Unë, viktima e 29 Nëntorit

December 6, 2018 10:31

Unë, viktima e 29 Nëntorit

Moikom Zeqo

“Historia është ndalur. Nuk ekziston asgjë përveç së Tashmes të pafund në të cilën Partia ka prorë të drejtë.  Kush kontrollon të Tashmen kontrollon të Kaluarën”/GEORGE ORUWELL -Viti 1984.

Po ribotoj mbas 26 vjetësh Diskutimin e mbajtur nw emër të Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë për të mbrojtur 29 Nëntorin si Datë të Çlirimit të Atdheut nga pushtimi nazi-fashist.

Ky diskutim është bërë në kushtet e një terrori të madh verbal, psikik dhe trysnie të rëndë kuazi- fashiste dhe mankthi mendor kundër njohjes së 29 Nëntorit.

Dihet se Parlamenti që zotërohej në atë kohë nga PD, e ndryshoi datën e Çlirimit dhe vendosi që data 28 Nëntor të ishte edhe Datë e Pavarësisë dhe gjoja edhe e Çlirimit nga nazi-fashizmi.

Lexuesi le ta gjykojë sot substancën e diskutimit tim dhe të arsyetojë.

Në Kushtetutën e Shqipërisë është sanksionuar se data 28 Nëntor është Data e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Data 29 Nëntor është Data e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi.

Ky formulim kushtetues nuk është ndryshuar deri më sot.

Në vitin 2005 me ardhjen në pushtet të PD-së mua më shkarkuan brutalisht  si Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar,- me motivacionin e turpshem , se kisha mbrojtur Datën e 29 Nëntorit si Data e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi.

Në 2004-ën unë përurova, konceptova dhe sendërtova me një grup specialistësh për herë të parë Pavionin e Antifashizmit shqiptar me rastin e 60-vjetorit tw çlirimit tw atdheut.

Është e habitshme që mua më shkarkuan nga puna pikërisht për Antifashizmin Shqiptar,- duke më bërë kështu një “viktimë” të kampit të kundërt, atij  pushtues dhe të reaksionit më të egër ballistoid.

Për tetë vjet të pushtetit të PD-së mua më lanë pa punë.

Por edhe 3 vjet e ca që ishte në pushtet PS, në mënyrën më mosmirënjohëse dhe të padenjë, –  më lanë gjithashtu pa punë.

Unë nuk kërkoj as merita, as vlerësime dhe në pikëpamje të përgjithshme nuk më intereson asgjë përveç faktit, që mbrojta 29 Nëntorin si Datë e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi – dhe kjo është një nga datat më të mëdha në historinë e kombit të të gjitha kohërave.(M.Z)

***

“Në Muzeun Grotesk të Paradokseve Shqiptare është shtuar dhe një paradoks i ri tejet i rëndë: mohimi i vërtetësisë së Datës 29 nëntor 1944 si Data e çlirimit përfundimtar të Shqipërisë nga nazifashistët dhe kolaboracionistët e tyre.

Pse ndodhi një gjë e tillë?

Pse pushtetarët fitoren e 22 marsit e pronësuan, që në fillim si atentat ose “Vdekje të Bardhë” të 29 nëntorit, kur demokracia ta konceptonte si vijimësi?

Pa asnjë vendim të parlamentit, ose argumentim publik paraprak, u zhvarrosën eshtrat e komandantëve e figurave të formacioneve partizane – turp që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës së qytetëruar.

Po turpi do të kreshpërohej më tej.

Nuk do të harrohet seanca parlamentare, kur në kalendarin e festave zyrtare të tërë datat qenë të festave fetare, që dihet janë internacionale dhe vetëm data e 28 nëntorit ishte ajo e festës kombëtare të flamurit dhe Pavarësisë, duke u mohuar me këmbëngulje vetëvrasëse.

Dita e Çlirimit (le të studiohet procesverbali i kësaj seance, që përbën për mohuesit e zellshëm një dokument fobie të pabesueshme!)

Presidenti nuk  tentoi ta shmangte skandalin, sepse këtë gafë s’do ta pranonin as shqiptarët, po as bota. Duhet mbështetur ky reflektim, po s’duhet kaluar në alibinë e një kompromisi, për të kënaqur dhe njërën anë dhe tjetrën e për këtë të zhduket ajo që është e pa zhdukshme, Data 29 nëntor midis dy datave 28 nëntorit dhe 17 nëntorit, që jo vetëm nuk e komunikojnë, por vetëm e afirmojnë pafundësisht.

Nisma e grupit parlamentar socialist për të vendosur 29 nëntorin në kalendarin e festave zyrtare nuk ka aspak karakter partiak, as propagandistik.

Kështu duhet konsideruar nga të tëra partitë.

Nëse ky parlament do të ishte parlament i mendjes atëherë duhet të kishte vetëm “forcën e tmerrshme të arsyes” siç është shprehur Sokrati i lashtë.

Në të kundërtën kriza dhe tjetërsimi i tij është i pamohueshëm.

Le të flasim me argumente konkrete ad hoc.

Lufta e Dytë Botërore qe lufta më e madhe në historinë e njerëzimit.

Në këtë luftë shqiptarët treguan një dinjitet të veçantë e të paparë.

Populli shqiptar u rreshtua te fitimtarët e boshtit antifashist, së bashku me SHBA-në, BS e Britaninë e Madhe tregoi një nivel të lartë qytetërimi.

Shqiptarët janë i vetmi vend i Europës që u çliruan vetë, madje bënë edhe një precedent, dërguan forca të mëdha edhe për të çliruar popujt fqinj.

Në këtë kuptim Dita e Çlirimit është sinteza e një sage heroike të mrekullueshme, është arritja e fitores që ruajti integritetin territorial të Shqipërisë.

Për gjysmë shekulli shqiptarët e kanë festuar këtë fitore madhështore.

Tani është hedhur artificialisht hija ekuivoke e dyshimtë.

Ç’përfaqëson komisioni i përbërë nga zotërinjtë Kasem Biçoku, Lefter Nasi, Mentar Belegu, Hysni Myzyri, Sitki Bushati, Sadik Bekteshi, Kolë Jakova, Emin Riza, Jusuf Vrioni, Mentor Quku, Uran Butka e Pjetër Pepa?

Çfarë mandati ka ky komision?

Mandat profesional?

Kjo është tepër e dyshimtë.

Mandati parlamentar është detyrimisht pluralist, nëse e pranojmë që parlamenti është i tillë.

Të vetmit deputetë në këtë komision janë të pozitës, tërë komisioni është i një partie.

Por me celula partie nuk mund të vendoset një çështje jashtëpartiake.

Çdo komision parlamentar ka pjesëtarë nga opozita.

A nuk kishte të tillë kur u vendos të ndryshohej apo jo shqiponja e heraldikës së flamurit?

Pse nuk u veprua kështu edhe me këtë rast?

Ky komision është një alambikim.

Nuk ka besueshmëri, qoftë morale, qoftë shkencore. Deklarata e historianit të shquar Kristo Frashëri i nivelit europian e i njohur për akribinë faktuese, (se pjesëtarët e paracaktuar të komisionit luajtën rolin e këshilltarëve të këqij për Presidentin) se Shqipëria është çliruar më 29 nëntor është shprehje e një oponence tepër serioze e jo partiake.

T’i referohemi procedurave parlamentare.

Ç’lidhje ka parlamenti me këtë komision?

Mesazhi i Presidentit nuk është formuluar si projektvendim, nga ana tjetër sipas rregullores së parlamentit grupi parlamentar socialist e ka depozituar prej kohësh dhe e ka publikuar nismën e tij legjislative.

Rregullat janë të barasvlefshme për të gjithë.

1.Studimi me vëmendje i relacionit të komisionit tregon qartë karakterin e tij kontradiktor.

Aty shkruhet fjalë për fjalë “në pasditen e 28 Nëntorit në qytet (Shkodër) u futën grupe të vogla partizanësh”.

Kurse një paragraf më poshtë “brigadat partizane hynë të organizuara në Shkodër më 29 nëntor dhe bënë parakalimin festiv të fitores”.

Kjo mënyrë naive të shkruari mund të përmbysë tërë historinë; Grupe të pjesshme partizanësh që në fillim hynë në Tiranë, por Tirana u quajt e çliruar vetëm mbas 19 ditësh, kur tërë brigadat parakaluan në të.

Është koncept themelor ushtarak se një territor quhet i fitimtarëve, kur e shkel tërësisht këmba e tyre.

Kështu ka ndodhur më 29 nëntor në Shkodër.

2.Komisioni si “Eminenca Grise” ka censuruar paturpësisht faktet historike sipas formulës “ad usum Delphini”

Pyes: pse nuk përmendet fakti, se në orën 2 e 30 të datës 29 nëntor u hodh në erë ura e Bahçallëkut?

Po përpjekja te Ura e Mesit, në Vaun e Dejës?

Pyes: 6000 partizanët, që janë dëshmitarë okularë të pazëvendësueshëm të Datës së Çlirimit janë më pak të besueshëm se komisioni në fjalë?

Pyes: Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që mbron me fakte historicitetin e datës 29 nëntor, pse mënjanohet?

Kaq e lehtë është kjo?

Data e Çlirimit është thelbi i ekzistencës legale të kësaj organizate.

3.Kush e tha i pari, kush e bëri publike datën e 29 nëntorit si Datën e Çlirimit të Shqipërisë?

Kronika është e qartë. Atw e tha Naku Spiru në mitingun përpara Institutit të sotëm të Arteve.

Nakoja kishte kontradikta tragjike me Enver Hoxhën, ashtu si edhe me jugosllavët.

Pra, publiciteti i kësaj date nuk ka autorësinë e Enver Hoxhës.

Në fakt ajo qe publicitet kolektiv dhe jo individual.

4.Dokumentet autentike gjermane të pushtetit (fotokopjet e të cilave janë në arkivin e Institutit të historisë) e thonë qartë se Shqipëria u çlirua më 29 nëntor.

Pse nuk përmenden këto dokumente?

5.Është krijuar një teori e kompleksuar, që thotë se 29 nëntorin e caktoi Enver Hoxha për servilizëm dhe për njësimin me datën e 29 nëntorin e jugosllavëve. Pa bërë politizime le të arsyetojmë.

29 nëntori 1944 është çlirimi i Shqipërisë, kurse Jugosllavia u çlirua në 1945.

Askush nuk e ka ditur se kur do të çlirohet Jugosllavia.

Po a kanë patur jugosllavët një festë të tyre më 29 nëntor?

29 nëntori qe festë e jugosllavëve e në asnjë mënyrë festa e çlirimit, po e AVNOJ-it, e Republikës Federative.

Bëhet pyetja: ne shqiptarët kemi imituar për Ditë të Çlirimit datën e festës së tyre që nuk është e çlirimit?

Mos të harrojmë, se shqiptarët e festuan 29 nëntorin pavarësisht nga jugosllavët në 1944, në 1945, në 1946, kishin pra, plot tri vjet që brenda Shqipërisë po edhe përpara tërë botës ndërkombëtare e kishin bërë publike festën e Çlirimit. Jugosllavët 29 nëntorin e tyre të Republikës Federative e kanë caktuar në 1946.

Shqiptarësia e 29 nëntorit tonë është e padiskutueshme.

Ata që bëjnë lidhje të paargumentuara me 29 nëntorin e të tjerëve unë u kujtoj se veç të tjerave kjo festë e të tjerëve nuk ekziston më, se Federata Ish Jugosllave nuk ekziston më, pra është një datë e pafestueshme më, inekzistente.

6.Berisha e quajti Enver Hoxhën një manipulator të madh. Po në bazë të këtij arsyetimi Hoxha nuk pushoi të jetë i tillë edhe mbas vitit 1948, kur u prish me jugosllavët e duke patur pushtetin i kishte tërë mundësitë ta ndryshonte përsëri datën.

Po përpara datave historike janë të pafuqishëm të gjithë pa përjashtim.

  1. A nuk është një argument i parrëzueshëm fakti, se asnjë nga oficerët anglezw dhe amerikanë, që qenë gjatë luftës në Shqipëri nuk kanw mohuar datën 29 nëntor ose ta vinte në dyshim?

Ata nuk ishin servilë të Hoxhës, po kundërshtarë.

Ata kanë respektuar historicitetin e datës.

  1. Historia është shkencë historike dhe jo shkencë ideologjike.

Karakteri formal i kronologjisë nuk duhet politizuar sipas një fantazie apo skenari absurd.

A nuk morën disa një mësim nga dështimi i përpjekjes qesharake për të ndërruar formën e shqiponjës së flamurit, se gjoja kishte ndikime sllavoide etj .etj.

Dihet se shqiponja dykrenare nuk është në gjenezë simbol i mirëfilltë shqiptar, po ajo u bë historikisht simboli ynë kombëtar, duke përjashtuar karakterin anonim e mitologjik universal.

Përkimet e datave kanë karakter formal.

Kjo provohet çdo ditë.

Nëse më 12 dhjetor të këtij viti do të bëhej Kuvendi i PD dhe njëkohësisht edhe zgjedhjet në Rusi, kompleksi sllavoid mund ta manipulojë e groteskëzojë këtë rastësi.

Më 28 nëntor 1943 u mbajt Konferenca e Teheranit, nga më të rëndësishmet e Luftës së Dytë Botërore.

Po vetëm një i çmendur mund të thotë, se të tjerët na e morën datën tonë, ose ne me dashje ua manipuluam datën atyre.

Ose, Qemal Stafa u vra në 5 maj, po jo se pikërisht shumë vjet më parë në 5 maj kishte lindur Marksi.

Galeria humoristike e historisë do të ishte kështu e pafund.

  1. Në histori nuk ka “Kohë Zero”, kalendari ynë nuk fillon në 22 mars.

Nuk duhet harruar se ne nuk jemi mbretëri, po Republikë e kjo u shpall në 11 janar 1946 e kjo datë meriton të përkujtohet, se është Datë e Shtetit tonë Shqiptar, pavarësisht nga ndërrimi i sistemeve.

Historia nuk do të shpikë data të tjera të legalizimit zyrtar të pluralizmit veç datës së Plenumit të KQ të PPSH, nuk do të mohojë se zgjedhjet e para pluraliste u bënë më 31 mars, se firmat në dy dokumentet themelore të lidhjes së Shqipërisë me Europën, Paktit të Helsinkit dhe të Kartës të Parisit, i ka firmosur Ramiz Alia dhe bota s’ka ndërmend t’i kthejë mbrapsht për t’i firmosur ndonjë tjetër.

Po kështu, duam apo nuk duam ne, artikulli i parë që qe një lloj manifestimi i demokracisë pluraliste qe ai i prof. Ylli Popës te “Zëri i Popullit” dhe jo te RD, se duheshin shumë muaj, që ajo të dilte.

Mos ta shikojmë historinë bardhë e zi, të mos jemi daltonistë të fakteve.

Kjo kërkon emancipim dhe qetësi.

Po dhe drejtësi të vërtetë.

  1. Ata që mohojnë 29 nëntorin të kujtojnë një admiral turk që e dërgoi sulltani për të gjetur ishullin e Maltës.

Admirali, mbasi u vërtit kot nëpër det u kthye dhe i shkroi Sulltanit “Malta vok” dmth “Nuk ka Maltë”

29 nëntori nuk është një datë apokaliptike, nuk është e shpikur, po realitet i patjetërsueshëm.

Mohimi saj të çon te satanizmi i demokracisë.

Ajo është një datë e madhe uniteti dhe jo shpërbërjeje, e mirëkuptimit dhe jo e shkombëtarizimit.

Bijtë e kolaboracionistëve mund të jenë të drejtë vetëm kur dënojnë krimet e etërve, në të kundërtën do pësojnë fatin fatal që jep historia.

“Fitimtarët e përkohshëm” nuk mund të mundin Fitimtarët e Përjetshëm; partizanët heroikë.

Politikanët efemeridë mund të bëjnë vetëm mohime sizifiane të 29 nëntorit.

Po ajo që ndalohet nuk do të thotë se nuk ekziston.

29 nëntori do të embrionizojë përherë enigma e kureshtje të mëdha.

Vetëm një referendum popullor do të kishte mandat për këtë datë, sepse i takon historisë së përjetshme dhe jo të përkohshme.

Ndalimi i 29 nëntorit do të thotë ta arrestosh këtë ditë, të bësh një të burgosur politik, më të habitshëm e të pashembullt, jo vetëm në Shqipëri po në tërë botën.

Së fundi, 29 nëntorin mund ta ekzilosh me forcë.

Po do të kthehet një ditë.

Identitetin e 29 nëntorit e ka përcaktuar vetë historia që është e tërë gjeneratave dhe jo e mekanizmave parlamentorofagë.

Plaudite amici! La comedia e finita!

(Duartrokisni miq! Komedia mbaroi!)

Kuvendi i Shqiperise ,Tiranë 18 nëntor 1993”

 

December 6, 2018 10:31
Komento

17 Komente

  1. vjola December 6, 10:57

    Te lumte .Nje analize e persosur .

    Reply to this comment
  2. MH December 6, 13:10

    Edhe megjithekete analize precize e pa tundshme nga e verteta.Kundershtaret nuk e pranojne.Cfare duhet te bajne njerzit me mend per te bindur njerzit pa mend.Kjo persi qe shifet deri me sot mbetet mister banal i pazgjidheshem.
    Komisioni i nji grup njerezish ku ne fund shenohet emri Pjeter Pepa.Me ban cudi se si ky Pepa i lidhun perzemersisht shpirterisht me Kishen dhe priftat qe ne moshen 7-8 vjecare bashke me Jakubinin vellaun e tije ma te madh del kunder deklarimit te fratit Zef Pellumbi qe deklaroi clirimin e Shkodres diten e 29 nandorit 1944.
    Diskutimi per daten e clirimit nuk do perfundojne kurr mbasi kemi te bajme diskutim ndermjet njerezve me mend dhe atyne po i themi njerez mushke pa mend.

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini December 6, 14:30

    Autori shkruen:
    “…Bashkimi Sovjetik kishte një nivel të lartë qytetërimi…”.

    Per kete arsye un ketu e nderpreva leximin.

    Reply to this comment
  4. KOZi December 6, 15:35

    Zoterinj ! Zoti Zeqo jam plotesisht i sigurte se i ka parametrat e duhura te njohurive.Gjithashtu per mendimin tim ai ka te gjitha kapacitetet intelektuale qe te mos jete peng i politikes …Cfare kerkoj nga Z. Zeqo ? E sakte qe shkodra u clirua me 29 nentor! Ai nuk duhet te pranoje as 28 e PD as 29 e PS. perse ! Sepse kriteri i percaktimit eshte i papranueshem sot.- U clirua Shkodra u clirua Shqiperia ! Sot ndryshe nga koncepti komunist i historise neve nuk pranojme se Shkodra eshte qyteti i fundit i hapesires shqiptare. Z. Zeqo e di mire se ka lexuar gazetat greke te 1940 se ne rast se Greqia do “detyrohej” te caktonte daten e clirimit mbi kriterin e qytetit te fundit atehere maximalisht do caktonte Kelcyren ose minimalisht Gjirokastren. – Ja u clirua kelcyra u cliruan tokat greke !>?
    Pa llogaritur qe Kosova e Sotme daten 29 nentor 1944 e cileson -dite e ripushtimit serb te kosoves-prandej ka kontradikta ketu !”KOZi” eshte i Frontit Nacional – Clirimtar por sot nuk m,und te pranoje kete date -gezuar 17nentorin – si shume vende europiane ……tung

    Reply to this comment
  5. Feniks December 6, 16:20

    Per KOZI-n shejtan budalla!
    Qe ta ngulitesh ti Kozi mire ne tru (se per mendje nuk ke),behet fjale per Shqiperine e dates 29 nentor 1944,e jo per Shqiperine,qe nuk ka ekzistuar asnjehere as ne kohen e pushtimit otoman!
    Shteti me emrin Shqiperi qe eshte njohur nga e gjithe bota,pas vendimeve te Konferences se Londres ne 1913 eshte ky qe kemi sot,me 28 mije km/2,ndersa tokat qe banohen nga shqiptaret asnjehere nuk kane qene e as jane pjese e ndonje shteti shqiptar me emrin Shqiperi!
    Ne kohen e pushtimit otoman nuk ekzistonte Shqiperia,prandaj ato qe derdellit ti jane tentativa kriminale antishqiptare,qe jo vetem nuk jane te verteta,por jane keq dashese antishqiptare!
    Ushtria Nacional Clirimtare kishte detyre te clironte Shqiperine e vertete,pra ate qe kemi sot me 28 mije km/2 dhe jo ate qe mendon ti!
    Askush nuk mund te tentonte ne ate kohe,qe te sulmonte ish Jugosllavine dhe Greqine,per te pushtuar te gjitha trojet ku banonin shqiptaret,se askush nuk do t’i njihte ne bote dhe qe do perfundonte me gjakderdhje te madhe sa te vinte ne pikpyetje fatale edhe kete Shqiperi londineze qe kemi sot!
    Me llogjike gomeresh nuk behet historia,prandaj ti Kozi,me mire ver nje samar ne kurriz dhe mbaj dru se per ate pune je ti!

    Reply to this comment
    • KOZi December 6, 22:50

      Te thuash ne 2018 se u clirua Shkodra u clirua Shqiperia nuk dij cfare emri ti ve!? Atekohe ishim miq dhe vellezer me Titon dhe me serbet dhe justifikohet se ,ja neve jemi gjer ne shkoder ,tjerat edhe pse shqiptare i gezofshi!!! Nuk thote njeri te behej lufte por termat duhej te ishin te kontrolluara ,Ne periudhen e mbreterise nuk quhej Mbreteria e Shqiperise por Mbreteria Shqiptare pikerisht per mos te percaktohej kufiri. Ne vitet 1941 -1944 nen pushtim por zona e Ulqinit,zona e malesise,Kosova si dhe pjesa shqiptare ne Maqedoni gjer ne Struge ishin nje shtet,Shqiperia e bashkuar me kryeqytet Tiranen….tung

      Reply to this comment
  6. Mark U.K December 6, 17:32

    Moikum Zeqo:Tregou burre e thuaj pse u festue si date çlirimi 28 nandori me 1945 e1946.Ku i ke ata 6000 shurrana partizan ku 90% e tyre ishin analfabet.Po duhet te thuash se 29 nandori eshte dita e okupimit komunist more palo historian.

    Reply to this comment
  7. demo December 6, 17:59

    29 nentori eshte data e pushtimit te Shqiperise nga barbaret katundare te drejtuar nga terroristet serbo-sllave.

    Reply to this comment
    • Peza December 6, 19:15

      O kelysh ballisti dhe UDB-ashi Mark ujku dhe demo krrici!
      Ju vlon ne shpirt helmi antishqiptar se doni te mbroni tradhetine e te pareve tuaj!
      Shqiperine e cliruan pikerisht fukarenjte,ata qe ju keni shtypur e shfrytezuar kohe me pare,prandaj Lufta Antifashiste u quajt edhe Nacional-Clirimtare nga pushtuesit dhe bashkepuntoret e tyre!
      Ju kurre nuk do ta pranoni kete,por as ne nuk na gjunjezoni dot!
      Ne jemi me shume dhe me te forte se ju dhe ne rast se krijiohet ndonje situate e turbullt,te jeni te sigurte qe do lajme hakat qe kane mbetur pa u lare mbi ju!

      Reply to this comment
  8. Dodona mbi Tomorr December 6, 18:10

    Prap per 29 Nentorin ?Nuk ja vlen ky diskutim qe eshte kthyer ne skene estrde ku palet me teper argetohen se sa vertetojne ndonji gje! 29 Netori eshte date perkujtimore e vendosur nga PP. ashtu sic ishin datat perkujtimore te 24 majit ,22 Tetorit , 11 Janarit dhe sot nuk kujtohet njeri per to!Edhe keto data bartin pjese te historise te popullit tone! 29 Netori eshte kurorezim i nji lufte te gjate gati 5vjecare per clirimin e vendit nga pushtusit , pra nuk eshte thjeshte nji dat ne kalendar .”Fshirja”e kesaj date eshte mohim i luftes 5vjecare te popullit tone , prandaj mjafte me me keto “diskutimet “e shpelara ;jo kur u largua Gjermani i fundit,jo kush i pa Partizanet kur hyne ne Shkoder, ishte nate apo dite dhe plot budallalleqe pa fund.Dhe kulmi eshte se ne keto diskutime “cfaqin talentin” e tyre. edhe “historiane” te vjeter e te rinj duke u bere qeshrake!,

    Reply to this comment
  9. Dodona mbi Tomorr December 6, 18:56

    Prap per 29 Nentorin ?Nuk ja vlen ky diskutim qe eshte kthyer ne skene estrde ku palet me teper argetohen se sa vertetojne ndonji gje! 29 Netori eshte date perkujtimore e vendosur nga PP. ashtu sic ishin datat perkujtimore te 24 majit ,22 Tetorit , 11 Janarit dhe sot nuk kujtohet njeri per to!

    Reply to this comment
  10. Dodona mbi Tomorr December 6, 18:57

    Prap per 29 Nentorin ?Nuk ja vlen ky diskutim qe eshte kthyer ne skene estrade ku palet me teper argetohen se sa vertetojne ndonji gje! 29 Netori eshte date perkujtimore e vendosur nga PP. ashtu sic ishin datat perkujtimore te 24 majit ,22 Tetorit , 11 Janarit dhe sot nuk kujtohet njeri per to!

    Reply to this comment
  11. Bashkim Zeneli i riu December 6, 19:31

    Suksese Zoti profesor Moikomi jeni shume i sakte .

    Reply to this comment
  12. Onkeymi December 7, 02:05

    Doona mi…duhet përsëritur gjithnjë e vërteta,se ashu dhe më dhumë përsëritet e gënjshtra,biles kjo ka lindur me kembë të stërgjatura…dhe pështillet me plehrat,që g[lojn[ me shumicë në mediat tona…

    Reply to this comment
  13. Zgalem December 7, 02:52

    Te heqesh Moikom Zeqon nga Muzeumi historik , me shume se sa krim , per Moikonin , eshte krim , per historine e Shqiperise , sepse kurrsesi nuk ka homolog , Moikomi ne Shqiperi , si historian , letrar , dijetar I te gjitha profileve . Kur ishte Moikomi Drejtor , Shqiperia kishte dy muzeume , njeri ishte Drejtori faktik , tjetrin Muzeumi istorik .Gjyqi u dha rogat Fullanit , Nanos , e kushdi sa hajdutve te tjere . Moikomit duhet t’i jepet paga Duhet te nderhyje Avokati Popullit . Perse e kemi kete forum sa dy Ministri ? Te mos e beje , per keqardhje , per Moikonin , por per te denuar ata , qe e lane pa pune nje shkencetar dhe ndoshta kane rritur rogat e tyre . Faqja e zeze , per cilindo politikan , qe ka nghritur dore mbi M. Zeqon , qe do ta kishte nder c’do shtet ta kishte shtetas .
    Nuk ka diskutim , qe SHkodra u clirua ne 29 . Kam mendimin , qe clirimit I Kryeqytetit , te konsiderohet dita e clirimit te vendit . Jo per te mbyllur nje sherr te kote , por keshtu e kane shume shtete . Zgalem

    Reply to this comment
  14. demo December 7, 14:02

    M.m. zeqo eshte GJITHOLLOG or ti! Nuk eshte arkeolog,as historian,as politikan,por eshte pak nga te gjitha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*