Unë pyes për Llazin, Rama flet për llozin!

Arben Duka August 26, 2015 13:59

Unë pyes për Llazin, Rama flet për llozin!

Del xhaxha Berisha,
si të dojë ja ngop,
se ai ka kohë,
që luan pa top!

Kam nja dy-tri muaj,
që me të s’jam marrë,
meqë lot pa top,
jo se krejt ka shkarë!

Sot nga opozita,
s’ngrihet llogaria,
ndaj ka interes,
ç’llafos qeveria?!

Ç’llafos qeveria,
kjo ka interes,
sepse opozita,
nuk shton gjë në thes!

Ndaj dhe unë ndjek Ramën,
kur bashkëbisedon,
dhe si çdo përgjigje,
ai e trukon!

Ashtu si qëmoti,
derëziu Salë,
edhe ky i sotmi,
rrëshqet si një ngjalë!

E kanë parë të gjithë,
ata që llafosin,
ti pyet për Llazin,
ai flet për llozin!

Rama të përgjigjet,
me fjalë xanxare,
përdor krizën greke,
si një kamardare!

Ai veç suksese,
gjen në qeveri,
shifra të çuditshme,
na vërvit në sy!

Përgjigjet e Ramës,
vetëm re e mjegull,
po në fund të fundit,
çdo gjë del në rregull!

Do të qe shfarosur,
fare korrupsioni,
po tani ilaçi,
u gjet tek kuponi!

Në vatanin tënë,
i gjithë korrupsioni,
paska qenë i fshehur,
tek një copë kuponi!

Mbase dhe kuponi,
mund ta ketë një vlerë,
po të tjera halle,
na kanë rënë në derë!

Puna e kuponit,
sipas Arben Dukës:
“Të mbledhësh thërrime,
në furrat e bukës!”

Gjetkë pikon çatia,
shoku timonier,
se ti TVSH-në,
kudo na e merr!

Me elokuencë,
nuk ke si më bind,
kur në çdo qindarkë,
merr njëzet’ për qind!

Për mijëra e mijëra,
që s’rrinë dot në këmbë,
kjo është pa dyshim,
një taksë shumë e rëndë!

Është taksë shumë e rëndë,
e kam thënë përhera,
sa duken qindarka,
gjithë taksat e tjera!

TVSH-në që ka,
kupon tatimori,
e ka në kurriz,
veç konsumatori!

Nëse sot biznesi,
TVSH-në e vjedh,
fajin e ka shteti,
që taksat s’i mbledh!

Ne në fakt paguajmë,
më shumë nga gjithë Bota,
shteti s’mbledh paratë,
po bën punë të kota!

Rama kot me fjalë,
i bën zbukurimet,
se drejton një shtet,
që s’mbledh dot tatimet!

Vetëm pas korrentit,
gjithë shteti vrapoi,
gjithë punët e tjera,
për dreq i harroi!

Edhe pse paguajmë,
qindra tatimorë,
buxheti ka mbetur,
në gjendje të gjorë!

Shteti s’funksionon,
dhe prapë flet serbes,
dhe as i shkon mendja,
të na kërkojë ndjesë!

Na del dhe në ëndërr,
fjala “lungo mare”,
po dhe aty puna,
s’ka filluar fare!

Qeveria kurrë,
s’i jep dot drejtim,
kur s’punon në front,
po me selektim!

Dhe sot sikur erdhi,
nga tjetër planet,
zbuloi krejt papritur,
informalitet!

Arben Duka August 26, 2015 13:59
Komento

17 Komente

  1. Aua ;) August 26, 14:13

    🙂 🙂 🙂

    Reply to this comment
    • Tarrasi August 26, 20:37

      CDO GJE ESHE NE RREGULL ASHTU SIC DUHET TE JETE.

      E VEMJA GJE NUK ESHTE NE RREGULL ESHTE SE NE SHPRESONIN QEVERINE iLIR kOKEMADHI – rAME sHALGJATI TE VININ RREGULL E TAKSA PER TE GJITHE.

      PO TA KUPTOSH SE KU ESHTE GABIMI DHE TA KORIGJONI CDO GJE TJETER ESHTE NE RREGULL.

