Unë miku i Kasëmit dhe gjithologu varrmihës Mustafa Nano

November 21, 2017 00:35

Unë miku i Kasëmit dhe gjithologu varrmihës Mustafa Nano

Mehmet Metaj*

Pas shuarjes së Kasëm Trebeshinës, shumëkush nga liliputët e shumtë që nuk i mungojnë asnjëherë këtij trualli nuk rreshtin së shkruari direkt apo on-line me një papërgjegjshmëri maksimale… Sikurse ndodhi dje me gazetarin dhe opinionistin gjitholog Mustafa Nano. Qysh në titull thuhet se “Trebeshinën historia duhet ta regjistrojë si disident, jo si shkrimtar”, që në të vërtetë është thelbi i shkrimit të tij kontrovers.

Unë kam mendim të kundërt me M. Nanon dhe do të përpiqem të argumentoj se në rastin “Trebeshina” kemi të bëjmë me një rast krejt të veçantë dhe që duhet trajtuar si i tillë, pra njeriu, shkrimtari dhe dijetari. Këtë pak a shumë e thashë edhe në shkrimin që botova në DITA, menjëherë pas vdekjes së Trebeshinës. Ai ishte dhe mbeti ndryshe nga të tjerët dhe pikërisht këtu duhet përqendruar vëmendja dhe duhet analizuar personaliteti i tij.

Dhe në këtë maskaradë ala shqiptare kemi nga pak përgjegjësi të gjithë, pasi ikja e Trebeshinës ishte nga më të trishtuarat, përmes një mospërfilljeje të përgjithshme, ku nuk pati thuajse asnjë reagim serioz institucional dhe shtetëror. Por Trebeshina nuk ishte rasti i parë dhe as i fundmi. Ne kështu kemi “përcjellë” dhe Skënderbeun, Ismail Qemalin, dhe më pas dhe Fan Nolin dhe Faik Konicën etj.. Kur Noli iku në syrgjyn në 1925-ën dhe e përcollën vetëm 4-5 vetë ai tha“skllevër, bij skllevërish, ju kurrë s’keni për ta merituar lirinë” Edhe Konica nuk tha kot se “shqiptarët kanë ca të këqija që s’rregullohen kurrë“… Apo më herët Lord Bajroni ka lënë postulatin “vetitë bijve të shqipes s’ju mungojnë por ah sikur të ishin më të arrira…”

Ja shikoni dhe lexoni reagimet për Kasëm Trebeshinën dhe del konkluzioni për një komb të sajuar… Unë nuk marrë përsipër të bëj apologjetin e Kasëm Trebeshinës se s’jam as bashkëkohës qe t’i njoh “bëmat“ apo “gjëmat“ e kohës së luftës, di vetëm se shume situata që donin trimëri jo rastësisht ia besonin atij t’i zgjidhte. Por nuk jam as i sërës së i tij, dua thjesht të them disa fjalë ose një opinion plus për Kasëm Trebeshinën si njeri fisnik, i kulturës, dijes dhe mbi të gjitha i dinjitetit njerëzor.

Dua të shpreh pikërisht ato që nuk i thotë Mustafa Nanoja. Dhe do të përpiqem të argumentoj këto që do të pohoj nga njohja ime direkt me Trebeshinën.

***

Unë pata një njohje rastësore me Kasëm Trebeshinën (në një takim apo tubim pothuajse të fshehtë që u organizua nga Edi Rama dhe Ardian Klosi, me intelektualë, në ILA, në 11 Janar, 1991..), dhe siç dhe thuhet se “rastësia është mrekullia e botës“, kam patur pastaj rastin dhe kënaqësinë të rri shpesh dhe bisedojë gjatë me të më vonë për rreth 25 vjet (1991-2017).

Edi Rama u prish me Kasëm Trebeshinën. Pse? Për një fjalë. Edi Rama, bashkë me të ndjerin Ardian Klosi ftuan edhe Trebeshinën të krijonin një parti, që do të ishte në frymën e refleksioneve të mbajtura në Institutin e Arteve. Por në një takim, ku u hap diskutimi mbi armiqësinë e Trebeshinës me Ismail Kadarenë, Edi Rama e shpjegoi me pak fjalë: Ky (Trebeshina) i ka zili Kadaresë talentin, ai (Ismaili) i ka zili Trebeshinës disidencën.

Mehmet Metaj

Mehmet Metaj

Kasëmi iku dhe hoqi dorë nga një parti që nuk kishte lindur akoma. Dhe u zemërua me Edi Ramën. Ja pikërisht për këtë gjë që e thekson dhe M. Nano në shkrimin e tij të djeshëm. Sepse Trebeshina e ndjente veten shkrimtar, madje të rëndësishëm në letrat shqipe.

Kam krijuar bindjen se kam njohur një njeri të fismë, dinjitoz, të ditur, shkrimtar, poet, enciklopedist, filozof,… por me staturë të vyer, të paepur, trim i rrallë në luftë kur duhej treguar trimëria dhe njeri i letrave shqipe, megjithëse siç ndodh gjithmonë “njerëzit dinjitozë në vende rajash ku prevalon mediokriteti me një popull pagan dhe njerëz gjysëm-të-mësuar(mediokër), siç thoshte ai,… popull kaçak me kulturë baritore e pësojnë dhe ai duke parë se ç’po bënte sistemi komunist me në krye Enver Hoxhën, ku po promovohej mediokriteti, falsiteti dhe antivlerat sidomos në letërsi, me stigmatën* e “realizmit socialist”, i indinjuar mori kurajon e pashoqe dhe i drejtoi një “Promemorje“ direkt diktatorit Enver Hoxha, duke e quajtur atë vetë një mediokër… ndërsa njëherësh e krahasonte me Luigjin e Katërmbëdhjetë. Dhe për këtë e pagoi me një haraç të madh, 17 vjet burg, dhe për pasojë mbeti pothuajse i pabotuar dhe megjithë disa publikime të tij pas viteve ‘90,…ai iku në botën tjetër i panjohur plotësisht nga ne” Ka nga ata që e mohojnë promemorien e Trebeshinës. Për shembull, M. Nanoja shkruante dje: “letra, e njohur tanimë me emrin Promemorje, është e shkruar me një ton arrogant e ex cathedra. Lëre pastaj që është e shkruar me një gjuhë të ashpër, denoncuese e poshtëruese ndaj Enver Hoxhës. Mirëpo ta bëje këtë në vitin 1953, e në të njëjtën kohë të mbeteshe gjallë, duket si një mrekulli….”

Unë them se Promemoria ka ekzistuar dhe i është dërguar Enver Hoxhës. Unë mendoj se zhdukësit e Promemorjes janë dhe mohuesit e ekzistencës së saj. Gjithsesi edhe kjo mund të ndriçohet ndonjë ditë.

***

Mustafa Nano e pohon edhe vetë se as e ka njohur dhe as e ka lexuar Trebeshinën, por ka pritur që ai të vdiste dhe të kuptonte se me kë kishte të bënte. Shumë keq për një opinionit që ka marrë përsipër t’u vërë vulën të gjitha problemeve dhe halleve të këtij vendi.

Kasëm Trebeshina qe njeri dinjitoz dhe trim i rrallë, por dhe me kulturë të gjerë dhe shkrimtar me vlera të mëdha por i pabotuar tërësisht në kohën e diktaturës dhe rrëmujës demokratikase dhe ato mbeten ende’ të panjoura dhe të pavlerësuara por që një ditë do të vlerësohet për kontributet e tij dhe letrat që ka lënë… Ai ishte karakter i Madh, i paepur, i pakompromis, jo të tundtte kokën e të siguronte privilegje.. I Pavdekshmi Kasëm Trebeshina do të mbetet i paharruar për të gjithë ata që e kanë njohur dhe do vij dita që do ta vlerësojnë dhe ata që s’e patën njohur kur të lexojnë veprat e tij… duke filluar nga kryevepra e tij “Odin Modvalsen”… Ai ishte i rrallë nga virtytet njerëzore…

Unë kam patur rastin dhe fatin ta njoh nga afër, që në vitet 1991… dhe mund të them se ai ishte një sfinks i vërtetë, i fortë si stralli në karakter, dinjitoz, i papërkulur, virtuoz por dhe me erudicion të thellë, njeri me ide të lira dhe që dinte t’i shprehte, me virtyte fisnike dhe këto nga geni dhe kultura e gjerë që kishte asimiluar, ndonëse falë diktaturës dhe injorancës sonë mbeti një shkrimtar i panjohur dhe i palexuar tërësisht ende…

“Unë në veprat e mija kam gërshetuar surealizmin me onirizmin”-thoshte ai..

Kasëm Trebeshina ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe me kurajo të paparë. Ka qenë shumë i ri në luftë, por shumë shpejtë u zhgënjye nga ç‘po ndodhte. E filloi qysh në Bashkimin Sovjetik ku e çuan për studime dhe i bëri sovjetikët që njohu të flisnin me vete duke i akuzuar për krimet që bënin si regjim, prandaj e përjashtuan nga shkolla dhe e sollën në Shqipëri. Filloi punë në Lidhjen e Shkrimtarëve ku i vinte me shpatulla për muri të gjithë kolegët me mendimet e tij hapur anti regjim.

Në një mbledhje i dërguan Fiqret Shehun, të shoqen e Mehmet Shehut, kryeministër, se e kishte edhe kushërirë të parë si për ta zbutur, dhe ajo i foli kur filloi të fliste siç dinte Kasemi, e ndërpreu dhe ai ia ktheu si dinte ai gruas se kryeministrit duke i thënë pa asnjë drojtje se “ti s’mund të ndërpresësh fjalën time!”

Meqë s’po i jepnin përgjigje për ato që parashtronte i bëri letrën e famshme-promemorien në v. 1953 Enver Hoxhës dhe e futën për herë të parë në burg. Ishte vërtetë kushëriri i parë i Fiqret Shehut. Si doli nga burgu meqë përsëri nuk pajtohej dot me regjimi, i kërkoi Presidiumit të linte shtetësinë shqiptare dhe donte të merrte shtetësinë zvicerane, dhe për këtë e futën prapë në burg. Atëherë deklaroi se veprën e tij do e shkruante në gjuhë të huaj pasi ai zotëronte në mënyrë perfekte disa gjuhë të huaja, sidomos anglishten dhe kishte lexuar Shekspirin në origjinal..dhe ashtu bëri.

Mustafa Nano shkruante dje: “…atëherë i bie që më pas ka lexuar vetëm autorë të huaj të përkthyer në shqip. Dhe ndonjë gjë tek-tuk në gjuhë të huaj, ndonëse në autobiografinë e vet nuk na thotë se ç’gjuhë të huaj njihte. Si zor të ketë zotëruar ndonjë gjuhë të huaj në atë masë sa të mund të lexonte letërsi të arrirë. Nga mënyra se si shkruan, nuk të besohet se ka njohur ndonjë gjuhë të huaj.”

***

Mendoj se është disident nga më të medhenjtë ne ish Lindjen Komuniste. Më bëri përshtypje një koment i një zonje (Lora) lidhur me shkrimin e botuar neë “Dita’, nga LORA, koment në shkrimin e Gëzim Vodës për Kasëm Trebeshinen, me titull “Abrashi Trebeshina”, Gazeta “Dita”, 16.11.2017;

Ja komenti i saj:

“Më vjen çudi që autori i këtij shkrimi i jep më shumë hapësirë përcjelljes, pa bujë, të Kasëm Trebeshinës… kur e vetmja gjë që duhet thënë Kasëm Trebeshinën është, se për fat të shqiptarëve, ai mbetet modeli i BURRIT, në çdo përmasë që ta shohësh e llogaritësh. Kasëm Trebeshina mbetet modeli i admirueshëm i BURRIT në një ambjent të tejmbushur me burracakë. Nëse ka qenë amanet i tij ajo përcjellje që iu bë, kjo është në dinjitetin e vërtetë të një njeriu që e sfidoi dhe e përbuzi, me kosto të rëndë në gjithë jetën e tij, farsën, burracakërinë dhe hipokrizinë e që luftoi pa ndërprerje për ideale sipërore njerëzore. Unë ndjej bekim që në Shqipëri ka edhe të tjerë, hë për hë të pazëshëm, modele Burri sikurse Kasëm Trebeshina…. që përbëjnë tharmin më të shëndetshëm të një një Kombi. Kur kam mbaruar së lexuari “Këngën Shqiptare” me pesë vëllime të Trebeshinës jam mrekulluar…. mjeshtëria e tij në zhbirilimin e natyrës njerëzore më është dukur e barasvlefshme me atë të Dostojevskit në “Krim dhe Ndëshkim”. Të gjithë jemi vdekatarë…. matemi vetëm me emrin që do t’u lëmë trashëgim familjes dhe Atdheut. Emri që Kasëm Trebeshina la është për mua nga më të vyerit e BURRAVE që ka pasur Shqipëria”.

Kritiku i njohur Adriatik Kallulli e ka quajtur romanin “Kënga shqiptare” një roman epope të pangjashëm në letrat shqipe.

Ndërsa M. Nano shkruan kështu për të njëjtën vepër: “Për Kasëmin shkrimtar nuk ka ndonjë gjë të madhe për të thënë. Për mua ishte një zhgënjim. E lexova “Këngën Shqiptare”, që është një sagë e jetës shqiptare para e gjatë Luftës II, dhe nuk gjeta letërsinë që unë dua. Që të jem i sinqertë, nuk gjeta letërsi. Këngën shqiptare mund ta lexojë edhe një njeri që s’ka lexuar kurrë letërsi. Sepse është një rrëfim linear, që mund të lexohet me po atë lehtësi që lexohet një përrallë, apo një skicë.

***

I rënduar nga shikimi, ai vuante nga glaukoma, vitin e fundit të jetës ai nuk dilte më as për xhiron e zakonshme që bënte pothuajse përditë, nga shtëpia tek kodrat e liqenit të Tiranës dhe kthim duke takuar dhe pirë edhe një kafe me miq të rrallë që kishte. Unë, siç më thoshte, isha një nga 4-miqtë e rrallë dhe më të dashur të tij… Një ditë kur shkuam bashkë me aktorin Ilir Bezhani për ta takuar në shtëpi, në Prill, 2016, duke u përshëndetur e pyetëm për shëndetin. Ai, si një i ditur dhe me kujtesë por dhe filozof, na u përgjigj “por ja siç me shihni, siç ka thënë Yeats-i (Ëilliam Butler Yeats, poet irlandez, 1865 –1939): “Lumturia nga qielli bie me pikatore, hallet bien me ton..”..Gjithnjë sa herë rrija me të, shpesh e pinim kafen tek “Friends”-i dhe ku rrinim një a dy orë.

Mësoja shumë prej tij se ai ishte një enciklopedi e gjallë por dhe xhentëlmen në komunikim dhe biseda me miq… njeri me erudicion dhe kujtesë të rrallë.

***

Një ditë e pyeta se a ka patur ndonjë muzikant rus që t’i ofrohet Bet’hoven-it, ai m’u përgjigj:

“Po ka  patur, ai ka qenë Musorgsky (Modest Petrovich Mussorgsky (Russian: Моде́ст Петро́вич Му́соргский, 21 March, 1839 – 28 March, 1881, kompozitor rus)i cili tentoi të t’i korrigjonte një notë në një Sonatë për Piano, por pasi e provoi disa herë dhe stononte, u bind se Bet’hoveni nuk kishte gabuar dhe e la siç ishte…

Unë nuk e di se sa gjuhe di dhe sa di M. Nano, por po sjell një fakt të kundërt me të për Trebeshinën:

Ai ishte nga të paktët shkrimtarë me horizont të gjerë që ka mendime filozofike në korpusin e veprave të tij dhe që kishte lexuar që në rini Shekspirin në origjinal, pasi ishte një anglishtfolës perfekt.

Ai më citoi një ditë përmendesh Makbethin e Shekspirit:

 

“Tomorrow, tomorrow, tomorrow,

Creeps in this petty pace,

From day to day,

To the last syllable of the recorded time,

 

And all our yesterdays have lighted the fools,

The way to dusty death

Out, out brief candle

Lives but aëalking shadow

 

A poor player that strucks and frets

his hour from the stage

And then is heard no more

 

It is a tale full of sounds and furies

Signifying nothing” (U.Shekspir-tek-  Makbethi)

***

Le të jetë kjo një përgjigje për të gjithë ata që tentojnë me kot të sfidojnë atë veprën letrare të Trebeshinës.

*Marrë nga shënime autentike nga bisedat me K. Trebeshinën (1991-2017)

 

 

***

Fragment nga shkrimi i Mustafa Nanos për Trebeshinën botuar dje te Mapo:

Nuk di pse nuk kisha marrë mundimin asnjëherë të lexoja një libër të Kasëm Trebeshinës. Ai ishte një personazh i mistershëm, kishte rreth (edhe pse jo fizikisht) një numër adhuruesish, të cilët krijuan një si kult të tijin, jetoi si një oshënar gjithë kohën, shprehte përbuzje për elitën sunduese të vendit, konsiderohej prej shumë njerëzve një disident, e megjithatë, unë nuk pata ndonjë cytje a kërshëri për ta lexuar. Kjo kërshëri më kapi pas lajmit të vdekjes së tij. E dini se ç’bëra të nesërmen? Shkova e bleva “Këngën Shqiptare” në pesë vëllime, dhe librin autobiografik “Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara)”. Doja t’ia blija të gjithë veprën, por “prit, merre shtruar”, i thashë vetes, “merr një shije të parë, pasi librat këtu janë”. U ktheva në shtëpi, i lashë të gjitha punët e tjera, dhe u shtrova të lexoja Trebeshinën. Fillova me librin autobiografik, ngaqë doja të merrja vesh se kush ishte Kasëm Trebeshina…

Mustafa Nano

Mustafa Nano

Sigurisht, ai nuk ka qenë nga ata që “kërkonin patkonj e gozhdë që të mbatheshin” (kjo është një shprehje e përdorur prej tij për të përkufizuar ata që shërbimin e kishin zanat), dhe kjo gjë e nxjerr nën një dritë shumë të mirë në histori. Kjo është dega e fortë, dhe e vetme, ku mund të rrijë varur nderi i tij. Në veprën e tij nuk vihet re ai ngurtësimi ideologjik që shquan veprat e realizmit socialist. E megjithatë, vepra e tij vuan prej një ngurtësimi tjetër, që buron prej papërsosmërive të tija letrare e limiteve të tij kulturore. Ai kishte një vizion të ngushtë mbi botën. Thënë ndryshe, ishte i burgosur i kësaj bote të ngushtë. S’ke ç’i bën, ky është fati i rëndomtë i mendjeve të vogla. Dhe në fakt, ai ishte një mendje e vogël. Por një karakter i fortë. Në këtë kuptim, historia duhet ta regjistrojë si disident, jo si shkrimtar. Sipas meje, ata që e kanë trajtuar deri më sot si shkrimtar, ose janë viktima të një keqkuptimi, ose (në rastin më të pafajshëm) e kanë bërë prej empatisë. Dhe të bësh gjëra të gabuara prej empatisë, nuk është ndonjë mëkat kushedi se çfarë.

Kasëm Trebeshina, siç thashë më sipër, vetëpëlqehej si shkrimtar. Nuk ka pasur asnjë shqiptar që ta ketë çmuar Trebeshinën më shumë sesa e ka çmuar ai vetë. Vetëpëlqehej aq sa s’e kish për gjë të shihte, a krijonte, edhe realitete alternative, deri edhe situata të ngjashme me “revelacione”. I ishte mbushur mendja që do bëhej shkrimtar qysh kur ishte 11 vjeç, kur në dhomën e errët të shtëpisë iu bë se i hyri dikush, “një burrë i gjatë, me mjekër, serioz, i veshur me rrobë të mëndafshtë të gjelbër, në jeshil fare të çelur, me një çallmë në kokë, një çallmë në ngjyrën e rrobave, e me opinga në ngjyrë portokalli, që i shkoi pranë shtratit dhe i tha rëndë: ‘Ti duhet të shkruash’. Kasëmi i thotë se “nuk dinte të shkruante”, dhe mysafiri i natës, a engjëlli furacak, i thotë të shkruante ca vargje: ‘Rrëzë kodre shkon një vijë/me uj’ të kulluar/Pranë bregut një fëmijë/po loz i gëzuar…’. Pasi i diktoi vargjet, e i tha se “ai duhet të shkruante, duhej ta vazhdonte këtë punë”, fantazma u zhduk në errësirë, nëpër natë, siç kishte ardhur. Këtë “revelacion” na fton që ta marrim, pa na e thënë, si një paralele me fabulën e Muhametit që, gjithashtu, në errësirën e një shpelle, pati një serendipity me engjëllin Gabriel. Dihet që pas këtij takimi, bota fitoi profetin Muhamet. Ndërsa pas takimit qiellor të Kasëm Trebeshinës, Shqipëria, ndoshta bota, fitoi një shkrimtar të jashtëzakonshëm. Mirëpo nuk është kështu. Letërsia e tij – kjo është e vërteta – nuk u ngjit asnjëherë mbi nivelin e atyre vargjeve, që atij ia diktoi në dhomën e errët ai burri i gjatë mjekrosh, e që ia vlen t’i citosh: ‘Rrëzë kodre shkon një vijë/me uj’ të kulluar/Pranë bregut një fëmijë/po loz i gëzuar…’.

November 21, 2017 00:35
Komento

29 Komente

  1. Elvi November 21, 02:34

    Mustafa Nano eshte medioker si shumica e analisteve shqiptare! Nuk eshte normale qe dikush te dale ne TV dhe te thote se “une,Muci,masturbohem! Ashtu si Sokol Balla me sy te shtrember! Shqiperia eshte e vogel por me shume loqe -koqe apo “rrocka” u kemi thene nga anet tona!

    Reply to this comment
    • korçari November 21, 09:45

      “Historiani” ANAL-isti,”diplomati”dhe se fundmi “kritiku ” i letersise Muç Nano po vazhdon me idiotesine e tij te futjes te hundeve ne çdo vend ,pa e kuptuar se eshte kthyer nje lolo ,nje diot,nje i urryer nga shqiptaret per injorancen e tij.Nuk e kuptoj se si mund te pranohet dhe t’i jepet acses ne media akoma nje pseudo gazetari qe eshte nen nivelin ordiner te popullsise ?Akoma nje absurditet i shoqerise shqiptare ne 2017!

      Reply to this comment
  2. Ganiu November 21, 03:59

    Zoteri, qe te ka mahnitur Kasemi, ky eshte tregues qe ke pasur nje prag mahnitjeje shume te ulet. Kjo tregon gjithashtu qe pse je mahnitur ti nuk do te thote se te tjeret jane kaq te leshte sa duhet te mahnites pas teje. Prandaj frenoje pak zellin e pasionit pro Kasem se ne fund te fundit nuk te ben nder. me mire fol pak se lexohesh shpejt qe je i lehte nga mendja. Kujtesen nuk e ke keq por arsyetimin e ke te semure.

    Reply to this comment
    • Luan Muhameti November 21, 14:32

      I DASHURI ADRIAN THANO!

      UNE I BESOJE E VLERESOJ ATO QE BOTUAT NGA MEHMET METAJ PER KASEM TREBESHINEN.KAM NJOHUR MIRE TE VELLAIN E TIJ MYZAFERIN,NJERI I RRALLE,I KULTURUAR, ME DIJE ENCIKLOPEDIKE,I EKUJLIBRUAR,I THJESHTE,NJE NGA 200 KOMUNISTET E PARE TE SHQIPERIS ,I LIDHUR EDHE ME FADIL HOXHEN E KOSOVES QE PARA 1940,KUR MESONIN NE NORMALEN E ELBASANIT.NE SOT DUHET T’I RESPEKTOJME E KUJTOJME PER GJITHCKA TE MIRE QE BENE PER SHQIPTARET, SHQIPERIN E KOSOVEN.KESHTU TE NDEROJME EDHE KASEMIN SI NJERI E KRIJUES TE PA NJOHUR MIRE.LUANI I VLORES

      Reply to this comment
      • Maliqi November 21, 16:20

        Luan i Vlores: Edhe sikur te ishin binjake prape do te ishin ndryshe: Myzaferi kryetar i Komitetit Ekzekutiv, i vellai Kasemi duke deshtuar qe nga Moska ne Tirane! Kush i a pati fajin. Ky togeri i sigurimit shqiptar do te sillte demokracine apo letersine perendimore?

        Reply to this comment
  3. demo November 21, 04:21

    Zoti autor i shkrimit!Sa te recitosh Shekspirin,recito Kasem Trebeshinen! Ti sapo citon Bajronin,sipas menyres tende,une qe njoh letersine klasike menjehere kuptoj se kam te bej me nje fshatar,pa tradite,pa liber ne shtepi qe citon lloqe katundi.Kur permend vepren “kryeveper” te Trebeshines:Odvin Modvalsen,mua me tremb ky emer,me behet si emri i nje luftetari viking..Une sagat Norvegjeze mund t`i lexoj nga nje autor Norvegjez,jo nga nje i quajtur Kasem…Kasem Trebeshina ka shkruar 126 vepra,96 romane,73 kane mbetur pa botuar.K.S,Spiri ka shkruar me shume,Te gjitha pa botuar.Ky eshte humbesi me i madh ne letersine e mejhanes se fshatit.Por letersia e mejhanes se fshatit ka edhe fitues,jo vetem humbes.Fate Velaj ka dy romane,te dy te botuar.Le te plasin ata qe nuk i derguan meze dhe raki kur ishte elektricist i Dukatit dhe ju s`takonte kabinen elektrike te dielat e dasmave.!Po c`lidhje kane keta me Ismail Kadarene?Pse Kasem Trebeshinen,K.S,Spirin,Flutra Acken,Fate Velaj duan t`ja perngjisin, Ismail Kadarese? Ismail Kadare nuk i njeh keta,nuk i ka takuar,nuk i ka perfilluar,nuk i ka lexuar.Perse duan tja perballin,tja perbaltin,,t`ja perngjisin,si morrat,si cimkat,si ajo triko me morra qe veshi Mehmet Shehu ne Spanje?Ismail Kadare nuk ka marre pjese ne ate takimin (e fshehte!!!) te 1991,as e ka ditur ne ate kohe se egziston Kasem Trebeshina,Edi Rama,Ardjan Klosi.Tani Edi Rama eshte kryeminister.E ka hequr ate kapucin me yndyre makaronash,me morrat e kamoit,qe donte t`ja hidhte Kadarese.Tani ai takohet me Merkel,kurse Kadare nuk e takon dot Merkelin.Ardjan Kloisi vari veten me litar,Kasem Trebeshina i beri gjemen letersise,duke lene 73 romane pa botuar,Ka mbetur perseri Ismail Kadare pa u ndeshur.Mirepo tifozet e kafenese se fshatit kane caktuar kalendarin e ndeshjeve;u kane mbetur biletat ne dore!Do te gjejne sfidantin e radhes.Ka shume mundesi te jete gollobordakja Flutra Acka.

    Reply to this comment
  4. Rr. B. Gramshi November 21, 05:07

    O Mehmet,
    lexova perpjekjen tende per te na bindur mbi gjenialitetin e gjigandit Kasem me miqte e tij, madje e ke dimensionuar si nje sfinks te vertete, por fatkeqsia na paska qene se sfinksi me miqte tij eshte gjykuar nga liliputet e shumte te ketij kombi.
    Gjithsesi mbasi mbarova leximin kuptova se tere argumentat qe parashtoje kosistonin ne qendrimet e tija politike dhe jo ato artistike apo filozofike. Nuk ke cituar asnje fraze te tij ne nje kohe qe ke cituar disa autore duke filluar nga komentuesit dhe mbyllur me Shekspirin.
    Pra me apo pa vetedije na ke ilustruar nje Kasem ku sic ke thene edhe vete ai eshte disidenti me i madh ne Europen lidore dhe jo nje sfinks letrar dhe filozof.
    Shkurt ke dhene te njejten ide te Mustafa Nanos por duke e paraqitur Kasemin letrar, filozof deri ne sfinks por qe duhet te presim te ngrihet niveli i popujve qe ai mari pozicionin qe i takon.
    Une kame pasur fatin te lexoj disa nga shkrimet e tij diku ne fund te viteve 70 dhe t’a njoh personalisht Kasemin dhe ne lidhje me cilesine artistike te shkrimeve te tij ndaj te njejtin mendim me M. Nanon.
    Ndoshta……liliputit c’do njeri normal i cfaqet si sfinks.

    Reply to this comment
  5. Please , Stop Fantasizing ! November 21, 07:15

    zoti 2M !

    Eshte lluks sot te diskutosh mbi duelin midis MNanos te gjalle me KTrebeshinen e vdekur.

    Edhe me budallai e di se ajo “mbledhja ilegale “ne 11 janar 1991 ka qene nje nga takimet me te peshtirosura te bere ndonjehere ne Shqiperi…thjesht ishin ca milingona & vemje te vonuara qe po beheshin gati te marshonin mbi nje kufome,,
    .
    Eshte kriminale sot te diskutohet per kete fare Promemorje dhe ka dy mundesi:

    -Ose e eshte bere dhe e kane quajtuar te rrjedhur nga trute dhe kane qeshur me te….
    .
    Ose eshte bere pas 1992 ..dhe kjo e fundit ka mundesi te kete ndodhur.thjesht nje felliqsire
    .
    Miqesisht ju sugjeroj qe te nderprisni kete “duel” per Trebeshinen ku ky i fundit gjithe jeten erdhi verdalle si fantazem dhe ashtu iku nga kjo jete.
    .
    Ju lutem mos u merrni me fantazma….a thua i keni zgjidhur te tera problemet dhe ju ka ngelur ky fare Kasemi !

    Reply to this comment
    • ShkoDrani November 21, 12:57

      Fatkeqesisht, ka njerez qe edhe kur nuk kane cfare te thone vjellin pislleqe te tilla si ju. Do te ishte me mire te shpenzoje kohen me dobishem se te shkruaje kaq palidhje per shkrimin qe komenton.
      Ne fakt problemi i vertet eshte portali qe lejon komente per shkrime te tilla. Jo rralle shkrime me vlere per tu lexuar masakrohen nga injorante qe fshihen pas identiteve te rreme dhe shkruajne cfare u pjeedh mendja.

      Reply to this comment
      • ModeRatori November 21, 18:28

        ShkoDran

        Deri diku jam dakort me komentin e ‘Please…..ing” sepse nuk i takonte ne faqe kryesore ky debat me Muc Nanos biles qellimi i Mucit ka qene te duket “usta” dhe ne fakt nuk eshte as cirak
        Kurse per ate mbledhjen e 11 janarit 1991 me te vertete ishte per te qare dhe per te qeshur. Ardjan Klosi dhe E di Rama njeri pinjoll i Bilbil Klosit dhe tjetri i Kolekes ishin “torturuar” duke dale jashte shtetit dhe donin ndryshimin….Ardian Klosi u vetvar dhe mire beri..kurse enverofagu Edi Rama edhe pse ka bere pune te mira e perdor akoma si leter higjenike Sali Berisha sipas recetave te Donaldit rradhes…Fakti i tmerrshem qe tha Paskal Milo se ambasdoret e amerikes-gjermanise dhe italise nuk na lane te arrestonim berishen pas 14 shtatorit 1998 …duhej te ishte ne balle te Dites dhe jo keto pordhet e Mucit apo ketij Donkishotit te Torbeshines

        Reply to this comment
  6. H November 21, 08:07

    Në dhqipëri nuk ka debate. Intelektuale sepse nuk ka intelektualë. Sapo të beje dikush një pordhë, këta pseudo-analistët si nano ,dhe piçi i h kapos që smë vjen emri , fillojnë në shkresat idiote per të vëtetuar karakterin e ndyrë shqiptar se unë jam gjithshka – ti sje asgjë. Mos u merrni me ta . Nuk e bëjnë me dashje. E bëjnë se janë kështu , të vegjël (nano). Pastaj skanë me çfarë të meren. Në shqipëri nuk ndodh asgjë interesante. Skanë punë, luajnë me derën.

    Reply to this comment
  7. qytetar November 21, 08:59

    Kasem Trebeshina
    Fëmij’ të cmendur nënash t’ urta/

    Fëmij’ të cmendur nënash t’ urta/
    ju gjurmë pune s’lini pas./

    As pamja juaj hijerëndë/
    as cantat varur si këmborë/
    as plehu që keni në kokë/
    as kurvëria që vadisni/
    as servilizmi që ushtroni/
    fisnikëri nuk na tregojnë./

    Në mos I shkrofsha këto unë/
    një tjetër botës do t’ia thotë./
    Fëmijë të cmendur nënash t’urta/
    ju kohët gjith’ do t’u përcmojnë !…

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit November 21, 12:50

    me kujtohet se per vitin e Ri afer mesnates ne radio Tirana, ndofta ne ’90 apo ’91, Kasem Trebeshina ka qene i ftuar dhe ka debatuar fort edhe ndaj Kadarese. Duke mos e njohur dhe as e shikoja dot, se ishte ne radio, krijova fizionomine e nje njeriu te imet ne trup dhe ca nevrastenik. Ka nje takem personash te thate dhe nevrike, por fatmiresisht te drejteperdrejte.. Ne fakt Trebeshina po thoshte gjera me sens. Kritikonte Kadarene per mbeshtetjen e regjimit, se kesisoj perfitoi edhe nga regjimi, duke evokuar ate qe te gjithe e dijme, se edhe talenti nuk eshte faktori i vetem i suksesit. Nevojiten shume faktore te tjere, si mbeshtetja, mundesite e ofruara, leja e botimit, shperndarja dhe kryesisht raporti miqesor me kritiken. Keto te gjitha se bashku determinojne suksesin dhe ketu s’kemi ç’debatojme. Pastaj, autori “piqet” rruges se suksesit, se suksesi te motivon dhe te rrit profesionalisht. Hemingway te fundit veper qe shkroi ishte “Plaku dhe Deti”, psh. Ka shume kritike qe Hemingway-n nuk e vleresojne artistikisht, te shkruaren heminguejane e cilesojne stil te rendomte gazetaresk, qe edhe vete Hemingway e pranon. Por çfare eshte e bukur tek “Plaku dhe Deti”? Eshte mesazhi gjenial i Jetes, qe ne do luftojme e perpiqemi, paçka se ne fund nje skelet deluzionesh do sjellim ne breg. Ne kete kuptim, do thosha se z.Muçi Nano, per te cilin kam shume respekt si njeri i lire i medias, duket sikur me pare ka bere kete shkrimin, e pastaj si per ti mbushur mendjen vetes se e ka mire, ka shkuar e shfletuar ndonja dy flete nga Trebeshina. Meqe debati i asaj mesnate te ’90 a ’91 me beri kurioz, me vone kam lexuar Odin Mondvalsen, qe me pelqeu. Kasem Trebeshina kishte nje stil kafkian ne kete veper, pak a shume si Jozef K. tek “Proçesi” edhe Odin Mondvalsen ndodhet ne udhekryqet e absurdit. Ose, per nga vokacioni i afrohet Herman Hesse tek “Ujku i stepes”. Me falni, por keto jane kryevepra, kur te lexoje “Ujku i stepes” z. Muçi duhet te lere per nje jave tallavane e vleresimeve. Te tjera nuk kam lexuar nga Kasem Trebeshina, por e kam te qarte se duhet te kete kufizime. Krijuesi ka nevoje per oksigjen, per maredhenie me publikun, me njerez, me vende dhe hapesira; nuk mjafton vetem fantazia. Dikur shkrimtaret shqiptare merrnin leje krijuese, Hemingway keshillonte qe shkrimtari duhet sa me shume te udhetoje, Kasem Trebeshines i mungonte ky luks, qe mund ta ndihmonte per vepra me te larmishme. Ne sinteze, desha te them qe z. Muçi ka shkruar me pergjithesime siç shkruhet ngado/kudo pergjithesisht dhe duke mos qene nje kritik i afirmuar letrar mund te mos ishte nxituar me kete veçanti vleresimi. Persa i perket “inateve” mes shkrimtareve, se mund te thosha rivalitete, mirepo do dalin pushkatare e do me bien pse quaj rivale Kadarene me Trebeshinen, kur keta me deftejne malet me libra te Kadarese dhe ca novela te Trebeshines, por kjo eshte nje pasoje e asaj ç’kam thene ne fillim. Njehere Vargas Llosa i qelloi me grusht Garcia Markesit, se keta rivalizonin njeri-tjetrin, por jane te dy Nobel dhe efektivisht shkrimtare te shkelqyer, se nuk mjafton vetem targa e Nobelit per te qene te medhenj. Une per vete i krahasoj, biles mendoj se Trebeshina do “zbuluar” akoma. Ca thone se vetquhej “turk” etj, por kjo eshte çeshtje mbi personin, jo mbi vepren krijuese. Dua te theksoj se edhe ketu z.autor M.Metaj, edhe mundohet te replikoje me miresjellje me z.Nano, edhe e cileson “gjitholog” me qesendi; dmth, pak a shume bie ne kurthin e gjithologjise edhe ai,sado duke dashur te merret ne specifike me kampionin e gjithologjise qe nuk ulet kurre ne vija te vogla.

    Reply to this comment
  9. Fatmiri November 21, 13:08

    Shkrim i dobet qe nuk arrita ta perfundoj nga superlativat bajate.

    Reply to this comment
  10. hë për hë.... November 21, 14:37

    I lexova qe te dy, muçin dhe mehmetin. me asnje prej ketyre nuk me ka lidhur rasti, madje per muçin e skraparit nuk kam shume respekt. I perkas nje brezi qe sjell ne mend shume mire qe nga ngjarjet e viteve gjashtedhjete e deri ne ditet e sotme. Per kasem trebeshinen kam degjuar qe te flitet qe ne fund te viteve shtatedhjete. ishte nje i moshuar ne ate kohe dhe i persekutuar qe jetonte si eremit ne nje cep te kryeqytetit. Dikur financier grumbullimi por i shkolluar ne itali e bir pasaniku. Kishte nje biblioteke interesante e libra qe nuk i gjeje askurkund. Aty gjeta edhe “Artani dhe Mi’nja” te shtypur jo aq bukur sipas kohes qe kishte dale ne treg. E pyes financierin pensionist per autorin sepse nuk i a kisha degjur me vone emrin ketij kasemi. Vuri buzen ne gaz. Thone se e kane denuar, por vella i tij eshte me detyra te larta ne pushtet. Familjen ja nderojne edhe sot. – nuk e di se si reagova per bashkbiseduesit tim duhej qe ti kishte bere pershtypje diçka se si e percolla ate informacion. Kete here qeshi dhlevizi doren e majte duke e rrotulluar ne ajer prane veshit te tij si per te me dhene te kuptoja se ishte i semur menderisht ky kasemi i librit. Ata lart nuk e marrin seriozisht kur flet. Kasemi.shkon neper klube e legjeron duke sharre edhe ndonje partiak. E kam degjuar edhe une. Me pa drejt e ne sy. Por perderisa ky i madhi i shkon per vizite ne shtepi akoma, lere moooo. tundi doren para para gjoksit te tij. Kasemin e kam lexuar vone dhe te them te drejten ende nuk e kam ndjesine se çoç ka qene ne letrat shqipe. madje edhe “kryevepren e tij”Odvin Modvalsen, siç e gjuan mehmeti. Nuk te le ndonje gjurme te veçante. pastaj kenga shqiptare…Nuk e di pse po ende per kasemin kam pershtypjen se gjendej ne vazhden e shkruesve te viteve pesedhjete dhe per mua mbeti aty.Edhe pse kjo eshte personale, para njezet viteve i thashe nje mikut tim rregjizor i njohur ne teatrin popullor, pse nuk vini ne skene ndonje nga veprat e kasemit , pasi autori ka studjuar edhe per art skenik dhe duhet qe ta njohe mire skenen. Qeshi e me tha me dashamiresi per kerkesen time te sinqerte. Nuk i shoh si vepra te tilla. Kam lexuar disa prej tyre me ndermjetesine e miqve te tij. S’besoj se e shohin skene per asnje regjizor….Pastaj degjova per disidencen e tij, por djali i fisnikut kish ikur nga kjo jete e nuk mund qe ta pyesja perseri. Thjeshte edhe sot ndaj te njejtin mendim me muçon e ekraneve. Duket krejtesisht e pabesueshme e tingellon e tille. Ne se do te ishte e vertete proklamata…atehere duhej qe te ngrihej ne kembe e gjithe europa per kasemin si disident. Kete trebeshine e shoh si te marre me te gjitha huqet e tekat e nje te semuri vertete mendore qe i ka hypur ne koke per tu matur me gjithçka ne letersi e ne art por edhe ne politike. Thjeshte per mani dhe qe kerkon vemendje.Dhe vulen i a ka vendosur vete vetes se tij kur shkruan gjithe tersellime Mekamin e sulmon edhe skenderbeun duke e na e paraqitur si hajdut kuajsh si per te sheshuar figuren e tij e majen qe te mos i beje hije paranojes, qe e ka kapluar. E kur nuk e arrin dot kete deklaron se eshte dhe ndihet turk. Natyrisht ne kete kohe pluralizmi mendimi e gjykimi sot kushdo ka te drejte te shoh dhe interpretoje anen qe i pelqen me shume, dhe une nuk kam te drejte qe te bej polemike me askerkend. por meqenese ai vete nuk e konsideron veten me shqiptar por turk, propozoje qe te mos merremi me me nje jo shqiptar. Tja lejme turqise qe ta lartesoje dhe ta vleresoje, edhe per faktin se ai nje pjese te madhe te jetes se tij ne ditet e fundit i konsumoi ne shtetin ballkanit

    Reply to this comment
  11. I.Troplini November 21, 16:36

    Nuk e njoh vepren dhe jeten e te ndjerit Trebeshina,

    as kritik letrar nuk jam, qe te jepja mendimin tim, mbi punen e shkrimtarit.
    Ne shoqerine tone shterpe shqiptare, letersia apo thjesht dija dhe formati intelektual, jo vetem qe nuk jane me prezent por edhe ia kane lene vendin, banalitetit dhe provincialitetit te nekrofileve neverites.
    Eqerem Cabejn, e kemi zevendesuar me Flamur Noken, Ismail Kadarene me Mucin e Nanove, Vace Zelen me lloj lloj krijesash te zhveshura, jo vetem nga estetika profesionale por edhe nga cdo lloj dinjiteti minimal.
    Kjo Shqiperi sot, nuk ka kulture debati, nuk ka diskurs profesional sepse i mungon lenda e pare,, i mungojne ata qe duhet te flisnin dhe qe fjala u ka peshe.
    Jam i sigurte, qe tipa si Muci i Nanove, mund ti sherbejne nje shoqerie. Ata mund te jene fermere apo zdrukthtare te zote, mund te bejne hidraulikun apo te popullojne trotuaret e kryeqytetit si shites ambulant.
    E vetmja gje qe nuk duhet te ndodhe, eshte ti leshe hapesire Muceve te Nanove, te pshurrin dhe banalizojne gjithcka, te bejne historianin apo profesorin e letersise, fizikantin dhe inxhinierin e ndertimit.
    Fenomeni i Mucizimit te gjithckaje shqiptare, eshte ne fakt, as me pak e as me shume, deshmija e falimentimit te kesaj shoqerise sone, e kazanizimit te publikes.
    Dikush e quajti median vizive dhe te printuar, KAZAN.
    Tek perdori ate fjale, cova para imagjinates, gjithe kazanet qe me rane ndermend.
    Krahasimet calojne. E sheh kete edhe tek kazanet.
    Ato jane te dobishem per shqiptarin. Thuaje te njejten gje per Mucet, po deshe?
    Kasem Trebeshines, i qofte dheu i lehte. Atij, nuk i duhet te duroje me, palacollekun dhe dallkaukllekun e realitetit tone.
    Se per cfare do mbahet ne kujtese ai, nuk i duhet lene ne dore nekrofilise se Mucit.

