Unë shkruaj për ata që më duan

February 23, 2021 12:05

Unë shkruaj për ata që më duan

Të më duan që të gjithë?!

Kjo është e pamundur,

po të qe kjo e vërtetë,

krejt do kisha humbur!

 

Unë jam rreshtuar me kohë,

nga anë e Së Mirës,

domosdo që nuk më do,

kush është bythëlëpirës!

 

Natyrisht që nuk më do,

rraca e servilëve,

puthadorët e regjimit,

kope e debilëve!

 

Unë jam i gjithi popull,

që nga kohë e vjetër,

domosdo që nuk më duan,

në rreshtimin tjetër!

 

Gjithë jetës unë kam shkruar,

vetëm të vërtetën,

asnjëherë s’kam ngatërruar,

arrëzën me bletën!

 

Linda për të qenë shqiponjë,

jo për t’u bërë pulë,

nuk më do hiç kush e ka,

mizën nën kësulë!…

 

Unë luftë kam qenë përhera,

me gjithë injorantët,

Me hajdutët, me kusarët,

dhe me intrigantët!

 

Asnjëherë s’e ngatërrova,

kalin me një krriç,

po të më donin të tërë,

do isha një hiç!

 

Bota do të ketë përjetë,

miza dhe laraska,

s’më duan në të vërtetë,

maskarenjtë me maska!

 

Unë kam shkruar dhe do shkruaj,

topi nuk e luan,

për ata që më besojnë,

edhe që më duan!

 

Veç atyre u kam borxh,

çdo germë e çdo varg,

gjithë të tjerët- nga kjo këngë,

të rrinë sa më larg!

A.DUKA

February 23, 2021 12:05
Komento

33 Komente

  1. Molla e dijes February 23, 12:13

    Pirdh pirdh se lirohesh. Shkruan për militantët e PS, se ndoshta vetëm ata të duan.Ti je komunist militant i Rilindjes. Ça të vërtete thua ti? Broçkullat mbi fenë apo sukseset imagjinare të Ramës? Vargjegji me pagesë dhe tërë pordhë sikur je shqiponjë. Kështu është shqiponja, mercenar si ti!? S’je i lirë si shqiponjë.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 23, 12:38

    o duk
    të shkruash
    “Gjithë jetës unë kam shkruar,
    vetëm të vërtetën,”
    dhe më pas ta pasosh me
    “Unë kam shkruar dhe do shkruaj,
    topi nuk e luan,
    për ata që më besojnë,
    edhe që më duan!”!?
    më duket pak si jashtë llogjikës!!
    o dukë,moshë ke më shumë se unë,përvojë shkrimi!?
    100 herë më tepër,por nuk ke lidhje me llogjikën!!
    sepse vetë e thua se
    “Të më duan që të gjithë?!
    Kjo është e pamundur,”
    prandaj ti je i njëanshëm,sepse flet vetëm për ata që të besojnë!!kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë një njeri!!
    shkruan për ata që e besojnë,që e lexojnë!
    kjo mënyrë është kur kemi të bëjmë me botime vjershash,poezish a poemash!!dhe këto i shet nëpër librari!kush pëlqen stilin tënd i blen!!ti këtu shkruan në një gazetë të përditëshme,dhe nuk thua të vërtetën!!ti bën propagandë për një krah!!
    me të vërtetë është e pamundur që të të duan të gjithë,duke,por ta përmëndësh ti!?
    më duke pak si vetkënaqsi!!
    një herë e një kohë,të paktën pas 2009 ës që kam filluar të komnetoj,kishe në tufë të madhe që të “deshin”,përfshi dhe mua që shkruaj këto radhë!!
    sot i ke të pakët o dukë!!të kanë ikur pak nga pak!
    jo sepse kanë kaluar në krahun tjetër,ka dhe të tillë pa tru,por sepse nuk shohin që po thua të vërtetën!!sepse po e shohin se o nuk e ke thënë që në fillim,o thjeshtë nuk ke më,atë që ne e quajmë,”bythë që mban vendin”!
    ti vazhdo e shkruaj o dukë,është puna tënde,kuptohet se dhe vargjet e tua e ndjejnë peshën e asaj “të vërtete” që thua!!gjithnjë e më të dobët janë bërë!!
    o dukë,nuk shkruhet për zanat,shkruhet për dëshirë,për kënaqsi,për rrevoltë!!
    ti sot po kënaqesh me ata që të duan dhe po shkruan për ata që të duan!!
    si ata që të duan si vargjet e tua!?
    janë përtokë!!
    nëse ti je i vetkënaqur!?
    problemi tënd!!niveli tënd!!atë e përcakton vetëm ti dhe askush tjetër!!ne vetëm mund ta pikasim,por nuk e ndyshojmë dot!!

    Reply to this comment
  3. Suksese February 23, 12:53

    Mua më duket o Arben se ty të lexojnë më shumë ata që s’të duan, se ata që të duan. Si spjegohet që vargjet e tua u djegin kaq shumë?!
    Sidoqoftë bashkë me Viktor Malajn, Bedri Islamin etj jeni nga shtyllat që mbani në këmbë këtë gazetë. Vazhdoni të shkruani. Të thoni të vërtetën, të shprehni opinionin tuaj. Edhe ne komentuesve na është dhënë mundësia të shprehim po ashtu opinionet tona. Suksese.

    Reply to this comment
  4. Iliria e bashkuar February 23, 13:08

    Un Ju dua dhe kam shume respekt. Kjo per mendim e thelle, per penen e bukur, per perkushtimin, per zhvillimin, per terheqjen, per analizen, per dritaret drejt jetés, drejt se mires, dashurise, respektit, vleres artistike dhe njerzore.

    Reply to this comment
  5. Iliria e bashkuar February 23, 13:12

    Ju uroj nje jete te gjate me gjithe te dashurit, me shendet e begati.

    Reply to this comment
  6. Fili Hoxhaj February 23, 14:40

    Faleminderit Arben Duka për kënaqsin që na ke dhuruar.Të uroji jet të gjat për vete,familjen dhe për shumë njerz si un.Respekte.

    Reply to this comment
  7. Fatmir Dodona February 23, 15:24

    Shkruaj Arben te lumte dora,
    n’ato vargje si kurora ,’
    eshte Tirana edhe Vlora ,
    Gjirokastra edhe Shkodra.
    eshte Labova e Zagoria
    Eshte e tere Shqiperia!

    Reply to this comment
  8. Shahisti February 23, 15:29

    A e kupton sa te madhe e ke pordhen? A e kupton cfare pordhaci je kur te duket se je shqiponje e jo pule, kur thua se ke qene gjithnje ne anen e te mires dhe nuk ke qene bythelepires. Ti thua keshtu, une po te them qe ti je bythelepires expert, biles qe ke nja 200 a 300 gjuhe rezerve qe i perdor kur te lodhet gjuha nga LEPIRJA. Sigurisht qe ka edhe qe te duan se po te mos te donte njeri do ishe njelloj sikur te te donin te gjithe. Po ke pare ti, ne kete bote ka plot qe u pelqejne pordhacet e bythelepiresit.

    Reply to this comment
    • patrioti February 23, 16:12

      Shahisti , si ti dhe si ai anticensura me siper , Arben Duka ben nga nje si ju te dy çdo mendgjez , atje ku shkon mbreti me kembe .

      Reply to this comment
  9. Vjola February 23, 16:19

    Te lumte Arben Duka !

    Reply to this comment
  10. bujari February 23, 18:58

    Eshte e vertet z. Duka se nuk te duan te gjithe (eshte normale), por,gjithashtu, eshte e vertet se poetin Duka e duan shumica e njerzeve te ndershem, human, puntor e patriot te ketije vendi dhe ,natyrisht, nuk te duan sojsezet politikan,grabitqaret,mafizet,trafikante, kriminelet, mashtruesit e shume e shume vese te keqija, qe per fat te keq, kane qene ne krye e na kane drejtuar gjate ketyre 30 vjeteve. Kam shprese se ketyre, me ne fund do u vuje fundi. E per demaskimin e tyre , nje kontribut jashtezakonisht te guximshem e te paperkulur keni dhene juve i nderuar poet. Vazhdo e pena top tu befte.

    Reply to this comment
  11. Tajari February 23, 19:14

    Une jam nje nga Ata qe I pelqej vargjet e Dukes.
    Kush tjeter eshte si mua???

    Reply to this comment
    • Shahisti February 23, 21:57

      Eshte edhe Hajdari.

      Reply to this comment
    • Analfabeti February 24, 00:42

      Ka shume injirante qe kurre ne jeten e tyre nuk kane lexuar as nje liber artistik dhe aq me pak liber me piezi.
      Injorante partiake ka sa te duash ne Shqiperi.

      Reply to this comment
    • Jam analfabet February 24, 00:49

      Ka shume injorante qe kurre ne jeten e tyre nuk kane lexuar ndonje liber artistik dhe aq me pak liber me poezi.
      Injorante partiake ka sa te duash ne Shqiperi.
      Keta, po, i pelqejne bejetet e ketij ish ushtaraku qe rinte gjith diten ne shtepine e oficerave ne Tirane, ne SHQUP.
      Dhe tani ate shtepi, ku rinte me kenaqesi dhe ishte i nderuar, tani pra kenaqet kur kministri me perbuzje e quan shqup.
      Kenaqet sepse ashtu i pelqen k ministrit ta perbuze ate shtepi.

      Reply to this comment
  12. Pensionist February 23, 21:48

    @Patrioti
    Nga nxitimi keni bere nje gabim, kur keni shtuar nje ”d” midis ”n” dhe ”gj” te panevojshme.
    Ne korigjimin e mesiperm e keni hequr ”d”-ne. Ky do te ishte korigjimi juaj i drejte.
    Me tej ju keni ndryshuar ”s” e ke bere ”z”!
    Zevendesimi i ”s” me ”z’ eshte gabim.
    Ne, kur flasim, shqiptojme ”mengjes” – ne gramatike eshte emer i pashquar. Kur shquhet, behet: mengje-si! Ne kete rast eshte emer i shquar, rasa emerore, gjinia mashkullore, numeri njejes, emer i pergjithshem etj.) dhe jo ”mengjezi”. Sic ju e keni korigjuar, eshte sipas perdorimit dialektor. Te mundohemi, per te shkruajtur gjuhen zyrtare shqipe.
    Shpresoj ne mirekuptimin tuaj! Faleminderit

    Reply to this comment
  13. Pensionist February 23, 23:34

    Kush nuk nderon POETIN me shqiptar dhe tepashoq, eshte antishqiptar.
    Arben Duka eshte krijuesi me i madh midis te medhenjve per nga sasia dhe cilesia e vargjeve.
    Ai shikon matane vargmaleve te pakalueshem dhe pertej hapsirave te pamateshme, i flet jetes per te vertatat, frymezon dhe edukon ndjenjen e dashurise per familjen, per shkollimin, per kombin, per punen, guximin per sipermarrjen, ringritjen pas deshimit apo deshtimeve, gezimin dhe lirine, ndertimin e vetes dhe te kombit, per te ecur kraheperkrahe me kombet e perparuar.
    Temat, qe Ai trajton, jane te panumerta, cilesia e vargut te Tij eshte si drita e vullkanit, qe mbyt erresiren dhe e detyron ate te marre arratine…
    Kujt nuk i pelqejne krijimet e tij, pervecse injoranteve, idioteve te lindur, xhelozeve dhe liliputeve, deshtakeve, shpirtminjve dhe mjeraneve?
    Popullit i pelqejne krijimet e Tij, sepse Ai eshte nje me popullin dhe zemra i rreh per Kombin. Eshte nje pasuri e madhe e POPULLIT dhe e gjithe KOMBIT, tek te cilet Ai gjen frymezimin per krijimtari brilante, me vlera te jashtezakonshme edukative, kulturore, letrare, muzikore, historike dhe artistike…
    Te lexosh Arben Duken, do te thote te jesh njeri me mend, te mesosh prej Tij, te frymezohesh nga Ai, te ndjesh kenaqesi shpiterore dhe clodhje pas nje pune te lodheshme.
    Ata, qe nuk e lpelqejne, per cfare aresye na shfaqen ketu ne kete faqe te ndritur te DITES?! Per nje aresye te thjeshte: -Ata jane perfaqesues te erresires dhe drita e Gazetes DITA, DRITA, qe rrezaton Arben duka, ata i verbon. Ata nuk e duan driten. U pelqen erresira, tuneli, tubi i nendheshem, gjirizi, dmth vendet e miut.
    Drita e vullkanit te A.Dukes hyn edhe atje, per t’i ndricuar, por ata, si puna e urithit, nuk kane sy, verbohen, tmerrohen dhe cfare bejne? -Protestojne ne menyren e tyre si minj, urithe, brumbuj, furrtare etj.
    Lerini! Mos u merrni me ata, humbisni kohe, vellezer shqiptare!
    Urimet me te mire per POETIN Arben Duka!
    Shendet, dhe jete te gjate e te shendeteshme per te miren e popullit dhe Kombit tone, i nderuar dhe i pavdekshmi Arben Duka!
    ”…Bota do të ketë përjetë,
    miza dhe laraska,
    s’më duan në të vërtetë,
    maskarenjtë me maska!…
    Unë kam shkruar dhe do shkruaj,
    topi nuk e luan,
    për ata që më besojnë
    edhe që më duan!”.

    Reply to this comment
    • Shahisti February 24, 14:44

      KEte te mire pati demokracia, ju dha vula edhe debileve, edhe idioteve, edhe te marreve. Ja psh ky Pensionisti ve disa vula e quan kete bejten me shqiptarin dhe me te pashoqin e terrci e verrci. Ik or i rrjedhur nderoo breket se te jane bere qull nga shurra. Na tregoke ti qe ne qe nuk pjerdhim per kete bejten na qenkemi antishqiptare. Ik or budall, ti nuk e di cfare eshte Shqiptaria, per ty shqiptaria fillon e mbaron ke talloni i Enver Bastardit dhe tashti jargavitesh per cdo gje qe ta kujton ate.

      Reply to this comment
  14. N.VJOSA February 24, 05:05

    Pershendetje Dukë Poeti,
    Ti je nje T A L E N T i vertete i Letersise shqipe!
    Natyrisht ti ke krijuar portretin tend ne Poezi me menyren
    si shkruan, si e koncepton realitetin artistikisht me artin e Fjales poetike.
    Poezia jote ka forcë shpirterore, ka ritem, muzikalitet, ajo te ben pervete, te hyn ne zemer kur shpreh perceptimin artistik te realitetit.
    Vargu yt eshte arma e nje Luftetari te vertete ne fushen e betejes.
    Por talenti yt spikat fuqishem si poet lirik.
    Lirikat e tua jane mbreslense dhe ato te ngjallin respekt per menyren se si ti skalit virtutet e mrekullueshme te karakterit.
    Te vjershat e tua kushtuar njerzve te familjes, vendlindjes, njeriut te Punes, spikat veçanrisht zeri yt brilant poetik.
    Po aq madheshtor ti je edhe ne poezine lirike qytetare dhe politike. Ti shkruan gjithnje me pathos per fitimtaret, per ata qe mbajne mbi supe transormimin.
    Por jeta i ka te dy palet, edhe te mirin edhe te keqin.
    Edhe brenda vet Njeriut jetojne kundershtit.E sotmja e qesh te djeshmen, thote populli, sepse jeta zhvillimi ka tendencen te iki perpara. Ne kete kuptim Njeriu ,
    e brenda tij edhe Poeti,
    eshte ne lufte edhe brenda vetvetes.
    Ti Dukë Poeti e deklaron vehten ne krahe te se mires, per ata qe te besojne dhe te duan.
    Por ne fakt ti shkruan edhe per ata te kampit tjeter, “ata qe nuk te duanë” …sepse ata i fshikullon, i demaskon, kerkon prej tyre te ndjekin rrjedhen pozitive te zhvillimit dhe le te nenkuptosh qe edhe ata vijne ne krahun e se mires, pertu rreshtuar ne krahun e duhur te historise.
    Edhe vjersha e jote mesiperme , e deshmon kete nga vargu pare deri tek i fundit.
    Se ti Dukë Poeti je poet luftarak, ti e ke fjalen edhe pushkë edhe Top, shpesh here Artileri te rende…
    Ti Duke Poeti je nje poet me nje diapazon popullor.Sepse shkruan thjeshte, kuptushem edhe per intelegjencen edhe per njeriun e thjeshte te punes. Eshte kjo arsyeja qe vargu yt te ben per vehte dhe shume admirues e simpatizante te tut i dine vargjet e tua permendesh.sepse ato e thone açik te Verteten, demaskojne dhe afirmojne…
    Poezia jote eshte nje ditar i vertete i jetes politiko-shoqerore te sotme.
    Vazhdo i nderuar Poet dhe shkruaj me talentin tend te spikatur., Poezia, arti i perceptimit artistik te realitetit, eshte nje pasuri e madhe e kultures njerzore. Dhe kjo kulture pasurohet çdo dite kur çdo Poet bie zerin e vet si pjese e kesaj kulture.
    Te pershendes i dashur dhe i respektuar Poet i se
    V Ë R T E T Ë S…!

    Reply to this comment
    • ? February 24, 14:46

      Netka Kurva qenka gjalle. Si te shkon bisnesi i prostitutllekut?Ke vene ndonje leke me njane ne mbeshtetje te Internacionalizmit Proletar. Debil.

      Reply to this comment
      • N. February 24, 18:07

        Ti “?”,
        Tregon fytyren tende…
        Une nuk merrem me ato qe mendon ti.
        Por i kam besuar duarve te mija o shkerdhate…
        Por tipave si ty duhet leruar te gjitha brimat e kokes….!

        Reply to this comment
        • ? February 24, 18:25

          O budall ti kujton se une mendoj ndonje gje per ty? Te shof qe del e pjerdh nga nje here ketu dhe me dukesh idiot. Kaq.

          Reply to this comment
          • N. February 24, 18:46

            Normal qe nje idiot si ty , kujton se dhe te tjeret jane te kursit tend. Per çfare kurvlleku e ke fjalen o plehre?
            Se une nuk merrem me keto gjera qe mendon ti.
            Nuk e kuptoj fantazine tende te semurë…
            Zoti te ndihmofte, se robi nuk te ndihmon dot.

        • ? February 25, 15:08

          Si te thuash ti o Neta me gersheta. Po ate punen e idiotllikut e ke kuptuar gabim, se ju idiotet, idiote keni lindur e idiote vdisni. Hajt, ik shpejt se mos vjen doktori e te lidh,

          Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 26, 08:09

        ?
        neti nuk e njeh internacionalizmin proletar!!
        asqë ja ka idenë!!
        neti është thjeshtë një primitiv i kohës së fjetjes nëpër pemë!!neti nuk është homocivilis,është thjeshtë homofisi!!
        për të çfar bën kopeja e tij është e drejtë,gjithçka tjetër është gabim e duhet luftuar!!
        ?
        deri tashti fola për netin,por dhe ti nuk je më mirë!!je i njëjtë por në krahun tjetër!!
        asnjëri nga ju nuk ka mundur të fillojë ngjitjen e shkallëve të qytetarisë!!
        keni mbetur katnar kullash ngujimi!
        seicili në të tijën!
        ben duka si puna e arrixhofkave mburr sitën e tij!!
        ps:net suma më duket se ? nuk e ka atë punën e prostitutave “fjalë për fjalë” thjeshtë alegorike!!
        je prostitutë në mendim e në mbështetje!!asgjë më tepër!!thjeshtë e dredh sumën si një lavire që ska nxjerrë lekë dy muajt e fundit!!ske faj u plake dhe ti!nuk ke më takat të përballosh më komentet!mëndja të ka lënë dhe nuk mban mënd më as pseudonimet që ndërron!

        Reply to this comment
        • ? February 26, 14:14

          mire mo lali, dakord!!
          po a s’me thua ty kush te vuri arbiter??
          e more vete, apo ta dhane??
          dhe me ne fund, a s’me thua po ti a ke ndonje krah, apo ke shume dhe fluturon hu me hu??
          nuk e ke dhe fort keq, se i bie te provosh kollodoke te dimensioneve te ndryshme, prandaj shfaqesh vazhdimisht me orgazma te thekura??
          kur te kuptosh qe po nuk more ndonje krah je si gjella pa kripe ndoshta merr edhe ti ndonje krah dhe e fut ne bithe!!

          Reply to this comment
  15. dashamires February 24, 08:54

    Thelle paske germuar o Arben Duka neper sepete e paske nxjerre kete pacavure te vjeter ku ke pershendetjet e budallaqes militante Neti Vjosa.

    Reply to this comment
  16. ilko February 24, 08:58

    |Te kam njohur qe te ri dhe sinqerisht te kam simpatizuar se ke qene njeri korrekt dhe me vargjet e tua , qe per mua jane teper domethenese, ke luftuar cdo te keqe, te lumte dhe shkrofsh sa me gjate .

    Reply to this comment
  17. enverdjali February 24, 09:08

    Te lumte dora. Ja ke perplasur aq keq asaj kaste saqe nuk kane goje te flasin fare e as fytyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim