“Unë nuk shkruej urime…”

December 31, 2017 18:45

“Unë nuk shkruej urime…”

Nga Migjeni

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

 Por kësaj here due te hyj ne rradhën e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, qe te mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue mundunve, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë. Te mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga teë ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun. Se dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.

Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht!

E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi…

Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht.

December 31, 2017 18:45
Komento

14 Komente

  1. dhori December 31, 19:13

    Eh, mjeshter! Te humbi kultura shqiptare shume heret, ne fillimet e tua.
    Prapeseprape je i pavdekshem

    Reply to this comment
  2. Zgalem January 1, 15:02

    C’do komb ka nje Migjen si i yni , por Milloshi yne mbetet i pervecem dhe me vlera universale , sepse pershkroi mjerimin , ne moshen me te re te jetes . Zgalem

    Reply to this comment
  3. mirel January 1, 17:08

    I madh!
    Nuk perseritet me.
    Fatkeqesi qe u shua shpejt.

    Reply to this comment
  4. Adih January 1, 21:10

    Migjeni ,ky engjell i zbritull nga qielli ,me shpirt te madh ,me keqeardhje eshte pa diskutim edhe sot , me se aktual , , per ne shqiptaret sot , ne 2018,po aq aktual , si perpara 80 viteve .

    PS ::Respekte . Falenderojme gazeten DITA ,per dhenien e keti materiali ,nga MIGJENI ,e te jete kembane alarmi ,per politikanet e ketij tranzicioni ,post komunist qe nga 91 e deri sot….Ju faleminderit ..

    Reply to this comment
  5. ´(`!´)` January 1, 22:18

    Ai ishte botekuptimi i Migjenit ne ate epoke ,
    ne te cilen ai jetoj e krijoi .
    Eshte thjeshte nji koncept i tij personal ,ndikuar nga kushtet e (umfeld) Bota qe ate e rrethonte ,
    nji bote gri ,vet semundja e tij e cila injektonte ke Migjeni nota pesimisti .Jan tashme te njohura reaxione te tilla ,ne situata trishtimi /deshperimi ,por S’do te Thot Aspak qe ai ,pra Migjeni ky talent i Madhe i Literatures Shqiptare ,qe per ate vet dhe Shqiperine ,fati u tregua i padrejt ,ne kte shkrim mbi Urimin te ket te drejt . Per mua eshte thjeshte nji perceptim i monetit ,kushtezuar nga rrethanat e jetes ,deshperimi qe kishte pushtuar shpirtin e Migjenit ,mizerja qe rrethonte shoqerine Shqiptare ,ne te cilen ao nuk shikonte asnji shprese per te ardhmen ,pra nji perceptim individual .
    Ndoshta vafreria e asaj Bote te pashprese ku jetoj Migjeni ,rete e zeza te injorances shqiptare qe mbulonin qiellin e tij ,nuk lejonin te shikonte asnji rreze optimizmi . Shqiperia anadollake e asaj kohe ,injketonte ke njerezit e kultures e qytetari vertete e asaj epoke ,vetem depresion ,e semundje qe conin ate drejt vdekjes . Kultura dhe sjellja injorante ,politika e pafytyresise e idiote ,stimulon semundje ,mendore por edhe ne organe trupore ,sepse gjendja Shpirterore ka nji ndikim te madhe ne organet tona ,si pasoje semundjet vdekjeprurese . Shif sot ,pra dua te them kto 27-vjet ! Asnji ndoshta mundet ta marri per te vertete ,por ne te shumten e rasteve ,kto vite ,rritja e semundjeve te kqia nder shqiptare jane pasoje direkte e politikave te padrejta vs atij populli ,qe shkatojn deshperime shpirterore ,lufta e brendeshme e secilit me padrejtesine e ksaj bote shqiptare ,qe s’gjen askund pergjigje e plas shpirtin .

    Reply to this comment
  6. Dielli January 1, 22:40

    Urimi eshte hipokrizi kur behet nga politikane e pushtetare,apo biznesmne e njerez te binjkezuar me boten krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot.Kurse kur behet nga politikane,pushtetare e miqe,apo njerez qe punojne dhe kontribuojne per nje jete ne progres njerezore,eshte sa dashuri aqe dhe jete bashke.

    Kafshate qe s’kaperdihet eshte o vella mjerimi,
    kafshate qe te ngec ne fyt dhe te zen trishtimi……..

    Millosh Gergj Nikolla MIGJENI. Gjeniu i fjales se lire brenda te drejtes si popull per te jetuar si krijesa njerezore.I pavdekshem do te mbetet ne popull.

    Reply to this comment
  7. Feniks January 2, 00:29

    A mund te krahasohet me Migjenin ndonje shkrimtar tjeter shqiptar,qofte edhe Kadarea?
    Kurre!

    Reply to this comment
  8. ose na lini te diskutojme ose mbylleni Optioni e komenteve .kaq te veshtire e keni ti pershtateni Botes e njerezimit mbare ?! January 2, 10:57

    po lejoini komentet te behen te dukeshme o nastradina te asaj Bote . i keni cuar diku ne shpellat e mesjetes te marin miratimin e pastaj te merrni Viston e lejimit te tyre !
    Nqs pretendoni me qen njerez te ksaj Bote ,ateher s’e kuptojme ,perse kto medie nuk sillen si ne gjithe Boten ,por gjithmon veprojen ne ate sens Tinzare e te pakuptimte .
    duket se ne ate bote fara e djallit eshte kudo ,prandaj lulezon ajo injorance ne ate bote .
    fanatike te injorances do ngeleni perjetesishte ?!
    e tmerreshme se cfar truri mbajne brenda ato kafka pa forme

    Reply to this comment
  9. MH January 2, 18:25

    Migjeni ishte dhe mbetet perjetesisht Meteori i letersise botenore i paperseritshem.Zor se mund te risjell universi nji meteor te dyte.Me keto permasa;nga mosha,teper i Ri,koha e krijimtarise shume e shkurter dhe nji Maje Pendet si e Keti Meteori nuk do te gjindet kurr ne kete planet.
    Gegnisht emni i Tij lexohet dhe Mi Gjeni-te ose toskenisht sic po i thone letrare: Mbi Gjeni-te!
    Migjeni morei me vete dhe iku me pasurin e vet ne qetesin e vet.
    Na la shkret me ngerlleshjet dhe shkarravinat tona te perditeshme e te perhereshme pa pushim ne krenat tona te pashilume pa kurrefare orientimit shoqenisht njerezore.

    Reply to this comment
    • Per hir te vertetes , January 2, 19:05

      MH,
      kaq nota euforike qe pompon kjo atmosgere e pas Vitit te Ri ,
      s’do ti jepja un .
      Migjeni nuk kishte aspak talente Kozmike ,
      madje letersia e tij si kaloj kufijt e Shqiperise edhe per faktin se fatkeqesishte kariera e talentit shqiptare ,qe (me gjeni s’ka te bej po ashtu ) u nderpre papritur nga semundja e tij .
      Prandaj ,mesohuni te qendroni me kembe mbi toke e mos te shifni endra kozmike me meteore , kometa etj si kto ,qe jane komplet te pavenda . Ishte nji talente shqiptare qe premtonte shume per Letersine Shqiptare ,por jo dicka jashtPlanetare …

      Reply to this comment
  10. Per hir te vertetes , January 2, 19:07

    MH,
    kaq nota euforike qe pompon kjo atmosgere e pas Vitit te Ri ,
    s’do ti jepja un .
    Migjeni nuk kishte aspak talente Kozmike ,
    madje letersia e tij si kaloj kufijt e Shqiperise edhe per faktin se fatkeqesishte kariera e talentit shqiptare ,qe (me gjeni s’ka te bej po ashtu ) u nderpre papritur nga semundja e tij .
    Prandaj ,mesohuni te qendroni me kembe mbi toke e mos te shifni endra kozmike me meteore , kometa etj si kto ,qe jane komplet te pavenda . Ishte nji talente shqiptare qe premtonte shume per Letersine Shqiptare ,por jo dicka jashtPlanetare …

    Reply to this comment
  11. MH January 4, 16:01

    Per hir te vertetes ,

    Ishte koha e merhumit Zog.
    Shqiperin nuk e njihte askush e jo ma te njohin Migjenin.
    Migjeni filloj njohjen me prezantimin e pa qellimshem nga studentet shqiptare ne vendet e lindjes.Migjenin vashdojne ta njohin cdo dite edhe sot dhe njohesit ngelin goje hapur per kete kollos i pa perseritshem teper konciz ne shpalosjen e halleve dhe mjerimit te popullit te shoqerise mbretrimit nen kujdesin e pushtetit mbreterore te kohes te cilen jo e perjetoi por e perceptoi deri ne palc si te ishte nji rrontegenograf i persosun.
    Pikrisht koha e Tije teper e shkurter me lejon dhe ma imponon ta quej nji Meteor i jashtzakonshem qe i perket jo vetem Shqiperise por gjithe letersise se botes kudoqofte ne momentin ne prezantimin e Tije me lexuesin njohes.
    Migjeni asht origjinal i vetvetes i paperseritshem nga asnjeri sa do pende e forte qe mund te nxijne letrat e bardha.
    Te pershendes.
    Une vetem me keto mendime per Migjenin,mbetem i ngazlluem,njikohesisht dhe i idhnuem pse nuk jetoj ma shume ky Gjigand.

    Reply to this comment
    • Per hir te vertetes , January 4, 21:56

      Eshte ok,
      shpresoj mos te me kesh keqkuptuar,
      por qellimi im ishte diku tjeter ,por padyshim qe edhe un ndaj ate mendim ,Migjeni ishte nji Gjigand …
      Te pershendes gjithashtu.

      Reply to this comment
  12. Krist January 4, 21:44

    Zgalem, cdo njeri i varfer,e njeh dhe ta pershkruan shume mire varferin,dhe nuk ka nevoje te jesh i pervecem,apo te kesh vlera universale.Njerezit me vlera (aq me teper universale)cajne perpare dhe nuk pyesin asnje pengese,por me vlerat e tija i ve ne sherbim ne rralle te pare te vetvehtes (se po nuk qe per vehten tende,nuk je as per te tjeret),dhe indirekt ndihmon edhe gjithe shoqerine.Nderkohe njeriu me vlere duhet te luftoje kunder varferise,te mos mjaftohet,vetem me pershkrimin e saj.Sado te forte ta kesh grushti,ai nuk mjafton te permbysesh rendin,qe jep vetem varferi,por duhet te kerkosh qe grushtet,te ngrihen gjithkund,se bashkimi ,ben fuqine,dhe t’i mobilizosh dhe drejtosh ato,per te zhdukur varferine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*