nako, më thotë:

-Nesër në orën 1000 së bashku me atë kartëmonedhën që bëre, të jesh në zyrën time, se do të shkojmë në Kryeministri!

U nisëm, shkuam në Kryeministri dhe u futëm në zyrën e Kryeministrit Adil Çarçani, ku ndodheshin pothuajse edhe gjithë ministrat.

Dihet! Unë u ula në fund të tavolinës, ndërsa Andrea Nako u afrua tek Adili dhe i tha:

-Shikoje këtë, për të cilën biseduam në telefon!

-O,po!-tha Kryeministri. Këtë ne e kemi!

Dhe pa e zgjatur futi dorën e djathtë në xhepin e pasëm dhe nxori portofolin, e hapi, nxori një pesëdhjetëshe e i bashkoi me timen.

-Ja!-tha. Kjo është!

-Është, është!-i tha Andrea. Por ka një ndryshim! Këtë e ka bërë ai!

Dhe tregoi me gisht nga unë, duke e punuar nga të dy faqet komplet me dorë.

-Mos, more!-u hodh Adili me shaka. Mos na bën ndonjë proçkë ky e na mbush dynjanë me lekë fallco!

Kuptohet pas Adilit, u gajasën gjithë sa ishin në zyrë të shefit.

-Mirë!-tha Adili. Shumë mirë! Ikni! Me ty, – m’u drejtua mua, do të shihemi përsëri, se me sa kam marrë vesh, je nga anët tona! Apo jo?

-Po, po!-ia ktheva unë dhe u larguam.

Vite më vonë, faktikisht Adili e mbajti fjalën dhe bashkë me dike nga Fushë-Bardha, andej ishte Adili, na ftoi për një drekë në shtëpinë e tij.

***

Kështu krahas skicave, modeleve dhe propozimeve që bëheshin, Këshilli i Ministrave vendosi se makineria duhej blerë jashtë dhe me një teknologji sa më të përparuar, për prodhimin sa më parë të kartëmonedhës në vend.

Në magazinat e thesarit, ku drejtor ishte Fahri Hoxha, letër kartëmonedhash kishte në sasi të bollshme, të cilat kishin edhe filigranin brenda, siç thashë më lart: B.SH.SH. dhe Yllin.

Pak dijeni për letrën e kartëmonedhave, me që jemi tek letra dhe është specifike:

-Letra e kartëmonedhës zakonisht në shumicën e rasteve, është pambuk, gati 97% të përbërjes. Pastaj 3% janë rezistencë dhe lagështi. Por ka shtete si Australia, e cila ka në kartëmonedhën e vet një përqindje të lartë asbesti(amiant), e cila kur bie zjarr, e shpëton kartëmonedhën nga djegia.

Dollari amerikan ka në përbërjen grimca metalike, që me vendosjen e llampës inkadeshente mbi të, mbyllet qarku e ndizet llampa. (Shumë shtete e futën me xone).

Rezistenca e një kartëmonedhe matet praktikisht me palosje në mes, me dy  faqe. Dhe kjo përsëritet pesëmijë e pesëqind herë e pastaj ndahet më dysh.

Zvicra, që është një nga vendet që prodhon kartëmonedha për shumë vende të botës, me seri në Lozanë, si vend neutral, që ka qenë edhe në kohën e luftërave botërore, ka prodhuar një kartëmonedhë të veçantë,(sipas autorit të modelimit) të cilën e ruan në vend sekret në gatishmëri për ta hedhur menjëherë në qarkullim, në raste lufte.

Kjo, pasi dihet historia e Gjermanisë, e cila me anën mjeshtrave hebrej, arriti të prodhonte edhe stërlinën angleze edhe dollarin amerikan.

Për këtë Çerçillit, kur i dhanë mostrat e stërlinës fallco, që sapo ishte futur në Angli dhe po qarkullonte u shpreh:

-Vonë! Shumë vonë janë kushtuar gjermanët! Po ta kishin bërë këtë para katër vjetësh, do na kishin marrë në qafë!

Kurse me dollarin amerikan, gjermanët e shfrytëzuan për të paguar agjentët e bashkëpunëtorëve, si p.sh. “Ciceronin”, Fone, të cilët mbetën në dorë milionat e dollarëve fallco.