      Reply to this comment
  2. Rrena August 26, 14:22

    Dje po degjoja per gjobate bashkise per ata qe urinijne rruges apo peshtyjne vend e pavend dhe gjoba varionte deri ne 200.000 leke te reja , dhe mendova qe per ata qe peshtyjne shume ti ulet pazari per peshtymen me shumice dhe ti pergjysmohet gjoba. Ndersa per ata qe peshtyjne ditet kur bie shi mos te gjobiten fare, ngaqe i lan shiu,,,,,

    Reply to this comment
  3. Urtesia popullore. August 26, 14:35

    E ka thene populli me kohe: KU ME HA,PA KU ME KRUAN .

    Reply to this comment
  4. SuloKapedani August 26, 16:54

    Respekte z. Arben por s’kemi ç’farè te bejme.Llazi eshtè njeri dhe llozi vegla e tij.

    Reply to this comment
  5. Shqipe August 26, 19:48

    PER INFORMACION!

    Te gjithe keni degjuar se Kanadaja, eshte nje shtet model dhe vertete per tu pasur zili…….tej. Po a e dini ju sa taksa paguajne qytetaret e ketej vnpendi?

    1- nje cdo ceke mbahet deri me 30% tax, ku permblidhen shume sherbime, edhe ato shendetesore, apo aksidenti ne pune apo edhe te tjera, qe ne momentin qe ceku neneshkruhet nga punedhenesi, dhe automatikishte nga kompjuteri,

    2- per cdo blerje, nje cdo dyqane, paguhet 14% tax,me shume nda vlera e mall it qe ke vlere,
    3- rrethe 80% e njerez even paguajne ne banke plane pensioni,
    4- tax per shtepine, ( per ata qe jene banese private),
    5- tax, per ndotjen e ajrit nje se ndrohesh me dru zjari
    6- tax gjelberimi e mirembajtje te ambjentit
    7- tax per marjen e plerave, te banese
    8- tax per marjen e kartonave, amballazheve
    9- tax per pastrimin dhe kriposjen e rrugeve, me bore.
    10- tax, per mirembajtjen e pallateve, kush jeton me pallat…..
    11- taxt per biznes in jan kapitull me vete…….

    ME THONI TE NDERUAR BASHKEATDHETARE CFARE TAKSASH PAGUANI JU?
    CFARE KERKONI NGA QEVERIA E ZOTIT RAMA? KENI 25- VJETE QE VETEM VIDHNI E VRISNI E PERSERI MENDONI ATY TE QENDRONI? PER ME TEPER DONI EDHE EUROPE?

    PA I PYESNI NJEHERE MIQTE DHE FEMIJET TUAJ QE JETOJNE NE PERENDIM SA TAXA PAGUAJNE, DHE A BEJNE POTERE????

    O NJEREZ THIRINI MENDJES! MOS DEGJONI KRIMINELET QE ULERASIN PER DEKRIMINALIZIM POR PERKRAHNI RAMEN TE NDERTONI TE ARDHMEN. SIGURISHTE QE EDHE AI KA GABIMET E VETA, QE ESHTE I DETYRUAR TI BEJ SE NUK KA ZGJIDHJE TJETER. SHTETI ESHTE I KAPUR NGA MAFJA VENDASE DHE E HUAJ,PRE 23-VITEVE TE SHKUARA, NE NANO-BERISHAT, E PERENDIM-LINDJET….

    PERKRAHNI QEVERINE E VENDOSNI LIGJIN. PAGUANI TAKSAT E LERINI POTERET, SE PO JA U FUT JO VETEM SALIA ME KOMPANISE, POR EDHE VETES TUAJ.

    NUK KA SHTETE NE BOTE TE MOS PAGUHET TAKSE, TE NDERTOHET PA LEJE. DHE KU TE DOJ QEFI TY…..NE PAGUAJME EDHE PER AJRIN QE THITHIM. E LE TE DALE NDONJE EMIGRANTE NGA PERENDIMI E TE THOTE JO…. PO DESHI…
    SHKON NE BURG DIREKTE PO NUK PAGOI DETYRIMET SHTETERORE….

    PA LE TA PROVOJE NJE HERE TE MOS PAGUAJNE TAKSEN PER TRUALLIN E SHTEPISE, DHE PER GJITHE JETEN, (PASI SHTEPIA ESHTE E QYTETARIT, TRUALLIN ESHTE PERJETESISHTE I SHTETIT) SI JA MER SHTETI SHTEPINE ME GJITHE RAQE QE KA BRENDA…..

