Unë shkruaj për juve që s’flisni dot, që jeni shkelur dhe jeni vjedhur! 

July 22, 2019 08:24

Unë shkruaj për juve që s’flisni dot, që jeni shkelur dhe jeni vjedhur! 

 

(Si një baladë)

 

Në greminë të kësaj jete,

unë shoh dritën dhe tek honi,

ndaj dhe nuk shkrova për vete,

po për juve që s’shikoni.

 

S’e kam jetën mjaltë blete,

dhe tani në fund kam mbërritur,

po prapë nuk shkrova për vete,

po për ju-o të uritur.

 

Nëpër akull-nëpër vapë,

jeta s’më ka përkëdhelur,

po për vete s’shkrova prapë,

po për ju që jini shkelur.

 

S’gjeta flori në minierë,

dhe nuk jam unë një i zgjedhur,

ndaj dhe shkrova kurdoherë,

dhe për ju që jini vjedhur.

 

Gjer mes yjesh shikoj mirë,

edhe ditën-më besoni,

ndaj prapë shkrova me dëshirë,

veç për juve që s’shikoni.

 

Shpesh kam folur nëpër netë,

edhe me të madhin Zot,

ndaj shkrova në këtë jetë,

për juve që s’flisni dot!

 

Krimbi s’mund të fluturojë,

s’do shumë mend për ta kuptuar,

ndaj s’kërkoj që të më dojë,

kush mes llumit ka jetuar.

 

As prej djallit të mallkuar,

nuk jam trembur ndonjëherë,

po injorancë e harbuar,

më fut drithmat dhe në verë.

 

Mbi dy brigje unë hedh urat,

po prapë shahem e mallkohem,

se të gjitha diktaturat,

mbi idiotët lartësohen.

 

Pushteti kafshon si gjarpër,

se është kohë e arrogantëve,

dhe në qofsh Sokrat i Varfër,

ke mllefin e injorantëve.

 

Dhe gomari e kupton,

përse mbetëm kështu trokë,

se çdo popull meriton,

qeverinë që ka mbi kokë.

 

Shkrepën yje kuq e blu,

ne te bishti i urës mbetëm,

po unë prapë do jem kështu,

dhe në mbetsha Një i Vetëm!

 

Shpesh një gojë e ligë thotë,

se ne dot nuk bëjmë shtet,

po ta shohim gjendjen sot,

kjo duket shumë e vërtetë.

 

Por do eci Shqipëria,

tani zbuluam sekretin,

ndaj na duhet Drejtësia,

të fillojmë të ngremë shtetin!

2016-2019

July 22, 2019 08:24
Komento

8 Komente

  1. Shahisti July 22, 14:17

    Hahahaha ku je o memeci qe te erdhi goja.

    Reply to this comment
    • antonio July 22, 17:28

      Gabohesh i nderuari Arben!
      Nuk e ngre shtetin drejtesia,por profesionistet,politikanet e afte dhe idealiste!
      Nje kryeminister si Rama jo vetem nuk ngre shtet,por e shkaterron shtetin!
      Per kete gje Rama eshte mjeshter,ndersa per te ngritur shtetin ligjor meazallah se merr vesh!
      Po pse nga Rama i doni te gjitha ju?
      Ai o do beje shtet,o do VJEDHE!

      Reply to this comment
      • Real July 22, 22:30

        Nuk ngop dot femijet me buke une,i nderuari Arben,vetem se ti shkruan vjersha per mua!
        Dua qe gazeta DITA te mos me censuroje mua kur denoncoj me emra dhe fakte hajdutet e shtetit dhe Bashkise se Tiranes!

        Reply to this comment
  2. kaq, sa per sot.... July 22, 16:00

    po, nga e ke mare kete emer, ti ?… shahistet, mund te jene “humbameno”, por jo injorant . ps. arben; ne se ka te tjere, te “vetem”, athere jane …shume .

    Reply to this comment
  3. Fatmiri July 22, 16:28

    Si poete , si shkrimtare ,
    qe per popull kane shkruar ,
    jane perbuzur ,poshteruar,,
    jane mallkuar edhe share,
    neperkembur ,torturuar,
    dhe jane varur ne litar,
    per liiri per ideal!,
    Po kush “kastes ” i kemdoi
    ne “oborr” ,dalngadale,
    me perulje e dredhi
    aty brenda perfundoi”
    dhe te mirat e “parise ”
    famen,postet dhe “lavdine”
    bashke me to dhe pasurine ;
    per shtate breza siguroi!
    Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  4. Fatmiri July 22, 16:38

    Si poete , si shkrimtare ,
    qe per popull kane shkruar ,
    jane perbuzur ,poshteruar,,
    jane mallkuar edhe share,
    neperkembur ,torturuar,
    dhe jane varur ne litar,
    per liiri per ideal!,
    Po kush “kastes ” i kemdoi
    ne “oborr” ,dalngadale,
    me perulje e dredhi
    aty brenda perfundoi”
    dhe te mirat e “parise ”
    famen,postet dhe “lavdine”
    bashke me to dhe pasurine ;
    per shtate breza siguroi!
    (Frymezuar nga ” vargjet e Arben Dukes “Shkruaj per Ju” Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  5. Fatmiri July 22, 16:44

    Si poete , si shkrimtare ,
    qe per popull kane shkruar ,
    jane perbuzur ,poshteruar,,
    jane mallkuar edhe share,
    neperkembur ,torturuar,
    dhe jane varur ne litar,
    per liiri per ideal!,
    Po kush “kastes ” i kemdoi
    ne “oborr” ,dalngadale,
    me perulje e dredhi
    aty brenda perfundoi”
    dhe te mirat e “parise ”
    famen,postet dhe “lavdine”
    bashke me to dhe pasurine ;
    per shtate breza siguroi!
    (Frymezuar nga vargjet e Arben Dukes “Shkruaj per Ju” ) Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*