Nesër United-Bayern dhe Barcelona-Atletico

March 31, 2014 20:09

Nesër United-Bayern  dhe Barcelona-Atletico

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve fillon nesër me dy duele gjigantesh. Machester United pret në shtëpinë e vet përderisa Barcelona do të luftojë kundër liderit të tanishëm të La Ligas, Atletico Madrid.

Ethet e Ligës së Kampionëve do të kthehen përsëri këtë të martë me katër gjigant të futbollit europian të cilët do të kërkojnë kalmin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i Europës, Bayern Munich, do të jetë mysafirë i Manchester United i cili ka treguar formë totalisht jo stabile në Europë por edhe në Premier Ligën Angleze.

Bayern Munich nuk ka ndonjë mungesë në Old Trafford, por Manchester po pasi që ata do të jenë pa yllin e tyre, Robin van Persie. Bayern vjen në këtë duel me lojtarë të pushueshëm për dallim nga United.

Pep Guardiola pushoi shumicën e lojtarëve edhe pse barazoi 3-3 kundër Hoffenheim javën që lamë pas, pasi që tashmë skuadra e Pep e ka siguruar titullin e kampionit në Budesligë.

Nga ana tjetër, të martën do të kemi edhe një takim tjetër, një derbi spanjoll ku Barcelona e pret befasinë e këtij sezoni në La Liga, Atletico Madrid.

Atletico është e para në La Liga, por marrë parasysh formën e shkelqyeshme të katër herë fituesit të Topit të Artë Leonel Messi, atëherë Barcelona prapë konsiderohet favorit – aq me pak ky blaugranët luajnë në fushën e tyre, në Camp Nou.

Por, Atletico është e gatshme për luftë deri në fund.

Andaj a do të arrijë që kjo skuadër të jetë skudra e parë që do të befasoi për mirë edhe në Europë. Kjo mbetet të shihet të martën në mbrëmje.

March 31, 2014 20:09
Komento

2 Komente

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. April 1, 02:07

    Kalojne pa kokecarje Bayerni dhe BARCA !

    Reply to this comment
  2. buba April 1, 03:51

    A dine te shkruajne shqip keta gazetare?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*