    E LE TE PROVOJE NDONJE POLITIKANE E TE BEJE THIRJE PER TE THYER LIGJET E SHTETIT, SHKON NE BURG PER 24 ORE, E PUTHET ME MILON PER GJITHE JETEN.

    KJO ESHTE KANADAJA, E BRAVO I QOFTE, SHTETIT QE BEN LIGJIN DHE QYTETAREVE QE EZBATOJNE. RESPEKTE!!!

    Per bizneset, makinat, shtepine private… Eshte nje tjeter liste taksash.
    Per pronen e dyte qe mund te jete shtepi apo biznes, makine apo zyre, ka eshte taxa me te larte deri me dyfishe…..

    O SHQIPTARE LERINI DENGLAT DHE PAGUANI ATE QE U TAKON SI NE TE GJITHE BOTEN, SE DO TE KATANDISENI ME KEQ SE GREQIA. NUK KA VEND NE BOTE TE MOS KETE PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE SI NE SHQIPERIA, PER 25 VJET…
    HELLO ARE YOU OK?

    Pa ja provoje nje here te mos e paguash ne Canada qerane e shtepise ne daten e duhur, dhe e shikoj si del jashte per nje jave, nje mes te bores dhe nuk do t’ja dije as pronari I shtepise, as shteti e as gjykata. Paguan detyrimin qe te jesh me regull….

    Pa provoje nje here te mos paguash kredine e bankers ne kohen e duhur… Te nxjere jashte banka dhe te konfiskon kapitalin…..

    Per me teper, cdo vite te gjithe njerezit bejne taxat….Nje bilanc personal, te ardhuar- shpenzime, ne egjensite e specializuara shteterore… Pa ta provoje njeri te mos I bej ne kohen e duhur, dhe e shikoj si te vjene REVENUE AXHENSI, e te konfiskon edhe shtepine pa paralajmerim.
    LIGJI ESHTE PARALAJMERIMI E NUK KA ARGUMENT E JUSTIFIKIM MBI LIGJIN.

    KETO JAN SHUME PAK NGA JETA NE KANADA. PRANDAJ ESHTE DHE SHTET I FUQISHEM SE KA LIGJ DHE TE BARABARTE PER TE GJITHE.

    Reply to this comment
    • LOVE August 26, 21:31

      Shqipe
      na jep ndonje informacion me shume
      me thuaj ,nga ata te ambasadave je ??vajtet atje , beret vec lek ,u trashet ca ,se me pare peshonit sa nje thes me cimento ,me pas u trashet dhe nga truri
      mos u zemero Shqipe , eshte normale , evolucioni i ka dhe keto
      jam e lodhur sot dhe nuk po rri ti marr nje nga nje keto informacionet e tua
      po disa te pergjithshme
      atje nuk ka ceqe ,nuk ka kompjutera ,tatimoret i kane po luajne vec lojen e Fermes se Kafsheve ,sepse nuk kane ndonje diplome
      aty ku je ti Shqipe dhe ketu ku jam une tatimoret jane diplomuar ne juridik dhe ekonomik ,jane diplomuar vertet ,jo te Kristali
      tatimet i paguajne Shqipe ,po sa her vjen qeveria e re ,sidomos keta qe rilinden ,thane qe nuk kishte me lek ,nuk di sa miliarde manget
      deklaroi kr i bashkise ai i fiqve …ish minister i reformave te rilindura
      po Bodja tha “ketu jam ,me arrestoni po deshet ”
      Bodja eshte me pushime ,skiptaret me trasta ne krah ,bredhin rrugeve
      mos u ngaterro me ato ndertimet e ku te doje qejfi ,se me le pa gjume
      energjia paguhej dhe shtrenjte shume ,dhe me shume do rritet ,po leket u gjeten te administratori i CEZ ,ai ylli i LSI ,4mil.e 900 mij dollare
      banka te ne te jep borxh sa te duash ,e di ti cfare jane kredite e keqija ??
      po ate historine e bankes qe na e vodhi nje gjynaqar qe ende kishte kredine per te paguar e lexove ti Shqipe ????
      Shqipe ,ne ate vendin e bananeve qe eshte dhe vendi yt ,tatimoret bejne bilancet e bizneseve .E kupton kete ti Shqipe ??? Shume biznesmene te spikkkkkkatur ,jane ose kane qene pikerisht dr ne Tatime .
      Shqipe ,nuk ka leke publike M.Thecer e spjegonte shume lehte
      leku publik eshte ai i qytetarit , eshte shume formule e lehte
      nqs qeveria jote harxhon me shume ,te qytetari do i marri keto lek perseri – spjegonte .Problemi i vetem qe ka kasta e Tiraneve ne Tirane ,eshte se nuk kane cfare ti marrin me qytetareve .
      Ju kane ngelur vetem syte per te qare dhe rruget e azilit .
      ose ndonje perplasje sociale ku 97 do duket lule ne krahasim .

