Unë që po shkruaj, e kam provuar në kurrizin tim atë “dhunë”

August 31, 2017 23:44 Updated

Unë që po shkruaj, e kam provuar në kurrizin tim atë “dhunë”

I nderuar z.Thano

Pas disa shkrimeve në gazetën DITA, janë bërë e po bëhen reagime në rrjetet sociale nga ish-specialistë, kuadro të naftës apo edhe të Partisë së Punës në naftë.

Më përpara ka patur edhe libra të botuar nga ish-specialistë nafte apo edhe me liri të hequr. Kam lexuar mjaft prej tyre.

Vërej se ka autorë librash edhe ish punonjës nafte që shkruajnë për punën dhe njerëzit, por jo për ato që kanë jetuar vetë por për ato që kanë dëgjuar nga të tjerë, apo nisur thjesht nga një opinion zhurmues i pas ’90-s, për “diktaturën që paskërkemi përjetuar nën drejtimin e Partisë Punës dhe Enver Hoxhës”, kur gjatë punës konkrete në atë kohë, nuk u është ndjerë zëri fare, as për punë dhe as për “vijë”.

Kështu ka ndodhur që të bëhen edhe interpretime për ngjarje kur ata vetë kanë qenë të privuar nga liria. Natyrisht ato mbeten ndjesi personale por jo absolutisht të vërteta.

Por shkruajnë edhe specialistë nafte për rolin përcaktues të Partisë dhe Enver Hoxhës në rezultatet e kërkimeve dhe industrisë së naftë, duke mohuar krejt rolin dhe aftësinë e specialistëve gjeologë kërkues. Ka shkrime që flasin për rolin dhe kërkesën e fortë të llogarisë nga Partia dhe Enver Hoxha dhe që shpesh kanë hedhur mbi shpinën e tyre të gjitha mosarritjet në planet ekonomike, duke i denigruar dhe persekutuar e burgosur ata, por që harrojnëose nuk përmendin se ata, kanë qenë pjesë e asaj “ushtrie” drejtuesish dhe administratorësh që e ushtronin drejtpërdrejt atë “dhunë” mbi specialistët gjeologë të naftës.

Unë që po shkruaj, e kam provuar në kurrizin tim atë “dhunë” dhe jo njëherë.

Por mendoj se nuk është koha të bëhen vlerësime të tilla, e aq më pak të vlerësohet roli i ekonomisë së centralizuar, i kërkesës për ritme të larta të zhvillimit të vendit dhe rolit organizues e drejtues të Partisë së Punës dhe konkretisht i Enver Hoxhës, në zhvillimin e industrisë së naftës që konsiderohej si “gjaku në trupin e njeriut”.

Pesha që ze fjala jonë si naftëtarë në opinionin mbarëpopullor, i pa njohur sa duhet, është e madhe ndaj do kujdes. Është koha për të paraqitur fakte e jo opinione dhe komente!

Kështu e mendoj unë!

Prof. Dr. Gjergji FOTO,  i datëlindjes 1942; Gjeolog nafte me pêrvojë kantieri dhe Instituti Nafte rreth 20 vite dhe Pedagog në FGJM 26 vjet. Sot, në pension!

 

August 31, 2017 23:44 Updated
Komento

7 Komente

  1. Lavdi PPSH lavdi ENVER HOXHES September 1, 06:44

    O ti qe shkruan per dhunen qe ke ndjer NE kurriz duke shpalosur poziten tender si profesor, doctor me eksperience. Dua te te kujtoj qe ajo dhune te dha mundesin ty dhe shokeve te tu te talentuar qe te punonit, administronit, te merreshishit me pune shkencore. Pa ate dhune ju kemi pare keto 25 vjet se ku qendron dhe sa vlere ka talenti profesorlleku dhe pervoja juaj. Keto 25 vjete cfare eshte bere me naften shqipetare? Care eshte bere me kuadrot, inxhinjeret dhe me gjithe ate armate specialistesh, ku Jane ata? Naften kete pasuri te shqiptareve keto 26 vjet e Kane grabitur bandat e kusareve te PD dhe PS me padronet e tyre. Naftetaret qe vertet punuan dhe sakrifikuan aq shume nuk moren asgje nga puna dhe djersa e tyre. Qeveria dhe politika e sotme pas shume zvarritjesh aprovoje statusin e naftetari. Por kush do ta gezoje kete status se brezi qe punoje dhe prodhope vlere ose nuk jeton me ose u kane mbetur pak vite jete.
    Prandaj vepra dhe kontributi I PPSH si parti shtet me ne krye ate burre ENVER HOXHEN jane te medha. Jane vlera qe duhen vlersuar dhe jo hedhur poshte.
    Une qe po te shkruaj jam djale I nje naftetari. Im ate u be 5 muaj qe eshte ndare nga jeta dhe ka qene nje nga kuadrot me te rendesishem te naftes dhe kuadro partie njekohsisht. Ne biseda dhe kontakte te ndryshme qe ai kishte me shoket e tij dhe qe mua me ka rene rasti te jem prezent nuk Kam degjuar ndonjeher te jet ankuar per dhune. Por edhe koleget apo vartesit e tij nuk i kam degjuar te ankohen per dhune. Por gjithmone flisnin dhe flasin me respekt per punen dhe perkushtimin e cdo naftetari dhe u dhembte ne zemer per gjendjen ku eshte katandisur nafta sot.
    Keto jane fakte dhe jo opinione.

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 1, 13:04

    O Gjergji gjeollogu i vitit 1942 po nuk e kuptuam fare more mavri:

    ENVERI ISHTE I MIRE APO I KEQ PER NAFTETARET?

    sepse:

    Nje Profesor Famoz nafte perpara teje po keshtu i shkruajti nje leter teper mallengjyese gazetes DITA per punen e palodhur te naftetareve te lavdishem shqyptare qe zbuluan dhe shfrytezuan lumenj me nafte Shqypnie gjate socializmit te Enverit, por nuk tha asnje fjale per ARMIQTE e Partise se Punes qe Enveri u preku koken, as nuk spjegoi fare ne shkrimin e tij me levdata per Enverin qe “Ku e hidhte kapelen atje zbulohesh nje pus nafte”, pra ky profesor fanatik nuk spjegoi asgje per faktin:

    KUR ENVERI ZBULOI LUMENJ ME NAFTE NE SHQYPNI PSE FALIMENTOI EKONOMINE DHE RENOI SHTETIN NE VITET 80-90 SI KURRE ME PARE NE HISTORI?

    Pse Shqypnia nuk u be si Arabia Saudite apo si Kuvajti i vogel, por ne vitet 90-te dukej si nje Kamp perqendrimi i tipit bolshevik GULAG dhe shqyptaret ishin bere si nje fis prej Afrike ZULU ne luften per mbijetese?

    He pra pse keshtu o Gjergji gjeollogu i Enverit qe nuk do qe te flitet dhe te komentohet per pederastin, sadistin pa shkolle Enver Hoxha qe i beri shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vend qe t’e dukeshin si pashallare Arabie me naften qe Shqypnise ja ka dhuruar Zoti me kaq bujari?

    prandaj:

    Degjo ketu intelektualin qe perserit nje fjali te Kryeministrit anglez:

    “KUSH NUK DO TE MESOJE NGA E KALUARA E HIDHUR ESHTE I DENUAR TA PERSERISE ATE.”

    Prandaj po vuajne sot shqyptaret, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore,

    sepse:

    NUK DUAN TE DENOJNE TE KALUAREN E HIDHUR TE REGJIMIT KOMUNISTO-FASHIST TE ENVER HOXHES.

    prandaj:

    Akoma Vatanin e drejtojne ATAVIZMAT e Partise se Punes, qe dekorojne me medalje kriminelet dhe xhelatet e Enverit, qe qajne per LANC-in kriminal te tij dhe mbajne Piramiden Famekeqe te MONSTRES gjakatare ne mes te Tiranes

    sepse:

    Ashiqare shqyptaret nuk duan akoma deri me sot te denojne ate njeri qe ishte ANTIKRISHTI i lirise se popullit dhe i shtetit demokratik.

    Reply to this comment
    • vera e nxehte September 4, 10:43

      E ke marre keq shembullin, intelektual, se e ke marre nga kapitalizmi. Je i njeanshem dhe nuk te besoj se se flet dhe per dekorimet qe u bejne njerzeve sot! Kush i ben dekorimet, intelektual, se me duket i ben presidenti dhe Nishani nuk dekoroi partizanet, por ballistet apo jo? Prandaj zur gjuhen, dhe perpara se te te flase goja, pyet mendjen nje here. Ose me mire, fol sa te duash se keshtu nxierr fytyren se kush je.

      Reply to this comment
  3. Seferi si skifteri September 1, 15:47

    Ky profesori qe shkruan paska pesuar dhune por nuk thote se si ka mundesi te ishte komunist, te punonte ne Institut ku duhet te kishte biografi te kulluar varfanjake proletare, pastaj ku lejohesh pedagoge ne Universitet pa qene me biografi te ckelqyer qe patjeter e ka pasur ki qe u be profesor me shume zore. Ky qe na ato vite si revolucionar(viti 1975) u thoshte specialisteve ne nxjerrjen e Patosit se “je sabotator” dhe ne shpatullen e djathte ka pasur nje shenje nga karrikja e vervitur. Une nga spiunimi i ketij u futa 16 vjete ne burg.Thote disa shkruajne e nenvleresojne specialistet por ky ku ka qene atehere dhe tani e pse nuk i thote me emer por verdalliset sigjithmone servil, oportuniste, revolucionar, sherbetor i sigurimit. A ka punuar ne keto vitet e demokratures dhe ne bordet e naftes? Po vilat ne Gjiun e Lalzit si i ndertoi? Te na i thote keto per vete dhe pastaj per te tjeret qe paskan pasur pushtet atehere dhe deformojne te vertetat me shkrimet e tyre tani.

    Reply to this comment
  4. Lefter September 1, 19:42

    Ne kete shkrim thote: “Une qe po shkruaj e kam provuar ne kurrizin tim ate dhune” dhe ka te drejte pasi ne analizat e naftes ne tremujorin e pare te vitit 1975 ky ishte Lei Fen. Nje dite ne nxjerrjen e Patosit futet ne zyren e k/gjeologut dhe i thote se ti je sabotator. Ai rremben karrigen dhe e godit ne shpatullen e djathte dhe ky trimi merr arratine. Drejtori kur u njoftua thote se mos e ke bere me gjake dreqin…..dhe drejtori jemi dhe japim hollesi te tjera, por na iku atehere dhe e mori Instituti si komunist i pergatitur dhe………

    Reply to this comment
  5. fshatari pafshat September 2, 14:41

    Po Prof. Dr. kush te beri “dhuna”?
    Qenke idiot, sepse nuk kupton se trajtimi i temes te naftes shqiptare, sot, behet per te ngritur opinionin., brenda dhe jashte, kunder vjedhjes te pritshme te rezervave kolosale te naftes qe gjenden ne shelfin kontinental 300 kmkatror dhuruara Greqise nga Sali Basha.

    Prof.Dr.Idio.
    Foto Gjergji.
    Ligesia syte
    Ti paska zene
    Mbase
    Qe ne lindje!?.

    Reply to this comment
  6. Dike Mullai September 3, 13:43

    Pershendetje Gjergji FOTO ! Koleg gjate jetes , megjithese ne Fakultete te Ndryshme. U diplomova Inxh, Elektrik ne Korrik ’65. Pasi punova 10 vjet ne nje objekt tjeter, ne Shtator ’75 fillova pune ne Sektorin e Naftes deri ne vitin 2003, kur dola ne Pension . Per Statusin e Naftetarit u takuam bashke tek Z.Petrit Vasili me 24 Prill 2015. Kaluan 3 vjet dhe akoma nuk e kemi fituar ! Ne shkrimin Tuaj termin “dhune” disa komentues e kane keq interpretuar. Ate “dhune’ edhe une e kam provuar. Ne Sektorin e Naftes jam dekoruar dy here me “Urdher Pune te Kl.3-te”. Po provoj prej 27 vjetesh “Perkedheljen” e “Demokracise” !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*