UNICEF i tërheq vëmendjen qeverisë dhe medias për rastin e Kavajës

February 12, 2019 12:26

UNICEF i tërheq vëmendjen qeverisë dhe medias për rastin e Kavajës

Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Tiranë lëshoi të hënën një deklaratë mediatike ku shprehu shqetësim për trajtimin publik të dy rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve.

“UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur,” deklaroi UNICEF për mediat.

“Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit,” paralajmëroi organizata.

Opinioni publik shqiptar u trondit thellësisht nga publikimi në media i dy rasteve të abuzimit seksual me në qendër vajza të mitura. Një punonjës i policisë së Shkodrës u arrestua të hënën pas publikimit në media të një video sipas të cilës ai kishte kryer abuzime seksuale me një të mitur në Malësi të Madhe. Një javë më parë në qytetin e Kavajës u zbulua abuzimi seksual i një të miture nga një grup i dyshuar shokësh të shkollës përkundrejt shantazhit.

“Një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm për çështje të ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të mëdha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit, edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi,” tha UNICEF.

Publikimi i abuzimeve seksuale të minoreneve solli një pingpong akuzash, ku u përfshinë edhe dy partitë më të mëdha në vend PS dhe PD.

Një video e publikuar pak ditë pas ngjarjes së Kavajës nga kryeministri Edi Rama shfaqte ministren e re të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali krah familjarëve të 13-vjeçares së abuzuar, duke sjellë kështu kritika të ashpra në media për shou politik dhe zbulim të identitetit të familjarëve.

“UNICEF-i i bën apel të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi  të gjitha motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal,” përfundoi deklarata.

Ivana Dervishi  / Gazetare dhe fotoreportere e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri

February 12, 2019 12:26
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 February 12, 12:38

    dhe këto hiejnat e ameirkës lehin kundër skënderbeut dhe sidomos të skënderbeshës tonë të pjerdhur në kokë??
    dhe këta janë këthyer në kazan??dhe këta nuk mund të rrinë dot tepsi,por fare fare!!
    përplasja e tepsisë me kazanin do të jetë beteja e mijvjeçarit të ardhshëm!!
    kush kundërshton,kritikon,ose dhe mndon të thotë ndonjë fjalë kundër petsisë,nuk është gjë tjetër veçse KAZAN!!

    Reply to this comment
  2. “UNICEF-i i bën apel të gjitha institucionet publike dhe jopublike, February 12, 13:08

    Nuk jane partite shqiptare te degjeneruara politikisht, jane edhe mediat shume te degjeneruara, dhe injorante ne njohen e ligjeve dhe abuzimeve me kamerat dhe lajmet !
    Bravo UNICEF po kujt ja thua ! Nuk kane cipe ne faqe institucionet publike dhe jo publike ! Duhen shkrire te gjitha !

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 12, 16:01

    Po qysh keshtu o UNICEFI i paditur?

    Po Xhisielen e Krujes pse e ke lene pas liste o UNICEFI organizate oportuniste?

    Qe s’e Hape gojen fare kur deputetet socialiste e perdhunuan dhe palluan paq Xhisielen e varfer pabukse dhe i dogjen bythen sikur te ishte tavell duhani dhe kur Komisari Nuhu morri guximin dhe kallezoi ne Prokurori kete perdhunim enverist me patllake tek koka, ne zyre i shkoi Taulant Balla po me patllake tek koka e Komisarit te Shtetit ne krye te detyres per ta terrhequr kallezimin e tij ne Prokurorine e Lokes, Arta Marku qe ja kishte futur me gjume ariu polar per 6 muaj me radhe duke e percjelle viktimen e perdhunimit me fjalet:

    AI QE TE PALLON, TE DO SHUME!

    dhe:

    Kur Komisari i Policise se Shtetit, Nuhu nuk u nenshtrua kercenimit me patllake te Taulant Balles dhe ja mbathi per te shpetuar koken ne arrati ne dhe te huaj, del ne skene Kryeministri Edi Rame dhe e shpall Komisarin e Policise se tij, Emiliano Nuhu si Poliagjent dhe Armik te Kllases, njashtu sic e kishte shpallur edhe Komisarin tjeter te Policise se Shtetit, Dritan Zagani vetem se tregoi me gisht Kapobanden e Habilajve te droges qe ishte Ministri i Rendit, Saje Qorri

    PO PSE PAS PILAFIT KUJTOHENI JU O UNICEFI BUDALLA?

    Po nga Edi Rama prisni ju o UNICEFI dallkauk dhe hipokrit si nje organizate enveriste qe te denoje palluesit socialiste me hallatin sa Blendi Fevziu shtatin,

    kur:

    Nuk ka denuar dhe nuk ka kerkuar falje akoma per babane e vet, kriminel te Enverit qe ka urdheruar varjen ne litar te nje poeti disident antikomunis ne vitin 1988 kur komunizmi kishte ngordhur kudo ne Bote dhe kur ky baba kriminel i kishte palluar gruan me nje pabesi te papare ne trojet tona?

    PO CFARE MESHIRE KRISTJANE KERKONI JU O UNICEFI BUDALLA NGA EDI RAMA

    qe:

    Nuk di te kerkoje falje per babane e vet kriminel killer, vrastar dhe perdhunues i nuses se tij bukuroshe?

    Reply to this comment
  4. info analitike February 12, 16:14

    Aha edhe skenderbesha na doli e zgerlaqur si perhere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*