Nejse! Në kuadër të kartëmonedhës tonë u caktua një grup, i cili do të shkonte jashtë shtetit në dy-tre vende për të parë e blerë makineri shtypi, për prodhimin e kartëmonedhës.

Në këtë kohë, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Andrea Nako, ishte emëruar Ministër, ndërsa Drejtor i Përgjithshëm, ishte emëruar një fare Kamber Myftari. Një njeri tepër negative dhe që kur fliste, nuk të shikonte kurrë në sy. Ky tip as që e kish haberin për cështjen e prodhimit të kartmonedhës, krahasuar me zv/Drejtorin Limos Malaj, i cili ishte i apasionuar pas kësaj pune, prandaj dhe procesi shkonte fjollë.

Me emërimin e Andrea Nakos ministër, në Bankë u soll nga Byroja Politike, anëtari i saj, Haki Toska, dikur Ministër i Financave.

Haki Toska do të kontrollonte çdo veprim strategjik bankar. Ky emërim, i Hakiut, u bë edhe për faktin, sepse në atë kohë ndodhi një incident financiar. Qeveria vendosi të provojë faktin në një nga bursat e Europës. Për këtë u caktuan disa milionë dollar dhe u ngarkua për të ndjekur operacionin një financier, Dhimitër Gazhga, i cili që nga “humbja” në bursë, u zhduk pa adresë nga Shqipëria dhe u ankordua në Greqi. (Kjo me të dëgjuar).

Hakiut iu dha një zyrë, goxha e madhe, ku ndonjë herë, kur mungonte Bedriu, shoqëruesi më thërriste mua për t’i bërë kafe atij dhe për vete. Për të tijën më thoshte:

-Times hidhi shumë kafe!

Edhe Hakiu pas 6-7 muajsh, më ftoi në shtëpinë e tij për drekë.

Kur erdhi urdhëri në Bankë, për caktimin e grupit, ky Kamberi, tamam Kamber, cakton tre topografë, të tre të aftë e të apasionuar pas shtypshkrimeve. Të tre të familjes Dinga. Në këtë grup, Sadik Dinga, me eksperiencën që nga koha e Ahmet Zogut, ishte djali e nipi i tij.

Por Kamberi një ditë, në korridoret e Bankës, më ndaloi e më thotë:

-Nuk është e nevojshme të të shkosh ti jashtë, mjaftojnë  ata të tre!

-Si ta gjykoni ju!-i thashë shkurt dhe u ndamë.

Pas nja dy ditësh, më thërret në zyrë miku im Limos Malaj, zv/Drejtori e më thotë:

-Ka ardhur në Bankë një shkresë nga Anëtari i Byrosë Politike, shoku Rita Marko, ku shkruhet:

“Pa qenë piktori i kartëmonedhave në krye të grupit, grupi të mos niset jashtë shtetit!”

-Kështu që bëhu gati për rrugë!

Që nga ajo ditë e në vazhdim, nuk pata më komunikim me shokun Kamber, por vetëm me Limosin.

Edhe në fotot që kemi, dalë si grup, Kamberin nuk e thirrën. Kjo duket edhe në foton, që po botojmë.

U nisëm me një çek prej pesëqindmijë dollarësh. Porosia ishte që, jo vetëm të mos tejkalohej shuma, por të kursenim në çmim ç’të mundeshim.

U nisëm për në Suedi, për të parë disa shtypshkronja, por ata në shumicën i përdornin makineri japoneze, të cilat ishin shumë të shtrenjta. Makineritë suedeze “Solna” ishin të mira e prodhonin material cilësor. Por çmimi tejkalonte sasinë e dollarëve, që kishim në dispozicion. U thamë se do të shohim edhe në Austri e do të vendosim.

Në shtypshkronjën e “Shtypit të Thellë” pamë që vetëm një cilindër i saj kushtonte njëzet e pesë mijë dollar.

Pasi ndenjëm një javë në Suedi, të akomoduar në një Motel, ata Motel quanin apartamentin e kompletuar me të gjitha pajisjet për jetesë edhe frigoriferin plotë me disa lloje konservash, etj. etj.

U kthyem në Austri. Qëndruam gati dhjetë ditë dhe pamë disa shtypshkronja. Gjatë gjithë vizitave na shoqëronte me dëshirë e me kuriozitet, administrator i shtypshkronjës së parë, që pamë, e quajtur “Mister Princi”.

