Universitetet, fituesit shpallen më 30 gusht

August 26, 2018 16:12

Universitetet, fituesit shpallen më 30 gusht

 

25 mijë maturantë aplikuan përmes formularit A2 për programe studimi në Universitete publike dhe private. Aktualisht universitetet po bëjnë llogaritjen e pikëve dhe e pas renditjen e aplikantëve sipas programeve të studimit.

Më 30 gusht në mëngjes, renditjet janë publike në portalin U-Albania ku çdo aplikant do të mësojë se si është renditur për programet për të cilat ka aplikuar.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Doktor Arjan Xhelaj, shpjegon qe pasi te logohet tek këndi i maturantit, aplikanti do të fusë vetëm ID e maturës.

“Aplikanti nëpërmjet tre ngjyrave sinjalizohet nëse është fitues, me ngjyrën jeshile, nëse është në pritje, me ngjyrë të verdhë, apo nëse nuk ka fituar me ngjyrë të kuqe”, sqaron Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Nëse një student është fitues në disa degë atëherë ndiqet kjo procedurë.

“Po u regjistrua në një program, programet e tjera që është fitues dhe i ka bllokuar për momentin do të lirohen për studentet e radhës. Ky proces vazhdon në 7 faza 48-orëshe, ku çdo student ka afat 48 orë për t’u regjistruar në degën që do. Nëse nuk e bën atëherë kjo degë i kalon studentit te radhës”, shton ai.

Ka aplikantë që nuk kanë fituar asnjë degë në raundin e parë, apo ka maturantë që japin provimet në vjeshtë dhe duan te aplikojnë. Për këta ka një raund të dytë.

“Aplikimi me A3 për maturantët që nuk fituan në raundin e parë apo ata maturantë që mbyllën provimet e vjeshtës, do të jetë nga 15 deri në 20 shtator. Edhe dikush që e ka rimenduar zgjedhjen në raundin e parë, ka në dispozicion datën 13 shtator për t’u çregjistruar dhe për të riaplikuar me formularin A3”, bën me dije Arjan Xhelaj.

Një aplikant duhet të paraqitet me dokumentacionin përkatës pranë sekretarisë se universitetit, pasi nuk ka regjistrime online.

“Nevojitet një kopje e kartës së identitetit, kopje e dëftesës së maturës dhe një deklaratë që ka zgjedhur këtë degë”, thekson Xhelaj.

Në Shqipëri janë 37 universitete gjithsej, nga këto 12 publike dhe 25 private. Ato do t’i hapin dyert në mes të muajit tetor.

a.s/dita

August 26, 2018 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*