UNICEF: Një në 11 fëmijë kanë marrë ngacmime seksuale online

May 15, 2019 16:08

UNICEF: Një në 11 fëmijë kanë marrë ngacmime seksuale online

Një raport i UNICEF tregon se 1 në 11 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online në mënyrë të padëshiruar. Shqetësimi për internetin e pasigurt u ngrit edhe nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ndërsa Instituti i Medias dhe AMA kërkuan që edukimi mediatik të vendoset si lëndë në shkolla.

Të dhënat më të fundit të Raportit të UNICEF u bënë publike gjatë konferencës së organizuar nga Instituti i Medias dhe AMA për edukimin mediatik të fëmijëve.

Sipas ekspertes së pavarur, Sannete Naeye, shqetësues mbetet fakti se gjysma e fëmijëve nën 9 vjeç kanë akses online.

“1 në 11 fëmijë shohin informacione online për vetëvrasjen. Kjo është problematike për sigurinë dhe shfrytëzimin seksual.1 në 4 fëmijë  komunikojnë online me persona që nuk i kanë takuar dhe 16% e tyre i takojnë ata persona që i kanë hasur në internet. Ndërkohë që vetëm 9 % e prindërve i dinë këto fakte.”

Mbrojtja e fëmijëve online mbetet një sfidë edhe për insitucionet e arsimit.

Shahini, tha se janë mësuesit ata që duhet të ruajnë rolin kryesor për nxënësit në lundrimin e sigurt në internet.

Është fenomeni i bullizmit online që është shumë i shprehur por për të cilin nuk jemi të mirë-përgatitur ta adresojmë as si prindër, as si mësues dhe as si institucione”

Ndërsa, Insituti i Medias dhe Autoriteti i Mediave audiovizive kërkuan nga Ministria e Arsimit që edukimi mediatik të vendoset si lëndë në shkolla.

“Edukimi mediatik të jetë lëndë e veçantë. Mund ta përfytyrojmë një 15 vjeçar edhe mund të bëjë pa astronominë, Saturnin dhe Jupiterin por nuk mund të përfytyrojmë një 15 vjeçar pa google, pa facebook dhe televizion”.

AMA nuk mund të zëvendësojë rolin e Ministrisë së Arsimit, agjencive apo enteve të tjera publike që direkt apo indirekt duhet të kontribuojnë në futjen e koncepteve të edukimit mediatik”

 

b.b/dita

May 15, 2019 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*