    Reply to this comment
  12. dashuri ne kohen e koleres November 21, 17:49

    Ne fakt nuk me ka ngacmuar vdekja Trebeshines apo jeta e tij pas dhe para 1990-tes.Respektoj te dy palet si ato qe e kane idhull dhe ashtu per ato qe duan ti hane kockat.
    *
    Fakti qe KT-ja ka pranuar me goje te tij se ka vrare si lepuj jo vetem kundershtare por dhe shoke te tij per mua ka nje emer= Serial Killer..PRA dhe vezen e kuqe te beje si shkrimtar/poet ai ngelet Assassinos.
    **
    .Eshte ne nje linje me legjenden sot per kuksianin e varur ne litar Havzi Nela qe e varen GJASME si poet disident kur ne fakt ai u var ne litar ( qe ishte gabim varja-duhej pushkatim) sepse plagosi per vdekje me arme nje polic shteti pra u denua se kreu krim terrorist dhe jo si poet.
    ***
    .Thjesht Muc Nano(-ish ambasdori i Sali Berishoviqit ne Kroaci) eshte nje pizeveng monster ashtu si dhe shume analiste ne Shqiperi si Fejziu-Lubonja-2Marku-Perc Zogaj-qimpeka zheji dhe nja 100 cope te tille qe jane vene ne gare kush te beje intersantin dhe per 25 vjet e them pa frike se kane arritur ti bejne atij populli aty Shplarje Truri Perfundimtare dhe prania e te pakten 1.5 miljon emigranteve tashme shtetas amerikane apo europjane e mbajne gjalle ndergjeen kombetare
    ****
    Nuk mjaftojne dhe monstrat anal-iste por jane dhe mostrat e internetit ku dhe te Dita jane disa si” intelektuali “apo ky “demo” mos qofshin e njejta dore.
    .Zavalli “demo” edhe sot nuk ka kursyer helmin e tij.Deri diku e ka te drejte per KT-en ..por gjuha qe perdor ndaj Mehmet Shehut dhe te tjereve si Morra-Cimka-kafe fshati-lloqe katundi-mejhane etj eshte diskretituese per nje person qe “ka lexuar sagat norvegjeze”…pra DEMO eshte nje lloj Kasemi por me kokeposhte..
    .
    Se ky demo-ja
    .
    -po na quan marshallin Tito-shpetimtarin e Shqiperise
    -po na quan xhaferr deven Hero kombetar
    -po na quan lufte ncl si lufte civile
    -po na quan Karl Marksin budalla
    po ne 1984 na paska punuar ne nen firme kroate
    -po ne vitet 70′ na paska punuar ne Gramsh dhe ka punuar me pithologun francez E.Topja

    -dhe me e forta na paska shkruar 13 libra dhe shume dokumentare
    .
    Pra Demoni Demo i fshehur pas ferres ka vite te tera qe hedh helm te zi..por kam nje pyetje:
    .
    Po pse o monster merr dynjane me goje me gjuhe te helmatisur..??

    Pse nuk na thua kush jane keto libra por rri pas gardhit dhe gjuan si puna jevgut ?
    ..
    Kam qene kunder Enverit dhe Mehmetit
    por per tipa si puna juaj
    kane bere mire
    qe ju kane shkerdhyer me qen e me mace se e meritoni…

    Reply to this comment
  13. Arber Iliri November 21, 19:47

    Ore Metaj di do me u mburr si Beluli ne skec apo si.Shkrimtar te Madh nuk te ben dot as Mustafai as ti e askush.Te ben vete vepra jote, Kasemi duhet ta arrije kete gje nepermjet vepres se tij letrare, sa per disident Mustafaj ka te drejte.Kasemi eshte nje nga disidentet me te medhenj te lindjes komuniste.Vepren letrare te shohim, deri me tani nuk eshte vleresuar si maja e letrave shqipe, te shohim ne vite, por si disident pa dyshim me vepra ai eshte nje disident i madh.

    Reply to this comment
  14. Popull November 21, 20:56

    Fatekeqesia e injorantit Muç NANO eshte se nuk e kupton se sa injorant eshte. Dhe kerkon te kuptoje Trebeshinen. dhe me e keqja eshte se perpiqet te na mbushe mendjen se Kasem Trebeshina s’eshte gje. O tempora o mores…..

    Reply to this comment
  15. demo November 22, 09:44

    Dashuriiii e koleres!!! Kush te ka vene ty te besh rezymeeeneee.Me pergjoke ti muaaa.?.Mua enveri dhe enveristet me kane rruajtur Tr 36-04.

    Reply to this comment
  16. demo November 22, 17:26

    Postoje ate cike pergjigje per kete @dashuri koleren,qe del acik me emer dhe mbiemer.z. moderator!

    Reply to this comment
    • FUCK YOUR TITO ! November 23, 06:42

      o trimi demo leshi !

      mos u tremb a derzi se nuk i felliq njeri duart me monstra si puna juaj.qe nuk kane asnje gje per te rruajtur se nuk ke gje aty poshte se ta kane shkulur qe ne kohen e xhaxhit.
      Nje koment i juaj me poshte para disa ditesh tregon se ke qene njeri i felliqur me keq se keto qe thernin italianin me duar lidhur qe ti i paske pare nga brima celsit:
      le te gjykoje lexusi sa i “brendshem” qe ke qene ne ate kohe qe di kaq detaje :

      komenti i demos:

      “Ne ate kohe qe ju thoni ka qene ne burg,une e kam gjetur mesues ne gjimnazin e Gramshit.Per te peshperitej se eshte i luftes,eshte i joni,eshte me teper se i joni.Sekretari i pare,shoku Mihal Dodbiba e priste me nderime ne zyre;,fshataret e tulatur te qytezes se Gramshit peshperitnin se ka therur me doren e tija aq e kaq rreaksionare,pa lejen e Partise,prandaj e kane sjelle ne Gramsh.Keshtu nderohej edhe xha Mersini,qe kishte therur te lidhur ne bodrum,yzmeqarin italian.Le te me kundershtoje Edmond Tupja,qe erdhi ne Gramsh te ne ne ate kohe.Nuk flas dot per letersine e Kasem Trebeshines,se nuk kam lexuar dot nje rresht, …
      .
      Sa per disidentin Tupja ne kohen qe brezi i tij punonte ne fusha dhe kantjere ai bente qejf sa pallonte dhe franceze dhe pastaj me “mik” u muar me perkthimet e xhaxhit …

      demo ! o trim leshi
      jepi pergjigje atij komentuesit me lart:

      pse nuk i del per zot atyre 13 veprave qe ke deklaruar se ke shkruar ?.por ngele si zvarranik neper forume dhe na hiqesh si trim leshi..

      fuck your Tito !

      Reply to this comment
  17. Niko Shpiragu November 22, 19:11

    Nuk e kam njohur dhe nuk kam degjuar ndonje gje para 90-s per K. Trebeshinen, por kam njohur pak vellane e tij Myzaferin kur ishte kryetar i komitetit ekzekutiv ne Fier per shume vite. Tani kemi mesuar se Kasemi ka qene ne burg, por sic thote njeri nga komentueset qe e paska njohur personalisht paska hyre dhe dale disa here nga burgu. Dias thone se ai i ka shkruar nje leter si prememorie Enver Hoxhes qe ishte nje faqe, kurse disa thone tridhjete ku ai e akuzon shume rende ne vitin 1953, ku ne te njejtin vit ai ka shkruar nje poezi kushtuar Stalinit qe eshte ne veprat e tij qe ishte edhe idhulli absolut i Enverit, per te cilin ne u orishem edhe me sovjetiket. Nisur nga keto secilit e krijohemn refleksionet e tija. Cilat jane te miat: A eshte e mundur qe per Stalinin te krijosh vjersha dhe per Enverin qe ishte si ai ta mallkosh?! A eshte e mundur qe te shaje direkt Enverin deri ne arrogance te denoheshe pak dhe te hyje e te dilje nga burgu disa here?! A eshte e mundur qe te ishe disidenti kaq i madh (disa thone me i madhi ne Europe) dhe familja jote te mos internohej, por perkundrazi te ishte me pozita te larta ne parti dhe ne shtet ne kohen e Monizmit?! Mund te kete edhe pyetje te tjera, por mendoj qe kaq jane te mjaftueshme per te dyshuar per cfare eshte treguar per Kasemin. Per mendimin tim te gjitha keto e kompromentojne rende emrin e disidentit. Dias thone se jane te verteta. Ne se jane te verteta, atehere sipas meje ish regjimi komunist nuk e ka marre seriozisht Kasemin si normal nga mendja, ose ai i ka sherbyer ne rruge te tjera regjimit dhe keto qe kane qene ne pamje jane bere per te mbuluar te verteten qe ai ka qene sigurimas i fshehte per te zbuluar kundershtaret e regjimit. Nje hamendje tjeter eshte se ndoshta familja e tij e ka shitur ate e para, se ndryshe s’kishte kurre mundesi qe ata te mos vuanin bemat e “medha’ disidente te Kasemit, mbasi regjimi do t’i kishte trajtuar edhe ata shume keq sic beri me disidentet e tjere. Disa njerez dhe familjet e tyre u ndeshkuan rende pse folen per buken e kosin ne radhe ose shprehen habine si ndodhi vdekja e M. Shehut, ndresa Kasemi na paska atakuar me ofendime edhe Enverin vet e nuk paska patur reagimet e priteshme te renda per te dhe per familjen e tij paska patur dashuri aq te madhe nga regjimi i athershem. Ne se keto dyshimet e mia nuk jane te verteta, atehere duhet te pranojme se ne Shqiperine e asaj kohe nuk paska patur shtypje te mendimit te lire dhe vet Enveri nuk paska qene aspak diktator, por perkundrazi shume tolerant. Pra keta njerez qe thone keto per Kasemin dhe betohen se ato jane te verteta, nuk duhet te ankohen per Komunizmin por duhet ta lavderojne ate, se ndryshe nuk ka argument tjter qe te jesh disidenti me i madh i Europes dhe te mos denohesh as sa ai qe ankohej se nuk ka kos dhe familja jote te jete e perkedhelura e regjimit. Mendimi im eshte se Mustafa Nano flet me perkedhelj per Kasemin si disident dhe keta Mehmeterit duhet t’i jene shume mirenjohes se arsytimet reale jane shume me te ashpera. Ndersa per Kasemin shkrimtar mendoj se nuk ka as me te voglin dyshim qe ai nuk egziston. Si ne te tere boten edhe ne Shqiperi ka shume njerez qe kane qejf te shkruajne dhe mjaft nga ata perpiqen, por ne te vertete vetem nje pjese e vogel e tyre arrijne te jene shkrimtare. Shumica shkruajne por nuk kan nivel artistik dhe Kasemi hyn ne keta te fundit. Nuk mund ta fajesojme se kerkon te shkruaj, por vleresimin e bejne njerezit kur te lexojne dhe jo vet sic e ka bere ai. Te mendosh se je ajka e letersise sa te duket vehtja me i mire se Kadare, kjo mjafton per te vene edhe epitetin qe te takon: mendjemadh dhe i rrjedhur. Kam patur nje koleg shume vite me te madh se une dhe shume vite me pare, i cili kishte shkruar vjersha aq shume sa t’ja kalonte disa here Kasemit, Kur ai mi dha ne mirebesim qe t’i lexoja, menjehere me ra ne sy se ato ishin poezi te stilit te bejtexhinjeve dhe e kuptova menjehere arsyen se perse atij nuk ia kishin botuar ato sado qe ai ishte perpjekur shume per kete. Une isha i ri atehere dhe ia thashe mendimin tim ashtu sic e ndieja. Ai ne fillim u merzit me mua, por duke menduar se une ish vertet nje dashamires i tij pas disa ditesh me tha: Kam qene i merzitur me shume njerez qe nuk m’i kane vleresuar shkrimet, por tani qe edhe ti qe e di me te vetete je dashmiresi im me thua te njejten gje, bindem plotesisht qe ato nuk e vlejne te botohen. Une mendoj se keshtu ka qene edhe pune me shkrimet e Kasemit, por ne ndryshim nga miku im qe ishte njeri i arsyeshem, kasemi ka qene i fryre dhe i paditur. Ne qofte se ato pak citate qe tregon Nano per Kasemin te marra nga shkrimet e tij jane te verteta, atehere Nano ka plotesisht te drejte. Ne pergjithesi mendoj se mendimet e Nanos jane realiste, ndersa te tjeret s’kane vlere. Megjithate ky eshte mendimi im i pavarur, i cili edhe mund te jete i gabuar.

    Reply to this comment
  18. Belgu November 24, 13:01

    Nuk mind te gjykoj se sa I zoti ka qene Trebeshina ne shkrimet e tij por duke u insur nga fakti qe ka qene disident dhe Nuk ka lepire ata te pushtetit , besoj se ka qene goxha shkrimtar duke qene dhe familje fisnike dhe me kulture. Fakti qe do ta gjykoje nje I pa gdhendur si ai Mustafai me vjen keq sepse ail exon vetem parathenjet e librave , Nuk e besoj qe te kete lexuar ndonji liber ne Brendesi ke tipi qe do te behet <>Ky tipi duet te Jete ndonji fshAtar I rritur keq

    Reply to this comment
  19. alkeu November 25, 00:01

    Nje pyetje per autorin Mehmet Metaj: Ajo partia e “11 janarit”, qe do te themelonit ju dhe Edi Rama, pse nuk u be? Ju thoni qe Trebeshina iku se u zemerua, por, a nuk mund ta benit ju te tjeret? Apo ngelet pak veta pas largimit te Trebeshines?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim