UNESCO kundër Kolumbisë: Rimarrja e thesarit “San Jose”, jo për t’u shitur

April 27, 2018 21:59

UNESCO kundër Kolumbisë: Rimarrja e thesarit “San Jose”, jo për t’u shitur

Agjencia Kulturore e Kombeve të Bashkuara i bëri të premten thirrje Kolumbisë që të mos shfrytëzojë komercialisht rrënimin 300-vjeçar të anijes spanjolle “San Jose”, e cila besohet se mbart një ngarkesë mallrash me vlerë miliarda dollarë.

Trupi i ekspertëve të UNESCO-s, që mbron trashëgiminë kulturore nënujore, i dërgoi një letër Ministrit Kolumbian të Kulturës, Mariana Garces Cordoba, duke shprehur shqetësimin se rimarrja e thesarit për t’u shitur dhe jo për vlerat e saj historike “do të shkaktonte humbjen e pakthyeshme të kësaj trashëgimie kaq të rëndësishme”.

Kreu i trupit të ekspertëve të UNESCO-s, Auron Tare

Letra e dërguar u bë e disponueshme nga kreu shqiptar i trupit të ekspertëve të UNESCO-s, Auron Tare.

“Lejimi i shfrytëzimit komercial të trashëgimisë kulturore të Kolumbisë shkon kundër standardeve më të mira shkencore dhe parimeve etike ndërkombëtare, siç përcaktohet veçanërisht në Konventën e UNESCO-s mbi trashëgiminë kulturore nënujore.”

“Anija e fundosur “ San Jose” përfaqëson trashëgiminë kulturore”, vijohet së shkruari në letër, duke shtuar se UNESCO do të ishte gati të ofrojë ekspertizën e saj.

Por, Kolumbia nuk e ka nënshkruar Konventën e U.N mbi Ligjin e Detit, pasi do t’i nënshtrohet standardeve ndërkombëtare dhe do të kërkojë që ajo të informojë UNESCO-n për planet e saj lidhur me rrënojat.

Autoritetet kolumbiane synojnë të rimëkëmbin “San Jose”, duke i dhënë fund një sage prej tre shekujsh, e cila e ka fillimin që nga data 8 qershor e vitit 1708. Ishte pikërisht kjo datë që shënjoi mbytjen e 600 personave që gjendeshin në bord, teksa anija përpiqej t’i shmangej një flote ushtarake britanike.

Anija u mbyt diku në zonën e gjerë jashtë Gadishullit Baru të Kolumbisë, në jug të Kartagjenës, në Detin e Karaibeve, por vendndodhja e saj e saktë është një sekret shtetëror.

Mendohet se kolonitë e kontrolluara spanjolle mund të kenë pasur 11 milionë monedha ari dhe argjendi, smeraldë dhe mallra të tjerë të çmuara, të cilat mund të vlenin miliarda dollarë, nëse do të ishin gjetur ndonjëherë.

Në vitin 2015, Presidenti Juan Manuel Santos bëri të ditur gjetjen e anijes së fundosur “San Jose”.

Anija, të cilën ekspertët detarë e konsiderojnë si grailin e shenjtë të mbytjeve koloniale spanjolle, gjithashtu ka qenë objekt i një beteje ligjore në SHBA, Kolumbi dhe Spanjë rreth asaj se kush zotëron të drejtat për thesarin e mbytur.

Ndërkohë, ekspertët e UNESCO-s janë ankuar për “një shpërfillje të vazhdueshme të standardeve më të mira arkeologjike” nga gjuetarët e thesarit që merren me anijen “San Jose”.

Anija “San Jose” thuhet se ishte e gjatë 150 metra (45 metra), me një rreze prej 14 metrash dhe e armatosur me 64 armë.

Kolumbia ka thënë se studiuesit ka gjetur topa bronzi që janë në gjendje të mirë, së bashku me vazo qeramike, porcelani, si dhe armë personale, dhe specifikimet e topave të gjendur, sipas studiuesve, nuk lënë asnjë dyshim se anija e fundosur është “San Jose”.

Ngjarja u zbulua tre vjet më parë me ndihmën e një ekipi ndërkombëtar ekspertësh dhe mjeteve autonome nënujore.

Fotografi e cila tregon një pjesë të anijes së fundosur, “San Jose”.

s.a/dita

April 27, 2018 21:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim