Unë kam rënë nga shiu në breshër

July 2, 2014 14:52

Unë kam rënë nga shiu në breshër

Letër e nënshkruar

Sofia Berberi, Pogradec

Iku një qeveri rrumpallë, erdhi tjetra, kjo e sotmja. E nderuar gazeta “Dita”. Jam një qytetare nga Pogradeci, e paralizuar prej 7 vjetësh dhe megjithëse e sëmurë, unë ju lexoj çdo ditë, falë asaj që “Ditën” e merr çdo ditë burri. Para disa ditësh, unë me ndihmën e një bashkëpunëtori të gazetës suaj, ju dërgova një shqetësim timin, mbasi më kanë bllokuar kempin, shqetësim të cilin ju e kishit botuar në datën 17 Qershor dhe unë ju jam shumë mirënjohëse. Sa për sqarim për lexuesit e shumtë të kësaj gazete, unë ju bëj me dije se kam rinovuar kartelën sipas ligjeve të këtij shteti pranë Sigurimeve Shoqërore Pogradec dhe Korçë që në datë 9 Prill dhe megjithëse hyri Korriku, mua nuk më kanë kaluar dosjet (dhe të mendosh sa “kohë” u dashka vetëm për një firmë), duke më gënjyer tre muaj resht me togfjalëshin “nesër dhe pasnesër”. E indinjuar për këtë papërgjegjshmëri të këtyre palo nëpunësve, i dërgova një letër ankese ministrit z.Veliaj me shpresën se do të më zgjidhej problemi, duke pasur besim tek performanca e Tij deri më tani. Por unë jam zhgënjyer, pasi për etikë ose respekt, do të kisha marrë një përgjigje qoftë dhe sa për të larë gojën, aq më tepër kur këto probleme ngrihen nga një e sëmurë në shtrat. Nuk më mbetet tjetër derisa t’u bëhet “qejfi” nëpunësve të Sigurimeve Shoqërore Pogradec dhe Korçë për të dërguar ndonjëherë dosjen. Por kjo papërgjegjshmëri deri tek koka, “ministri”, më detyroi të theksoj se për sa më lart, paskemi rënë nga shiu në breshër. Por zgjedhjet vinë më shpejt kur qeveria nuk punon si duhet. Përshëndetje “Dita” dhe faleminderit. Sofia Berberi, Pogradec. Nr. i librezës 137881/2.

July 2, 2014 14:52
Komento

3 Komente

  1. Kris July 2, 15:18

    Ka ekzistuar nje rregull qe institucionet shteterore duhet ti kthejne pergjigje per Jo me shume se nje muaj.Mos valle Facebook po zevendeson komunikimin e ministrave me publikun.Po jap nje shembull nga Amerika.
    ne nje biisede shoqerore me senatorin republikan I ngrita nje problem per shkollen.Kur une e kisha harruar si biased me erdhi nje leter prej tij ku me informant per punen e bere per zgjidhjen dhe afatin kur do zgjidhej ligjerisht.Ai e dinte mire qe nuk ishalla stets I vet dhe se ishalla simpatizant I demokrateve.
    ne gjithe keto trajnime qe bejne politikanet tan jashte te paten te meson te jene correct me njerezit se ata I paguajne

    Reply to this comment
  2. shqiptar July 2, 18:52

    oj Sofi.kujtoje se nuk te donte njerka .Nuk te paska dashur nena.

    Reply to this comment
  3. geg hyseni July 3, 06:05

    Raste te tilla, ku qeveritaret e sotem nuk jane aspak korekt me kerkesat dhe hallet e popullit jane pa numer dhe po thellohen nga dita ne dite. Tipike eshte sjallja e Ministres Harito dhe sidomos e M.Finanacave Shkelqim Cani. Kishim shprese se Z.Rama do e mbante sopaten ngritur jo vetem per shtyllate rruigeve por edhe per kata karagjoze qe ngifen si gjela dhe tallen me hallet e ketij populli qe i vuri ne kolltuqet ku zhgeryejne b…tere diten duke luajtur me kompjutera, ndersa ne darke japin intertvista per reforma dhe suksese!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*