Unë-Luan Zhegu dhe Kozma Dushi, do shkojmë në Durrës tek Vangjushi!

May 28, 2015 15:49

Unë-Luan Zhegu dhe Kozma Dushi, do shkojmë në Durrës tek Vangjushi!

Arben Duka

 

Grida Duma mori,
ca fuqi të reja,
ditën që fushatës,
ju bashkëngjit Gjebrea!

Bëri veç një xhiro,
jo këngë e muzikë,
po Grida ja hodhi,
dhe nuk ka më frikë!

Steka e fushatës,
menjëherë u ngrit,
se ndikim në popull,
ka shoku Ardit!

Edhe pse me Ramën,
unë e dija mik,
Arditi i shtoi,
Gridës katër pikë!

Unë që atë ditë,
kam rënë në mendime,
si t’i bëjmë Dakos,
nja dy kompensime!

Nja dy kompensime,
të bëj për Vangjushin,
do ngulem në Durrës,
tok me Kozma Dushin!

Kozmai na iku,
një kohë të paktë,
dhe prapë u rikthye,
edhe më i flaktë!

Ndaj thashë që me vete,
do marr Kozma Dushin,
dhjetë ditë fushatë,
të bëj për Vangjushin!

Të dy me Kozmanë,
jemi oratorë,
ndaj dhe do t’i japim,
Vangjushit një dorë!

Do bëjmë fushatë,
dhe jo vara-vingo,
që për herë të tretë,
Dakua të bëjë bingo!

Që ta ketë Vangjushi,
të sigurt filxhanin,
do marrim me vete,
dhe Baba Luanin!

Tash po flas për Zhegun,
dhe nuk bëj shaka,
ne mes njëri-tjetrit,
i themi Baba!

Se është më i madh,
po dhe më i pjekur,
po përmbi të tëra,
socialist i thekur!

Kur të flasim ne,
do pushojë dhe deti,
nga kompozitori,
Komja dhe poeti!

Populli nga ne,
them se do gëzohet,
aq shumë sa Arditi,
fare do harrohet!

Dakon do ta nxjerrim,
domosdo tek bregu,
unë-Kozma Dushi,
edhe Luan Zhegu!

Unë këto i shkrova,
për pakëz hare,
sepse Vangjush Dako,
fiton dhe pa ne!

Po ne do të shkojmë,
jo se na thërriti,
po vetëm për kunjë,
meqë shkoi Arditi!

May 28, 2015 15:49
Komento

16 Komente

  1. emigranti May 28, 17:12

    Z. Poet__MOS HARROQE KUR TE MBAROJN ZGJEDHJET, KTHEHU ATY KU E KE LENE, TEK AI MIKU…….ahahahahah

    Reply to this comment
    • Aqifi May 28, 19:02

      O poet i nderuar! Dako nuk ka asgje te perbashket me socialistet dhe PS-ne. Po varja se edhe ti e paske shitur sumen, me sa duket…

      Reply to this comment
  2. ermir May 28, 18:01

    O Emigranti po PSE je kaq idjot mor vulehumbur…

    Reply to this comment
  3. Moza May 28, 18:47

    ARDITI TE MOS HARROJE TE MARRE DRERIN E OLTA GIXHARIT,SE ME ATE BASHKE JANE PER FUSHATE.APO SA JU NGJIT FJALA te DYVE!

    Reply to this comment
  4. Pipi May 28, 20:28

    Pse, prape e drodhi Kozma Dushi? Po ky, edhe kur “anija” e Sali Berishes kishte futur uje prej kohesh, u mundua t’i vere nje “tape” Berati dhe u rreshtua prane tij. Hajde gallate, hajde…

    Reply to this comment
  5. emigranti May 28, 20:29

    Ermir_ Une as kam pas dhe as kam “vule” Pse jje i trashe nuk kam faj!!?? Te ngeli hatri per “mikun” , te jap “mik” tjeter, mos u merzit.

    Reply to this comment
  6. kur vota ju deh May 28, 21:03

    arditi ,i lindur per artist,
    ska pse/
    i bindet atyre qe i dhane kushte te pasurohet, me telebingon te TVA,tani te KLANI
    pasi ndihmon njerezit u fal dhurata
    nga leket e telebingove te atyre qe nuk ju del ne i telefonit ne telebingo.
    mbase edhe kesaj kandidate nuk i ka rene fati,po ja konpeson me kenge,
    se njerezit shikojne koncert falas dhe ata kujtojne se vijne per kandidatet..

    Reply to this comment
    • Ashtueshte May 28, 21:47

      Shajne EDI RAMEN, je nip blloki-po ARDITIqe eshte dhender blloku???
      Kush s’e ka harru Shokun BESNIK BEKTESHI le ta dije se DITKA eshte direkt dhenderi i sh. BESNIK (ka nuse te bijen e shokut BESO)

      Reply to this comment
  7. "Horri i Bulevardit" May 28, 22:02

    Ardit Gjebrea, dhender i Besnik Bekteshit, jo (familja Bekteshi e zonjes se nderuar Vera Bekteshi) jevg, kandidat dhe antar i byrose politike, cfare mund te them per Ardit Gjebrene, nje bythlepires pushteti, qe doli ne perendim, shume kohe me pare, se te shperthenin ambasadat dhe me vone u paraqit si bashkohes i ambasadave.
    Ardit Gjebrea eshte llumi i shoqerise shqiptare, ose me mire eshte spiuni i PPSH..

    Reply to this comment
  8. tomorr May 28, 23:17

    Shko Beni tek Gjushi shko. Te te betonoje dhe ty se detin e betonoi.

    Kur te te betonoje thuaji Gjushit qe doren e djathte te ta lere jashte. Qe te shkruash de, se na zbavit nga pak per dite.

    Reply to this comment
  9. aqo May 29, 05:11

    mos fol me ” Horri I Bulevardit” ke folur sa per tere vitin 2015.

    Reply to this comment
  10. pro dhe kunder May 29, 06:49

    ..ja ka mare 4-pike Grides..

    Reply to this comment
  11. lato May 29, 08:17

    Po cfare Brsnik Bekteshi,ky u martua qe kalama per tu futur kollovar tek Besnik Bekteshi,qe eshte zotni burre,jo si ky Gjebrea fare e keqe servilesh;si ky si jati qe ka qene me keq se ky.

    Reply to this comment
  12. Mark uk May 29, 13:06

    Bejtet e poetit jan me name
    Shoj e vjerri ne zyre hane[wc]
    Sa here shkoj atje me dhije
    Me bjen ndermen per poezin
    tane!

    Reply to this comment
  13. eni May 29, 13:29

    bravo, nuk ia mohon vlerat ardiditit – 1 me 3

    Reply to this comment
    • Zaho Puci May 29, 17:12

      O Komi, o vella, mos na e bej kete turp. Mos na tradhto ne te pd -se qe kemi ndenjur ty me shume pas se sa kavajoteve dhe elbasansvsve per ate vesi miti si bithqeris qe je. Mos e merr veten ne qafe nga ki Arben Duka qe nuk e ka per t’a ditur as daten e lindjes dhe te vdekjes per aq sa i ka dhene asaj bithe.e asaj goje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*