Në çdo shtypshkronjë që shkonim na thoshte:

-Shikoni! Shikoni! Por më lirë e më mirë se tek ne, nuk do të gjeni!

Vlen për t’u theksuar, që grupi gjatë gjithë kohës, shoqërohej nga një përkthyes.

Dhe administrator pati të drejtë, makineria që vendosëm të blenim, ishte e firmës së tyre. Përfundimisht në para dhomën e Presidentit të Firmës, u zhvillua takim ndërmjet administratorit, përkthyesit e grupit Dinga dhe nga unë. Në tavolinë na servirën birrë dhe kikirika e biskota me kripë, që sot tek ne janë gjëra të zakonshme, por në atë kohë në Shqipëri mungonin.

-Çmimin e caktojmë katërqind e tetëdhjetë mijë dollar!-tha Mister Princi për makinerinë “Roland-2000”.

Kuptohet, Dingajt me të drejtë debatonin për ta ulur sa më shumë. Pas dy-tre orësh, Mister Princi, i nervozuar, pasi e uli deri në katërqind e gjashtëdhjetë mijë, ishte akti të ndërpriste bisedimet.

-Unë që nuk pata folur gjatë gjithë kohës, duke se mund të dilnim me duar bosh e do të jepnim llogari më vonë, i them përkthyesit:

-Pyete Mister Princin, cili është çmimi i fundit, që përcakton ai?

-Katërqind e gjashtëdhjetë mijë dollar!-u përgjigj Mister Princi.

Atëhere u ngrita e shkova tek kreu i tavolinës, ku ishte ulur Mister Princi dhe pashë që ai kishte shkruar atë shifër dhe dy vija poshtë shifrës. Ia mora stilolapsin nga   dora dhe shifrën në fjalë e futa në rreth me një firmën time nën të.

Duke parë nga përkthyesi, Mister Princi tha:

-Po ky zotëria nuk foli asnjëherë……!

-U mbyll marrëveshja!-tha përkthyesi. Ajo shumë mbetet!

Kështu ne i kursyem shtetit dyzet mijë dollarë.

Kur u ngritëm për të shkuar për drekë me Mister Princin, i tha përkthyesit:

-Na pritni poshtë tek holli! Kurse ti,-m’u drejtua mua, eja këtej!

Dhe u futëm në një zyrë, ku ishte Presidenti. (Unë dija ca gjermanisht, sepse kisha studiuar katër vjet në Gjermani, me mësuesen Maria Misja, me origjinë bullgare, një zonjë e vërtetë).

Pasi u përshëndetëm dhe Mister Princi i tha, që marrëveshja u mbyll.

Ai i tha Mister Princit:

-Pyete zotërinë, se çfarë dhurate dëshiron?

Unë, duke patur parasyshë rregullat dhe porositë, që na jepeshin kur shkonim jashtë shtetit, meqenëse kisha dalë disa herë, i thashë:

-Ne të pestë duam nga një kasetofon dore me kufje!

Ai shqeu sytë nga habia, pa nga Mister Princi dhe tha:

-Vetëm kaq?!

-Po!-i thashë unë. Kaq!

-E po mirë!-e mbylli ai bisedën. U përshëndetëm dhe u larguam për tek grupi, që na priste.

 

Pak humor serioz

Kur ikëm nga suedezët, të cilëve u thamë, se do të shkojmë në Austri, të shohim makineri të tjera e të vendosim, Sadiku harroi një këmishë të bardhë në motel.(Motel suedezët quanin apartament banimi provizor me  qera, të kompletuar me të gjitha pajisjet e orenditë për një jetë normale).

Dhe pas tre-katër ditëve, që ishim akomonduar në Motel, mbrin këmisha e Sadikut e paketuar me një kuti kartoni. Suedezët ishin interesuar me ambasadën tone në Austri, e cila e dinte shumë mirë, ku ish akomonduar grupi dhe u kishin dhënë adresën e  saktë.

Makina “Roland-2000” ishte një makinë modern për “OFFSEIT”, nga halli po prodhonim kartmonedhën.

“Shtypi i thellë” ka një specifikë të veçantë për prodhimin e kartmonedhave, cilindo i gdhendur me pantograf, lëshon bojën mbi letër, e cila direkt kalon në një “furrë” me llampa që “ngrijnë” bojën në temperature treqind gradë.

Letra kur del nga “furra” e ka bojën të ashpër dhe quhet “gijosh”. Përveç bojës “gijosh”, anash kartmonedhës, sipas vlerës së kartmonedhës vendosen disa pika “gijoshi”, të cilat shërbejnë për ata që nuk shikojnë, por me prekje e kuptojnë nëse është fallco apo origjinal dhe se çfarë prerjeje është kartmonedha.

Me të ardhur makineria, grupi i punës, i cili kish në përbërje tipograf, bojatisës, specialist lastrash, fotograf dhe mekanikë mekinerish shtypi. Në grup na u fut pa aprovim një fare Jak Toska, i cili e kish më merak, që të dukej e t’i dilte emri, një injorant, që merrte rrogën kot në bankë. Asnjeri nga grupi nuk e përfillte. Shkurt ishte tiri i Robert Çakmakrit.

Këshilli i Ministrave kish dhënë porosi, që të vazhdohej ideja me prerjet, që ishin në qarkullim, por me stil isha porositur, që modelet e reja, të dilnin nga kuadrati rrethues(korniza) statik dhe të ishin me disa ngjyra, jo thjeshtë njëngjyrëshe.

Për çdo provë të realizuar nga grupi, i cili i kishte njerëzit specialist e të talentuar pa përjashtim. Shkurt ishim si një ekip, mostrat dërgoheshin në drejtori e deri lartë dhe na ktheheshin me vërejtje e propozime.

Njëkohësisht duke patur parasysh sasinë e gjendjen e letrës në magazinë, u dhanë porosi, që një pjesë e modeleve të prerjeve të bëheshin me dimensione të zvogëluara, kështu që modeli stërmadh sovjetik e kinez, spostohej dhe shkohej drejt kartëmonedhave europiane.

Por kishte edhe ide e porosi specifike. Një ditë më thërret Haki Toska e më thotë:

Pëllumb! Ka një mendim, se me rastin e dyzet-vjetorit, shoku Enver, mund të vishet ushtarak!(Si Titua në Jugosllavi, që vishej me uniformën e bardhë të gjeneralizmit). Prandaj përgatit një prerje, më të madhen në një vend bosh për të vendosur foton!

Ishte viti 1984. Unë e përgatita, por ai asnjëherë nuk u vesh ushtarak.

Ne prodhuam, pas shumë provash  tre kartëmonedha për në qarkullim, njëqind lekëshin me metalurgun në furenaltë, njëqind lekë me dimension të vogël në pamje të rafinerisë së naftës dhe një prerje pesëqind lekëshe me pamje të bujqësisë.

Këto i hodhën në qarkullim.

Vlen të theksohet se krahas kartëmonedhës ne skicuam dhe prodhuam një letër me vlerë, e cila quhej: “Bonovalute”. Me qëllim, që qytetarët t’u hiqeshin nga duart valuta e floriri. Këto të fundit dorëzoheshin në Bankë dhe kundrejt vlerës perspektive në dollarë dhe vetëm në dollarë. Banka, kundrejt vlerës së dollarëve të ardhur nga jashtë shtetit ose të konvertuara në vlerën e floririt të dorëzuar, jepte këto bonavoluta.

Kundrejt vlerave së saj, qytetarët shkonin në rrugën e Barikadave në dyqanin e valutës dhe blenin mallra të sekuestruara nga shteti nëpër dogana, p.sh. me një bonovalutë pesë dollarëshe. Mund të bleje një magnetofon “Sherebel” ose një orë “Atlantik”.

Dhe ky veprim funksionoi shumë mire. Në këto kohë vetëm një qytetar me emër ish funksionar C.P. dorëzoi njëqind e shtatëdhjetë varëse ari, me Krishtin në mes.

Siç e theksuam, grupi i punës, që punoi me përkushtim me ne, krye Limos Malajn dhe sakrifica e tyre u shpërblye me ngjarjen historike, të prodhimit të kartëmonedhës së parë në vend. (pavarësisht se ishte Ofseit).

Tani i mbetet Bankës së Shtetit, që muzeun e saj, ku ka vendosur prodhimet tona të kartëmonedhave të skicuara nga unë, të plotësojë këtë kuadër me modelet e tjera të asaj kohe, me historikun dhe emrat e pjesëmarrësve në këtë ndërmarrje. Shenjat duken se Banka e Shtetit do ta plotësojë këtë kuadër, pasi edhe Shefi i Kabinetit z. Donald, është jashtëzakonisht i interesuar dhe dashamirës i ekspozimit të historikut të prodhimit të kartëmonedhës së parë shqiptare.

Të presim ç’do të bëjë ne të Banka e Shtetit, pasi modelet (skicat) e ekspozuara janë akoma pa …. autor!!

November 20, 2020 13:54
Komento

14 Komente

  1. Gzim Kulufi November 20, 19:35

    Shkrim interesant, sepse jep edhe te dhena teknike te prodhimit te kart-monedhave, qe njerezit nuk i dine!

    Reply to this comment
  2. Ani November 20, 23:28

    Te falenderoj per informacionin e marre nga ky artikull. Kisha dijeni per disa prodhime shqiptare te 10, 50 dhe 100 leke,vitj 1976. Per mua jane me interes per koleksionin tim te di dhe hollesite e prodhimit te kartmonedhes shqiptare.

    Reply to this comment
  3. Xhejms November 21, 07:40

    Shkrim i shkelqyer.

    Reply to this comment
  4. Buda November 21, 12:37

    Kam mbetur i mahnitur nga thjeshtesia dhe vertetesia e rrefimit ketij njeriu dusrarte.Pëllumb Vreka duht te shpallet “Nderi i Kombit”.

    Reply to this comment
  5. Buda November 21, 12:38

    Kam mbetur i mahnitur nga thjeshtesia dhe vertetesia e rrefimit ketij njeriu duararte.Pëllumb Vreka duht te shpallet “Nderi i Kombit”.

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit November 21, 16:24

    nga ’90 e ketej, ku shtypen kartmonedhat ne leke?

    Reply to this comment
  7. Selua November 21, 16:25

    Pllumb Vreka paska pjerdh.
    Jak Toska ka qenë Ing. në Uzinën “ENVER” kur e dërguan Drejtor te “X”.
    Struktura filloi punë në Prill 1990.
    Jak Toska, Alfons Theka, Agim Dinga, Deda, V.B., F.S.,Besniku i Monitorëve, Ladi Koçi, etj.
    Shtypshkronja u mbyll me urdhër të [email protected]
    Pralla me Plluma

    Reply to this comment
  8. Pensionist November 22, 05:54

    Faleminferit, i nderuar!
    Ndaj te njejtin mendom me ju per historikun e monedhes se pare shqiptare prodhuar nga ekipi juaj dhe vendosjen ne muze.
    Gjithashtu personalisht kam te njejtin vleresim per personalitetin e finances, Andrea Nako. Ishte nje burre i qete, shume njerezor dhe kompetent ne fushen e tij.

    Reply to this comment
  9. Krist November 22, 15:35

    E kam njohur Sadik Dingun,dhe pershkrimi qe i ben zoti,eshte origjinal.Me vone ,mesa kam dijeni,Kartmonedhat,me vone,filluan te beheshin ne Tipografine ushtarake.Nuk di ne se u perdoren te njenjtat makineri,apo u sollen te tjera me vone.

    Reply to this comment
  10. Shefqet Çela November 22, 21:44

    ME KURESHTJE TË VEÇANTË E LEXOVA KËTË SHKRIM.
    Këtu paraqiten vetitë që po na rrallohen tragjikisht: dashurija për profesionin, atdheun dhe mirëqënien e vëndit.
    Paraqitet me vërtetësi të rrallë dhe sinqeritet, do të thoja femininor, epoka në të cilën punoi me përkushtim të rrallë.
    FALEMINDERIT!

    Reply to this comment
  11. Shqupi November 23, 09:35

    Po re ? Histori kurvash se ashtu jeni edukuar nga nenat kurva qe i keni ne shpi qe nuk dine gje tjeter vetem dy kem-gishtat lart desha te thosha.

    Reply to this comment
    • ? November 23, 15:35

      Ti kujto se te gjitha nonat jane si nona jote, se per motrat nuk po flas se jane te reja dhe nuk gjejne burre pastaj,

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim