“UNË S’JAM TEATRI”

July 15, 2018 02:45

“UNË S’JAM TEATRI”

Nga Viktor Malaj

Po të sjellim ndërmend “betejën” disamujore për teatrin që zhvillohet në rrugët e Shqipërisë, Parlamentin shqiptar dhe, sidomos, në median shqiptare do të vëmë re disa gjëra që meritojnë mirëkuptim e respekt dhe shumë gjëra që të ndjellin keqardhje dhe neveri. Sipas bindjes time, meritojnë mirëkuptim nostalgjia e disa aktorëve dinjitozë si Ndrenika, Arbana etj. dhe dhimbja që ndiejnë ata kur përfytyrojnë shembjen e  ndërtesës në skenën e të cilës, për dekada me radhë, kanë shfaqur talentin e tyre dhe kanë kurorëzuar mundin e tyre të shpërblyer keq materialisht, por shumë lart moralisht, duke i bërë të dashur për masën e madhe të artdashësve. Meritojnë mirëkuptim dhe respekt ata fare pak qytetarë apo publicistë të cilët, për faj të qeverisë dhe për shkak të mjegullës së dendur të propagandës kryesisht mëllefqare të gjithfarë zorzopësh politikë dhe publicistësh me kacabunj, besojnë fort se pas prishjes së godinës së vjetër të teatrit dhe ndërtimit të së resë fshihet një aferë e madhe korruptive.

Nga ana tjetër, meritojnë neveri të gjithë ata politikanë pa moral që prej gati tre dhjetëvjeçarë, jo vetëm e kanë braktisur kulturën, teatrin dhe filmin si detyrime ndaj popullit të tyre por edhe, me fjalët, sjelljet, veprat dhe qeverisjet e tyre, nuk kanë lënë gur pa luajtur dhe mjet pa përdorur për të denigruar, fyer e poshtëruar artin, letërsinë, kulturën dhe krijuesit e këtyre vlerave shpirtërore e materiale të popullit shqiptar. Të njëjtën përbuzje meritojnë edhe ata publicistë dhe medie që gjatë kësaj periudhe ose kanë heshtur ose kanë bërë avokatinë për të mbrojtur sjelljet e ulëta të sharlatanëve politikë.

Në varësi të moralit, bindjeve dhe interesave të individëve, qëndrimet dhe interpretimet e tyre janë shfaqur në disa aspekte të cilat mund të përmblidhen në përgjigjet ndaj pyetjeve: A i nevojitet Shqipërisë (të paktën) një ndërtesë e re dhe moderne që të shërbejë si Teatër Kombëtar? A duhet ndërtesë e re apo duhet rikostruktuar ekzistuesja? A është ndërtesa ekzistuese një vepër arti, rrënimi i së cilës do të ishte një “veprim terrorist dhe antikombëtar” (siç e përcakton atë kryetari karagjoz i opozitës) dhe “shkatërrim i një monumenti të pazëvendësueshëm të kulturës dhe historisë shqiptare” (tha K. Çipi)? A ka të drejtë një qeveri e radhës të prishë ndërtesa të vjetra (qoftë dhe të artit) dhe t’i zëvendësojë me të reja? A përbën prishja e ndërtesës së vjetër dhe ndërtimi i së resë një veprim normal të qeverisjes apo është një aferë korruptive?

Unë nuk besoj se ka mendje normale që nuk e pranon se vendit i nevojiten, jo një por disa ndërtesa ku të luhen drama, komedi apo edhe tragjedi si dhe ndërtesa ku të shfaqen filma, shqiptarë apo të huaj. Rrjedhimisht, një ndërtesë dinjitoze që të mund të konsiderohet si Teatri Kombëtar është krejt e nevojshme të jetë në kryeqytetin shqiptar. Ndërtesa ekzistuese, përveç amortizimit të gjithpranuar fizik është larg së qeni një vepër arti dinjitoze për një vend evropian apo “një ndërtesë e fisme”, siç e cilëson një analist antiqeveritar për vdekje. Përrallat e një studiuesi arti që përpiqej të justifikonte ruajtjen e godinës ekzistuese pasi “është futuriste” janë pjesë e sindromës gati 30 vjeçare që ngre në qiell çfarëdo vepër “kulturore”, mjafton të quhet futuriste, impresioniste, kubiste, surrealiste etj., vetëm realiste të mos jetë. Godinat më të mira të teatrove dhe muzikës që janë ndërtuar në kryeqytetet kryesore evropiane prej disa shekujsh nuk ruhen dhe restaurohen periodikisht vetëm për shkak të ” kujtesës historike”, por, para së gjithash sepse janë dhe ka të ngjarë të mbeten edhe për shumë shekuj vepra arti të paarritshme. Godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë ngjan me një stallë kuajsh kur e krahason me La Skala të Milanos, Balshoi Teatër të Moskës apo Salla e Koncerteve të Vjenës etj.

Pavarësisht glorifikimit hipokrit që i bëjnë asaj godine disa individë hileqarë, shembja e saj as nuk dëmton “kujtesën historike” dhe as kulturën shqiptare. Ky konkluzion bëhet edhe më bindës kur njeriu sjell ndërmend që ata që sot thonë se “godina e teatrit është e shenjtë” apo “është vlerë e papërsëritshme kombëtare”, dje bënin çmos të na bindnin se letërsia, teatri, filmi, piktura, skulptura etj. të realizuar përpara 1990 duheshin ndaluar apo, në rastin më të mirë, duheshin përzgjedhur (censuruar). Këta mendojnë se shqiptarët janë aq budallenj sa të besojnë se historia e artit dhe e kulturës mund t’iu transmetohet brezave të ardhshëm nëpërmjet ruajtjes së disa karakatinave ku është interpretuar vepra artistike dhe vetë vepra (e fotografuar dhe videoregjistruar) duhet zhdukur. Shumica e këtyre autorëve të handakosur ose kanë heshtur ose kanë bërë avokatinë e qeverive të mëparshme që lejuan, nxitën dhe ndihmuan në rrënimin e Kinostudios ku u prodhuan filmat, që i prishën ose i kthyen në qendra bixhozi kinematë e vendit, që lejuan ndërtime kioskash, hotelesh apo banesash në kështjellat e vendit apo qendrat arkeologjike dhe historike, që lejuan dhe nxitën dëmtimet dhe shkatërrimet e pikturave apo skulpturave anekënd Shqipërisë.

Aspektin historik dhe argumentimin më të plotë në shërbim të ruajtjes së godinës ekzistuese e ka bërë studiuesi i njohur A. Plasari dhe, pavarësisht mospajtimit me të, mendimet e tij meritojnë respekt. Por, ekzagjerimet dhe absurditeti i pasioneve të errëta ndaj “aferës” së teatrit, mjerisht, arritën kulmin me pohimin e një akademiku hokatar i cili u shpreh se “Zoti… e deshi kështu, që demokracia shqiptare të lindte tek studentët dhe të vdiste tek teatri”. Një pavërtetësi e tillë historike dhe cektësi intelektuale nuk do të duhej t’i lejohej as edhe një mësuesi filloreje, mirëpo qëndrime të tilla na përforcojnë bindjen se jo rrallë karakteret e deformuar i zhvlerësojnë edhe dijet e mëdha po aq lehtë dhe shpejt sa një gjilpërë e vogël shfryn një kacek të fryrë.

Për të kuptuar mendjemadhësinë, fudullëkun dhe moralin e këtij akademiku që jep moral përditë do të mjaftonte një shkrim i tij i kohëve të fundit ku, pasi tall çdo gjë të krijuar “përpara demokracisë”, shpreh përbuzjen e tij ndaj 90% të popullsisë, ndaj fshatarit dhe punëtorit, të cilët i personifikon me emrin “Lezja”, e cila i shfaqet në ëndërr “me veshë mbyllur dhe mban në dorë një pankartë a flamur që valëvitet mbi çatinë e buldozerit ku shkruhet: La ferme des animaux! A bas la culture des hommes!…”. Meqë veten e tij dhe një grusht individësh që i përkasin “elitës dhe fisnikërisë” i konsideron jashtë dhe mbi gjithkënd tjetër, autori e shkruan konsideratën e tij për njerëzit e punës vetëm në frëngjisht, që ta kuptojë vetëm “elita” së cilës i përket, pasi 90% e popullsisë, sipas tij, nuk meritojnë t’iu shpjegohet asgjë për teatrin dhe kulturën pasi ata i përkasin pankartës që mban Lezja që, e përkthyer, thotë: “Ferma e kafshëve! Poshtë kultura e njerëzve!”. Pastaj kërkon keqardhjen tonë për mundimet e tij të shkuara dëm kur thotë: “Por, si t’ia shpjegosh Lezes në ëndërr këto? Ku kupton Lezja nga filozofia dhe metafizika?”.

Që të mendosh se ndërtesa e vjetër e Teatrit duhet ruajtur nuk është sakrilegj dhe as krim, por të përpiqesh ta shesësh atë si vepër arti të pazëvendësueshme, si shkatërrim të kulturës shqiptare apo si “vdekje të demokracisë” është një teprim pasionantësh ekstremistë, sjelljet e të cilëve nuk shtyhen nga arsyeja dhe vizioni, por thjesht nga interesat që arrihen me “qitje të largëta”. Nëse reagimet kundër të disa aktorëve janë të mirëkuptueshëm, shprehjet e ndonjë aktori që citon Ali Asllanin apo të ndonjë tjetri që cilëson qeverinë “bandë mafjoze” tregojnë qartë se ata nuk i ha meraku për artin dhe kulturën, por vihen në shërbim të politikës që i nxit në prapaskenë.

Përpjekjet e disa aktorëve për ta paraqitur ndërtesën e Teatrit si pronë të tyre apo spekulimet e ndonjë halabaku politik që thotë se “Do ta mbrojmë Teatrin me trupat tanë… pushteti është i popullit”  janë manipulim i pastër dhe tallje me të vërtetën. Si të gjitha objektet e tjera publike, edhe ndërtesa e Teatrit është pronë e gjithë popullit dhe aspak vetëm e atyre që punojnë në të. Një nga detyrat kryesore të çdo qeverie është miradministrimi i pronës publike. Ndërtesat as nuk prishen dhe as ndërtohen në varësi të përqindjes së miratimit nga populli. Një qeveri është votuar për të vendosur vetë çfarë duhet bërë në shërbim të vendit dhe popullit. Nëse vepron gabim politikisht do ta marrë dënimin në zgjedhjet e radhës. Nëse shkel ligjet gjatë administrimit të pronës publike do të përgjigjet penalisht para organeve të drejtësisë. Prishja e godinës së vjetër dhe ndërtimi i një tjetër godine të re dhe më moderne nuk lidhet me jetën e një apo disa aktorëve të cilët, nëse janë të aftë mund të interpretojnë në skenat e tjera teatrale në dispozicion dhe pastaj në skenën e ndërtesës së re kur të përfundojë dhe jo ashtu si thotë aktori Çipi se “Asnjë individ nuk duhet të marrë vendime personale për jetët tona”. Shoqëria njerëzore është e organizuar në mënyrë të tillë nga SHBA në Japoni dhe nga Islanda në Australi që të zgjedhurit me votën e popullit mund dhe duhet të marrin disa vendime që ndikojnë në jetët tona dhe nuk cenojnë drejtpërdrejt të drejtat tona kushtetuese. Asnjë qeveri nuk mund të pengohet “me trupat tanë” pse kërkon të ndërtojë diçka që iu përket të gjithëve. Kjo nuk lejohet askund në botë pavarësisht përrallave të treguara në shtyp për “një grua në SHBA që jetoi dy vjet në një pemë për të mos lejuar…”.

Aspekti i vetëm ku aktorët dhe regjisorët kanë të drejtë dhe duhen pyetur domosdoshmërisht është pjesa e brendshme e ndërtesës së projektuar e cila duhet t’iu përgjigjet në mënyrën më të mirë kërkesave teknike dhe profesionale të aktrimit.

Qëndrimet e opozitës politike, të asaj opozite në qeverisjet e përsëritura të së cilës kultura ka qenë gjëja që ka munguar më shumë, jo vetëm në aspektin e sjelljes së saj por, mbi të gjitha në mënyrën e qasjes dhe kujdesit ndaj trashëgimisë kulturore dhe financimit e zhvillimit të mëtejshëm të saj, janë qëndrime thjesht penguese, nihiliste dhe të paskrupullta që iu ngjajnë veprimeve të të mbyturit që kapet pas fijes së kashtës. Kur pashë Lulzim Bashën në protestë me një parullë në barkun e tij milioner ku shkruhej “Unë jam Teatri” më erdhi për të qeshur dhe mendova se ajo parullë, për të treguar të vërtetën, duhej zgjatur dhe shkruar: “Unë jam teatral, hipokrit, gënjeshtar i pashoq, mashtrues dhe i padenjë…”. Me milionat që iu ka shpërdoruar shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti do të mund të ndërtoheshin dhjetëra teatro dhe kinema në të gjithë vendin. Nën qeverisjet e tij dhe të partisë së tij janë grabitur, rrënuar apo vjedhur dhjetëra objekte social-kulturore të Shqipërisë për të triumfuar kultura e kioskave, firmave piramidale dhe qendrave të atykëtushme të bixhozit.

