Une nuk e paragjykoj Andrean, POR…

August 11, 2016 20:07

Une nuk e paragjykoj Andrean, POR…

Ne faqet e gazetes ‘’Dita’’ ka kohe qe eshte hapur nje diskutim,ne lidhje me poziten e PKSH ,te komunisteve, dhe te Ballit Kombetar,ballisteve, ne luften antifashiste te viteve 1939-1944. Ne terma te pergjitheshme shqiptaret e dine se çfare ka ndodhur. PKSH, komunistet,Fronti Nacional Çlrimitar u vu ne krye te luftes per çlirimin e vendit,ndersa Balli Kombetar dhe forca te tjera te ashtuquajtura nacionaliste,per interesa pushteti dhe interesa te tjera, u vune kunder Frontit dhe se fundi u bene bashkepunetore te okupatoreve,te fashisteve  italiane e te nazisteve gjermane.

Per kete bashkepunim ka kaq shume dokumente, madje edhe te ketyre organizateve shqiptare, te Balli,Legaliteti,etj,por edhe te komandave pushtuese, te komandes italiane dhe te komandes gjermane. Ka dokumente edhe te aleateve tane, si te anglezeve  edhe te amerikaneve.Kjo e vertete i trondit, edhe sot, perfaqesuesit e ketyre formacioneve politike. Formacione ushtarake serioze nuk arriten asnjehere te behen.

Prandaj keto vite  ka  perpjekje intesive per te reabilituar te kalauren e disa partive,sidomos te Ballit Kombetar. Reabilitimi i historise se tyre,do te thote reabilitim edhe i udheheqesve te ketyre organiztave, por edhe te pinjolleve  te tyre te sotem. Ne kete perpjekje reabilituese  eshte angazhuar, sidomos, drejtuesi i sotem i Balli Komnbetar, Adriatik Alimadhi. Nejse Alimadhi e ka per ‘’detyre’’ ta beje kete.

Por eshte e habiteshme se ne kete beteje  eshte futur edhe nje gazetar i vleresuar si Andrea Stefani.Andrea ndryshe nga Alimadhi, eshte kapur pas disa argumenteve me te ‘’pranueshem’’, qe edhe mund te merren ne analize. Ne shkrimet e para ai eshte kapur pas konceptit te ‘’lirise se qytetarit’’ duke e analizuar luften çlrimtare si perplasje  mes dy diktaturave,mes diktaures fashiste,qe duhej luftuar  dhe diktatures komuniste,qe rezultoi pas çlirimit te vendit, me ardhjen ne pushtet te PKSH. Me vone, eshte kapur pas argumentit te sektarizmit te PKSH,te komunisteve,te Frontit Nacional Çlirimtar ndaj nacionalisteve,çka, sipas tij, paska çuar ne largimin e nacionalisteve nga lufta.

Une nuk e paragjykoj Andrean. Nuk them se ai ka marre para nga ballistet.Nuk them as se ai  kerkon te ‘’regulloje’’ biografine e tij, per tu bere me i pranushem sot ne ditet e pluralizmit politik,me qe paska qene edhe pedagog i marksisem-leninizmit para viteve 90-te.Keto nuk kane rendesi per mua.

Per mua ai gabon ne dy argumentet qe sjell per te ‘’perligjur’’ tradhetine e   nacionalisteve ne luften nacional çlirimtare. Ne argumentin e lirise se qytetarit eshte kryekeput gabim. Ne vitet e luftes antifashiste, jo vetem ne Shqiperi, ne asnje vend te pushtuar nga shtetet  e boshtit fashsist,as ne kuader te koalicionit te madh antifashist, nuk vihej si perparesi ‘’liria e qytetarit’’ ne ate kuptim qe e shtron Andrea sot. E keqja e madhe, qe duhej mposhtur ne ato vite, ishte fashizmi. Dhe per ta mposhtur kete te keqe u bashkuan gjithe shtetet,pavaresisht nga sistemet politike,gjithe popujt e globit, ne nje aleance te madhe antifashiste, ne alancen BRSS-SHBA-Angli.

Te merresh me konceptin  e’’lirise se qytetarit’’ ne kohen kur liria ishte e perdhunuar nga nje force e erret, si fashizmi e nazizmi, eshte te besh loje fjalesh. Ne ato vite llogarite ishin me te qarta.Ose je me çlirtimtaret ose je me pushtuesit. Ata qe e analizuan dhe e kuptuan mire te ardhmen u bene pjese e koalicionit te madh antifashist.Kete rruge zgodhen  edhe komunistet shqiptare,kete rruge zgjodhi PKSH dhe Enver Hoxha ne krye te saj dhe ne krye te Frontit Nacional Çlirimtar. Dhe u bene vertet pjese e fitores se madhe globale kunder fashizmit,u bene pjese e korpusit te lirise, ne lufte me dhunen dhe persekutimin fashist. Ballistet dhe forca te tjera, per arsye se luften e shihnin vetem si mjet per mbajtjen e pushtetit politik dhe ekonomik,te ardhmen e tyre e lidhen me se shumti me pushtuesit, me fashistet italiane dhe me nazistet gjermane. Analistet e tyre, sa duket, nuk e kuptuan se nga do anonte ballanca globale. Nga çlirimtaret, edhe pse komuniste, apo nga pushtuesit. Zgjodhen bashkepunimin, tradhetine, zgjodhen deshtimin. Fajin per kete nuk ka pse ta kerkojne te te tjeret, te PKSH, te komunistet,te Enver Hoxha.

Edhe argumenti  i dyte i Stefanit, sektarizmi i komunisteve, sektarizmi i Frontit Nacional Çlirimtar,çka qenka ‘’pranuar’’ edhe nga Enver Hoxha ne plenumin e Beratit nuk qendron plotesisht. Eshte e vertete qe, ne kuader te luftes per çlirim nga faktoret politike eshte synuar edhe per pushtetin e pas luftes. Per kete ka luftuar  PKSH, por edhe Balli Kombetar dhe organizata te tjera. Ne kete duel per pushtetin e te ardhmes ka patur edhe perplasje, ka patur edhe sektarizma, ka patur edhe mosbesim mes palesh.

Po sektarizmi i komunisteve, sektarizni i PKSH, i Frontit Nacional çlirimtar nuk e justifikon tradhetine e Ballit,te ballisteve dhe te ornganizatave tjera nacionaliste. Sektarizmi mund te sillte disakordance ne organizimin e veprimeve luftarake kunder pushtuesve, pra mund te krijonte nje situate ne te cilen forcat ushtarake shqiptare  te vepronin te shkeputura,ne fronte te ndryshme, por kunder pushtuesve ama. Sektarizmi i komunisteve nuk  justifikon, ne asnje menyre bashkepunimin e Ballit me pushtuesit, nuk  justifikon  luften e tij kunder njesive partizane. Eshte kjo e vertete  e hidhur qe i detyroi te gjithe drejtuesit nacionaliste te largohen nga vendi bashke me pushtuesit gjermane.

Bashkepunetoret me fashizmin, ne te gjithe vendet e Europes, jane ndeshkuar njehere e mire. Ne asnje vend,asnje nuk guxon ti reabilitoje ata. Ne shqiptaret,si ne çdo argument tjeter, duam te bejme te kunderten. Te hedhim poshte luftetaret kunder fashizmit e te ngreme lart bashkepunetoret e tij. Aferim na qofte.

August 11, 2016 20:07
Komento

5 Komente

  1. KEQARDHJE PER GANIUN* August 11, 21:12

    pershendetje zoti Elezi.

    ju kam njohur ne distance para rreth 30-40 vjetesh dhe me then te verteten ke patur nje vlersim maksimal per ato qe kishe poshte dhe nga ata qe ishin lart.

    me keqardhje po te them se na ke zhgenjyer me kete artikull sepse e ke ulur veten shume duke u marre me nje te marre ..te paguar..

    edhe nje njeri me nivel nen mesatar e kupton qe keto artikujt e andreas jane shashka tymyese per te fshehur pushtimin cerkshekullor nga Nazi Berishizmi

    cfare na duhet te diskutojme per partizanet dhe ballistet kur monstra e viqidolit e ka pushtuar ate vend dhe po mbrohet hapur nga ata falanga antishqiptare qe jane ne athine-Beograd-Washington-bruksel etj qe na I prune peshqesh nga beogradi

    pse nuk diskutojme sot per shembull A ESHTE VEND SOVRAN SHQIPERIA….UNE THEM JO..

    pse nuk diskutojme sot se kush na ka pushtuar dhe cfare roli luan KUISLINGU BERISHE…

    Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje
    PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME TA SHKULE NGA VENDI

    1-PRESIDENTI
    2-K/PROKURORI
    3-KRYETARI SHIKUT
    4-KLD
    5-KLSH
    6-70% E ADMISTRATES
    7-VOA E ELEZ BIBERISHES
    8-VATRA
    9- GJYKATAT SHQIPTARE
    10-DONALD LULUSHI
    11-HELMUTI ALEMANIES
    12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
    13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
    14-KALI TROJES ILIR MUTA
    15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
    Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash

    *komentshkruesi tallej me gani elezin dhe andreastefanin kur keta te dy ishin oficere dhe spjegonin ML & PPSH dhe mesimet e xhaxhit..por ky I fundit duhet shenjteruar sot…vijon

    Reply to this comment
  2. vjola August 11, 22:14

    Te lumte ,po kujt ithua Andreckave u ka marre koka ere,i kane hipur gomarit seprapthi

    Reply to this comment
  3. info analitike August 12, 08:07

    “Bashkepunetoret me fashizmin, ne te gjithe vendet e Europes, jane ndeshkuar njehere e mire. Ne asnje vend,asnje nuk guxon ti reabilitoje ata.”

    Kur lexoj shprehje te tilla te absolutizmit te mendimit e kuptoj se sa thelle ka zene rrenje kultura totalitare tek njerez si autori i artikullit.
    Ja une po te sjell nje shembull te famshem qe hedh poshte kete deklarate tenden:
    http://www.independent.co.uk/news/world/europe/rehabilitated-nobel-prize-winner-who-fell-for-hitler-1768518.html
    Po ua perseris: lexoni o njerez e informohuni se po te vazhdoni me injorancen totalitare do te beheni karikatura te vetvetes!

    Reply to this comment
  4. Cobani August 12, 12:08

    Gani, Ndryshe nga Andrea qe hidhet dege me dege per te “mbrojtur” lirine e tij, ti me qetesi e logjike te ftohte rrezon argumentet e Andreas. Habitem sepse, edhe pse flet per lirine e sejcilit, me cka nuk mund te kundershtohet, vete ai te ve kufirin te “thana” po e kundershtove. Dhe kete e ben me aq pasion e kembengulje, sa qe nuk le kurrfare shtegu per debat. Te qe gjalle Konica do ta shpartallonte per “gomarlleket” e tij.

    Reply to this comment
  5. Golik Kokojka D. August 12, 17:11

    Argumente te pranushme.me siper

    Mendoj se argumentat e shkrimit:”Une, nik e paragjykoj Andrea Stefanit..Por”- eshte llogjik. faleminderit si nje lexues i thjeshte me paresore mbrodhesine e atdheut. Aty nuk mbrohet Andrea Stefani.Sidoqofte le te flasim me njeri tjetrin acik.

    Golik Kokojka D…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*