      Shqipe , une nuk i duroj dot viktimat qe adhurojne xhelatet e tyre
      nuk i duroj dot aspak tipat duartrokites , e kam semundje te vjeter
      por sidomos nuk duroj dot ca snoba ,emigrant te frustruar ,qe kane ndoshta 20 vjet qe nuk shkelin ne Shqiperi ,kane 20 vjet qe nuk flasin shqip ,kane 20 vjet qe nuk dine as ku kane te afermit ,apo kur ka qene hera e fundit qe i kane rene tel. te dikujt per ta pyetur shqip “a ke ndonje hall ???
      kane 20 vjet qe vetem ndonje llogari mizerabel ne bake kane ,dhe asgje nuk kuptojne ,por vec na therresin te duam qeverine dhe te krahasojme Kanadane

      Shqipe ,lere internetin ,lere per ate zot
      do filluar nisma “adopto nje shqiptar ” !
      Stefen King shkruan bukur Shqipe ,dhe diku ka nje shprehje lapidare
      “Une jam vrasesi i enderrave tuaja ” ne perkthim ekzakt nga anglishtja jote duhet te jete “Une vrase shpresen tuaj ”
      KUR TE VRASIN SHPRESE SHQIPE …..NUK KA ME SHQIPE !

      Reply to this comment
  6. LABI August 26, 20:47

    Oh more penetar,
    ne hallje dhe ti,
    nuk te pelqejne taksat,
    aty ne Shqiperi!

    Po taksat nuk jan,
    ofiqe per Rame,
    ato jan detyrim,
    vetem per Shqiperine!

    Dhe taksat qe Rama,
    ka ven ne Shqiperi,
    eshte me mire ti quajme,
    “Lodra per femije”

    ne se do vertete,
    c’eshte taksa te dishe,
    do te sygjeroj,
    ne Perendim te vish!

    Ne Perendim te vish,
    jo si penetare, as si vizitore,
    si shqiptere I thjeshte,
    i nderuar punetore!

    Nuk te them une Ty,
    perhere te jetoshe,
    vetem per nje vit,
    taksat te provoshe!

    Te provoshe c’jan taksat,
    ketu duke punuar,
    vertete pas nje viti,
    shume do kesh mesuar!

    Shume do kesh mesuar,
    Ti, dhe gjithe mileti,
    se vertete c’jan taksat,
    dhe si mbahet shteti!

    Si ndertohet shteti,
    si mbahet njerezia,
    si i prin ne balle,
    te keqes Qeveria!

    Ti na thua Rama,
    “reshqete si ngjale”
    une do te them Ty,
    Ai, eshte sovale..!

    Rama eshte sovale!
    tamam si qe moti,
    burre me taban,
    e shqiptar i zoti!

    E shoh se kuponin,
    shume e paske frike,
    por eshte vec kuponi,
    qe ben arithmetike!

    Eshte vec ai,kuponi,
    qe nxjer cdo makine,
    qe se le biznesin,
    te vjedhe njerezine!

    Dhe jan vete shifrat,
    qe mbledh cdo makine,
    qe se le biznesin,
    te vjedhe qeverine!

    E nuk eshte kuponi,
    “Furre me therime”,
    por eshte nje Tsurnam,
    qe sjelle shume fitime!

    Ndaj sot Perendimi,
    eshte kaq i zhvilluar,
    se zbaton vec shkencen,
    e sofistikuar!!!

