Universitetet e mbyllura u kërkojnë para studentëve për tërheqjen e dosjeve

August 10, 2014 17:32

Universitetet e mbyllura u kërkojnë para studentëve për tërheqjen e dosjeve

Disa prej universiteteve që u është hequr licensa, u kërkojnë para studentëve që kërkojnë tërheqjen e dosjeve

Ky fakt është denoncuar nga Ministria e Arsimit.

Kjo e fundit bëri me dije se kjo është e paligjshme.

Për këtë ka kërkuar nga studentët që të mos paguajnë asnjë shumë parash.

Pranë nesh janë paraqitur një sërë shqetësimesh nga një numër studentësh të institucioneve të arsimit të lartë, të cilave me vendimin e Këshillit të Ministrave nr 539 dt. 6 Gusht 2014 u është hequr licensa.

Disa prej këtyre insitucioneve po u kërkojnë studentëve të paguajnë para për tërheqjen e dosjes së studentit.

I bëjmë me dije këtyre insitucioneve, studentëve të tyre, dhe gjithe publikut, se ky veprim është I paligjshëm, pasi VKM539 e publikuar në Fletoren Zyrtare nr 123, dt 7 Gusht 2014 pika III, b, shprehet qartë.

b) Të përgatisin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.

Gjithashtu, Institucionet e Arsimit të Lartë sipas pikës a të të njëjtit vendim kane detyre:

Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara;

Ato do të përgjigjen para ligjit për çdo veprim të kundërt me sa më lart.

Studentëve i bëjmë me dije që Ministria e Arsimit i gjendet pranë secilit prej tyre. Koha kur ata ishin lënë të braktisur në dorë të piramidarëve ka mbaruar. Ata mund të shkruajnë në çdo moment ne adresën e emailit të MAS – [email protected] per cdo shqetesim apo ndihme te nevojshme ne kete proces”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit./b.l

 

August 10, 2014 17:32
Komento

3 Komente

  1. jeta eshte e shkurter August 10, 18:06

    ligji i xhungles nuk hiqet kollaj,jetojme pasojat e marrezise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*