Unë shqiptari dhe nënshtetësia e marrë pas 20 vjetësh

Leonard Berberi* March 3, 2015 21:32

Unë shqiptari dhe nënshtetësia e marrë pas 20 vjetësh

Një diplomë, një bachelor, një master, një punë. Një rrugëtim i rritjes njerëzore (dhe kulturore) në këtë vend. Një kërkesë për shtetësi. Dokumente të tjera që do të dërgohen në Romë për dosjen. Një sajt i konsultuar pothuajse çdo ditë për të ndjekur procesin. Një pritje e gjatë njëzet vjet. 1939 ditë (mbi pesë vjet) të një burokracie të vërtetë edhe pse ligji parashikon dy vjet.

Pastaj drita në fund të tunelit: një takim në Komunë, pak fjalë emocionuese të thëna përpara një zyrtari (dembel), dhe pastaj festë për një ditë, 24 mars 2014, e ëndërruar për vite, madje edhe nga miqtë. Jam një qytetar italian. Më në fund.

Një kalvar. Por ishin vitet që më lejuan të mësoj gjuhën e shtëpisë së re, të njoh zakonet dhe traditat. Të integrohem sepse ky është thelbi i qytetarisë.

Sfumaturat, natyrisht që nuk mund të injorohen. Sepse është më e lehtë dhe e shpejtë “të bëhesh italian” për të vegjlit (isha 9 vjeç kur erdha këtu, me një peshkarexhë nga Shqipëria) se sa për të rriturit. Sepse fëmijët kanë mundësi të studiojnë, të shkojnë në ekskursione, të socializohen, ndërsa nëna dhe babai duhet të kujdesen për familjen.

Është e diskutueshme ngjarja e Rani Pushpas, një indiane 56 vjeçare, të cilës kryetari i fshatit ku ajo jetonte, në afërsi të Vareses, i mohoi betimin. Arsyeja? Sipas tij, “nuk di italisht”. Gruaja kërcënoi se do të shkojë në gjykatë dhe prefekti i Vareses vendosi që Rani Pushpa duhet të betohet, pra të bëhet italiane. “Sepse, – shpjegoi ai, – burri i saj është një qytetar i këtij vendi dhe për të natyralizimi është “një e drejtë subjektive, prandaj nuk parashikohet verifikimi i integrimit të saj”. Pra, njohja e italishtes nuk është e domosdoshme.

Interpretimi i prefektit është i saktë, e përcakton ligji. Ligj që në fakt, daton që në vitin 1992 (kur emigrantët në Itali ishin vetëm 500 mijë). Ligj që ka qenë objekt i disa ndryshimeve të propozuara (gjithmonë të zvarritura në Parlament) dhe një kërkese, njohuria e gjuhës dhe kulturës italiane, që nuk është e detyrueshme. Me një paradoks: kush do letrën e qëndrimit (e vlefshme për pesë vjet) duhet – ndër të tjera – të kalojë testin e gjuhës. Kush kërkon natyralizimin, jo.

Në Mbretërinë e Bashkuar kush aspiron të bëhet qytetar i vendit duhet të dijë mirë gjuhën, të njohë zakonet. Në Francë duhet të demonstrosh se njeh në mënyrë të mjaftueshme frëngjishten dhe madje edhe Kushtetutën. Në Gjermani parashikohet provimi i gjuhës. Në Holandë duhet të kalosh një test edhe për shoqërinë me pyetje nga politika, ekonomia dhe transporti.

Po në Itali kush e kontrollon shkallën e integrimit? Në fakt askush. As Prefekturat. As administrata komunale, apo rajonale. Për më tepër, rregullat nuk e kërkojnë. Pra, marrja e shtetësisë bëhet një pasazh i thjeshtë (dhe i gjatë) burokratik. Një sërë kërkesash: Qëndrim legal (të paktën 10 vjet), një punë (të paktën në tre vitet e fundit që nga koha e aplikimit për natyralizim), të ardhura të mjaftueshme për të mos rënduar arkën shtetërore, asnjë telash me drejtësinë.

Të gjitha elemente të rëndësishme. Por përse nuk është me ligj dhe gjuha? Dhe përse nuk janë njohja e gjeografisë dhe historisë së këtij vendi, të vendeve kulturore dhe madje të “gabimeve” që na kanë sjellë deri këtu?

Sot pesë milionë njerëz jetojnë në Itali me leje qëndrimi. Shumë janë këtu për një kohë kaq të gjatë sa kanë bërë kërkesë për natyralizim. Të tjerët do të bëjnë një kërkesë shumë shpejtë. Të gjithë do të ndihmojnë për të ndryshuar fytyrën e këtij vendi. Të gjithë do të betohen se do të jenë besnik ndaj Republikës dhe “do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit” me një formulë të hartuar njëzet vjet më parë. Dikush do ta bëjë madje pa i kuptuar ato fjalë.

 

 

*Corriere della Sera / Përkthimi nga DITA

Leonard Berberi* March 3, 2015 21:32
Komento

14 Komente

  1. gjermani i fundit March 3, 23:52

    hape pune…Si e ka shkruar kete”kryetar fshati” ne italishten e Corriere? Se jam kureshtar, do kete thene sindaco del paesino,me nje fjale kryekomunar,se ne fakt betimi i qytetarise eshte obligim qe te behet perpara kryetarit te komunes ose bashkise, biles eshte protokoll strikt, kryetari me ate fashen trengjyreshe. Megjithate, per ta bere te kendshme kritiken time dua te shtoj se ngaqe jam qejfli librash jo pak here me bie te sqaroj nje soj italianesh doc sesa banore ka vendi i tyre, kush province bie ne Jug e kush ne Veri, pa lere nga historia e vendit te tyre, qe vajmedet dine me pak se kjo indiania.Artikullshkruesi megjithate nuk sqaron se per dokumentacionin paguhet nje tandem ndeshkues 200 euro,qe me pare nuk ka qene, qe te sorollatin pervit tu çosh deklarimin e te ardhurave dhe pa kaluar tre vjet te plota as mos ki shprese. Tani qe u nderrua presidenti ata qe presin te shtojne ca muaj me gishta,se nderrohen stafet.Megjtihate formula e betimit eshte vetem dy rreshta,qe po s’pate memorje te shkathet mund ta lexosh perpara kryetarit.

    Reply to this comment
  2. Stef Staku March 4, 07:22

    ANALIZE : Me kerkonin te behesha mafioz, pastaj mund te merrja nenshtetesine Italiane. Nuk arrita me e ba kete zanat e keshtu qe u ktheva ne Shqiperi pas 7 vitesh as Leje Ditore ( Permeso Sogiorno ) nuk me dha Questura e Xhenovas.
    Edhe kur desha te kthehesha ne Itali nje vite me pare nuk me lejuan se kisha thyer leje qendrimin.
    Gjithe drogaxhijt kishin dokumentat ne rregull pasi vete ato qe bajne dokumentat jane te perfshire ne keto zanate. Ose kush paguan 7 000 €.
    Me mijra puntore te ndershem punojne ne te zeze per nje kashate buke.

    Reply to this comment
  3. lol March 4, 08:33

    Po vjen shqiptari edhe menjehere do me shit kanum se sa keq italianet e pas kan organizuar ‘shtetesimin’ e te huajve! Arroganca e shqiptareve t’albanistanit eshte vertet e pa shoqe!

    Reply to this comment
  4. durrsaku March 4, 09:44

    mua praktika me zgjati 7 vjet po me ne fund e mora , dhe ika nga ai vend i sfilitur , tani jam ne europen e vertete ne gjermani , krejt bot tjeter mentalitet korrekt pages e rregullt pun sa te duash , jete e qete dhe strukturat sociale te mjaftueshme x 1 jete familiare dinjitoze , si nata me diten diferenca me italine , me vjen keq x veten qe humba 23 vite ne itali…

    Reply to this comment
  5. Euro Maloku March 4, 12:49

    Nga pervoja ime dhe e pjestareve te familjes mund t’ju them se ne Itali marrja e nenshtetesise italiane eshte e thjeshte.Me shume dokumenta duhet per te marre shtetesine shqiptare ..
    Por mendoj se gabimi i shume personave qendron ne mos aplikimin e se drejtes qe pasi plotesohen dy vjet te dergohen dy letra pershpejtimi…
    Per seicilin prej pjestareve te familjes koha pas letrave te pershpejtimit nuk ka qene me e madhe se tre muaj…pra gjithsej dy vjet e tre muaj
    Shikoni ne hollesi ne kete link:

    https://giornalismo2012.wordpress.com/2012/04/19/i-nuovi-italiani-quando-la-cittadinanza-non-arriva

    Reply to this comment
    • Skelari March 5, 13:57

      9 here e provova.”…….skadonte koha e arritjes se dokumentave ne shqiperi ….dhe anasjelltas, djersa, gjaku dhe parat e femijeve Jane ne xhepat e ndyresirave.

      Reply to this comment
  6. aty March 4, 13:18

    Nje aplikim per shtetesine italiane te kushton rreth 250 €, kurse nje aplikim per leje qendrimi njvjecare australiane vete rreth 2500_3000€ a personi, beni llagarite vete sa vete per nje familje me 4 veta

    Reply to this comment
  7. Ballist i PENDUAR. March 4, 16:50

    Roli i Travaglios dhe Gomes ne
    shkaterimin e Italise .

    2 qershor 1992 .
    Mbi panfilo Britania mbahet mbledhja Finale per shkaterimin e Republikes shteterore Italiane ,per dorezimin e shtetit Spekullimit internacional ,
    privatizimeve te egra ,soppressione Kushtetues shteteror dhe Monetar .
    Behet dorzimi i ITALISE ne duart e Teknokrateve europiane dhe sistemit
    Bankar Formal dhe Informal .
    Ne dem te PIL shteteror , papunesise ,
    dhe zhveshjen e vendit nga te drejtat ,
    Duke ja kaluar 12 here Demit Mafios dhe korrupsionit ,
    Mario Draghi merr pjese 15 minuta ne bledhjen ,
    tek anija Britanike .

    Nga 1992 Dy gazetaret organizojne
    DESTRACIONE DI MASSA ,
    QE NUK ISHTE PARE ndonjehere ne historine Occidentale .
    jANE Marko Travaglio E Petre Gomes ,
    me detyren per te Distrarre 60 milion ITALIANE ,
    NGA PLANIFIKIMI franco – gjerman dell’ apocalipsse ,
    financiar , ekonomik , prodhues e Demokratik ,
    qe tratatet Europian qe nga Mastricht e me vone do te Sillnin.
    TRavaglio e Gomes krijojne nje fenomen ,
    ISTERIK MASIV , pa precedent ne bote , kundra Silvio Berlusconit ,
    Ortakeve dhe Malafareve mafiose , te cileve i Sherbenin
    Grillo si associa

    Rezultati .
    50% e Fazaneve Italiane behen me dy Gazetaret ,
    qe keta fitojne shuma te medha Finanziare ,
    Kurse 50% tjeter qefuj Italiane jane kundershtar .

    Asnje ne Itali nuk kupton se çfare po ndothte ne Bruksel , Francoforte ,
    Jp Morgan , Goldman Sachs , Bildelberg ,
    wall stret ……………………….. etj etj ,
    Padronet e vertet Qe na komandojne ,

    Reply to this comment
  8. Testicoli al brodo March 4, 17:47

    …ja pra edhe bomba e madhe plasi, erdhi nardi dhe me siguri dosja e fundit ne maje te raftit te dosjeve te zyres se fundit te katit te fundit te ministrise se drejtesise italiane ne momentin qe nje mize u ul aty per te pushuar nen rezet e ngrohta te diellit te marsit U fundos, duke shkateruar rraftin, dyshemene e zyres,dhomat e katit dhe gjithe godinen dhe perfundimisht italia e pa vehten pa godine ministrie dhe pa legjislacion dokumentar

    Reply to this comment
  9. itali March 4, 18:19

    e keni kopju fjale per fjale nga gazeta il corriere della sera. nuk eshte krim por shkruani emrin e gazetes qe keni kopju.

    Reply to this comment
    • redaktor March 4, 18:33

      Shkoji shkrimit deri ne fund se do thone komentuesit e tjere qe ti shikon vetem titujt

      Reply to this comment
      • itali March 4, 18:55

        mbase lexoj vetem titujt por ju dini vetem me perkthy gazetat italiane cfa ju kushtonte te kontatonit direkt zonjushen te bonit punen tuaj si gazetar dhe jo perkthyes.

        Reply to this comment
  10. beni March 5, 09:07

    Nuk mundet ti bejm nenshtetas me fytyre ne itali e mendjen ne arabi e turqi hajdut e kriminel te deklaruar apo edhe te fshehur jo te integruar qe kerkojn xhami e turqi ne krishterimin e civilizuar!
    Dikush thote se e vodha e nuk me pa njeri dikush shan shoqerin italjane e thot se nuk degjoj kerkush dikush behet kriminel e thot qe nuk me ka kap njeri dikush shet droge e thot qe un jam i paster e drejt si drapri!
    Jo mor te uruar se kush e ka merituar jo vetem itali por edhe shtete te tjera ua kan dhen dhe as edhe njeher nuk kan per ta perfituar ata qe jan me rreth te kuq te pa integruar hajdut e kriminel!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*