Unë, ‘maloku’ naiv

March 4, 2016 12:27

Unë, ‘maloku’ naiv

Rrëfimi i rrallë. Djaloshi që dinte përmendsh veprat e Enverit dhe nuk i ndahej sherreve.

Që ‘mori peng’ klasën me një bajonetë.

Që nuk e duronte Tiranën e rafinuar. Që u magjeps nga Sali Berisha.

Dhe që sot skanon vetveten…

 

Nga Izet Haxhia

 

Nuk kam menduar asnjëherë dhe as që ma merrte mendja që do të shkruaja ndonjë libër, sepse as nuk kam talent në këtë drejtim apo ndonjë dëshirë. Ka qenë ideja dhe përkushtimi i gazetës ‘DITA’ dhe mikut tim, gazetarit dhe publicistit Xhevdet Shehu, që më shtyu në këtë ndërmarrje të panjohur për mua.

Jam lindur në një trevë shqiptare e njohur për njerëzit e saj trima e me virtyte e cilësi të rralla, të varfër por të ndershëm, mes një natyre epike si në përrallat e kreshnikëve të egër, që ndikoi në formimin e karakterit tim, duke marrë edhe nga këto cilësi të natyrës si egërsinë, ashpërsinë, por edhe pastërtinë dhe kthjelltësinë dhe naivitetin e saj.

Jam rritur në një familje me shumë vëllezër e motra, me dy prindër që na kanë rritur me vështirësi, pa përkëdhelje apo ledhatime prindërore, por na kanë edukuar me atë ashpërsinë që ato dinin që të jemi të ndershëm, të mos gënjejmë dhe të mos i hyjmë në hak njeriu, por kur të cenohemi të dijmë të mbrojmë veten tonë, të mos jemi servilë të askujt, të jemi të besës e të mos tradhtojmë njeri. Ato që ndjejmë e shofim t’i themi në sy të tjerëve e jo prapa krahëve…

Unë krenohem me prindërit e mij, respektoj e përkulem përpara vuajtjeve të tyre të shumta, shumë prej të cilave ua kam shkaktuar edhe unë…

Jam rritur me një baba të shkolluar, një nga mësuesit e parë në Tropojë, por edhe një nga komunistët e parë, si dhe me një nënë analfabete por fisnike dhe punëtore tipike, si gjithë nënat shqiptare. Kam qenë një fëmijë i heshtur që, po të mos më ngacmonte njeri, nuk më dëgjohej zëri, por kur ngacmohesha reagimi ishte i ashpër. Kam pasur një pasion të madh librat dhe radion e televizorin. Ndonëse nuk isha ndonjë lexues i madh, në shkollë kam qenë i shkëlqyer në mësime, falë kujtesës time të fortë apo si thonin mësuesit e mij, të kujtesës patologjike. Isha i apasionuar pas futbollit por edhe pas aventurave e prapësirave të shumta.

Më kujtohet që kam lexuar veprat e Enverit që në shkollën tetëvjeçare dhe në një konkurs që u zhvillua në mes shkollave në rrethin e Tropojës, shkolla ku bëja pjesë, ajo e fshatit Babinë, zuri vendin e parë në këtë konkurs, ku unë isha pjesë e skuadrës së saj, edhe pse isha më i vogli në moshë, rreth 11vjeç. Por, falë kujtesës time, u bëra faktori kryesor në fitoren e këtij konkursi për veprat e Enverit. Por, as që do më shkonte në mend se shumë vite më pas, në shkurt të 91-shit, unë do isha pjesëtar aktiv në rrëzimin e monumentit dhe djegien e librarisë së Enverit, veprat e të cilit i dija pothuajse përmendësh.

Por ua them sinqerisht. Nuk mund të bëhej fjalë që në atë kohë unë të çoja as në mendje apo të mendoja keq për partinë apo udhëheqësin e saj, sepse i tillë ishte edukimi që kishim marrë. Biles, kur bënim llafe me nënën unë apo vëllezërit, i thonim që na ka rritur partia dhe jo juve! Aq i madh ishte indoktrinimi tek ne në atë kohë.

Më kujtohet si tani: ka qenë viti 1975 kur baba bisedonte me nënën e i thoshte qe unë do te largohem nga partia, le të më përjashtojnë nuk do paguaj as kuotizacionin, as do shkoj në mbledhje sepse partia është mbushur me spiunë e servila, me imoralë e hajdutë… Dhe babai im u përjashtua nga partia në vitin 1976 për mospjesëmarrje në mbledhje të organizatës dhe mospaguarje të kuotave për gjashte muaj. Babai gjithmonë ne vëllezërve na nxiste dhe këshillonte që të mësonim dhe vetëm të mësonim dhe nga gjashtë vëllezër që kemi qenë, pesë kemi mbaruar universitetin dhe vetëm ky i fundit që nuk dinte as tabelën e shumëzimit, më duket se ka mbaruar universitetin e demokracisë atë me emrin Kristal.

Pasi mbarova tetëvjeçaren (vitin e fundit të saj e mbarova në fshatin Cerrnicë, pasi isha i dënuar nga këshilli pedagogjik me thyerje të dy notave në sjellje në saje të prapësirave të mija dhe me syrgjynosje një orë larg nga shkolla ku mësoja më parë), fillova gjimnazin “Asim Vokshi” në Bajram Curri me këmbënguljen e vëllait të madh sepse nuk doja të mësoja më në shkollë. Çdo ditë bëja 15 km me këmbë në dimër e verë me çizme llastiku e një palë pantallona të vetme që kisha, të cilat i laja ditën e diel, për t’i tharë në tubin e sobës me dru, po të kishte vend kuptohet, sepse shumicën e të hënave i vishja të pathara për të shkuar në shkollë. Rralle hipja ne autobusin e vetëm të linjës sepse nuk kisha lekë të paguaja për biletën. Dhe ato pak ditë që hipja, zihesha me të tjerët për të zënë vendet e para në autobus! Kot thonë që ne malësorët jemi ndryshe nga lebërit. Jooo! Dhe gjithmonë miqtë që kam pasur më vonë i kam pasur nga Labëria dhe jugu.

Isha po prapë i shkëlqyer në mësime, por prapësirat sa vinin e shtoheshin, duke shtuar edhe adoleshencën, e cila më kaloi vetëm duke u zënë e rrafur me të tjerët, sepse në trevën tonë ishte forca ajo që vlerësohej më shumë. (Jo vetëm në trevën tonë, por tek ne shqiptarët në përgjithësi vlerësojmë forcën fizike në radhë të parë e jo mendjen). Edhe në gjimnaz u përjashtova në vitin e fundit për një vit me edukim në gjirin e klasës punëtore, pasi në orën e mësimit ushtarak shkatërrova me bajonetën e pushkës derën e klasës dhe mora peng shokët e shoqet e klasës, duke i mbajtur të mbyllur në klasë. Ishte një nga ato shpërthimet e mija të çmendura. Pasi u edukova për një vit duke punuar në gjeologji, në minierat e kromit, fillova dhe përfundova vitin e fundit të gjimnazit. Pas një viti, në 1985, fitova të drejtën e shkollës së lartë në fakultetin e mjekësisë në Tirane. Do të fillonte kështu për mua një jetë e re dhe e panjohur në kryeqytet, që do kishte vështirësitë e saj në përshtatje e probleme të tjera…

Nisi pra aventura imë e universitetit dhe jetës në kryeqytet. Për mua ishte e vështirë përshtatja me jetën e konviktit, me rregullat e reja dhe shumë gjëra të tjera. Vija nga vendlindja e bjeshkëve e maleve epike, i mësuar me lirinë dhe krenarinë që, pavarësisht se jetonim në diktaturë, me çiltërsinë dhe naivitetin e njerëzve të trevës ku kisha lindur e isha rritur, e cila ndryshonte shumë nga ajo e kryeqytetit, qe ishte më moderne për ne provincialët, më e stërholluar dhe më pak e sinqertë. Kjo do bënte të krijonte edhe konfliktet e mia me pjesën tjetër të studentëve dhe më vonë edhe të banorëve të lagjes ku banonim. Shpirti im prej një rebeli të pandreqshëm dhe temperamenti impulsiv do më hapte probleme të reja e të shumta. Mua me të mirë mund të më hedhësh në zjarr, por me urdhra gjithmonë do të më kesh përballë e kundërshtar.

Pas shumë sherreve e zënkave, erdhi koha e zborit në Mamurras. Para se të shkoja në zbor, më kujtohet një profesor i marksizmit, njeri babaxhan, për të cilin ruaj respekt. Ishte nga Dibra, me emrin Sami, që më porositi e më tha: “Ki kujdes në zbor, se mund të kesh probleme, sepse natyra jote rebele bie në kundërshtim me urdhrat ushtarake…” Dhe vërtet, ashtu ndodhi. Pas disa ditëve në mbrëmje, në kapanonin ku flinim rreth 180 studentë, pasi nuk rrinin rehat e bënin zhurmë, mora automatikun dhe me fishekët që kisha ruajtur pas përgatitjes për qitje që bënim gjatë ditës, hapa zjarr në çatinë e kapanonit. E gjithë kazerma ushtarake ku ishim u vu në alarm dhe zbarkuan me komisarë e komandantë të zborit në kapanonin tonë. Pyetën se kush qëlloi dhe u tregova që kam qëlluar unë… Mbledhje e jashtëzakonshme dhe pas saj të nesërmen vendimi për përjashtimin tim nga fakulteti që në vit të parë. Mendova se unë nuk kisha fytyrë të dilja para familjes dhe u largova në pyllin afër së bashku me armën që m’u kërkua ta dorëzoja. Pas fjalës që mora nga komisari i zborit, Lutfi Aliaj, i cili më premtoi se do të ndërhynte që përjashtimi të më kthehej në vërejtje me paralajmërim për përjashtim, u ktheva në kapanon dhe vërtet, ky burrë fisnik e mbajti fjalën e tij dhe dekanati vendosi të mos më përjashtojë.

Kopertina e librit

Kopertina e librit

Ia kisha hedhur kësaj radhe, por aventurat e mia do vazhdonin deri sa ne vitin e katërt të fakultetit, pas një sherri ne konviktin ku banoja, u përjashtova përgjithmonë nga fakulteti.

Këtu mbaronte edhe aventura ime e daljes mjek dhe, një vit me vonë, po në dhjetor, në muajin që isha përjashtuar përgjithmonë nga fakulteti, do fillonte një aventurë tjetër, apo siç mund ta quaj aventura e jetës sime, përfshirja në lëvizjen studentore të dhjetorit ‘90 dhe më pas në Partinë Demokratike.

Vërtet jeta është e çuditshme dhe me plot të papritura e kthesa të fuqishme që i japin një rrjedhë tjetër fatit dhe jetës së njeriut.

 

***

Ardhja në Tiranë nga një i ri i brumosur me idealet e partisë, për herë të parë dëgjoja e merrja pjesë në biseda që shanin regjimin e thuheshin gjëra të padëgjuara më parë për mua. Regjimi kishte filluar të zbutej e dukej i lodhur nga gjithë ai represion që kishte bërë ndaj atyre që guxonin të flisnin kundër tij. Avash-avash fillova të qartësohem në bindjet e mia, por nuk mund ta quaja veten një kundërshtar apo armik të regjimit, gjë që ndodhi pas torturave që m’u bënë në një rajon të policisë në lagjen 10, pasi unë kisha rrafur një student që kishte dajën e tij një eksponent të lartë në Ministrinë e Brendshme. Pas asaj rrafjeje barbare që më bënë, unë u bëra brenda vetes time një armik i atij regjimi dhe prisja momentin e shembjes së tij.