    Ne se duam vertete,
    shteti te funfsionoje,
    cdo njeri nga vetja,
    duhet ta filloje!

    Te mos i bejme gjoksit,
    se do bejme “namin”
    po le ti shtijme kembet,
    sa kemi jorganin!

    Pershendetje i nderuar Arben Duka!
    Jeni vertet nje gjini, nje brilant i rralle.
    Ju vertet jeni jo vetem nje mjeshter i penes,
    por edhe nje psikolog i papare!
    RESPEKTE!

    Reply to this comment
  7. matogruda August 26, 21:23

    moj debile kanadeze, a ke pare ndonjehere ne Kanada te hash buke thate dhe te paguash 60 $ korrent kur merr 100$ ne muaj? Po diplloma fallco ke pare? Po parlamen

    Reply to this comment
  8. matogruda August 26, 21:27

    moj debile kanadeze, a ke pare ndonjehere ne Kanada te hash buke thate dhe te paguash 60 $ korrent kur merr 100$ ne muaj? Po diplloma fallco ke pare? Po parlamentaret sa e kane rrogen 100 fishin e punetorit? Shko moj e humbur me gjithe perrallat e tua. Nuk mund te paguaje taksa ai qe ska buke ne bark dhe nuk di cquhen pushime verore. Nuk futen te gjithe ne nje thes si ata qe vjedhin si ata qe punojne dhe paguhen si skllever.

    Reply to this comment
  9. ilir August 26, 21:56

    O Ben, e di historine e Llazit? Llazit mo, qe i dhane vulen e kryeplakut te fshatit. Llazit mo, nga Shalqinasi i Myzeqese. Ka qe nga 85 qe Shqiperia ka rene ne dore t Llazeve. Jemi fatkeq se vet i votojme dhe u bejme sehir. Mire te na gjeje!

    Reply to this comment
  10. Shqipe August 26, 22:29

    @ LOVE

    Sinqerisht me vjen keq per ju, por diagnoza nga e cila vuani ka vetem nje terapi.
    – cdo dite ulerima pa kufi me fjale pa pokopi,
    – vandalizem dhe vjedhje sa me shume, se ashtu do ti regulloni ato pune….
    – qani me lute korkodili deri ne mengjes sa te fiket kandili
    – ne mengjes te gjithe vraponi, te kafeneja sa me shpejt te shkoi, punet e botes diskutoni…
    – taksat hic mos I paguani se me keq do ta pesoni

    Respekte

    Reply to this comment
    • LOVE August 27, 10:28

      SHQIPE
      dhe mua me vjen keq per juve ,sepse flasim shqip dhe vesh nuk merremi
      me vjen keq dhe me siper qe jam zgjatur aq shume
      po te me shkruaje qysh ne fillim “qe ne me keq do ta pesojme” dhe ti do ishe aq mire ne Kanadane tende ,do kisha heshtur ,do kenaqesha qe ju jeni aq mire
      ne fund te fundit ,ne te gjithe i vrasim per te qene mire vete
      disa me pistolete ,disa me heshtje ,disa DUKE MOS BERE ASGJE

      Keqardhje Shqipe

      Reply to this comment
  11. Kris 1 August 26, 23:31

    Nuk paguan taksa ai qe nuk ngopet ne kanada por I paguan shteti qirane e banishes dhe I jep ndihme sociale per te qene I ngopur.Nuk I priten dritat familjeve qe nuk Kane pune e aq me keq me femije te vegjel.
    spjego ti shqipeSa eshte paga minimale,dhe Sa % te pages zene shpenzimet per te jetuar.
    si eshte Jeta e pensionistit ne Kanada .Ne London ,Ontario qytetaret e kane ujin falas.

    Reply to this comment
  12. Agron August 27, 01:10

    Arben Duka nuk paske as idene me te vogel se cfare paguajme ne emigrantet si taksa duke deklaruar se ju ne Shqiperi paguani taksat me te larta. Ne qeveria na merr 36% te rroges pa e nuhatur dhe pa e pare fare. Shkon direkt ne bankat e qeverise. Jo vetem kaq por paguajme taksa per cdo mall qe blejme ne dyqan si dhe nese zoterojme nje shtepi dhe shume e shume te tjera. Ne Itali, paguajne 60% taksa direkt nga rroga dhe indirekt me menyra te tjera. Ne Poloni qeveria i takson edhe per ajrin, po po, per ajrin e paster kur shkojne te pushojne ne nje zone me ajer te paster. Edhe une u cudita por qytetaret polake me thane eshte e vertete. Prandaj perpara se te kritikosh Edi ramen qe te merr taksa me shume ne bote, bej pak detyren dhe kerko ose pyet disa miq emigrante, me pune te ligjshme dhe jo ne te zeze dhe do te masesh fjalet ne te ardhmen. Mund te genjesh shqiptaret ne Shqiperi por jo emigrantet.

    Reply to this comment
  13. Agron August 27, 01:16

    Sa per komentuesin e Kanadase une mund ti them qe ai nuk paska idene per taksat qe paguajne ata qe punojne per te mbeshtetur ata qe rrine, si puna e ketij pensionisti. Sigurisht qe Kanadaja ka shtepi sociale ku njerezit qe banojne atje mbeshteten nga qeveria. Por kjo nuk eshte e perjeteshme. Kjo eshte per emigrantet e sapoardhur derisa te pergatiten per tu futur ne pune. Pas kesaj te gjithe paguajne nga 25% deri 40% te rrogave. Zoteria po perfiton me punen e plodhur te kanadezeve qe paguajne taksa qe ai te pije uje falas. Kini parasysh qe Kanadaja eshte nga midis 8 ekonomite me te fuqishme ne bote dhe as qe mund te krahasohet me Shqiperine e Berishes. Berisha e ropi, e vodhi, e shkaterrojn dhe e shiti Shqiperine dhe e la me borxhe te padegjuara. Prandaj nese duhet te ankoheni ankohuni per Berishen e jo per Edi Ramen.

    Reply to this comment
  14. eri August 27, 12:14

    pershnd Shqipe nga Kandaja qe po na iluminon me jetesen dhe pagimin e taksave ne Kanada ne kafenexhinjve dhe injoranteve te Albanistanit qe nuk paguajme asnje lloj takse dhe rrim e bejm sehir gjith dites. Po taksat un psah ketu: energji, uj, taksat e bashkis, sigurimet shoqerore e shendetesore, tatimin mbi pagen dhe te ardhura te tjera qe mi mban banka, taks qarkullimi te makiines, i paguaj nje me nje te gjitha dhe te shtepise ate qe me takon, por ketu dhe shteti ka detyrime minimumi te me garantoje disa sherbime publike elementare se me taksa po mbahet: te mbyll pusetat rrugeve se me ra makina ne puset dhe mu demtua dhe kush ma paguan demin , a ma paguan ky shtet se ai eshte pergjegjes per mirmbajtjen e rrugeve nuk jam un si qytetar. Po sherbimet skandaloze ne shendetsi, po monopolin e kolaudimit e sa e sa te tjera ka dy vjet qe ka ardhur rama ne pushtet dhe pse nuk i zhben? te paguajn te gjith energjin jam sh dakort por jo qe ligji te zbatohet vetem mbi fakiret kur ke me qindra biznese qe paguajne energjine te regjistruar si konsum familjar dhe me sa e sa lidhje te paligjshme dhe ata ja hedhin se kan te paguajn specialistet e OSHE-se apo te policise, e njejta gje dhe me ndertimet pa leje, se ligjin po e aplikon por po e aplikon vetem mbi hallexhinjt. Peshku nuk qelbet nga hallexhiu po qelbet nga siper, nga koka,. Aty le ta filloj separi zbatimin e ligjit dhe forcimin e shtetit. Se dhe ne Kanada te gjithe i paguajn taksat deri dhe ajrin nje me nje, po atje as dhe kryeministri nuk ja hedh dot paq nese ka detyrime me shtetin te papaguara sepse atje nuk ka miq pasi edhe mbi te vepron ligji ashtu sic veporon njelloj dhe me njeriun e thjesht, dhe jo si ne Shqiperi ku Rama po vepron me standarte te dyfishta. Sa e sa evazion fiskal po shkaktojn bizneset e medha te lidhura me politken dshe nderkoh qe aplikimi i ligjit per kuponnat fiskal po e fillojn duke tmerruar vetem bizneset e vogla dhe ambulantet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim