United merr vendimin për të ardhmen e Jose Mourinho

August 28, 2018 18:16

United merr vendimin për të ardhmen e Jose Mourinho

 

Bordi drejtues i skuadrës së Manchester United është mbledhur sot për të diskutuar të ardhmen e ekipit legjendë të Premier League dhe mbi të gjitha për të vendosur fatin e trajnerit Jose Mourinho.

Por edhe pse ekipi ka bërë nisjen më të keqe të kampionatit në 26 vitet e fundit, trajneri portugez do të vazhdojë të jetë në detyrë, të paktën për momentin.

Ka qenë ky vendimi që ka marrë klubi i United, që i ka dhënë besim trajnerit Jose Mourinho, që gjithashtu regjistroi ndaj Tottenham humbjen më të rëndë në karrierën e tij si trajner në ndeshjet e luajtura në shtëpi (United u mund 0-3 në “Old Trafford”).

Mourinho ka ende mbështetjen e bordit drejtues, por jo vetëm, edhe të tifozëve, që pas humbjes ndaj Tottenham e kanë duartrokitur trajnerin që largohej nga fusha. Por edhe trajneri ua ktheu respektin, duke qëndruar në fushë dhe duartrokitur tifozët për më shumë se 1 minutë edhe pse lojtarët e United kishin hyrë në dhomën e zhveshjes. Kjo skenë duket se ka bindur bordin drejtues t’i besojë ende trajnerit portugez, që do të vazhdojë detyrën e tij si trajneri i Manchester United.

Pas 3 javëve të para të Premier League, ekipi i “Old Trafford” ka pësuar dy humbje dhe fituar vetëm një ndeshje, duke regjistruar 3 pikë, ndërkohë që kritikat nuk kanë munguar, si karshi trajnerit ashtu dhe lojtarëve.

Por edhe skuadra duket e përçarë, pasi Mourinho duket se nuk kontrollon dot me lojtarët që ka në dispozicion, disa prej të cilëve i kanë dalë kundër.

Për momentin e ardhmja e Mourinho duket e sigurt, por United është i detyruar të fitojë ditën e diel në fushën e Burnley.

a.s/dita

August 28, 2018 18:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*