Dhe ky moment kishte ardhur! Fati im, i mirë apo keq, bëri që në ato ditë të para të dhjetorit të ’90-s, unë të isha në Tiranë. Ndodhja ime dhe pjesëmarrja ime aktive në këto momente historike do të ishte edhe futja ime në një rrugë krejtësisht të panjohur dhe më bëri të njihesha me persona që më vonë do të bëheshin shkaktarët e fatkeqësisë dhe kalvarit të vuajtjeve shumëvjeçare për mua dhe gjithë familjen time.

Nuk mund ta kisha menduar kurrë që ai njeri, që unë e besoja dhe adhuroja, do të bëhej jo vetëm fatkeqësia ime, por edhe fatkeqësia dhe e keqja më e madhe e këtij vendi e populli të shumëvuajtur. E kam fjalën për Sali Berishën, komunistin fanatik 25 vjeçar që, pasi kaloi ylberin, na u kthye në një demokrat e antikomunist të tërbuar.

Çdo njeri ka të drejtë të ndryshojë për mirë, qoftë ky edhe kriminel. Por ky ndryshim duhet të ndërtohet mbi pendesën dhe reflektimin e thellë. Duke u nisur nga kjo, si dhe pak nga krahinizmi që e kemi nga pak të gjithë ne shqiptarët, unë vendosa të përkrah këtë njeri me emrin Sali Berisha, duke mos menduar për asnjë pasojë që mund të vinte. Më e mira që mendoja, mund të ishte burgu. Por as nuk kam menduar kurrë në ato fillime që mund të merrja ndonjë detyrë pranë këtij njeriu që do bëhej president. Qëllimi im thjeshtë ka qenë që të shporreshin ata që i kishin shkaktuar kaq shumë fatkeqësi këtij populli për 45 vjet, duke e përçarë e burgosur për bindjet e kundërta, duke shuar e mbytur çdo zë apo person që dilte kundër tyre.

Por, duke mbështetur këtë komunist të kthyer në demokrat të flaktë, nuk më shkonte kurrë në mendje që po ndihmoja që në krye të vendit të vinte kopja më e keqe dhe më e shëmtuar e diktatorit dhe byroistëve dallkaukë. Ky njeri, me të bërat dhe të pabërat e tij, me parullat demagogjike të fillimit si “opozitarë, por vëllezër”, “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”, sapo të merrte fuqinë në dorë do të bëhej përçarësi më i madh i këtij populli, do fillonte një luftë të re klasash të maskuar me parulla demokratike e antikomuniste. Ai do të behej shkaktari kryesor i shkatërrimit dhe mosbërjes së shtetit, lidhjes së shtetit me krimin dhe kriminelët ordinerë. Nën sundimin e tij, vendin e operativëve kriminelë të Sigurimit e zunë kriminelët ordinerë me tesera partie e të fortët e lagjeve e katundeve; vendin e sigurimsave e zunë të persekutuarit e përlyer me sigurimin dhe që kishin spiunuar bashkëvuajtësit e tyre. Ata që filluan lëvizjen studentore të dhjetorit ’90 dhe krijuan PD-në ishin larguar të zhgënjyer, për t’u lënë vendin spiunëve të Sigurimit e hajdutëve ordinerë e minjve të larguar nga anija që po mbytej e PPSH-së.

Foshnja PD, siç tha Kasëm Trebeshina në atë shkurt të ‘91-shit, kishte lindur e vdekur.

Ajo ishte kthyer në një parti e tutorëve të saj të fillimit: sigurimsave të shtetit. Selia e saj u bë shtëpia e sigurimso-udbashit Bujar Hoxha dhe Mehmet Elezit. Aty dilnin eksponentët e klanit famëkeq që do të mbyste PD-në që në lindjen e saj, po ashtu të dyshimtë. Këta eksponentë ishin klani më i mallkuar dhe mallkimi i vetë Shqipërisë që u shërbeu dhe po i shërben me zellin më të madh qarqeve antishqiptare e armike të Shqipërisë, atyre serbo-greke.

 

***

Me të drejtë dhe me logjikë të kthjellët njerëzore, ju mund të më thoni:

“Mirë, o Izet, po kur i shifje këto gjëra që bënte ky njeri, përse ndenjët afër tij dhe i shërbyet deri në ’97, apo pse u bëre protagonist në zbatimin e skenarit të tij të rrëzimit të shtetit në shtator ‘98?”

Ju flas hapur dhe më zemër në dorë. Vërtet në atë kohë shumë gjëra i shifja dhe përjetoja (sikurse do ta lexoni në këtë libër) por gjithmonë me atë naivitetin dhe atë dhënien e fjalës si një malësor i pagdhendur, mendoja se kështu është politika pragmatiste, por qëllimi final është i mirë. Nuk doja të besoja që ai njeri që dikur e kisha idol mund të bënte gjëra të tilla.

Ai bëri zgjedhje të gabuar të njerëzve me të cilët do të punonte dhe po vuan pasojat e atyre zgjedhjeve të gabuara. Kështu mendoja në atë kohë.

Por ngjarjet e vitit ‘97 dhe deri në shtator ’98 bënë që të brendshmet e pista e të gjakosura të këtij antishteti që kishte ndërtuar njeriu antishtet me emrin Sali Berisha, të dilnin në shesh. Pikërisht atëherë unë kuptova se e keqja ishte vetë Berisha dhe u ndava përfundimisht nga ai.

Gjatë kohës që unë kam qëndruar pranë tij, mund të kem ofenduar, rrafur e keqtrajtuar shumë njerëz që i mendoja si kundërshtarë apo që shanin “mbretin”. U kërkoj të gjithëve ndjesë! Por kam rrafur e keqtrajtuar edhe shumë politikanë të dy krahëve dhe për këtë nuk kërkoj ndjesë, por them që pak ua kam bërë.

Mbi të gjitha, unë ndihem mirë me veten time sepse nuk kam përfituar asgjë materiale nga ai regjim që i kam shërbyer, nuk kam vjedhur dhe nuk jam korruptuar. Kam jetuar me ndershmëri e me rrogën që merrja. Në gojën time apo të familjes time nuk ka hyrë asnjë kafshatë harram dhe për këtë ndihem krenar me veten time.

Nuk ka arritur të më blejë askush dhe kjo është pasuria ime më e madhe.

Nuk kam bashkëpunuar me asnjë shërbim të fshehtë apo sekret të asnjë vendi, qoftë dhe atij shqiptar dhe kjo është pasuria ime tjetër e madhe.

Nuk kam vrarë apo dhënë urdhër të vrasë njeri dhe nuk jam përzier në asnjë vrasje apo krim që ka marrë jetën e tjetërkujt dhe kjo më bën që të vejë kokën rahat kur bie të fle, e jo të shikoj ëndrra plot makthe sikurse shikojnë ata që janë të zhytur në krime.

E, personi që vuan më shumë nga këto makthe besoj se është Berisha dhe familja e tij kriminele.

 

***

Dikur një burrë i mençur më pat thënë në ’92-shin kur fitoi Berisha dhe u zgjodh president: “Karakteri i Berishës do të duket në qëndrimin që do mbajë ndaj teje. Ti ke bërë e mund të bësh edhe sakrificën më sublime për të, por ki kujdes se janë të pabesë raca e berishajve dhe për interesat e tij ai shet gjithkënd e jo më ty”, më tha ai.

U mërzita atëherë me këtë burrë të mençur, por doli se kishte të drejtë.

Njeriu që unë i kisha besuar, idoli im për të cilin kisha sakrifikuar çdo gjë për të, në mënyrë tinzare e të fshehtë, siç din vetëm ai, në bashkëpunim me ata që kisha bërë armiq po për hir të Berishës, po gatuante dënimin tim të pafajshëm me akuzën për krimin që kishte bërë po ai vetë, atë të nxjerrjes në pritë me dashje të Azem Hajdarit në 12 shtator ‘98…

Për të vërtetuar këtë akuzë të rreme ndaj meje, Berishës do t’i vinin në ndihmë edhe falangat e krimit e korrupsionit në drejtësi që ai vetë i kishte ndërtuar dhe urrejtja që kishin të majtët për mua si njeriu që kisha rrafur e poshtëruar një pjesë të tyre dhe kisha sulmuar me tanke ata në 14 shtator. Dita e hakmarrjes së tyre të përbashkët kishte ardhur. Mirë që të majtët i kuptoja në urrejtjen e hakmarrjen ndaj meje, por Berishën nuk arrija ta kuptoja. Përse gjithë kjo urrejtje ndaj meje dhe familjes time? Unë jo vetëm që kisha qëndruar besnik ndaj tij, por edhe të gjithë armiqtë që kisha bërë, i kisha bërë në saje të tij dhe qëndrimit pranë tij.

U zhvillua një gjyq farsë ndaj meje në mungesë, ndërsa në bankën e të akuzuarve ishin vëllezërit e mi. Në ditën që kam marrë vesh për arrestimin e vëllezërve të mi, unë kam bërë gati valixhen dhe kam dashur të kthehem në Shqipëri, por kanë qenë lutjet dhe lotët e gruas dhe fëmijëve që më kanë kthyer nga kjo rrugë, me friken e tyre se mua do të më eliminonin në burg duke më helmuar ose duke vdekur nga “kanceri” apo ndonjë “atak” në zemër, siç dinë të bëjnë këta kriminelë të pashpirt. Dhe mirë kam bërë që nuk jam kthyer, sepse do të lumturoheshin e t’u shkonin jargët nga qejfi Berishës e zagarëve të tij të shumtë. Sepse në vendin tim nuk ka drejtësi, por ka krim e korrupsion, ka gjyqtarë e prokurorë që u lëpihen politikanëve e janë bërë të pasur me paret e kriminelëve dhe të inkriminuarve të shumtë, për të cilët Shqipëria është kthyer në një parajsë të mosdënimit.

Çfarë mund të presësh nga një trup prokurorësh e gjykatësish që një ditë shkonin në zyrat e Berishës dhe ditën tjetër në zyrat e SHIK-ut për të përgatitur dënimin tim e të vëllezërve të mi?! Në kohën e gjyqit farsë ndaj nesh, shërbimi i SHIK-ut, me anë të njerëzve të tretë apo më mirë duke kontaktuar me kunatën time që ndiqte gjyqin, si dhe duke shfrytëzuar faktin që vëllai i baxhanakut tim punonte në SHIK, sjellin kërkesën dhe ofertën për mua që ndodhesha në arrati që, po të flisja për ato që dija për Berishën, sepse “ne e dimë që Hajdarin në pritë e ka nxjerrur Berisha dhe jo Izeti”, ata më jepnin garanci për familjen, do më lironin vëllezërit, edhe ata të pafajshëm, sipas tyre.

Aty mora vesh se ekzistonte një denoncim i fshehtë i Berishës për mua në ambasadën amerikane dhe po të mos bashkëpunoja me këta, në bazë të këtij denoncimi, gjykata do të ishte e detyruar të më dënonte. E refuzova në mënyrë kategorike këtë ofertë, por koha vërtetoi që unë u dënova nga ky denoncim i Berishës, të cilin ai më në fund e pranoi edhe vetë në letrën që i shkruante ambasadorit të OSBE-së, pasi ata merrnin për bazë në raportin e tyre akuzat që unë i bëja Zenit të Salës për pjesëmarrje në trafik droge e bashkëpunim me trafikantët.

Gjykata e sajuar në mënyrë të tillë që të më dënonte mua dhe vëllezërit, prokurorët me në krye prokurorin e “ndershëm” Haxhi Giu, dhanë verdiktin “në emër të popullit”, në fakt në emër të Salës e miqve të tij të klanit mafioz. U dënova unë dhe vëllai i madh me nga 25 vjet burg të rëndë…

March 4, 2016 12:27
Komento

32 Komente

  1. demo March 4, 12:58

    U deshen 20 vjet qe z,malesor Haxhia,te bindet se kush eshte Sali Berisha,ndersa Gramoz Pashkos ju deshen disa dite,qe ta percaktonte Sali Berishen si nje “sociopat me tendenca kriminale”.Po ne per 25 vjet,sa eshte Berisha ne krye te hyqymetit,na iku jeta !!!!

    Reply to this comment
  2. Idriz March 4, 13:30

    Interesant tek kjo deshmi eshte perseri gjahu i radhes se kryekrimit Berishe ne bashkepunim me fabriken qe e prodhoi,per te zhdukur edhe nje deshmimtar te radhes ate qe paskerka denuar me urdherin e “burrit te shtetit” I.Haxhine!Sot ky prokuror gjendet nen akuze per korupsion ,ku per ironi te fatit as Gjin Gjoni nuk eshte nen kete akuze qe i eshte vertetuar pothuajse çdo pasuri e paligjeshme!Pra ‘çdrejtesia” e instaluar nga kryekrimi vazhdon e merr koka deshimtaresh deri sa te behet e mundur pastrimi i figures me emblematike te ballkanit “Sali Berishes” qe vazhdon akoma me ekzekutim dosjesh!Me siguri ky njeri nuk largohet nga skena kriminale pa zhdukur A.Llupon,N.Prendin si deshmitare e marresurdheri direkt nga ky perbindesh per ngjarjen makaber qe denoi me ekzekutim 4 te pafajshem me duar ne xhepa e etiketoi si “burre shteti” nje kryekriminel qe sot vazhdon ekzekutimin e deshmitareve nga dosjet qe mbane ne kasaforten e tij.E pa shpjegueshme e pa konceptueshme e aq me pak e pa pranueshme se si ka mundesi qe ky perbindesh livadhis e bene ligjet e nje shteti peng e nje mostre agjenturash pa i dridhur qerpiku!

    Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA March 4, 14:17

    ASPAK MALOK, VETEM SHPELLAR

    ky je ti Izeti i Bjeshkeve te Namuna, njeri i eger ne kuptimin e vertete te termit, njeri i keq, i pa korrigjueshem, anadollak dhe shpirt zi.

    Jugoret, qe ti i paskerke si miqte me te mire, dikur me quanin malok, edhe pse nuk jam i tille, me te vetmin motiv qe jam nga Shkodra. Per shkak te punes qe kam bere, kam njohur maloke te vertete, banore te zonave malore, nga te kater anet e vendit. Asgje nuk i lidh me karakterin tend te pershkruar jo vetem ne kete artikull prezantues te bemave tuaja, por edhe ne bashke-shkembimin e komenteve qe kemi patur ne daljen tende te pare ne kete portal online.

    Apo e ke harruar ?

    Eshte e veshtire per çdo njeri normal, te pranoje pallavrat tuaja justifikuese, per pa pergjegjesi direkte apo indirekte, ne vrasjen e nje bishtuku si ti, njefare Azem Hajdari. I themi ne andej nga Kakarriqi, e zune me gishtin ne m….jalte, duke thene urrej m…jaltin !

    Ajo qe me ben pershtypje, jo edhe aq, eshte pershkrimi qe i ben periudhes se socializmit real, me “komuniste” qe nuk kane ekzistuar e vuajtje qe vetem ti i paske perjetuar, ndryshe nga miliona shqiptare te tjere. Gjithnje ne se je vertet shqiptar !

    Po te kesh ruajtur teseren e antarit te partise se babait tend, hape dhe do shohesh qe fjala “komunist” nuk gjendet askund, shkruhet “Anetar i Partise Socialiste te Shqiperise” ! Ato veprat e Enver Hoxhes, si duket i ke lexuar me “bithe”, siç e shqiptonte kete fjale gjirokastriti qe te mori gjithe memorien e turbullt te femijerise tende prej shpellari ne Bjeshket e Namuna.

    E di pse te permend Bjeshket e Namuna ? Sepse ne profilin e tij ne facebook, serbo-malazezi antishqiptar i tere koheve, Elez Mutqenef Biberaj, frymezuesi, mbeshtetesi dhe babai yt shpirteror, e ka te cilesuar si vend ndodhjen me te preferuar te tij. I pelqen edhe Librazhdi i qafeshtrebmerit Taulant Balla, ka miqesi me çamen e degjeneruar te palmave Doda, hajdutin gjirokastrit Genc Ruli dhe natyrisht me debilin e rimartuar me pordheleshuesen e Ora News Ilva Tare, Selimin.

    Ti ishe, je dhe do mbetesh nje kriminel ordiner, asnje liber i shkruar nga Xhevdetet e turnit, nuk mund te ndryshojne karakterin tend prej shpellari duar gjakosur.

    Dhe mos te te shkoje ndermend qe je i ndryshem nga krimineli tjeter gjakesor, antishqiptar e garbites i se ardhmes sone, Sali Shiqere Mutqenef Berisha, gjithnje andej nga Kakarriqi i themi “nje luge m….jalte e ndare pergjysme” !

    Reply to this comment
    • Pilo Lala March 4, 14:50

      O Xume, o trim i marre
      Vure inat me radare
      Keto jane vargjet qe reciroi Kadri Rosho tek Balle per Balle.
      Ti nuk le njeri pa share, duket sikur je vete Zeusi, por te pakten Zeusi tregonte emrin, ty nuk ta mban, se ke frike nga vetja jote.
      Izet Haxhija ka dale hapur, per te dhe ne ty rastin, si krimb qe je, te shikosh ndonjehere veten ne pasqyre.
      Ke provuar te shkruash ndonje shkrim per veten tende?
      Edhe ti diku ke punuar keto 25 vjet, dikujt i je lepire. Nqse nuk je lepire, tregon qe mund te jetosh vetem ne pyll me kafshet, dhe ha buke thate.

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA March 4, 19:03

        KE NJE GABIM TE VOCKEL

        te mungon nje “l” tek emri, e po ashtu dy te tjera “l” tek mbiemri. Ti Pilo me nje “l” mangut, duket se i mbaje bishtukun Izet gangsterit, kur gjakoste te tjeret vetem per sport. Edhe ti je shume trim (i dhjere ne brekushet e sat’eme) se prezantohesh me emrin madheshtor me nje “l” mangut. Per Llalle nuk ishte e nevojeshme te zbuloheshe kaq teper, sepse te mjafton emri me nje “l” mangut.

        Ne shumicen e komenteve te mia, mund te gjesh pjese nga jeta ime, qe ndryshe nga ti dhe sojsezi yt Izet, nga ndershmeria ekstreme ndonjehere edhe kam qene i viktime.

        Hapi edhe nje here kokerdhoket e syve te veshur me verdhezen e hepatiti C qe more qe kur dole per harxhillek rrugeve te botes, me ke ne listen e “Armiqeve te Popullit” te Ramiz Shkerdhyes i sat’eme Alise me 376 demonstruesit e New Yorkut.

        Pres me kenaqesi te te bej te kercesh napolonin, me presh ne mendermethene e nje tollumbe te paviagrizuar ne goje….

        Reply to this comment
    • Ermir March 4, 18:56

      O xume po pde mor lumemadh je kaq idjot, kerkoni te hiqeni i zgjuar por jeni kokrra e gomarit.

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA March 4, 19:07

        ERMIR

        ha se te ben mire per shendetin e munguar, qe te beri te harrosh sa e lire eshte kjo bote, qe edhe une dhashe pak nga kontributi im qe ti dhe zgjyra si ti, te kene mundesi te gojemutojne edhe kur dhjesin.

        Reply to this comment
        • N.VJOSA March 5, 10:00

          Une jam me @Xumën.
          Xuma eshte nje njeri me karakter, euridit , koseguent dhe nuk pranon plehra mbi supe.Te pakten keshtu si e njohim nga komentet.
          Xuma ka te drejte per ate kohe kur Izeti i sherbeu me devotshmeri Sali Kryekrimit.
          Por une do ti beja Xumes nje verejtje te vogel.Njerzit nuk jane shkembenj.Ata ndryshojne ashtu sic ndryshon papushim bota jone per rreth…Dhe neqoftese Izeti arrin te reflektoje per jeten e vet, kjo duhet pershendetur, aq me teper qe Izeti me deshmit e tij ndihmon ne demaskimin e Kryebanditit.
          Ju qe e ofendoni Xumen, duhet te keni parasysh karakterin e tij. Me sa duket ai si njeri korrekt ka krijuar mendimin e tij per ngjarjet ne Shqiperi dhe per mendimin tim llogjika e Xumes, eshte llogjika e nje Njeriu qe nuk influencohet kollaj nga llafet, por vetem nga faktet.E pershendes Xumen per kthjelltesine e tij per analizen e Ramiz dhelper Boshnjakut si dhe per menyren se si e vune poshtë E. Hoxhen qe ne vitet 70-te. Gjuha e ashper e Xumes eshte thjesht emocionale dhe kthim restoje…
          Mos ngaterroni Kekun me Byrekun…
          @XUMA ESHTE NJE PATRIOT I VERTETE I VENDIT TE TIJ 24 KARAT…!

          Reply to this comment
  4. Dulla March 4, 15:43

    Izeti eshte i sinqerte ne menyren se si e tregon ate qe ka ndodhur pare nga kendveshtrimi i tij.Ne qe i kemi perjetuar ato vite dhe ngjarje na duket sikur ai vendos pika mbi i ,pasi shumica e perjetimeve te tij jane dhe tonat. Shumica e shqiptareve i njohin poshtersite e Sali Berishes dhe nuk dyshojne per to.E keqja e jone eshte se disa e urrejne dhe disa te tjere si popull pragmatist qe jemi i japin atij mundesi te reja per te kryer krime. E keqja me e madhe vjen nga kjo pjese qe e pranon kete kriminel te kete pushtet vetem per arsye teper egoiste.Nje vend pune mundesi per te perfituar nepermjet korrupsionit ,etj etj. Jam i bindur se pa kete individ shoqeria jone do kishte perparuar si moralisht dhe ekonomikisht.Tani mund te thuash se eshte teper vone se si morali edhe ekonomia kane vajtur per lesh.
    Izeti ishte pjese e te keqes por ndryshe nga shume individe te tjere pjestare ne shkaterrim ky pranon pjesen e tij te fajit dhe kjo nuk eshte pak. Kur ky popull pranon ne heshtje krimet e Salut,Izeti duhet falenderuar per kurajon qe kurre nuk i ka munguar.
    Saliu nuk ndryshon ai vetem plaket dhe per fat nuk eshte i perjetshem.Demi qe i ka bere Shqiperise edhe shqiptareve eshte i pa krahasueshem.

    Reply to this comment
  5. dardan March 4, 15:45

    E gjithe biografia e tij dmth se ka qene nje halabak naiv i manipuluar dhe i vene ne sherbim te shefit te tij kriminel. E forta eshte se pas gjithe kesaj Mea Culpa do ta kaloje lumin me nje “U kerkoj ndjese atyre qe kam rrahur e keqtrajtuar”, Ky meriton te njejtin fat si ish shefi i tij per krimet qe kane bere. Padrejtesia dhe krimet e kryera paguhen me ndeshkim ligjor e jo me intervista apo libra. Plumbin e kane pak keta lloj monstrash

    Reply to this comment
  6. perla March 4, 16:24

    Me pelqen rrefimi izetit se njeriu kalojn kohet dhe behet nostalgjik per ate perjull qe ka kaluar nje perjull ku ndaheshin fatet e popullit shqipetar dhe vet ai thot se ka qen I pa pergjegjeshem per veprimrt qe ka kryher dhe cdo gje qe bente ee bente ne saj te burreris si malsor.nqse te gjitha ketu rrefime mund te ndilojn sa do pak prokuroris se tirane per hapjen I dosjes per sali berishen te cilen gje kjo prokurori nuk i ka mar parasysh fare per te filloar hetimet edhe juve ma do mendja se nuk ju ka kerkuar iformacione. Prandaj me gjithe kete iformacion qe keni duhet tja pataqisni gjykates nderkombetare per ta shpetuar kete popull nga sali berisha.

    Reply to this comment
  7. Der Spiegel March 4, 16:35

    NUK E NJEH ME, QENI TE ZON,

    Fan Noli

    Reply to this comment
  8. nik March 4, 16:38

    Vertete tragjike kjo pune e jona, medet ku jemi katandisur ne si shoqeri. Edhe ky kriminel, bir komunisti- lexo krimineli qe nga fillet e jetes se vet imponon dhune, krim e maskarallek tani shkruan lexo ja shkruajne tjeret librin.
    Valle si do ta lexojne/mesojne kete periode gjeneratat e reja?!!!

    Reply to this comment
  9. l ri March 4, 16:57

    Përshëndetje Izet,nuk njihemi ,por të njoh nga shtypi.Mik nga Tropoja kam paturpshme Hamdi Haklaj dhe ndonjë tjetër.Për ato që shkruan me zëmër të hapur e I sinqertë janë vlerat që merren njeriu kur piqet mendërisht pale edhe më shumë nga përvoja e hidhur nxjer mpsime.Për mua je I besueshëm,këto veti unë I kam gjetur pjesërisht edhe tek miq të mijtë të universitetit.Me këto që shkruan po I shërben shumë shoqërisë Shqiptare e kujtdo tjetër që I intreson e vërteta.Sa për këto sportit e zum zum sumes protopordhështë mos u mërzit fare,se ai nuk mund të pranojë se njerëzit ndryshojnë e përmirësohen.Ja ka mbushur më ndjen vetes se është një erudit enciklopedisë në fakt një bajgën anakronike ku fut sqepin kudo ku ka erë të rendë,por nuk lë shenjë.Nuk kam gjetur asnjëherë prej tij një koment të hajrit.Shkurt një pordhac që leh pa doganë,për këdo e çdo gjë vetëm për të bërë diferencën. e “lartë “të tij ndaj të tjerëve

    Reply to this comment
  10. luani londer March 4, 17:02

    Po mire qe shkruan e eshte penduar per te gjitha ato qe ndodhen ne 97 e 98,vendi yne ska forca per ta kthyer kete e gjithe shoket qe i jane shperndare sa ne Belgjike e ne Angli e rojne pa i hyre gjembe ne kembe,HIPOKRIZI e madhe vetem ne Shqiperi ndodhe.

    Reply to this comment
  11. Chrysler March 4, 17:07

    Si mund ta blejme kete liber ne qe jetojme ne USA?

    Reply to this comment
  12. TN March 4, 17:15

    Je nje frikacak i inatosur Z.Haxhia. Nuk eshte e ekzagjeruar te thuash qe shenja e barazimit mes teje dhe Saliut eshte plotesisht e drejte.

    Reply to this comment
  13. Jaho Lunxheria March 4, 17:51

    Vleresime per kurajon Izet Haxhia. Respekt per ty dhe familjen tende. Maturia dhe kurajo per ti pare gjerat drejt e ne sy eshte virtyt i njerezve me vlere dhe bote te pasur shpirterore. Asnjehere nuk eshte vone te reflektosh. Dhe kjo eshte force e brendshme qe nuk e gjen te cdo njeri. Edhe nje here te pershendes.

    Reply to this comment
  14. miri shkodra March 4, 18:07

    Gramoz Pashkos, thot Demo, iu deshen disa dite per te kuptuar kush eshte Berisha. Po kur u kethy mbas pes vjetesh ne stanin e tij, e kishte harruar kush eshte ai?

    Reply to this comment
  15. Mrika March 4, 18:25

    Keni bere gjene me te bukur qe keni shkruar me kaq sinqeritet. Je per tu vleresuar per kurajon dhe guximin.

    Qe libri te shperndahet dhe ne SHBA dhe ne Europe mire eshte te lidhesh me librarite shqipe pra qe shesin libra ne gjuhen shqipe qe te terheqin kopje.

    Reply to this comment
  16. Blestfami March 4, 18:29

    Xhevdet shehu ka bere nje nga punet me te lavderushme gazetareske . E falnderoj . Deshmite e Haxhise I besoj pa rezerva . I besoj institucionit te pendimit . Izeti eshte penduar dhe te tregosh vleren e pendimit , duhet te mohosh kriminelin . Kete ka bere Izeti . libri I Izetit eshte skaneri I Berishes shume I sakte dhe I besushem . I Foto

    Reply to this comment
  17. Tarllabuç March 4, 18:36

    Psikopat

    Reply to this comment
  18. nik March 4, 18:39

    Dhe kete idiot kemi mangut.
    Eshte bere si gjysmagjel, sa here e tundin shpraz barbari mendimi, sjellje , karakteri, intelekti.
    Cna ka gjetur, normal do lindte femija i vdekur me mami shpellare.
    I duket vetja dhe kreshnik??
    Eshte nje zvarranik i harruar ne nje cep te Turqise.

    Reply to this comment
  19. Lefka March 4, 19:18

    Ju qe doni te blini librin e I zetit.

    mos i harxhoni leket menjehere,

    Se shpejti do botoje liber konstandin xhuvani dhe

    ai ka shume kujtime me Edi Ramen e Saimir

    Tahirin,

    Reply to this comment
    • TLN March 4, 21:00

      Xhuvani eshte atje ku e meriton ndersa Shkelzen Berisha vazhdon te jete i pandeshkuar per masakren e Gerdecit.

      Reply to this comment
  20. hajriu March 4, 22:04

    Xume Protopapa ka shume te drejte. Izeti do t’i kish qendruar edhe sot besnik Sali Berishes nese ai nukdo ta padiste ne gjyq. Ky eshte Izeti dhe kjo eshte ndergjegjia e tij. Ai po i ben mire shoqerise qe tregon bemat e Sali Kriminelit, por ne krime eshte i barabarte me Saliun dhe gjithe politikanet e djathte e te majte.

    Reply to this comment
  21. N.VJOSA March 5, 10:01

    Une jam me @Xumën.
    Xuma eshte nje njeri me karakter, euridit , koseguent dhe nuk pranon plehra mbi supe.Te pakten keshtu si e njohim nga komentet.
    Xuma ka te drejte per ate kohe kur Izeti i sherbeu me devotshmeri Sali Kryekrimit.
    Por une do ti beja Xumes nje verejtje te vogel.Njerzit nuk jane shkembenj.Ata ndryshojne ashtu sic ndryshon papushim bota jone per rreth…Dhe neqoftese Izeti arrin te reflektoje per jeten e vet, kjo duhet pershendetur, aq me teper qe Izeti me deshmit e tij ndihmon ne demaskimin e Kryebanditit.
    Ju qe e ofendoni Xumen, duhet te keni parasysh karakterin e tij. Me sa duket ai si njeri korrekt ka krijuar mendimin e tij per ngjarjet ne Shqiperi dhe per mendimin tim llogjika e Xumes, eshte llogjika e nje Njeriu qe nuk influencohet kollaj nga llafet, por vetem nga faktet.E pershendes Xumen per kthjelltesine e tij per analizen e Ramiz dhelper Boshnjakut si dhe per menyren se si e vune poshtë E. Hoxhen qe ne vitet 70-te. Gjuha e ashper e Xumes eshte thjesht emocionale dhe kthim restoje…
    Mos ngaterroni Kekun me Byrekun…
    @XUMA ESHTE NJE PATRIOT I VERTETE I VENDIT TE TIJ 24 KARAT…!

    Reply to this comment
  22. Gjirokastra ime March 6, 01:40

    Përgëzime për kurajon qytetare të pranosh gabimet e tua vetes dhe pastaj publikisht – jam shkrirë me atë “malok i pagdhendur”, autosarkazëm që tregon paqe me vetveten dhe sinqeritet të mirëfilltë prej malësori.

    Falendero Zotin që të dha mundësinë të largoheshe nga pisllëku. Tani që je larguar mund të ruash me të vërtetë krenarinë prej malësori.
    Sa për akuzat ndaj teje, dihet se motivin për ta vrarë Azemin nuk mund ta kishte askush përveç kupolës së PD. Koha tregoi se të gjithë që nuk i lëpiheshin Berishës, i hëngri merimanga….
    Zoti të ruajtë kudo që të jesh dhe të forcoftë në rrugën e të drejtës. Zoti të bashkoftë së shpejti me familjen.

    Reply to this comment
  23. Gjirokastra ime March 6, 01:42

    Përgëzime për kurajon qytetare të pranosh gabimet e tua vetes dhe pastaj publikisht – jam shkrirë me atë “malok i pagdhendur”, autosarkazëm që tregon paqe me vetveten dhe sinqeritet të mirëfilltë prej malësori.
    Falendero Zotin që të dha mundësinë të largoheshe nga pisllëku. Tani që je larguar mund të ruash me të vërtetë krenarinë prej malësori.
    Sa për akuzat ndaj teje, dihet se motivin për ta vrarë Azemin nuk mund ta kishte askush përveç kupolës së PD. Koha tregoi se të gjithë që nuk i lëpiheshin Berishës, i hëngri merimanga….
    Zoti të ruajtë kudo që të jesh dhe të forcoftë në rrugën e të drejtës. Zoti të bashkoftë së shpejti me familjen.

    Reply to this comment
  24. alphade July 21, 02:50

    Nen mbrojtjen e jashtzakoneshme te shtetit shqiptar dhe
    CIA-s dhe INTERPOLIT Izet Haxhia duhet te kthehet ne
    Shqiperi ,si deshmitar kunder Sali Berishes , si deshmitar okular i tragjedise se madhe qe ky antishqiptar i betuar,
    ka kryer krimet me monstruoze kunder popullit shqiptar !
    Ne shkrimet e tij Haxhia tregon me fakte rrenqethese kri-
    met e Sali Milloshevicit, tradhetine e tij ndaj kombit shqiptar . Nje mal me krime rendojne mbi kete monster
    te Vicidolit …! Prandaj Izet Haxhia nen mbrojtjen e forte te
    shtetit shqiptar dhe te agjencive te permendura me lartt
    t’i siguroje jeten e tij shume te kushtueshme si deshmitar
    dhe si njeri …!!!

    Reply to this comment
    • Mrika February 11, 09:42

      GJATE GJITHE KARIERES SE TIJ KRIMINALE KRYEKRIMI SHQIPETAR ESHTE SHPETUAR E MARR NEN STREHE NGA FABRIKA QE E PRODHOI E I SHERBEU PREJ ME SHUME SE 35 VITESH!NDOKUSH EDHE PSE KANE KALUAR 28 VITE NGA KOHA KUR KRYEKRIMI DOLI HAPTAZI NE VEPRIMTARINE E TIJE KUNDER INTERESAVE TE VENDIT E KOMBIT ,AKOMA NUK BEJNE DOT ANALIZEN SE KETE PLEHRE KUSH E IMPORTOI,E NXORRI NGA BUZA E HUMNERES PER MESE 5 HERE GJATE AKTIVITETEIT TE TIJ KRIMINALNE KETE VEND?NE MONIZEM EKZISTONTE NJE PARULLE E SKALITUR MIRE NE MENDJEN E NJEREZVE TE THJESHTE KU CITOHEJ:KUR NE THEMI PARTI,NENKUPTOJME ENVERE.E KUR NE THEMI ENVER NENKUPTOJME PARTI!KESHTU ESHTE EDHE PERIUDHA KRIMINALE SALIHISTE!KA NAIVE SI PUNA JOTE QE MENDOJNE AKOMA QE PARTIA MUND TA MARRE NEN MBROJTJE SALIN!JA EDHE NJE ARGUMENT ME SHUME SE PERSE NUK BEHET KY VEND!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*