Nga ana tjetër, mendoj se qeveria shqiptare ka disa gabime edhe lidhur me “aferën” e Teatrit. Në çështje të tilla të ndjeshme, dhe jo vetëm, nevojitet një transparencë më e madhe. Duhet qartësuar pse është e domosdoshme një ndërtesë e re e Teatrit Kombëtar, sa mund të jetë afërsisht kostoja e ndërtimit të saj, pse po vihet në funksionim metoda e Partneritetit Publik-Privat, çfarë epërsish ka Kompania “Fusha” ndaj të tjerave të mundshme për ndërtimin e objektit, pse do të pranohet projekti danez i Teatrit të ri dhe jo një tjetër, sa është sipërfaqja që zë godina e vjetër e Teatrit dhe sa sipërfaqe do t’i jepet kompanisë ndërtuese, sa kushton njësia katrore e truallit që përfiton ndërtuesi dhe çfarë përfiton shteti (qytetarët shqiptarë) etj.

Mosdhënia e këtyre shpjegimeve lë vend për hamendësime, dyshime dhe spekulime siç janë ato të një analisti anti-kryeministër që, pa përgjegjësi vetjake morale, pohonte se “Qeveria po i fal biznesmenit Fusha një pronë publike me vlerë 200 milion euro”. Këtu, përveç opozitës së diskredituar politike, janë edhe një tufë analistësh të cilët konsiderojnë “aferë korruptive” çdo investim qeveritar dhe janë kundër çfarëdo lloj ndërtimi dhe nuk japin asnjëherë opsionin e tyre për problemet përkatëse, siç është edhe ai i incineratorëve (djegësve të mbeturinave) të cilët një politikano – analist i konsideronte “një dështim dhe mallkim për qytetarët” pa na shpjeguar si do ta zgjidhte ai këtë problem po të ishte drejtues i vendit.

Marrëzia që prodhojnë pasionet dhe nxisin interesat i ka shtyrë disa publicistë, jo vetëm të pohojnë se “Një ligj për prishjen e Teatrit do të ishte i papranueshëm edhe po të ishte bërë duke u mbështetur qartazi në Kushtetutën e vendit”, por edhe t’i bëjnë thirrje opozitës aktuale që t’i shembë kullat që do të mund të ndërtoheshin njëherësh me godinën e Teatrit. Megjithëse përgjithësisht jam kundër ndërtesave të larta dhe preferoj hapësirat e gjelbëruara, thirrjen e mësipërme e konsideroj antipopullore pasi realizimi i saj do iu kushtonte shqiptarëve dhjetëra apo qindra milion euro për të dëmshpërblyer pronarët e tyre, ashtu siç e konsideroj të pavërtetë dhe hipokrit pohimin e një analisti tjetër se “…kullat me shumë kate e bëjnë Tiranën një ferr të pajtueshëm”.

Jo rrallë më troket në vetëdije ideja t’i bëj thirrje qeverisë të heqë dorë fare nga ndërtimet e Teatrit të ri pasi është pothuaj e sigurt se vështirë se do të shohim në ato skena ndonjë N. Frashëri, K. Roshi, S. Prosi, M. Xhepa, R. Ndrenika, R. Larja etj. por në vend të tyre do të shohim shfaqje si ajo që u soll para disa vitesh nga Vjena dhe ku në skenë mbizotëronin një tufë me kocka njerëzish dhe disa aktorë të shpërfytyruar që silleshin si somnambula. Do të shohim jo pak aktore që do të demonstrojnë lakuriqësinë dhe bollëkun fizik, bashkëshoqëruar me zbrazëtinë mendore dhe varfërinë kulturore, siç bëri pak vite më parë një aktore shqiptare e famshme për gjithçka e cila, për të sfiduar regjimin e vdekur, shtrihej gjysmë lakuriq mbi një tryezë të mbushur me gogla që i gudulisnin trupin “e vuajtur” nën diktaturë. Të gjitha këto dhe të tjera iu shiten shqiptarëve për “art modern”, por është një “art” që “Lezet” nuk e kuptojnë dhe as e pëlqejnë, është ushqim vetëm për ekspertët e filozofisë dhe metafizikës.

Megjithëse pamja e jashtme e projektit të godinës së re të Teatrit nuk më ngjalli kurrfarë kënaqësie artistike, “unë nuk jam me Teatrin”. Tiranës i nevojitet një godinë dinjitoze Teatri, e projektuar dhe ndërtuar në shërbim të shijeve artistike të disa brezave pasardhës, por me koston më të ulët të mundshme dhe me transparencën më të madhe të mundshme. Për mua, e vetmja gjë që lë vend për diskutime lidhur me Teatrin e ri është kostoja dhe fakti nëse në territorin e Teatrit do të lejohet apo jo ndërtimi i kullave shumëkatëshe. Predikimet dhe vajtimet për prishje të kujtesës historike apo kulturës kombëtare janë thjesht një hipokrizi e neveritshme.

****

Botuar sot në DITA

 

July 15, 2018 02:45
Komento

33 Komente

  1. info analitike July 15, 03:24

    Nuk ka dyshim qe ti o Viktori i partise nuk je teatri. Edhe pa shkruar carcafin e radhes kjo dihej. Hipokrizi e neveritshme eshte ti besh fresk abuzimeve te pushtetareve te cilet nuk lane menyre per te sulmuar e diskredituar aktoret qe guxuan te kundershtojne vjedhjen e truallit te teatrit. Hipokrizi eshte te mbyllesh syte prepara abuzimeve me ligjin e parlamentin vetem qe trualli te vidhet nga ca maskarenj qe nuk ndalen para asgjeje. Hipokrizi eshte te MOS shohesh se aty po investohen para droge. Hipokrizi eshte te shohesh se prokuroria hesht…

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen July 15, 18:10

      Doli bajga te komentoje i pari , prandaj na erdhi era e bajgave , porsa u ndez kompjuteri ! Cfar plehrash te neveritur jini more ndyresirat e llumi i kombit , qe nuk iu ze gjumi , pa lexuar “Dita”-n e lehtesuar veten me te vjella ! , si puna e info-anal-leshit , intelo-leshit e nje varg me idjote qe komentojne ketu nga 10 here , edhe pse nuk i pjerdh kush , ne se rrojne apo jo !

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA July 15, 07:40

    B r i l a n t !
    L l o g j i k e qe pret si brisk!
    E lexova dhe i shpreh koplimentet e mija Autorit te shkrimit!
    Ndertesa e Teatrit ekzistues ,
    ashtu si eshte,
    edhe pse brenda saj kane aktruar Aktoret tane me te mire,
    Teatri i ri i duhet Metropolit shqiptar…
    Nje Godine moderne, per sot dhe per brezat qe vijne!…
    E pashe projektin e ri.Madheshtor dhe i kohes sic ndertohen godinat moderne sot. Aq me teper qe Arkitekti i famshem danez ka dhene prova dhe eshte i vleresuar me Projekte nga shtete te medha dhe koncerne qe i kane mundesit te marrin arkitektet me te mire te Botes!…
    Po ti kerkoje nje mendim Kadares tone per Teatrin ekzistues, them se ai do ta thoshte me nje fjale:
    -Ai Teater eshte nje…K O T E C …, krahasuar me Teatrot e degjuara te metropoleve europiane!…
    Kam nje histori konkrete per kete shprehjen e kotecit…
    Ne vitin e trete ne fakultet , ne Degen e Letersise, Letersine moderne, kontemporane, leksionet na i jepte Kadareja.
    Ate dite leksionin e kishim mbasdite.Po prisja tok me disa studente te tjere Lektorin ne oborrin e Fakultetit. Dhe Kadareja erdhi rreth 10-15 minuta para. U pershendet me ne dhe tha , po pres tek Katedra e Letersise. Une e shoqerova deri atje. Katedra e Letersie e fakultetit ish thjeshte nje dhome me nje tavoline dhe disa karrike…Dhe asgje tjeter…
    Kadareja u fut renda dhe po shikonte rreth e rrotull dhe papritmas me pyeti:
    – Kjo eshte katedra e Letersise!?..
    – Po, ju pergjigja une.
    – Po kjo ngjan me nje K o t e c… tha dhe uli zerin se mos e degjonte kush dhe qeshi me ate te qeshuren e tij karakteristike…
    Kishte te drejte….
    Edhe teatri yne ekzistues , edhe pse brenda tij kane lozur aktoret tane me te mire, ajo nuk eshte godine qe i reziston kohes dhe tu sherbeje gjeneratave te reja te aktoreve, te cilet shpresojme se do jene edhe me te medhenj se ata qe kane lozur deri tani…
    Historia e Teatrit te vjeter ingranohet kollaj tek i Riu…
    por mjerisht ngritja e Teatrit te Ri eshte bere pre e sokellimave te Sali Katrahures , i cili , ashtu sic shkaterroi gjithe Shqiperine, nuk rri dot pa peshtyre edhe mbi projektin e Teatrit te ri, sepse per Saliun moderne eshte vetem Kulla e tij e Vicidolit….
    Respekte Viktor!

    Reply to this comment
    • Caku July 16, 01:48

      Ti je debil i lindur,apo ke henger ndonje goditje tek truri
      vogel tani vone?As per rujtjen derrave nuk vlen ti.

      Reply to this comment
    • Sallakja July 16, 17:46

      Shqiptari i shkrete eshte ne dileme te madhe.
      Lexon shkrimin e ketij mediokrit Malaj e me te drejte thote:
      Ky vend nuk ka me shprese, nuk behet, prandaj te ikim nje ore e me pare.
      Pastaj lexon komentin e nje Shqiptari qe jeton ne Austeri…. dhe me te drejte i kap frika :
      Po’ sikur te katandisemi si ky N Vjosa ?
      Dileme Shekspirjane
      Njeri thote ….. teatri te prishet….
      Tjetri thote …. Brilante….

      E le stelle, diceva Cronin, stano a guardare

      Reply to this comment
  3. Gege Kosova July 15, 10:54

    Shkolla e artit shqiptar,bile edhe ajo nga 1945-1990 meriton respekt per vlerat artistike e kombetare. keto gjenerat artistesh teatral,filmike dhe arteve te tjera si dhe artit letrar, me veprimtarine e tyre klane lene vule te kohes,artit dhe kombit,te gjithe meritjne respekt e konsiderate artistike,kombetare e njerezor.Por, kur eshte rasti per Teatrin-ndertesen e vjeter te Teatrit Kombetar, qe, pa asnje arsye, perveç shtyt jes se politikes ditore,po behet zhurme e hallakame tash disa dite. Keta artist te respektuar, eshte mire te flasin nga vetja e tyre,nga shpirti artistike e kombetare si gjithmone e kurdohere, ne çdo rrethane e ne çdo situate. Por kurre dhe asnjehre, te hyjen ne sherbim te ndonje personi,grupimi politik apo partie,siç dyhsoje se keto dite jane “besnikerisht” duke sherbyer.Teatri i kohes dhe arsyes,bashkohor nder me te miret ne Evrope, qe nese nuk pengohet siç jane motivuar disa artist meritor, do te jete vlere materiale e artit kombetar shqiptar, qe zevendon ate germadh , ndertimi i te ciles na kujton ditet e trishta.

    Reply to this comment
  4. intelektuali July 15, 11:20

    O Viktor Malaj,

    VOTAT E NJE QEVERIE NUK JANE “DHURATA” PER TE PRISHUR ME TRITOL MOMUMENTET E KULTURES

    dhe:

    Sidomos kur ka dyshime qe votat i ke fituar me mashtrime dhe me lekat e droges.

    prandaj:

    Ne, intelektualet qe Enveri dhe banditet e tij i masakroi pa meshire me liber shpie me lukunine e bashkepuntoreve te tij si puna jote, por edhe si Hetuesi gjakatar i Enverit, Fatmir Xhafaj, por edhe si Ministri gjakatar i Enverit, Gramoz Ruci qe Edvin Droga i ka ngjitur ne postet me te larta te Shtetit te tij mafioz dhe te korruptuar te themi o Viktor Malaj qe nuk ke guximin t’i thuash Hajnise ashiqare te prones publike STOP!

    por:

    Shkruan ne kete forum te nderuar te gazetes DITA LLOGJE idiote servilesh si dacibaot e Bedri Islamit “as peshk, as mish” per katunare dru me pre.

    PO KULLEN FAMOZE TE KORRUPSIONIT NE MES TE STADIUMIT KOMBETAR A E KE PARE O VIKTOR MALAJ?

    sepse:

    Ne DACIBAON tende te gjate allogjike nuk i jeper pergjigje pyetjes thelbesore:

    KU I GJEN LEKAT EDI RAMA PER TE NDERTUAR BADIAVA SI BAMIRESI PER QYTETARET STADIUME DHE TATRO TE REJA FRINGO, DUKE PRISHUR SI TERMINATOR HOLLIVUDI MONUMENTET TONA TE KULTURES KUR NUK KA BREKE NE BYTHE DHE PO I KERKON BOTES LEKA ME GJUHEN JASHTE?

    Ne llogjet e tua serile nuk gjen kurgje lidhur me kete pyetje qe ka Hajnise se Edvinit alla Fullan Kusari i ka bere pyetje edhe FMN dhe Banka Boterore e shqetesuar per PPP – mafioze te Edi Rames dhe bandeiteve oligarke te fshehur pas tij qe po renojne ekonomine dhe po falimentojne Shqypnine.

    PSE PO LARGOHEN SHQYPTARET SI NE KOHEN E QEPES TE RAMIZIT O VIKTOR MALAJ?

    Kur Edi Rama po i nderton badiava falas Stadiume dhe Teatro per t’i kselhasur me bamiresine e tij qe ngjan me bamiresine kur donte te depozitonte Armet Kimike te Asadit ne terrin e nates, sic po ben tani me Tatrin Kombetar?

    He pra Viktor Malaj pse po ikin si te lemerisur shqyptaret, kur Edi Rama kujdeset kaq shume per popullin sa u nderton vepra te reaja falas, njesoj si Enveri do te kohe me pare dhe kur nuk ka levizur as gjishtin e vogel per te ndertuar nje fabrike te vetme per te ringjallur Prodhimin Kombetar, apo per te ndertuar nje veper kulluese qe mileti te mos permbytet cdo vit si fakire nga Hindia apo Bangladeshi?

    A KE SHKUAR NE STAMBOLL O VIKTOR MALAJ?

    Qe te shikosh me syte e tu si Turqia e Erdoganit nuk lejon prishjen e ndertesave te vjetra buze Bosforit dhe i detyron pronaret te riparojne volat e tyre ashtu sic kane qene ne Kohen e Qepes te Sulltan Sulejmanit? Po kur per ndertesat private nuk lejohet prishja per te ruajtur trshegiminine historike,

    CFARE MUND TE THUHET PER NJE TEATER KOMBETAR?

    Po si nuk te vjen pak turp o enveristi Viktor Malaj qe permend La Scala-en e Milanos me nje histori qindravjecare shume me e vjeter se Teatri yne i Bosios qe u rikthue pas riparimit ne gjendjen e tij fillestare me kontributet e Bashkise dhe te milanezeve, intelektuali gjithashtu dha kontributin e tij dhe ishte okular i restautrimit qe beri Bashkia e Milanos duke perdorur te njetat mateirale qe ishin perdorur edhe ne Kohen e Qepes te Xhuzepe Verdit per te ruajtur identitetin historit te:

    TEATRO DELLA SCALA

    Vetem nje fanatik si puna jote mund te beje krahasime allogjike qe vertetojne pikerisht te kunderten qe Bashkia e Tiranes duhet te ishte ne radhe te pare te protestave qytetare per mbrojtjen e Teatrit Kombetar ashtu sic e projektoi Gheradio Bosio dhe te mesoje nga Bashkia e Milanos si mbrohet identiteti historik i qytetit qe i eshte besuar dhe jo sic vepron me demagogji gebelsiane, Lali Eri i Edvinit qe shkon dhe ndez fitilin e tritolit per te prishur Momumentet e Kultures duke paguar pa hesap pare per projekte megallomane, qe nuk kane asgje te perbashket me historine dhe kulturen tradicionale e Kryeqytetit tone.

    KUSH I KERKOI HESAP JOZEFINA TOPALLIT PER LEKAT QE HODHI BADIAVA PER PROJEKTIN E KUVENDIT TE RI SI BOLET E TUA?

    Pse Edi Rama vepron ne terrin e nates pa pyetur askend ne projekte qe kane te bejne jo vetem me trashegimine historike te Tiranes, por kane lidhje direkte me grabitjen e prones publike?

    PO PSE VOTAT PER GRABITJEN E PRONES PUBLIKE NE TERRIN E NATES I FITOI EDI RAMA?

    Po pse me keto shkrime-dacibao karagjozesh qe publikon media jone kombetare papushim pa kurfare pozite qytetare do te hyje Edi Rama ne BE?

    Une nuk di si mendon ti, por une per vetem them:

    O ZOT SHPETOJE VATANIN NGA KETA GRABIQARE TE PACIPE!

    Reply to this comment
    • syri July 15, 11:51

      Vetem “intelektual” nuk mund te quhet ky komentues! Salinist e meriton! Tip Apollon Bace,Artan spiun presidenti apo ndonje njeri pa vlere,por jo “intelektuali”!

      Reply to this comment
      • Caku July 16, 02:06

        Dukesh qe je zagar i mashtruesit Erion Veliaj,ashtu si duket Zoteria me siper nga komenti dhe argumentet qe sjelle,se eshte vertet intelektual.Akuzes Salinist i ka dale boja,prandaj edhe leh ti dhe zagaret si puna jote.
        Edi Rama dhe Erion Veliaj jan vjedhes te prones publike,dhe do te denohen nje dite per kete.

        Reply to this comment
    • historiani July 15, 16:22

      Nje gje duhet qartesuar mire: Jo vetem Viktori por te gjithe ata qe botojne opinionet e tyre te Dita, nuk shkruajne as per budallenjte dhe as per maskarenjt e semure psikikisht dhe te kalbur moralisht si puna e ca ” Intelektuali ” pa intelekt apo ” Info Analitike ” pa analize. Ata japin mendimet e tyre, te cilat mund te jene te drejte, te gabuar ose pjeserisht te gabuar dhe nuk mund te presin as mend dhe as ndreqje mendimesh nga njerez te cartur menderisht dhe moralisht qe, ashtu si zagaret qe ruajne prene e tyre, edhe keta lexues te marre mezi presin te ngrihen ne mengjes dhe t’i kundervihen cdo shkrimi, madje pa e lexuar mire. Vetem ketu gjejne nje fare prehjeje konvulsionet e tyre prej te marri. Ata duken qarte qe s’kane as mendim, as argumentim dhe as kurrfare parimesh morale. Jane thjesht kerma njerezore dhe morale qe rrine ” zgjuar ” para kompjuterit per te pritur prene e radhes dhe, pastaj, per te gjetur ngushellimin e pasioneve te tyre, i thone vehtes: Hemm, sa mire ia bera ketij, atij, atyre, ketyre etj. megjithese thjesht iu kane ngrene te pegerat.

      Reply to this comment
      • intelektuali July 15, 18:02

        Po ti o historiani i Enverit s’na thua kurgje per ceshtjen thelbesore qe ngre Viktor Malaj ne shkrimin e tij “as mish dhe as peshk” sot ne gazeten DITA:

        TA PRISHI APO MOS TA PRISHI EDI RAMA TEATRIN E BOSIOS QE LALI ERI E QUAN “DOPOLAVORO FASHISTE”, POR QE NE TIRONSIT E VJETER E QUAJME SI “KOMPLEKSI SKANDERBEJ”?

        He mo historiani i Enverit qe di te shash me liber shpie si Sekretar i Partise se Punes,

        CILA ESHTE POZITA JOTE SI QYTETAR?

        sepse:

        Shiko me mire finalen e Boterorit ne Moske qe nuk guxoi asnjehere te prishe teatrin BALSHOJ te Carit te Rusise, por vetem e riparoi ate qe t’u kujtoje moskoviteve se edhe muzhiket dru me pre te bolshevizmit te Stalinit kane pasur kulture dhe histori, me te cilen mund te mburren sot ne Bote

        Reply to this comment
        • behuni me te sakte July 18, 20:33

          Ja ta theme o “intelektual”: te prishet teatri, te prishet dhe mendja jote dhe kujdo tjeter dhe te ngrihet nje godine e re se ndenjem boll me vjetersirat e Duçes. Po ju me Duçen keni qene kur ish gjalle dhe me ate do jeni edhe kur ti shkoni prane. na çave mender b.. tere kohen.

          Reply to this comment
      • info analitike July 16, 06:57

        hahahaha po mire o derman po te gjithe me sindromen e kriepsikos ju! Ju prodhojne ne seri si ato produktet skarco te kohes se kumandarit qe ishin vetem per perdorim ne vend se jashte nuk ti merrte njeri.
        Paraqitesh si historian e kerkon te besh psikologun. Po pse o te shkrete kur nuk jeni ne gjendje te lidhni dy fjale i hyni ketyre gjerave me te medha se kaplloqja juaj.
        Qartesohu njehere me veten se cfare je e pastaj pastaj hajde qarteso te tjeret.

        Reply to this comment
    • Po , Po July 15, 18:23

      Ike more muuuuut , se nuk humbet kush kohe me ty , jo te vetequhesh “intelek….l ” qe nuk ma nxe goja ta them per llumra si ty , por edhe vete bajraktari serb i Vicidolit ! Pikerisht , per plehra e llumra si ti , e kishte fjalen , kur poeti Ali Asllani thoshte “… eshte koha e maskarenjve…” . Per njeres si ju eshte fare pak , tiu quajme maskarenj , sepse jini kriminele te mirefillte , nga cdo kend qe tiu veshtojsh . Meritoni vetem urrejtje !

      Reply to this comment
  5. Arberi July 15, 11:34

    Ne kete rast ne thelb autori ka te drejte, qeveria nuk eshte e qarte perreth kullave, raporteve te siperfaqeve kulle teater qe presupozohet te ndertohen aty apo edhe perreth kostove.
    Duket qarte kerkojne qe opinioni te filloje te mesohet me keto ide qe pastaj ta kene me te lehte te bejne cfare duan !

    Te gjithe e njohin mire pasionin e verber ekonomik te rames per kulla, per fitim, te gjithe e dine se cfare donte ti bente Tiranes (perveçse cfar i beri me lejet e pallateve ku mundte dhe pasojat qe ka kjo gje sot) kur ishte kryebashkiak i saj

    Par autorin, por edhe per te verberit qe ndjekin ramen, duhet t’u kujtohet se gjate kryebashkillekut rama kerkonte qe ne sheshin Skenderbej te ngrinte kompleks sherbimesh sepse sic thoshte nuk ka kuptim qe qendra e kryeqytetit te mos kete sherbime apo dyqane (nenkupto siperfaqe ne shesh te perfituara prej rames)

    Mbetet lapidare thenia e rames asokohe, e shoqeruar me levizje te sforcuara krahesh, duarsh apo fytyre (pandehte se i mbushte mendjen njeriu) se sheshi Skenderbej qenkerka konceptuar si shesh diktatorial që në fillim dhe prandaj duhej ndertuar patjeter aty !

    Mjafton vetem kaq te dilet ne konkuzion se cfare papergjegjshmerie ekziston te ky njeri

    Ishte ish Nano atehere kryeminister qe ia preu hovin banal njeriut kulle !

    Me plot te drejte njerezia u alarmua kur u hodh perseri idea per te nderhyre per teatrin.
    U kujtonte konceptin e ish kryebashkiakut ramë qe ishte per ndertimin e nje Kulle aty (gjithmone Kulle) dhe dy katet e para te funksionin si teater kombetar ose edhe si teater kombetar!.
    Bente avokatin e kulles aty, se sa mire do harmonizoheshin funksionet e teatrit kombetar me te kulles (me fitimet e veta) dhe ilustrimi me origjinal i deshires se ketij jane sot gjendjet e dy ish kinemave simbol te Tiranes, Republika dhe 17 Nentori qe u realizuan (neutralizuan) sipas koncepteve te rames,

    E njejta situate do ishte edhe sot teatri kombetar po te ishte realizuar asokohe endrra e ramiut per nje teater kombetar modern tip kulle ! Kete gje bejne mire ta mendojne te gjithe perkrahesit e rames

    Tani del me versionin pak me te moderuar te kullave, jo më ne ndertesen ku jepen shfaqjet por sidoqofte brenda siperfaqes se teatrit

    Eshte më se e qarte se per kete njeri meraku kryesor eshte fitimi me cdo kusht dhe jo gjendja mjerane e teatrit sot

    Reply to this comment
  6. Kris 1 July 15, 12:11

    Eshte gje e mire qe qeveria merak kulturen.Kete e ka treguar me shtepine me gjethe,bunkerartintunelet e ish shtabit te pergjitheshem e deri tek kerpudha dhurate prane kreut te qeverise
    Eshte e drejte e saj te ndertoje apo te shkaterroje por duke respektuar ligjin.Kur shkel ligjin si tek pallati i lulit ne Vlore paguhen milona euro nga populli dhe jo nga xhepi i Rames.
    Pra duhet respektuar ligji dhe jo te veprrohet me pronen publike si do ky bicim kryeminister qe ben projekti n,percakton cmimin dhe fituesin,ve ne zgjedhe buajt dhe buallicat e kuvendit per te miratuar epshet e veta.
    Pra viktor teatri duhet por jo me korrupsionin brenda.
    Tirana po mbingarkohet me kullat qe neser me zhvillimin e rrjetit rrugor dhe teknologjise do te braktisen e do te jene fole per kukumjackat.
    Vete piktori e ka bere shtepine ne Surel

    Reply to this comment
  7. Jimi July 15, 12:21

    Intelektual! Votat e nje qeverie jane, qe kur ndesh ne nje mur obskurantist dhe destruktiv, pjese e te cilit ti je, me patjeter ai duhet shembur sa me pare me tritol apo dinamit! Rruige tjeter nuk ka.Drejtoju kurrizin pastaj, ndricoju mendjen (po paten mendje)!

    Reply to this comment
    • intelektuali July 15, 15:51

      keto vota qe thua ti i gjen me shumice tek Kimi i Korese se Veriut, por mud t’i verresh edhe tek Putini i rusise qe sapo fitoi zgjedhjet ne oren 5 te sabahut ne masen 100%,

      njashtu:

      SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT

      Me brohoritje popullore, me dajre dhe daullet e Partise.

      Reply to this comment
  8. vasili July 15, 13:14

    Falenderoj se pari gazeten,qe ka dite,qe nuk po degjojme tingellimen e teneqese se ndryshkur islami,nxjerre nga bodrumet e vjetersirave osmane-hoxhiste.
    Z. Malaj,ben mire qe shkruan ralle,gje qe ben te mbart dhe cilesi tema dhe shkrimi.
    Por do te ish mire mendoj une,qe te ishit me konciz,qe shkrimi te ish ne dimension gazetaresk dhe do bente te lexohej me me shume vemendje.
    E dija,qe nuk kishim artista,vec ndonje Ndrenike,Mima(Morali i zonjes Dulska,eshte nje mrekulli e ketij aktori),Lako,Pitarka.
    Te tjeret,kane lozur vec veten e tyre,me bertitje dhe xheste.
    Kurse te paret kane lozur role te verteta te drames njerzore..
    Dhe nuk kish si te ndodhte ndryshe:
    Ne shkollen e aktoreve vershuan ne shumicen e tyre bij fshataresh,qe bababallareve te tyre,regjimi i kish dhene poste sunduese ne qytet mbas lufte,apo ndonje i paafte nga qyteti,qe nuk kish qullosur,gje ne shkollen e mesme.
    Keshtu talentit te munguar,i shtohesh dhe edukata dhe kultura qytetare e cunguar,qe ja menderosnin dhe me tej ato qe mesonte.
    Rol jo te paket,pati dhe arsimi i cunguar dhe i politizuar.
    Per deri sa komunikonim me boten e lindjes,shkolla rakitike shqiptare e teatrit dhe kinemase,mesoi shume teorikisht dhe praktikisht,vecanerisht nga shkolla e Stanislavskit i cili e shikonte teatrin dhe lojen e aktorit,si nje beteje teper te mundimeshme,qe kerkonte dedikim disiplin dhe integritet nga aktori.
    Por me vone dhe kesaj ndihme te vyer, regjimi ja mbylli deren,ku mbas kesaj shumica dermuese e aktoreve,gjeti vehten tek repertori qe pasoi,me britma partizanesh dhe komandantesh,puntoresh muskuloz,sekretare partie dhe armiq klasash.
    Dhe megjithate nuk e merrja me mend,te ishin ne kete derexhe,qe na u cfaqen tani me farsen e teatrit,:
    Alabake rruge me fjalor dhe diksion,por te mjeret ata,mendonin se po benin artistin e madh te popullit.
    U pa dhe nje here ne keto ane,qe kjo gjindje e kish kthyer lirine e fjales ne lirin e lehjes se verber.
    Rama,ben investime,harxhon parat pergjithesisht,ne vepra qe i takojne te ardhmes,sic jane qendrat e qyteteteve,kur e tashmja shqiptare ka urgjente dhe egzistenciale investimin e shtetit ne anen sasiore dhe cilesore ne tregun e punes.
    Ne kete treg dhe informacioni eshte teper i mjegullt:
    Asnje nderhyrje nuk ka nga shteti,ne maredheniet skllaveruese te punes pronar-puntor,sic vihet re ne shume nderrmarje private.
    Kurse mega investimi qe po ben ai per teatrin e ri(ndonje sylesh do te thote qe shteti,nuk po paguan gje dhe nuk do te shikoje,qe ne kembim te kesaj,prona publike, po i le falas siperfaqe te madhe privatit,ne mes te Tiranes,qe do te kishin nje vlere shume te madhe dhe te vazhdueshme,per buxhetin e shtetit shqiptar,po te cfrytezohesh ndryshe)eshte nje shperdorim i madh,per te sotmen dhe te ardhmen i parave te popullit.
    Nje super teater modern,ne nje vend te prapambetur dhe pa aktore te vertete brenda.
    Vec kesaj humbja do vazhdoje me shpenzimet e medha te mirembajtjes dhe te pseudo-aktoreve.
    Dhe ne vendet e zhvilluara,ku sallat e teatrove jane plot,nje pjese e mire e shpenzimeve subvencionohet nga shteti.
    E pra kjo eshte nje cmenduri narcistike e pafaleshme e Rames me parat e ketij populli varfanjak.
    Dhe ajo qe tregon nivelin tone te mjeruar te formimit si njerez,eshte qe asnje nuk protesoi dhe nuk ju kundervu ketij piktori te semure,qe ne kete moment shpenzimi maremendes jo efektiv hodhi firmen si kryeminister.
    Vazhdon ajo,qe sipas kokes dhe festen e teatrit te rames tani se fundi.

    Reply to this comment
  9. Claus July 15, 13:37

    http://www.gazetadita.al/nishani-heq-kangjellat-e-presidences-lame-dhe-shkreli-veprim-skandaloz/

    Hapeni te nderuar miq dhe jomiq faqen e mesiperme per te lexuar ulerimen e „mbrojtesve te kultures se lashte popullore“ Artan Lames dhe Artan Shkrelit per kamgjellat ne rrenim te asaj kohe te Presidences se Republikes!

    Lexoni dhe binduni per hipokrizine e ketyre sallahaneve, lexoni dhe binduni per hipokrizine e „Dites“ qe sot ka dale me „Je ne suis pas theatre“, ah harrova „Une nuk jam Teatri“!

    Hipokrizi nga artistet qe filluan nje beteje por e lane ne mes. Hipokrizi nga mediat e Rames, hipokrizi nga Rilindja e kalbur der ne rrenje, Hipokrizi gjithandej.

    Ja tani dolen dhe artistet Ndrenika, Asqeriu qe na luante Mak`bethin ne zyrat e Kumbaros per te na „bindur“ se protesta nuk ishte politike por ishte nje xhiro bulevardi afer „Pallatit 176“ a „Shportes me karavidhe“ dhe ne jemi natyrisht per nje Teater te Ri, a thua se askush nuk ishte per nje Teater te Ri.

    E kam thene fjithmone dhe e them, nese ka nje popull aq hipokrit ne kete rruzull dhe blihet dhe shitet per 30 aspra, ai eshte vetem populli shqiptar, ne bote tjeter nuk mund te gjej.

    Dhe interesantja eshte se keta na kane edukuar me ato filmat dhe teatrot qe tashme i shhe tek RTSH shqip ku per nje nje fjale, per nje nder, per nje atdhe, per nje tradheti kane „pushkatuar“ njerez.

    E c`nuk gjen ne fytyrat e ngrysura te Besnikut te Partise, se Memos, se Cobo Rrapushit, se Xhode Partizanit, se Halim mesuesit etj,etj, etj, qe „te jepnin plumbin ballit“ po te dilje hipokrit dhe tradhetar idealesh.
    Po keshtu eshte brujtur kjo Shqiperi, ndoshta sipas asaj komedise „Edhe ashtu dhe keshtu“ ku luan dhe Robert Ndrenika.

    Shkurt ky muhabet, nese nuk e duan ata qe kane lindur dhe jane rritur atje, le te prishet, gjiza nuk me prishet shume, se kam c`te shohe ne bote, se ne ate Tirane gjej vetem bunkere ne mes te sheshit dhe simbole burgjesh ne mes te Bllokut, per ate pune aq me ben, por vetem keta hipokrite dhe „fytyra plot maska“ te na i kursenin tere kete zallamahi dhe katrahure.

    Do te ishte akoma me mire te na zhduken dhe tere filmat dhe teatrot me fytyrat e tyre, jo per gje, por do te na krijojne neveri per „punen edukative“ qe kane bere tere jeten e tyre.
    Filmin me te sinqerte te tyre keta artiste e kane luajtur sot dhe ne origjinal, ku karaktaret e tyre jane pershkruar nga:
    Hipokrizia, Gejnjeshtra dhe Maskarada!
    Po mire e tha ai ish-deputeti i PPSH-se, artisti i Popullit Luftar Paja:
    „Une mbete pa ilace se nuk me dalin te hollat, prandaj o burra dakort me qeverine“
    Mjerimi te ngec ne gryke dhe te mbyt trishtimi, ka thene Migjeni.
    Ndoshta dua t`i mirekuptoj, por e kam te veshtire i nderuar Viktor, qe luani aq mire ate pjesen e „Kapedanit“ : dridhe dridhe Like!
    Apo me mire do te ishte refreni: „Dje isha Kangjella, Sot nuk jam Teatri“

    Reply to this comment
  10. Xheni July 15, 13:44

    Viktor M dhe aktorit Luftar Paja:
    – Teatri I ri eshte “litari” me te cilin terhiqet lopa e vjedhur nga rilindasit (kullat).

    Reply to this comment
  11. Alarmi S.O.S July 15, 14:08

    KUSH MERET E PROPOGANDON THJEATRON KUR SHQIPERIJA PO KTHEHET NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE E SHQIPETARET PO ZHDUKEN SI POPULL DO MBAJE VULEN E KRIMIT E TRADHETISE….

    Reply to this comment
  12. Ali Pazari July 15, 14:18

    Kur lexoj komentet e nje fare Intelekhaleje qe per cdo gje te re ,vetem vjell helm dhe mut nga goja me “lekat” dhe te “kselhasurat” etij qe flet per “komunizem”,vjedje per secilin….Dal me konkluzion se Ai mund twe jete nje ish “sigurims provokator” (mik me Fecor Shehun),ose “nje i rrjedhur” nga trute…Zoti e falte se nuk di c`thote. Amin….

    Reply to this comment
    • intelektuali July 15, 15:42

      O Liu Firifiu,

      Nuk jam i rrjedhur fare, sepse intelektuali:

      QETE PI KAFEN, ULUR TEK TAJVANI
      DHE S’DO ME JA DITE NGA HAJVANI

      E njoha Fecor Shehun kur erdhi ne qeli dhe me tha:

      O PERKTHE VEPRAT E ENVERIT, OSE NDRYSHE KALBU NE GALERI!

      A te duket ty o Liu Firifiu si pune sigurimsash te Enverit kjo e intelektualit?

      sepse:

      Mua me duket si ajo puna e:

      XHELATIT QE AKUZON VIKTIMEN

      Reply to this comment
  13. Ai qe pi kafen karshiTaivanit July 15, 17:59

    Jo per debat,se je “i gatshem polemist

    ‘,por me qe e pranon vete se nuk je” i rrjedhur fare” po pres rrjedhjen totale tenden qe ti besh shoqeri veprave te Enverit, patriotit tend, per te zbatuar gjoja urdherin e Merhumit amanet per Ty Hajvani qe pi kafen te Taivani i Shallvares….

    Reply to this comment
  14. mirel July 15, 20:46

    O Viktor, po nuk ke pak turp?
    Pse merresh me godinen e Teatrit kur problemi i vertete jane kullat?
    Pse nuk merresh me ligjshmerine e “Ligjit te Posacem” per pervetesimin e territorit publik nga mafia e qeveritareve qe udheheqin grabitjen e plote te shtetit dhe te prones shteterore dhe private?
    Ky duhet te ishte motivimi i cdo gazetari sot, dhe jo cfare vlere kane muret apo suvate e Teatrit, qe nese duhet te ishin riparuar, duhet te ishin riparuar apo ndertuar pa kaq konflikt moral.
    Perse ekziston konflikti?
    Perse e politizoni te drejten e artisteve qe te ruajne fizionomine e Teatrit, njekohesisht dhe te Tiranes?
    Per te ruajtur Historine e madherishme qe mori jete pas Clirimit?
    Perse e quani kete kauze te PD, kur kjo parti kriminelesh ka vetem nje qellim: Asgjesimin e Historise.
    Me sa duket ketij qellimi i qenka bashkangjitur Ramuti qe ka objektiv fitimin mbi pronen publike dhe skllaverimin e shqiptareve duke e shnderuar veten ne nje mbret qe i ben ligjet sikur te ishte Turqia e sulltaneve te mesjetes.
    Pse nuk merreni me kete perdite, por merreni me faktin a do suvatuar godina apo jo?
    Sepse jeni plera dhe te mbaruar si njerez dhe si intelektuale.
    Ansnjehere te mos ju veje mendja se do ngriheni ne nivelin e qytetarit dinjotoz, sepse jeni krimba bythe te Ramutit dhe jargashe te pushtetit.
    Vetem peshtyma eshte e denje per ju.
    zvarranike te shitur

    Reply to this comment
  15. Po , Po July 15, 21:55

    Na mbyti llumi dhe idjotesia e Bathores ! Eshte per kete arsye , qe njerezit jane neveritur nga komentet e shumta te bathoristeve dhe nuk do askush te humbase kohe me ta . Komentet behen vetem midis njeresve .

    Reply to this comment
  16. viktor July 16, 22:44

    Adashi im Viktor, nese quhesh me te vertete Viktor, po te pyes: Sa te ka dhene rama, pasi ai e di mire qe influencon shume te lexuesit, ndaj dhe te ka paguar. Rrofshin eurot!

    Reply to this comment
  17. Krist July 17, 18:27

    E nise mire,Viktor,por nuk e bitise fare,e le ne mes ate qe deshe te thoshe.Viktor,ti nuk je vetvehtja,pra teatri jo,e jo.Fjalet e tjera,jane ,fukarallek,e maskarallek.

    Reply to this comment
  18. Krist July 17, 18:36

    Zoti Viktor,adashi i autorit te ketij shkrimi,jeni gabim per pyetjen qe i beni autorit.Ky (Viktori,Bedriu,Xhevdeti e shoket e tyre,)me shkrimet qe bejne ,nxjerrin zjarrin qe i qendron ndezur ,ne trupin dhe shpirtin e tyre,qe prej fundit te komunizmit.Ai zjarr,ketyre personazheve,nuk i fiket kurre,por te pakten,dufin e nxjerrin me Fast-Foodet e tyre gati te perditeshme.

    Reply to this comment
  19. Plaku Xhuxhumaku July 18, 22:35

    Ceshtja e theatrit eshte loja me e shemtuar qe luan Rilindja. terheq vemendjen tek prishja ose jo e nderteses se Theatrit si e tille, i le njerezit te kacafyten per dicka qe nuk ka asnje rendesi ne vetvehte dhe fsheh oriblemin e vertete, faktin qe po i jep privatit pronen publike dhe parate i merr per vehte. Theatir i Ri le te ndrihet nadheshtor sa te doje, por me para publike ne pronen publike. Hajt shendet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim